ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Humbi edhe Tiranen, t'fala Rames

Shko poshtė

04062011

Mesazh 

Humbi edhe Tiranen, t'fala Rames Empty Humbi edhe Tiranen, t'fala Rames




Humbi edhe Tiranen, t'fala Rames 20110604025413_artikullQamil Xhani
Kolegji Zgjedhor ka pushuar ankesen e Partise Socialiste per te nxjerre te pavlefshem rezultatin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, i cili shpalli fitues te gares per bashkine e Tiranes kandidatin Lulzim Basha me 81 vota diference ndaj kandidatit te PS-se, Edi Rama. Ne oren 20:45 minuta, gjyqtari Tom Ndrecka ka komunikuar vendimin e formes se prere te Kolegjit, i cili ka lene ne fuqi aktin e KQZ-se te dates 23 maj, duke certifikuar si fitues perfaqesuesin e mazhorances, Lulzim Basha. Vendimi i formes se prere te Kolegjit per pushimin e ceshtjes se Partise Socialiste ka marre votat e pese anetareve te trupes gjykuese te Kolegjit Zgjedhor. Ne seancen maratone te Kolegjit, gjate dites se djeshme, palet kane paraqitur dhe nje here pretendimet e tyre ne lidhje me procesin zgjedhor ne Tirane. Perfaqesuesit e Partise Socialiste kane argumentuar se vendimet e KQZ-se ne datat 18 dhe 23 maj per numerimin e fleteve te hedhura ne kutite e gabuara dhe mos shpalljen e rezultatit pas perfundimit te numerimit ne njesine numer pese ne Tirane, jane te jane marre ne kundershtim me ligjin. Kolegji Zgjedhor kerkoi nga KQZ-ja tabelat permbyllese te rezultatit te Tiranes dhe te KZAZ-ve ne kryeqytet. Perfaqesuesi i Partise Socialiste, Arjan Salati tha para Kolegjit se vendimet e KQZ-se ne lidhje me numerimin e fleteve te votimit qe jane hedhur ne kutite e gabuara eshte i pa bazuar ne ligj. Ai u shpreh se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte si detyre vetem te mblidhte tabelat e rezultatit pas numerimit te votave ne njesine numer pese dhe te shpallte rezultatin qe e nxirrte fitues kreun e PS dhe kandidatin e opozites Edi Rama me 10 vota. Nderkohe qe perfaqesuesi i PD-se, Ivi Kaso argumentoi se KQZ-ja ka luajtur rolin e nje KZAZ-je ne numerimin e votave te kontestuara, duke qene se kete rol e ka marre dje gjate kohes qe u be regjistrimi i kandidateve. Opozita synonte ne baze procedurave ligjore te anulohej vendimi me numer 711 i KQZ-se, i cili shpalli fitues per kryetar te bashkise Tirane, kandidatin e koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Lulzim Basha, i cili kryesonte me 81 vota ndaj kandidatit te koalicionit "Aleanca per te Ardhmen", Edi Rama. Perfaqesuesit e opozites kane argumentuar se vendimi i KQZ-se eshte akt normativ per te cilin kerkohet nje votim me shumice te cilesuar me 5 vota te anetareve dhe jo kater. Vendimmarrja e KQZ-se eshte mbrojtur ne seancen e djeshme nga ana e perfaqesues juridike te ketij institucioni Deshira Pasko. Ajo ka kerkuar rrezimin e padise se Partise Socialiste duke theksuar se vendimi eshte marre ne perputhje te plote me ligjin nga ana e KQZ-se.

Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi