ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pėrplasjet, kush e themeloi Ballin Mithat Frashėri apo Faik Quku

Shko poshtė

19102012

Mesazh 

Pėrplasjet, kush e themeloi Ballin Mithat Frashėri apo Faik Quku Empty Pėrplasjet, kush e themeloi Ballin Mithat Frashėri apo Faik Quku




Pėrplasjet, kush e themeloi Ballin Mithat Frashėri apo Faik Quku Kristo-Frasheri1-300x199 Kristo Frasheri

Tezėn mė tė guximshme dhe mė keq tė sajuar e ka mbrojtur Hasan Dosti, njė nga themeluesit e BK. Qė nė kongresin e pestė qė Balli Kombėtar pas largimit nga Shqipėria vajti nė emigracion, nė Napoli nė nėntor 1949 pėr tė zgjedhur pasardhėsin e Mithat Frashėrit qė kishte vdekur, Hasan Dosti pa asnjė dokumentacion shpalli me njė kurajo tė habitshme se organizatėn nacionaliste ai e kishte themeluar disa ditė pas pushtimit mė 7 prill 1939 tė Shqipėrisė nga Italia fashiste. Kjo ishte njė pėrpjekje e Hasan Dostit pėr tė rifituar postin e humbur tė anėtarit tė Komitetit Qendror tė Ballit, nga i cili Kongresi i Beratit mė 3 janar 1944, sikurse do tė shihet, e kishte shkarkuar, me motivacionin se nuk ishte i pėrshtatshėm pėr tė drejtuar organizatėn nacionaliste njė njeri i cili kishte shėrbyer si ministėr i Drejtėsisė nė qeverinė kolaboracioniste tė Mustafa Krujės. Nė tė vėrtetė, Hasan Dosti nuk u pranua jo mė kryetar i Ballit Kombėtar, por as anėtar i Komitetit Qendror tė tij. Siē dihet, kryetar i BK u zgjodh Kadri Cakrani.
Megjithatė, Hasan Dosti nuk hoqi dorė nga sajesa e tij absurde. Nė vėllimin e botuar nga pasardhėsit e tij – Hasan Dosti “Njė jetė pėr ēėshtjen shqiptare”, Tiranė, Botart 2008 – nė kreun kushtuar organizatės Balli Kombėtar ai e pėrsėrit sajesėn e tij absurde. Ai shkruan:
“Balli Kombėtar u themelua si organizatė e fshehtė nė muajin prill 1939, vetėm pak ditė pas okupacionit tė 7 prillit 1939” (H. Dosti. Njė jetė pėr ēėshtjen shqiptare. Tiranė 2008, f. 78). Ai thotė se idenė pėr themelimin e saj e pati vetė Hasan Dosti, kurse vendimin e mori Mithat Frashėri.
Bashkėpunėtori i tij i ngushtė, Sejfi Protopapa, emigrant nė ShBA, ka pohuar tė kundėrtėn. Nė fjalimin e pėrmortshėm qė mbajti ditėn e vdekjes sė H. Dostit, S. Protopapa thotė se ideja ishte e Mithat Frashėrit, kurse H. Dostin ai e zgjodhi pėr ta vėnė nė zbatim. Sipas H. Dostit, anėtarėt e parė tė komitetit tė BK qenė pesė: Mithat Frashėri, Fuat Dibra, Nuredin Vlora, Hasan Dosti dhe Faik Quku. Pastaj shton se nė fund tė muajit maj 1939 pasi u kthyen nė Shqipėri shumė tė mėrguar politikė, ish-anėtarė tė “Bashkimit Kombėtar”, dy prej tyre, Kol Tromara dhe Ali Kėlcyra, hynė si anėtarė efektivė tė Komitetit Qendror tė BK (Po aty, f. 78). Ndėrkohė, Hasan Dosti njofton se Ali Kėlcyra para se tė kthehej nė Shqipėri kishte hyrė nė prill tė vitit 1939 nė marrėdhėnie tė fshehta me shefin e kabinetit ushtarak tė kryeministrit frėng Eduard Daladier. Gjithnjė sipas tij, shefi frėng e kishte njoftuar A. Kėlcyrėn se Franca dhe Britania do tė hapnin mė 1939 frontin ballkanik dhe se shqiptarėt do tė merrnin organizimin e kryengritjes antifashiste (Po aty, f. 79). Hasan Dosti njofton mė nė fund se nė korrik tė vitit 1943, pra katėr vjet mė vonė, u pėrfshinė si anėtarė tė Komitetit Qendror tė BK edhe dy personalitete tė tjerė – Thoma Orollogai dhe Bahri Omari.
Tezėn mė tė sajuar, njėkohėsisht mė absurden e ka gatuar Faik Quku, gjithashtu njė nga themeluesit e BK, i cili mė vonė u caktua sekretari i pėrgjithshėm i organizatės nacionaliste. Faik Quku e ēon themelimin e Ballit Kombėtar nė mėnyrė akoma mė tė habitshme jo pas, por para 7 prillit 1939, pra para pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste. Nė punimin e tij me titull “Qėndresa shqiptare gjatė Luftės sė Dytė Botėrore”, Vėllimi I, Tiranė 2006, f. 197, F. Quku shkruan: “Gjatė dimrit tė vitit 1939 (pra para 7 prillit 1939 – K.F.), unė mendova pėr formimin e njė Komiteti Revolucionar bashkė me Fuat Dibrėn, Nuredin Vlorėn dhe Ali Kėlcyrėn”. Mė tej ai vazhdon: “Pėr krijimin e Komitetit nė fjalė, mė parė kam biseduar dhe i kam propozuar, veē e veē Fuat Dibrės, Nuredin Vlorės dhe Ali Kėlcyrės dhe kemi qenė tė njė mendimi. Takimi i parė ka qenė me Fuat Dibrėn; mandej kam njoftė Nuredin Vlorėn me Fuat Dibrėn dhe, mė vonė, kam sjellė e pajtue Ali Kėlcyrėn me Fuat Dibrėn… Mė nė fund, mbas kėtyre takimeve, kam organizuar njė mbledhje tė tė katėrve, tek Fuat Dibra, nė shtėpinė e Shefki Turkeshit, nė njė rrugicė nė rrugėn e Bamit (sot rruga Qemal Stafa – K. F.) ku ai banonte. Kėtu, mbasi kemi qenė tė gjithė tė njė mendimi, kemi shpallė krijimin e Komitetit Qendror Nacionalist dhe kemi filluar punėn”. Sikurse shihet, F. Quku e pėrjashton kategorikisht pjesėmarrjen e Mithat Frashėrit nė themelimin e BK. Mė tej ai vazhdon:


“Mbas disa ditėsh, me propozimin e Ali Kėlcyrės, janė pranuar me marr pjesė nė Komitet edhe Mithat Frashėri dhe Hasan Dosti, mė vonė edhe Kol Tromara”. (F. Quku. Po aty, f. 198).
Faik Quku bėn disa vėrejtje pėr tre anėtarėt e rinj tė Komitetit Qendror. Thotė se: “Me gjithė miqėsinė e ngushtė qė mė lidhte me Hasan Dostin dhe me gjithė takimet qė kisha pasė me Mithat Frashėrin, unė nuk e kisha menduar se kėta mund tė merrnin pjesė nė njė komitet revanshist e luftarak”. Ai i mbyll njoftimet me kėto fjalė: “Komiteti i organizatės sė nacionalistėve, i formuar nė dimrin e vitit 1939, mė vonė do tė marrė emrin organizata e Ballit Kombėtar. Komiteti i formuar nė kėtė mėnyrė, – shkruan ai, – do tė funksionojė deri nė vitin 1944, pa ndonjė ndryshim e pa ndonjė shtesė personash”. (F. Quku. Po aty, f. 200). Pra, ai mohon pėrfshirjen e Th. Orollogait dhe tė B. Omarit nė Komitetin Qendror tė BK nė korrik 1943, kur dihet se tė paktėn i pari ishte njė nga pėrfaqėsuesit kryesorė tė organizatės nacionaliste nė Mbledhjen e Mukjes, e cila u mbajt nė fillim tė gushtit 1943.
Ashtu si H. Dosti, edhe F. Quku nuk e vėrtetojnė ekzistencėn e njė komiteti tė organizatės sė nacionalistėve qoftė para, qoftė pas 7 prillit 1939. Veē kėsaj, as njėri as tjetri nuk na sjellin dėshmi qė tė provojnė se kur kjo organizatė fillestare nacionaliste mori emrin BK.
Ėshtė e tepėrt tė thuhet se nė kėtė tregim ka nė radhė tė parė disa mospėrputhje kronologjike. Nė dimrin e vitit 1939 kur Shqipėria nuk ishte ende e pushtuar nga Italia fashiste vetėm Faik Quku, Hasan Dosti dhe Mithat Frashėri ndodheshin nė Shqipėri. Katėr anėtarėt e tjerė: Fuat Dibra, Nuredin Vlora, Ali Kėlcyra, Kol Tromara ndodheshin nė mėrgim, pra jashtė Shqipėrisė. Veē kėsaj, autori i kėtij trilli historik nuk shpjegon arsyen se cila ishte detyra e krijimit tė kėtij komiteti tė organizatės sė nacionalistėve, nė njė kohė kur Shqipėria nuk ishte ende e pushtuar nga Italia fashiste.
Kontaktin e Ali Kėlcyrės me qeverinė frėnge, Faik Quku e pėrshkruan krejt ndryshe nga kolegu i tij Hasan Dosti. Ai shkruan: “Mbas 7 prillit, Ali Kėlcyra iu drejtua qeverisė frėnge dhe i kėrkoi ndihmė financiare pėr tė botuar njė gazetė kundėr Italisė, nė Paris. Gjeneral Aleksandri, kryetar i kabinetit tė kryeministrit Daladier dhe ministėr i Luftės, i pėrgjigjet kėshtu: “Kėtė ndihmė ne mund ta japim me lehtėsi, por ju kishit me i shėrbye ma mirė Shqipėrisė e ēėshtjes aleate tue shkue nė Shqipėri pėr me pėrgatitė popullin pėr luftė. Lufta kundėr Boshtit asht e afėrme. Sipas planit tė aleatėve, grushti vendimtar do t’i jepet armikut me anėn e ushtrisė sė gjeneral Vajgandit, tė pėrgatitur nė Siri, i cili do tė zbarkojė nė Selanik. Nė kėtė kohė popullit shqiptar i duhet tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė zhvillimin e luftės”. (F. Quku. Po aty, Vėllimi I, f. 184).
Faik Quku vazhdon: “Po ashtu, majori britanik Morthon Eden, i cili i ndihmoi shqiptarėt nė kohėn e Kongresit tė Lushnjės nė vitin 1920, nė takimin qė pati nė Paris me Ali Kėlcyrėn, pas 7 prillit, i tha se: Ajo qė ju (ėshtė fjala pėr organizatėn nacionaliste “Bashkimi Kombėtar” – K.F.) e parashikuat dhe e trumbetuat nė tė gjithė botėn, gjatė 15 vjetėve tė mėrgimit, ngjau. Tani qė Italia fashiste me bajonetė e pushtoi aleaten e saj tė vogėl, nuk kini ēfarė bėni mė nė emigracion. A nuk e shihni, – theksoi ai, – se bota ju la nė fatin tuaj? Duhet tė ktheheni tė gjithė nė atdheun tuaj dhe tė pėrgatiteni pėr ēdo eventualitet, duke pritur zhvillimin e ngjarjeve. Nė qoftė se Shqipėria do tė shpėtojė pėrsėri, kjo do tė ndodhė si nė vitin 1920, ndėr malet e saj dhe prej djemve tė saj. Me kėto fjalė, unė nuk shfaq vetėm mendimet dhe ndjenjat e mia, por besoj se interpretoj edhe atė tė disa qarqeve politike tė Londrės, qė merren me ēėshtjet politike tė Shqipėrisė e tė Ballkanit” (F. Quku. Po aty, f. 184).


Pėrveē sajesave tė Hasan Dostit dhe tė Faik Qukut, kemi dhe njė pohim tė tretė qė ka dalė nga ambientet e Zef Palit, i cili u pranua si anėtar i Komitetit Qendror tė BK nė Kongresin e parė tė organizatės nacionaliste qė u mbajt nė Berat mė 3 janar 1944. Nė njė artikull, i cili ngjet si njė hartim filloresk, tė botuar nga pasuesit e Zef Palit nė Shkodėr nė revistėn “Robni o liri”, nė mars 1944, thuhej se BK u themelua mė 31 gusht 1939. Me pėrjashtim tė Uran Butkės, i cili ėshtė pėrpjekur tė grumbullojė ēdo sajesė qė ka ndeshur nė faqet e shtypit tė viteve tė okupacionit hitlerian – askush deri sot nuk i ka dhėnė rėndėsi kėtij shėnimi, pasi ai nuk pėrmban asnjė dėshmi se ku janė mbėshtetur autorėt e saj.
Njė nga anėtarėt e hershėm tė Ballit Kombėtar, Abaz Ermenji, i cili nė janar tė vitit 1944 u zgjodh njė nga pesė anėtarėt e kryesisė sė tij, flet ndryshe nga H. Dosti dhe F. Quku pėr themelimin e organizatės nacionaliste. Ai i mohon kategorikisht sajesat e tyre se organizata nacionaliste ishte themeluar nė vitin 1939. Madje, ai e ka pėrjashtuar gjithashtu kategorikisht mundėsinė qė Ballin Kombėtar e kishin themeluar pėrfaqėsuesit e brezit tė vjetėr tė politikės shqiptare, me tė cilėt nėnkupton anėtarėt e Bashkimit Kombėtar, themeluar nė mėrgim nė vitin 1925. Nga ana tjetėr ai thotė: “Nuk ka rėndėsi se nė ēfarė date BK u shfaq me kėtė emėr. Puna ėshtė se ai pėrbėhej prej atdhetarėsh qė e kishin kundėrshtuar pushtuesin fashist qė nė vitin 1939” (Albania, Romė, 1968, f. 363). Nė punimin e tij ai shkruan se kur u pushtua Shqipėria nga Italia fashiste doli nė shesh se “ata qė e kishin udhėhequr gjer nė atė ditė popullin shqiptar (ėshtė fjala pėr qeveritarėt zogistė – K.F.), e gėnjyen, e tallėn dhe e lanė nė baltė. Tė tjerė politikanė qė ishin mbajtur gjer atėherė si burra mė tė mirė (fjala ėshtė pėr anėtarėt e “Bashkimit Kombėtar” – K.F.), u kthyen me kėmishėn e zezė (si kolaboracionistė fashistė – K.F.) dhe kėrkonin t’i mbushnin mendjen gjithkujt se pushtimi i huaj ishte ēlirim. Kėto tregonin se klasa e politikanėve tė vjetėr, besnikė apo kundėrshtarė tė ish-mbretit Zog, kishte mbaruar pėrgjithmonė”. (Po aty, f. 451).
Megjithatė, edhe Abaz Ermenji nuk i ka shpėtuar sėmundjes sė protagonizmit politik. Nė veprėn e tij ai shkruan se ideja e formimit tė BK lindi nė radhėt e nacionalistėve tė internuar nė ishullin Ventottene tė Italisė, atje ku vuanin dėnimin, midis tė tjerėve, edhe Abaz Ermenji dhe Safet Butka. Nė njė vend tjetėr tė punimit tė vet ai shkruan: Nė vjeshtėn e vitit 1941 “qėndresa kundėr pushtimit fashist ishte pėrgjithėsuar dhe gjatė luftės italo-greke gati u kthye nė kryengritje (sic!). Nė ēdo kėnd tė Shqipėrisė, ishte shfaqur shpirti kombėtar me demonstrata, hedhje traktesh e veprime tė tjera. Kjo lėvizje kombėtare u lidh nė njė organizatė tė pėrgjithshme qė u quajt Balli Kombėtar”. (A. Ermenji. Po aty, f. 451). Siē dihet, lufta italo-greke filloi nė fund tė tetorit tė vitit 1940 dhe mori fund nė fillim tė muajit prill 1941. Abaz Ermenji nuk e pėrcakton qartė nėse Balli Kombėtar u formua gjatė apo pas luftės italo-greke. Nė njė vend tė punimit tė tij ai lė tė kuptohet se BK u formua pasi u liruan nga internimi patriotėt shqiptarė, midis tyre edhe Abaz Ermenji me Safet Butkėn. Dihet se Abaz Ermenji u lirua nga ishulli i Ventottenes nė shtatorin e vitit 1941, kurse Safet Butka nė shtatorin e vitit 1942.
Nė intervistėn qė Abaz Ermenji i ka dhėnė gazetės “Republika” (Slloveni) nė lidhje me kohėn kur u formua BK, shkruan: “Unė dhe Safet Butka qė ktheheshin nga ishulli i Ventottenes (shtator 1941) mbasi biseduam dhe me patriotė tė tjerė, sidomos me Skėnder Muēon dhe Hysni Lepenicėn (tė cilėt nuk kishin qenė tė internuar nė Itali), vendosėm tė dilnim maleve pėr tė krijuar ēetat e para me armė kundėr pushtimit fashist”. Mė tej: “Pėr t’i dhėnė njė formė tė organizuar kėsaj pėrpjekje u krijua Balli Kombėtar nėn kryesinė e Mithat Frashėrit, i biri i Abdyl Frashėrit”. (Gazeta “Republika”, Nr. 6-7, Lubjanė, 30 tetor 1991). Me kėto llogaritje po i afrohemi me hir apo me pahir datės tashmė tė sigurtė se BK u formua nė nėntorin e vitit 1942.
Kemi dhe njė dėshmi tė habitshme. Nė deponimet qė pater Anton Harapi kur ishte i arrestuar (1945) ka bėrė para hetuesisė, thotė ndėr tė tjera se “Mithati takohej njė herė nė javė me Mehdiun, kryetar i Regjencės… Njė herė nė njė takim Mehdiu i tha Mithatit tė mos harronte qė BK e kishte themeluar ai, qė mė 1941.


Pėr ta plotėsuar vargun e dėshmitarėve kryesorė, ne do tė pyesim edhe krerė tė tjerė tė BK. Dy prej tyre, Kol Tromara dhe Bahri Omari, duket se nuk patėn guxim tė pajtoheshin me sajesat e kolegėve tė tyre. Nė tė njėjtėn kohė, ata duket se nuk patėn as guximin qė tė pohonin tė vėrtetėn – se organizata e tyre u themelua pas Konferencės sė Pezės. Kur nė marsin e vitit 1945, kryetari i Gjyqit Special, para tė cilit kaluan disa nga kolaboracionistėt e arrestuar, e pyeti pėr shembull Kol Tromarėn, njė nga themeluesit e Ballit Kombėtar dhe anėtarin e Komitetit Qendror tė tij, se kur ishte formuar organizata nacionaliste qė ai themeloi, para apo pas Konferencės sė Pezės, ai u pėrgjigj: “Nuk e mbaj mend!” (Gazeta “Bashkimi”, 18 mars 1945). Po kėshtu, kur kryetari i gjyqit e pyeti Bahri Omarin se kur u formua Balli Kombėtar, para apo pas Konferencės sė Pezės, e cila ishte mbledhur dy vjet e gjysmė mė parė, ai u pėrgjigj gjithashtu se nuk e mbante mend (Gazeta “Bashkimi”, 16 mars 1945). Po ashtu Ismail Golemi, njė nga personalitetet balliste, komandant i xhandarmėrisė tė qarkut Gjirokastėr nė kohėn e qeverisė kuislinge tė Rexhep Mitrovicės, dha tė njėjtėn pėrgjigje se nuk e mbante mend. (Gazeta “Bashkimi”, 15 mars 1945).
Nė kėtė hulli sajesash vazhdojnė edhe udhėheqėsit e organizatės tė rimėkėmbur pas vitit 1991 tė Ballit Kombėtar dhe pseudohistorianėt ballistė tė ditėve tona.
Nga tė parėt po sjellim si shembull Adriatik Alimadhin, kryetarin e njėrės prej dy organizatave qė mban emrin “Balli Kombėtar”. Nė njė artikull tė botuar nė tė pėrditshmen “Tirana Observer”, mė 11 prill 2007 dhe tė ribotuar nė gazetėn “Ballkan”, 15 prill 2007, me titull “68 vjet Balli Kombėtar”, nė apologjinė qė ai i bėn organizatės sė partisė dėshtake tė Mithat Frashėrit, pretendon, pa na sjellė asnjė dokumentacion historik, se Balli Kombėtar ėshtė themeluar nė muajin prill tė vitit 1939, fill pasi Shqipėria u pushtua nga Italia fashiste. Duket sheshit se ai ėshtė mbėshtetur te sajesa e Hasan Dostit, i cili sikurse do tė shihet, gati pesėmbėdhjetė muaj pas themelimit tė BK, nė Kongresin e Beratit ai u pėrjashtua nga kryesia e organizatės me motivacionin se si kolaboracionist nuk ishte i pėrshtatshėm pėr tė qenė nė krye tė njė organizate nacionaliste. Ne nuk i kemi vėnė rėndėsi pohimit tė A. Alimadhit se BK u themelua nė prill tė vitit 1939, mbasi duke mos u mbėshtetur nė dokumentacion historik, e kemi konsideruar njė theshethem kafenesh.
Thashethem kafenesh ėshtė edhe pohimi i pseudohistorianit ballist Uran Butka, i cili ka njėzet vjet qė po pėrpiqet tė bindė opinionin se sajesa e H. Dostit mbi krijimin e BK nė prill 1939 ėshtė, sipas tij, njė e vėrtetė qė nuk mund tė vihet nė dyshim.
Nė mbėshtetje tė sajesės sė themelimit tė organizatės BK nė prillin e vitit 1939, Hasan Dosti me shokė pretendojnė se programin e saj e kishte hartuar qė nė atė kohė Mithat Frashėri. Si dėshmi ai na sjell njė shkrim me titull “Nacionalizma Shqiptare”, i cili nė tė vėrtetė nuk u shpall asnjėherė publikisht gjatė luftės.
Hasan Dosti thotė tekstualisht se disa muaj pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste, domethėnė disa muaj pas themelimit nė prill tė vitit 1939 tė organizatės nacionaliste, e cila mė vonė mori, sipas tij, emrin Balli Kombėtar, qarkulloi “fshehurazi” njė fletė me titull “Nacionalizma Shqiptare” hartuar nga Mithat Frashėri. “Nė kėtė fletė, nėnvizon ai, pasqyrohen qėllimet e larta dhe dėshirat e pastra tė Organizatės Balli Kombėtar. Kjo pllakė (nė kuptimin medalion – K.F.), – vazhdon ai, – e skalitur nė kohėn e robėrisė me dorėn e Lumo Skėndos (alias Mithat Frashėrit – K.F.) qėndron e mbėrthyer mirė ndėr zemra dhe frymėzon gjithnjė: patriotizmė, liri, vėllazėri, pėrpjekje, besim, urti, dinjitet, pėrparim dhe mėson qė tė vihen interesat e Atdheut pėrmbi ēdo parti, ēdo ideologji” (Hasan Dosti. Njė jetė pėr ēėshtjen shqiptare. Pa vend botimi. Viti 2008, f. 65).


Nė shkrimin e Mithat Frashėrit “Nacionalizma Shqiptare” theksohet se qėllimi i nacionalizmit ėshtė: 1. Tė ketė njė Shqipėri tė lirė e tė pavarur. 2. Tė sigurojė njė Shqipėri tė pėrparuar, tė zgjuar, tė zonjėn tė jetojė e nderuar dhe e vėllazėruar. 3. Tė ruajė kufijtė e saj etnikė dhe tė mbėshtjellė nė njė atdhe djemtė e saj. 4. Tė jenė gati djemtė e kėtij kombi pėr ēdo sakrificė pėr tė arritur qėllimin e pėrbashkėt. 5. Realizimin e kėtyre detyrave ta mbėshtesim te forcat tona, mbasi veten tonė do ta shpėtojmė ne vetė, me sakrificat tona, me pėrpjekjen tonė, me vullnetin tonė, me dėshirėn tonė. 6. Nacionalizma shqiptare dėshiron qė me kombet dhe me shtetet fqinje tė ketė marrėdhėnie miqėsore, tė rrojė nė harmoni me ta; mė nė fund, nacionalizma shqiptare nuk bėn asnjė luftė ideologjish.
Kėtė shkrim tė Mithat Frashėrit, Hasan Dosti me shokė e prezantojnė si programin politik dhe ideologjik qė kishte Balli Kombėtar mė 1939. Pėr fat tė keq, edhe kėtu ka pasaktėsi nė fushėn e interpretimit. Nga fraza qė ka teksti nė hyrje se “Bota anė e mbanė gjendet nė flakė”, do tė thotė pa pikė dyshimi se ky pamflet ėshtė shkruar pasi ka filluar Lufta e Dytė Botėrore, madje pas qershorit tė vitit 1940, kur gjithė Evropa ishte pėrfshirė nė vllagėn e saj dhe jo siē pretendon H. Dosti se ėshtė shkruar fill pas pushtimit tė 7 prillit 1939. E dyta, shkrimi i Mithatit nuk ka karakterin e njė programi politik tė njė partie qė merr pėrsipėr tė udhėheqė luftėn patriotike, por tė njė klubi tė zakonshėm qė shpjegon se ē’ėshtė nacionalizma shqiptare. Nė tė nuk zihet fare nė gojė se Shqipėria ishte e pushtuar nga Italia fashiste. Gjithashtu nė tė as nuk flitet fare pėr rrugėn qė populli shqiptar duhet tė ndjekė pėr tė realizuar pavarėsinė e atdheut. Natyrisht, qė kėto tė meta nuk e zhvlerėsojnė pėrmbajtjen e pamfletit, i cili ka dalė nga dora e Mithat Frashėrit. Dobėsitė janė vėnė nė dukje pėr tė rrėzuar spekullimin qė ka bėrė H. Dosti pėr tė “shitur sapunin pėr djathė”, sikur kemi tė bėjmė me njė program politik tė Ballit Kombėtar.
Si pėrfundim, themelimi i BK nė nėntor tė vitit 1942, vazhdon tė jetė historikisht data mė e sigurtė.


Gazeta Shqiptare
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi