ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bulqizė, dėshtojnė negociatat me ACR

Shko poshtė

07072011

Mesazh 

Bulqizė, dėshtojnė negociatat me ACR Empty Bulqizė, dėshtojnė negociatat me ACR




Bulqizė, dėshtojnė negociatat me ACR Bulqize-protesta-e-minatoreve11-300x225

Minatorėt e Bulqizės gjatė protestės

Dėshtojnė negociatat e para tė zhvilluara dje mes minatorėve dhe pėrfaqėsuesve tė firmės koncesionare, ACR.Palėt kanė qėndruar nė tė tyren, madje pas ditės sė tretė tė protestės, tonet janė ngritur mė shumė. Ndėrsa firma e huaj ka kėrkuar rikthimin nė punė e mė pas plotėsimin e kushteve tė 700 minatorėve, pėrfaqėsia e tyre ka kėrkuar tė kundėrtėn.
Takimi u zhvillua rreth orės 14:00, kur njė pėrfaqėsues i ACR-sė, i ardhur nga Gjeorgjia dhe drejtori i minierės, Medat Zogu, kanė pritur nė zyrat e ACR-sė njė pėrfaqėsi tė minatorėve. Fillimisht, Kol Nikollaj, president i Konfederatės sė Sindikatave tė Shqipėrisė, e mė pas kryetari i Sindikatave tė Minatorėve, Taf Koleci, kryetari i Kėshillit Sindikal tė Minatorėve tė Bulqizės, Dilaver Pėrkoxha, si dhe drejtuesi i protestės sė fundit, Luan Uka, kanė parashkruar kėrkesat e tyre ekonomike drejtuar firmės koncesionare. Ata janė ndalur nė rritjen e menjėhershme tė pagės sė minatorėve me 20 pėr qind, nisjen e investimeve tė nėnshkruara nė kontratėn me palėn shqiptare, largimin e subjekteve tė palicensuara nga territori i minierės qė zotėron ACR etj. Pėrfaqėsuesit e firmės koncesionare, pasi kanė dėgjuar kėrkesat e minatorėve, janė shprehur se zgjidhja e kėrkesave do tė nisė vetėm atėherė kur minatorėt tė jenė kthyer nė vendet e tyre tė punės. “Negociatat do tė vijojnė vetėm atėherė kur minatorėt tė jenė kthyer nė galeri”, ėshtė shprehur pėrfaqėsuesi i ACR-sė. Kjo ka irrituar tė pranishmit, sidomos pėrfaqėsinė e minatorėve qė ishte e pranishme nė tryezė. Pas kėsaj “oferte”, minatorėt kanė ngritur tonet dhe janė betuar se nuk kthehen nė punė pa u plotėsuar tė gjitha kėrkesat e tyre ekonomike. Madje janė shprehur se pas dy ditėsh lėvizja e tyre sindikaliste do tė pėrshkallėzohet deri nė bllokimin e rrugėve nacionale dhe mė pastaj nė grevė urie. Pas protestave, dje reagoi dhe Ministria e Ekonomisė. Sipas burimeve zyrtare tė saj, bėhet e ditur se ditėn e sotme, pėrfaqėsues tė kėsaj Ministrie do tė zhvillojnė takime me tė dyja palėt, si me minatorėt, ashtu edhe me pėrfaqėsuesit e firmės pėr tė arritur nė zgjidhjen sa mė tė shpejtė tė situatės.
Minatorėt zbresin nė shesh: Firma mos tė na kėrcėnojė
Ndryshe nga dy ditėt e tjera, minatorėt protestues kanė zbritur nė qendėr tė qytetit tė Bulqizės. Presidenti i Konfederatės sė Sindikatave tė Shqipėrisė, Kol Nikollaj, u shpreh publikisht se firma austriake nuk ėshtė treguar aspak serioze me minatorėt. Ai tha se firma nuk ka investuar fare nė kėtė minierė, por gjatė gjithė kėsaj kohe ka shitur e blerė aksione dhe ka kryer rolin e tregtarit. “Unė i bėj thirrje firmės koncesionare dhe strukturave tė shtetit shqiptar, tė vlerėsojnė seriozisht kėrkesat ekonomike tė minatorėve, ndryshe, pas protestės paqėsore lėvizja sindikaliste do tė pėrshkallėzohet deri nė grevė urie”. Me tone tė ashpra, Nikollaj tha se firma e huaj ose duhet tė plotėsojė kushtet e nėnshkruara nė kontratėn koncesionare, ose duhet tė largohet nga kjo minierė. Sindikalistėt qė morėn fjalėn, thanė se “ultimatumi” i lėshuar nga minatorėt ka afat edhe dy ditė tė tjera, ndryshe njė pėrfaqėsi e minatorėve do tė nisin grevėn e urisė pa afat. “ACR nuk duhet tė na dėrgojė herė pas here letra kėrcėnuese pėr tė ndalur protestėn tonė paqėsore, por duhet tė merret me zgjidhjen reale tė shqetėsimeve tona. Ajo nuk mund ta mbyllė minierėn, pasi ndryshe pasojat do tė ishin tė pallogaritshme pėr vetė firmėn dhe qytetin e Bulqizės”, thanė protestuesit.
Panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi