ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fitoi ēmimin “Nobel” pėr paqe, por rrezikon tė jetė njė familje e palumtur

Shko poshtė

19102012

Mesazh 

Fitoi ēmimin “Nobel” pėr paqe, por rrezikon tė jetė njė familje e palumtur Empty Fitoi ēmimin “Nobel” pėr paqe, por rrezikon tė jetė njė familje e palumtur




Fitoi ēmimin “Nobel” pėr paqe, por rrezikon tė jetė njė familje e palumtur Eurozona-2-320x235Ēmimi “Nobel” pėr paqe pėr Bashkimin Europian ka ardhur pikėrisht si njė pranim i faktit se projekti mė i madh i bashkimit, monedha e pėrbashkėt, i ka mbijetuar tri viteve tė trazirave financiare dhe se nuk do tė shkojė drejt shpėrbėrjes. Por pasi ka arritur tė shmangė divorcin e dhimbshėm dhe humbjes sė disa prej fėmijėve problematikė, eurozona gjithsesi rrezikon tė ketė njė tė ardhme si njė martesė e pabarabartė dhe pa dashuri me sherre tė vazhdueshme dhe me mundėsinė pėr dhoma gjumi tė ndara, thotė “Reuters” nė njė analizė.

Dy gjėra janė bėrė tė qarta gjithnjė e mė shumė gjatė javėve tė fundit dhe qė qenė diskutuar gjerėsisht mė herėt: ndryshe nga opinioni dominues nė fillim tė kėtij viti, euro ėshtė kėtu pėr tė qėndruar dhe se ka shumė gjasa qė do t’i mbajė 17 vendet anėtare aktuale e do tė shtojė tė tjera gjatė viteve tė ardhshme. Por eurozona nuk ka gjetur ende njė mėnyrė pėr tė shmangur stanjacionin ekonomik, papunėsinė dhe hendekun shoqėror mes veriu dhe jugut, gjė qė ka fuqizuar lėvizjet euroskeptike nė shumė vende. Kėto ngjarje kanė sjellė edhe ndryshimin e parashikimit pėr tė ardhmen e eurozonės.

Banka Qendrore Europiane deklaroi muajin e kaluar se do tė blejė sasi tė pakufizuara tė bondeve tė vendeve anėtare me kushtin qė kėto tė fundit tė pranojnė marrėveshje shpėtimi. Kjo gjė ka sjellė mposhtjen e atyre qė vinin bast pėr shpėrbėrjen e eurozonės.

Fondi i pėrhershėm i shpėrthimit filloi punėn efektivisht duke vėnė nė dispozicion tė zgjidhjes sė problemeve 500 miliardė euro.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizitoi Athinėn dhe bėri tė ditur se Berlini dėshiron qė ky vend tė qėndrojė nė eurozonė.

Tė tria kėto fakte kanė bėrė qė tė gjithė skenarėt qė parashikonin shpėrbėrjen e eurozonės, tė thaheshin menjėherė. Nė tregjet e monedhave, bastet e shkurtra kundėr euros janė vėnė nėn kontroll. Interesat e bondeve kanė rėnė dhe aksionet e bankave janė rritur. Analistėt e bankės “Citigroup” nė SHBA bėnė tė ditur se e kanė ndryshuar parashikimin e vet. Ajo e uli probabilitetin e daljes sė Greqisė nga 90 pėr qind nė 60 pėr qind. Por jo ēdo gjė ka ecur nė rrugėn e duhur. Fondi Monetar Ndėrkombėtar vlerėsoi javėn e kaluar se planet e shpėtimit nė kontinent janė “thelbėsisht tė paplota dhe se mund ta zhysin Europėn nė spiralen e largimit tė kapitalit, frikės sė shpėrbėrjes dhe rėnies ekonomike”.

Ky nuk ėshtė problemi i vetėm. Kriza ka ndryshuar balancėn e pushtetit nė Europė, duke i dhėnė Gjermanisė pushtet dominues, ndėrsa vendet e jugut janė bėrė mė tė dobėta dhe mė tė varura. Dhe rreziku ėshtė qė shumė shpejt tė kemi dy lloje europe, me njė grup thelbėsor tė pėrqendruar tek eurozona dhe me Britaninė, Suedinė e disa vende tė tjera si njė grup jashtė bashkimit tė vėrtetė. Njė ide e re po qarkullon dhe po fiton mbėshtetje, ajo e krijimit tė dy buxheteve nė eurozonė. Dhe ndėrsa eurozona merr gjithnjė e mė shumė tiparet e njė shteti federal, shtete jashtė monedhės sė pėrbashkėt po dobėsojnė lidhjet.

Euroskeptikėt nė Britani po fuqizohen dhe disa po kėrkojnė daljen nga Bashkimi Europian. Suedia, njė vend ku estabilishmenti politik ėshtė pro Europės, por qė humbėn referendumin pėr anėtarėsimin nė euro nė vitin 2004, pėrballė popullit mosbesues, e ka edhe mė tė vėshtirė tė afrohet me kontinentin nė kėto kohė.

Nė tė gjitha rastet, Europa pėrballet me njė periudhė trazirash, ndėrsa pėrpiqet tė ripėrcaktojė limitet dhe shtrirjet e marrėdhėnies brenda vetes mes anėtarėve tė ndryshėm tė familjes.

Shqip
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi