ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Per Ju Prof. Gjinushi

Shko poshtė

27122007

Mesazh 

Per Ju Prof. Gjinushi Empty Per Ju Prof. Gjinushi




RASTI I HUMBUR GJINUSHI NE JETEN SHQIPTARE.
NJE ISH MINSTER KOMUNIST NUK MUND TE KANDIDOJE ME.

Rush DRAGU

Qe bertasin ne kupe te qiellit deputetet dhe politikanet tane, tashme e dine te gjithe.Vetem ata nuk e dine dhe nuk e kuptojne, se sa te merzitshem dhe te pabesueshem jane bere, duke u ējerr e share kundershtarin.
Politikanet tane mendojne, se mentaliteti i popullit tone ka mbete ketu e shume vite me pare se, duke folur me ze te larte dhe, duke i treguar dhembet kundershtarit, behen te dashur per votuesit tradicional te tyre.
Mendojne keshtu keta politikanet tane, se votuesit e tyrete palekundur, kur ti shikojne ne ekranet e TV-ve, duk u shqyer e perjargur ne sharjen qe bejne ndaj kundershtarit,do te thone :
He, e pate filanin, ua tha me ze te larte atyre te qeverise, bile me ze te larte, sa te tjereve as qe u la radhe, madje pa ju trembur syri.
Ndersa tjetri do te thote:
-He more, se nuk i la as me hape gojen ata te mazhorances, ua beri tete me dy.
- O sa trima jane keta burra!!!
Keshtu mendojne te “dashurit” tane politikane dhe deputet, kur pozojne ne podiumet e konferencave per shtyp, se populli, ose me mire militantet e tyre, ( qe sa vine e firojne) do te mendojne per ata burra, ashtu siē ata duan. Te shkretet!
Kane kaluar shume vite, kur “burrat e politikes” tundin dynjane nga podiumet e konferencave.
Ishte kohe tjeter more “burra te kolltukut”.
Sa qesharak behen kur i degjon ca “burra te politkes” qe, per te fole ne podiume u vendosin stola per t’u arrite koka te mikrofonat e, pastaj keshtu ne kete gjendje te mjere, therrasin e ēirren, sikur ta kishte pickuar dikush ne prapanice.
Por, duhen keto monstra te politikes, megjithese behen qesharake e fitojne nganje llokme te majme, pasi pas tyre eshte armata e me te diturve, qe i shtrydhe e “tredh” ata, gjate gjithe mandatit. S’ka gje, qe era burre dhe menēuri nuk u vjen, se sjellja e tyre kulture dhe qytetari nuk tregon. Per nje gje jane te sigurte, se do te mbeten ne kujtesen e votuesve ne kohen e fushates, pale se per ēfare, per mire apo per keq, i njohur eshte bere, pamvarsisht se si.
Le te behet palaēo per kater vite,e rendesishme eshte qe ne kohen e ardhme te votimit,dynjaja ti njohin.
Por, edhe nga ana tjeter lane edhe borxhin ndaj eprorit te “madh”, qe i ka fale mandatin.

KUJTESA PER GJINUSHIN NE EKRANIN E TOP CHANNEL

Para pak kohesh, kanali i TOPITTV, transmetonte takimin e studenteve te dhjetorit 1990 me presidentin e Shqiperise se asaj kohe. Ai takim eshte shume i njohur per te gjithe shqiptaret e te gjitha besimeve politike, por ajo qe te terheqe vemendje dhe te lene nje “ēudi” ne kujtese, eshte qenia “gjinushi”, i cili rrinte aq urte e bute ne krahun e presidentit komunist sa, kur e shikon dhe e krahason me Gjinushin ne keto vitet e fundit, ( sidomos pas kunderevolucionit komunist 1997), i cili eshte bere aq agresiv dhe i pashikueshem, aq sa te ben te ndrrosh kanal, sapo ai shfaqet ne ekran. Dhe, vetiu thua me vete: jo, nuk eshte ai i para 17 viteve; i urti,i buti i Ramizit.
Shume cinik, ironik, ofendues per kundershtaret e vet.
Ai Gjinushi i urte ne krahun e Alise, ai Gjinushi, te cilit i kishin thyer xhamat e makines dhe nuk bente ze fare, degjonte me gojen hapur mesuesin e tij, Alia. Sot eshte shendrruar ne nje qenie te padurueshme.
A thua eshte ai i asaj kohe, sepse nuk ngjan aspak me minsitrin e komunizmit?!
I urti eshte bere i bezdishem. Njeriu me kulture dhe me ate imazhin e mire qe, sapo kishte filluar t’i servirej shqiptarve, krejt papritur eshte kthyer ne nje Hiene, qe gjuen kermat e vdekjes politike.
Ai, per te cilin thuhej se ishte i menēur, sot ka harruar nocionin kohe. Flet ēdo dite, sikur te ishte ne muajin e fushates, ne te cilen nuk doli kurre i fituar, tash 17 vite. Flet me te njejtat terma, si ne fushate dhe, tash qe ka dy vjet e me shume, qe kane perfunduar ato.
Ai, per te cilin thuhej se ishte me kulture prendimore( ngaqe Partia dhe Enveri si djale Generali e kishin derguar ne perendim, per t’i lene pastaj stafeten),sot nuk e ka per te keq, qe te ironizoj dhe ofendoj kedo, biles dhe nga Top Show ne TVTOPI-in e tyre.
Ai, ka harruar se partia e tij e ka pase mesuar t’u drejtohej te tjerve me shoku. Sot e ka harruar fjalen shoku, (biles dhe kryetarit te tij, Edvin Rama i thote Edi, sikur te jete ne nje nga birrarite ne periferite e kryeqytetit), le qe fjala ZOTI apo ZOTNI i sjell neveri Gjinushit. Semundje e trasheguar nga Enveri, qe nuk i duront Zonite,aq sa nuk ua kursente plumbin. Keshtu qe Kyeministrit te vendit te tij, Shqiperise (n.q.s e pranon se eshte shqiptar) i thote SALA, sikur po flet nje ordiner e jo profesori, qe propaganda enveriane e kohes e beri meteor te shkences shqiptare

A THUA IA KA THENE NJERI PROF. GJINUSHIT ?!

Se nuk i perket politikes se re, per te cilen bertet, qe nga 2005 e kendej, kohe kur qeverise Dr.Berisha. Nuk mund te bejne politike te re ish ministrat e komunizmit. Ata duhen ndaluar me ligj te kandidojne per parlametin dhe lejen e krijimit te partive politike.
Nuk mund te beje poltike te re kryetari i nje partie fantazem, siē eshte PSD e Prof.Skenderit, qe numri i antarve te saj nuk behet, as sa i nje familje te madhe ne Shqiperi.
Nuk mund te behet politike e re nga nje deputet me mandate te falura per 17 vjet rresht.
Prof. Skenderi nuk ka arrite te fitoje nje here drejt per drejt ne nje zone elektorale, por gjithmone, me pazare banale e perfitime te ndyra, qe i kane hedhur partite e medha, per te zene nje karrige ne parlament.
Nuk mund te beje politike e, aq me shume te re Gjinushi, kur ne ēdo debat televizive, nuk i len radhe kuj te flasin. E, kur tjetri jep mendimin e tij, qe eshte ndryshe nga i tij, ose fyen, ose e ironizon.
Si mund te besohte nje politikan karriere si Gjinushi, me nje sjellje aq vulgare?
Ja per shembull: Gjinushi kujton se Dr. Berishen e fyen, duke iu drejtuar me emrin SALA, neper podiume dhe biseda televizive. Nuk e din i gjori, se me shume se askend, fyen veten.

Jo, Z. Gjinush! Keni shume dallime me njeri tjetrin!

Dr. Berisha eshte Kryetar i PDSH ,forces me te madhe politike ne vend, ndryshe nga Ju qe as gjithe pjestaret e fisit tend, nuk jane ne partine tuaj fantazem.
Dr. Berisha e ka fituar ēdo here mandatin e deputetit, i votuar direkt nga populli, ndryshe nga Ju qe s’keni qene i afte, se paku ta fitoni njehere te vetme ate te shkrete mandate, per t’i shtuar diēka reale CV tuaj.
Dr. Berisha nuk ka qene kurre udheheqes i bandave te armatosura, qe dogjen Shqiperine dhe as komandant i skafeve te vdekjes, siē u pergojojne dhe jeni i fiksuar ne kujtesen e shqiptarve.
Nuk e di, ne ua ka thene njeri, qe ne biseda TV-ve ka njefare rregulli.
Ne qofte se paraqitja juaj eshte shprehje e permbajtjes, vaj halli se ēfare politikani dhe profesori, mund t’i thoni vetes.
Nuk e di, ne ua ka thene njeri se, para se te jeni politikan dhe komandant i bandave, duhet te zoteroni normat elementare te edukates, aq me teper per postin e misnistrit te arsmit dhe kultures qe keni mbajtur ne komunizem.
NUK MUND TE KANDIDONI ME PER DEPUTET Z.SKENDER.
Shpesh here te kemi pare qe flisni per hapjen e dosjeve te ish sigurimit te shtetit komunist.
Ju jeni nje dosje e gjalle. Keni qene minister i kohes se regjimit komunist.Keni qene minister i diktatures komuniste dhe pikrisht minister i arsimit dhe kultures.
Minister i Arsimit kure bursat dhe te drejtat e studimit, djemve dhe vajzave shqiptare,per ne Universitete ua jepnit duke u bazuar ne te dhenat biografike te tyre dhe te familjes deri ne brezin e katert dhe jo ne rezultate te arritura ne mesime.
A thua e kujton ate kohe Prof.Skenderi? Nuk eshte shume larg.
Edhe n.q.s do ta kishin harruar ata breza nuk i leni ju,duke mbajtur ligjerata per politike te re Prof.Skenderi.
Ne raste se me te vertete e keni kuptuar dhe e ndjeni se ka ardhe koha qe ne Shqiperi te qverisin nje politike e re,JU DUHET TE LARGOHENI I PARI NGA NGA SKENA POLITIKE QE PO E MBANI PENG TASH 17 VJET SE BASHKU ME SHOKET TUAJ.
NJE ISH MINISTER KOMUNIST NUK KA VEND NE PARLAMENTIN SHQIPTAR.
Qe te lini rehat shpirtin tuaj dhe mos te ngacmoni me ndergjegjen e kombit me te shkuaren tuaj ne hirarkine komuniste,hiqni dore se ka ardhe koha.
Eshte momenti me i mire per tu marre vetem me MATEMATIKE.

SHBA,
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34541
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Per Ju Prof. Gjinushi :: Komentet

Drini

Mesazh Mon Dec 31, 2007 9:03 pm nga Drini

Ieresant. Ky njeri ose eshte shume i menēur ose eshte shume budalla, se nuk ka mundesi qe megjithese askush nuk e don ai prap se prap eshte i pranishem ne politike.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Jan 01, 2008 12:10 pm nga emigranti

Nuk eshte budalla por eshte ēakall.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Tue Jan 01, 2008 12:16 pm nga Drini

ēakalll pa kope, e megjithate shum i rrezikshem! cat

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Sun Jan 06, 2008 9:13 pm nga shqiptari

Gjinushi duhet te zhdiket nga politika shqiptare. Nesa ka njeri me negativ ne politiken shqiptare ai esht. Mir ja keni gjet nofken. Tamam ēakall.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Sun Jan 13, 2008 1:06 pm nga toni

ēfare mushkonje

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi