ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dėshmia nė proces: Feēor Shehu mbushi burgun e Shkupit me sh

Shko poshtė

26122007

Mesazh 

Dėshmia nė proces: Feēor Shehu mbushi burgun e Shkupit me sh Empty Dėshmia nė proces: Feēor Shehu mbushi burgun e Shkupit me sh




Afrim Imaj

Kur ishte kryetar i degės sė Peshkopisė mbushi burgun e Idrizovės me zbuluesit atdhetar qė punonin nė ilegalitet”. Dėshmia ka pėr autor njė nga bashkėvuajtėsit e kėtij kampi famėkeq. Idriz Lleshi pas shumė vitesh ka pritur procesin gjyqėsor tė krerėve tė Sigurimit pėr tė rrėfyer enigmėn qė e ka munduar njė jetė tė tėrė. Ai sjell pėrpara trupit gjykues ngjarje tronditėse nga ferri i UDB-sė nė Maqedoni, duke pėrshkruar me detaje dramėn e shqiptarėve tė kryqėzuar vetėm se kishin raportuar te sigurimi i shtetit pėrpjekjet e autoriteteve jugosllave pėr tė destabilizuar situatėn nė Shqipėri. Siē pohon dėshmitari Lleshi, mjaft nga tė dėnuarit e Idrizovės, i kanė treguar se kanė pėrfunduar aty menjėherė pas takimeve me Feēor Shehun nė zonėn kufitare. Ballafaqimi i tij me njeriun qė nė atė periudhė ka bėrė detyrėn e kreut tė sigurimit pėr zonėn e Dibrės, mbyllet me njė mohim kategorik tė Feēor Shehut, i cili nuk pranon kurrsesi njė akuzė tė tillė, qė sipas tij ėshtė e montuar me qėllime dashakeqe. Nė vijim seanca procedon me dialogėt e prokurorit Rrapi Mino me tė pandehurin Feēor Shehu. Rihapet sėrish historia e penalizimit tė mjeshtrit tė arenės Telat Agolli, tė cilėn kreu i akuzės e vlerėson si njė ndėshkim arbitrar tė Feēor Shehut nė hakmarrje tė refuzimit qė i bėri Agolli ofertės pėr t’u bėrė bashkėpunėtor i UDB-sė…
ARANIT ĒELA: Idriz Lleshi. Ty tė kemi thirrur si dėshmitar pėr ēėshtjen qė po shqyrtohet kėtu dhe qė u pėrket tė pandehurve Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini, Gani Kodra, Ali Ēeno, Mihallaq Ziēishti dhe Xhavit Ismailaga. I njeh kėta ti?...
IDRIZ LLESHI: Feēorin e kam takuar njė herė, kėta tė tjerėt nuk i njoh...
ARANIT ĒELA: Ty tashti tė kemi thirrur si dėshmitar lidhur me njė dėshmi qė ke bėrė nė hetuesi dhe qė ka tė bėjė me njė takimin tėnd me Jonuz Majtarėn. Na i shpjego kėtė...
IDRIZ LLESHI: Unė jam dėnuar nga gjykata jugosllave nė vitin 1950, pasi ika nga internimi pėr tė ardhur nė Shqipėri, mirė por jugosllavėt arritėn tė mė zbulojnė dhe mė kapėn dhe mė dėnuan 3 vjet nė burg, tė cilat i vuajta nė burgun e Idrizovės...
ARANIT ĒELA: Ku ėshtė ky burgu i Idrizovės?...
IDRIZ LLESHI: Nė drejtim tė rrjedhės sė Vardarit nė Shkup, 15 km nė drejtim tė Vardarit nė Shkup, ėshtė burgu qendror pėr Republikėn e Maqedonisė dhe pėr krahinėn autonome tė Kosovės, atje ėshtė dhe pjesa dėrmuese e shqiptarėve tė grumbulluar. Kėtu nė kampin e Idrizovės kishte mjaft shqiptarė, ndėrsa tė burgosurit qė pėrmenda, 75 burra dhe 2 gra. Gratė i liruan jugosllavėt, ndėrsa burrat pjesėn dėrmuese i dėnuan. Njė nga kėta tė dėnuar ishte dhe Jonus Majtara, i cili erdhi nė Idrizovė bashkė me babanė tim. Nė vitin 1952, UDB-ja jugosllave nė Ministrinė e Brendshme tė Maqedonisė grumbullonte tė burgosurit politikė pėr ti ēuar nė Godi Otoko. Mirė, po ne ishim tė burgosur e nuk dinim ēfarė veprime kryenin. Ata erdhėn edhe thanė tė gjithė tė burgosurit politikė, ata qė janė tė dėnuar pėr Inforbyro, do tė qėndrojnė poshtė, tė tjerėt i ngjitėn dhe i mbyllėn nėpėr dhoma, pastaj na thanė qė do tė na ēonin nė kamp tjetėr, i cili ishte pėrcaktuar pėr ata qė ishin nė Inforbyro. Edhe ju, thanė do tė shkoni atje, shqiptarė dhe jo shqiptarė. I pyetėn tė gjithė me radhė, sa kohė kanė mbajtur dėnim dhe sa kohė kanė pėr tė bėrė. Ndėr tė tjera mė erdhi radha dhe mua. Sa je dėnuar, mė thanė. Isha mė i riu i burgosur 17 vjeē the nė atė kohė isha mjaftė i ri. U thashė se jam dėnuar 3 vjet, kam bėrė dy vjet kam dhe njė vit, u thashė. Largohu, mė thanė mua, merr plaēkat dhe largohu mė thanė. Pasi pėrfundoi kjo bisedė me ata sigurisht priteshin makina tė vinin e tė na transportonin. Nė kohėn qė po prisnim pėr tė na transportuar, duke ecur aty mė thotė Jonuz Martaj, Jonuzi ėshtė njė person i rritur jetim nė familjen tonė. Shiko, tha, kjo ndarja jote mė pėlqeu dhe mbase ti nuk vjen me ne dhe e dyta ti je mė i riu kėtu. Ai mė tha ta kesh parasysh dhe tė mė japėsh besėn, tha qė tė ēosh kėtė fjalė ku tė mundesh pėr tė sqaruar shkakun e arrestimit tim pas takimit qė bėra nė Maqellarė me kryetarin e sigurimit dhe kryetarin e degės (ai nuk i dinte emėrtimet nė atė kohė) dhe aty pėr aty pėrmendi mbiemrin Shehu, madje bėnte dhe njė lloj lidhje me tė si njė i afėrm i Mehmetit. Tė gjitha bisedat tha qė i kam bėrė nė Maqellarė me kėtė funksionarin e lartė tė sigurimit me mbiemėr Shehu, kur i dhashė tė dhėnat e mundshme, i gjeta kėtu te kėta tė UDB-sė. Madje, ata dinin edhe dhuratėn 25 mijė dinarė qė mė dha aty nė Maqellarė ky Shehu. Po, po, atė ditė ai mė dha kėto dinarė, bile mė tha qė kėto para t’i pėrdorėsh pėr fėmijėt, sepse ti duke u marrė me punėn tonė, nuk ke kohė qė tė punosh tokėn e tė ndihmosh familjen. Mirėpo tė them tė drejtėn unė u indinjova dhe i thashė, unė nuk punoj pėr para dhe i thashė qė unė punoj pėr Shqipėrinė pėr atdheun tim, prandaj i thashė futi brenda kėto para dhe nė asnjė mėnyrė nuk i mora paratė dhe u largova. Nė krye tė dy javėve mė arrestuan jugosllavėt UDB-ja. Pas arrestimit qė mė bėri UDB-ja mbasi u bind ajo qė nuk arriti tė nxirrte diēka, duke mė quajtur disa herė ti ujku i vjetėr qė ti ke provuar dhe burgun italian dhe ata e dinin kėtė gjė, pasi u bindėn qė nuk arritėn tė zbulonin atė qė deshėn ata, atėherė mė thanė po paratė pse nuk i more nė Maqellarė kur ti dhanė, atėherė u binda, tha se kėtu ka njė diēka, pse nuk i more paratė apo je patriot, punon pėr Shqipėrinė dhe nuk ke nevojė pėr para, e megjithatė nuk mė zbėrthyen asgjė. Kjo tradhti u bė nga Feēor Shehu. Unė erdha nė ’56, dikush do tė pyesė pse nuk e the kėtė, nuk guxova tė them tė drejtėn, nuk guxoja, po mė pyet do ua them, sepse Feēor Shehun e gjeta drejtor tė Drejtorisė sė Punėve tė Brendshme Tiranė .......
ARANIT ĒELA: Me radhė, ke gjė Mihallaq Ziēishti, Llambi Peēini, ke gjė, Gani Kodra, Kadri Hazbiu ke gjė, Feēor Shehu ke?
FEĒOR SHEHU: Pse nuk e ka thėnė mė parė ky kėtė, apo i doli pėrpara me atė qė tha se kishte frikė nga qė unė u bėra drejtor i sigurimit tė Tiranės. Tashti unė kam njė pyetje, pse arrihet nė konkluzion, meqenėse UDB-ja i paska thėnė atij tekstualisht ēfarė kemi biseduar nė Maqellarė dhe duhet tė jetė tradhtuar nga Feēor Shehu dhe jo nga tė tjerė, qė mund tė ketė biseduar Jonuz Majtari, se atje nė takim unė vetėm s’vija kurrė...
ARANIT ĒELA: Kėtij i ka thėnė Jonuz Majtari ky vetė s’di gjė
FEĒOR SHEHU: I ka thėnė qė jam takuar me kryetarin e sigurimit po atje me kryetarin e sigurimit kanė qenė dhe njerėz tė tjerė dhe nė Peshkopi kanė dalė njerėz tradhtarė, pse ai del nė konkluzion qė duhet tė ketė bėrė Feēori dhe jo ndonjė tjetėr. Nejse unė qėndroj nė dėshminė time .....
ARANIT ĒELA: Po Jonuz Majtarėn, nuk e njeh ti...
FEĒOR SHEHU: Unė nuk mbaj mend i nderuar kryetar.
RRAPI MINO: Me leje shoku kryetar, siē e dėgjuat edhe juve nga dėshmitari Idriz Lleshi, siē del dhe nga leximi i dy deponimeve tė dy dėshmitarėve tė tjerė, Lytfi Lleshi dhe tė dėshmitarit Shaqir Lleshi sa vjen e plotėsohet mė mirė kuadri i deponimeve qė ka dhėnė vetė i pandehuri Mihallaq Ziēishti lidhur me vėnien nė shėrbim nė organet e punėve tė brendshme tė rrethit tė Dibrės. Faktet e provojnė akoma mė sė miri qė i pandehuri Feēor Shehu ėshtė spiun i hershėm i UDB-sė dhe i ka shėrbyer me besnikėri kėsaj agjenture tė ndyrė. Siē doli nga ky dėshmitar, nga dėshmitari Idriz Lleshi, Jonuz Majtara ishte njė patriot shqiptar qė punonte dhe luftonte pėr vendin e tij dhe kėrkonte gjithnjė ndihmė nga ana jonė. Veē kėsaj, shoku kryetar, i pandehuri Feēor Shehu atė detyrėn e tij prej agjenti tė vjetėr tė UDB-sė na i provoi edhe dėshmitari Telat Agolli. Ai na tha disa fakte tė cilat janė tamam karakteristike tė pėrdorura mė pėrpara nga armiqtė, siē ishin mė pėrpara ministri i Brendshėm Koēi Xoxe, d.m.th metoda trockiste, ashtu ka vepruar edhe i pandehuri Feēor Shehu me dėshmitarin Telat Agolli, e para njėherė se e ka marrė veten nė hetuesi, ē’ėshtė kjo marrje vetėm nė hetuesi, pse bėn kėto! Bėhen vetėm pse duhet tė kryhet vetėm ndonjė veprim armiqėsor. E dyta, ka pėrdorur mbi Telat Agollin presione nga mė tė ndryshmet dhe shkas shoku kryetar dhe ky shokė gjyqtarė qė e kanė akuzuar edhe pėr tradhti ndaj atdheut dhe gjykata ua hodhi poshtė dhe gjetėn pastaj ca dėshmitarė kėshtu pėr agjitacion e propagandė dhe u dėnua vetėm pėr njė dėnim tė lehtė. E treta, ka dashur ta pėrpunojė kėtė dėshmitarė, d.m.th tė pandehurin nė atė kohė qė ishte nė pozitėn e tė pandehurit qė ishte Telat Agolli ka dashur ta pėrpunojė tradhtari Feēor Shehu, me qėllim pėr ta vėnė nė shėrbim tė UDB-sė, d.m.th ky ėshtė njė zinxhir i tėrė qė pohon qė i pandehuri. Feēor Shehu ėshtė njė spiun i hershėm i UDB-sė dhe gjatė gjithė kėsaj kohe i ka shėrbyer asaj me ndėrgjegje...
ARANIT ĒELA: Mirė. Tė vijė Suzana Tafaj. Tė kemi thirrur tė na dėshmosh se a ka pasur lidhje midis Xhavit Ismailagės dhe Feēor Shehut, ē’di ti nga ajo qė ke njohur gjatė punės nė hotel “Dajti” dhe, e dyta, pastaj lidhur me ē’ke bėrė ti gjatė kohės qė kur vinte aty Feēori ke parė ndonjė lėvizje, ndonjė gjė...
SUZANA TAFAJ: Unė kam vėnė re qė Xhaviti kishte miqėsi me Feēor Shehun dhe gjithashtu kam vėnė re qė ēdo tė premte vinte nė hotel “Dajti” Feēor Shehu pėr t’u qethur the kur hynte, dera mbyllej. Kam vėnė re dhe kėtė gjė, qė nė disa raste qė nė momentin qė hynte nė berberhane Feēor Shehu, dilte nga berberhania Spase Tuniē.......
ARANIT ĒELA: E njihje ti, ēfarė ėshtė ky Spase Tuniē?...
SUZANA TAFAJ: Ky ėshtė jugosllav, ėshtė sekretar i ambasadės jugosllave, ėshtė sekretar i kulturės. Kėshtu ka qenė qė nė fillim, e kam lexuar nė gazetėn “Zėri i Popullit”, kur vinin ato grupet kosovare, qė d.m.th i shoqėronte filani Spase Tuniē, sekretari i kulturės ...
ARANIT ĒELA: Kėtė ke parė ti qė njėri hynte e tjetri dilte, ndonjė gjė tjetėr di?...
SUZANA TAFAJ: E kemi pasur problem se nuk na vinte nė mbledhjet e kolektivit, nuk na vinte nė informacionet politike, pėr kėto gjėra Xhavitit ne i kemi hequr vėrejtjen, d.m.th qė do tė vish patjetėr nė mbledhje....
ARANIT ĒELA: Xhavit Ismailaga ke gjė, nuk ke gjė; Mihallaq Ziēishti ke gjė, Llambi Peēini, Kadri Hazbiu ke gjė, s’ke gjė. I pandehuri Feēor Shehu ke ndonjė gjė me kėtė vajzėn, s’ke. Mund tė largohesh ti vajzė...
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Dėshmia nė proces: Feēor Shehu mbushi burgun e Shkupit me sh :: Komentet

ILIRI

Mesazh Wed Dec 26, 2007 3:05 pm nga ILIRI

Telat Agolli: Njė shaka e Sallakut mė kushtoi 7 vjet burg

Ndodhi nė fillimin e viteve 70 qė Telat Agolli refuzoi ofertėn pėr tė bashkėpunuar me Sigurimit dhe u ndėshkua me shtatė vjet burg. Ngjarja me protagonist mjeshtrin e arenės sė cirkut tė Tiranės, ėshtė zbardhur spontanisht nė gjyqin e Kadri Hazbiut pas 10 vjetėsh. I thirrur nė cilėsinė e dėshmitarit nė procesin e vitit '83, Artisti i Popullit Agolli do tė zbulonte mė nė fund metamorfozėn e persekutimit nė ferrin e burgjeve komuniste. Ajo qė kishte ndodhur me tė do tė sqarohej pak nga pak nė ballafaqimin me Feēor Shehun, i cili kishte urdhėruar arrestimin e tij pas njė turneu artistik nė Maqedoni. Kryqėzimi i Telat Agollit, ishte menduar prej tij si njė zgjidhje interesante pėr tė thithur informata nga bashkėpunėtorėt e UDB-sė qė operonin nė Shqipėri. Po Feēor Shehu qė nuk e kishte menduar dėshtimin e misionit, nuk mund ta linte pa gjė mjeshtrin e shquar tė arenės. Telat Agolli duhej tė mbetej banor i qelive tė ftohta, jo pse nuk ju pėrgjigj thirrjes pėr t'u bėrė spiun, por se kishte ironizuar pushtetin popullor dhe udhėheqėsit e partisė me barsoletat e Skėnder Sallakut! Kishte mjaftuar kaq dhe shtatė vjet burg pėr ta zhdukur pėrgjithmonė emrin dhe lavdinė e mjeshtrit tė cirkut.
Para dialogėve tė Feēor Shehut me Telat Agollin, seanca gjyqėsore ndaj krerėve tė Sigurimit tė Shtetit, kishte operuar me dėshmitė e punonjėsve tė shėrbimit tė ish-ministrit tė Brendshėm. Pėr momente tė tėra shoferi dhe shoqėruesi i Feēor Shehut kanė rrėfyer nė proces mėnyrėn e fshehtė si shefi i tyre ėshtė gjendur mė 16 dhjetor '81 nė vilėn e Mehmet Shehut pėr t'i dhėnė ultimatumin e UDB-sė pėr atentatin ndaj Enver Hoxhės. Ka dėshmuar nė vazhdim edhe njėri nga oficerėt e grupit tė shoqėrimit tė kryeministrit qė atė mbrėmje ka kryer shėrbimin e radhės nė mjediset e shtėpisė sė Mehmet Shehut...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi