ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Precedenti Basha” kundėr Lulėzim Bashės

Shko poshtė

04012008

Mesazh 

“Precedenti Basha” kundėr Lulėzim Bashės Empty “Precedenti Basha” kundėr Lulėzim Bashės




“Precedenti Basha” kundėr Lulėzim Bashės
Nga Mero Baze
Opozita ka nisur njė fushatė tė qartė pėr tė denigruar Lulėzim Bashėn, pėr shkak se ai nuk e shoqėroi heqjen e imunitetit tė tij me dorėheqjen nga ministėr i Jashtėm pas akuzave tė ngritura nga prokuroria. Fushata ėshtė fokusuar lehtėsisht te fakti qė ministri ynė i Jashtėm sa herė qė do t’i japė dorėn ndonjė kolegu tė vet nė Evropė apo SHBA, pėr njė tė dhjetėn e sekondės do t’i kujtojė atij se ka pėrpara njė ministėr qė po hetohet pėr korrupsion. Kjo natyrisht krijon njė problem tė fortė pėr perceptimin e imazhit tė qeverisė shqiptare. Nga ana tjetėr, opozita po pėrdor faktin qė ish-ministri i Drejtėsisė, Ilir Rusmali, dha dorėheqjen pėr njė kurth tė ngritur nga vetė mekanizmat e pushtetit pėr ta eliminuar politikisht. Edhe pse ishte tėrėsisht jashtė pėrgjegjėsisė sė tij, siē e provoi dhe prokuroria, Rusmali dha dorėheqjen dhe shprehu gatishmėri pėr t’u hetuar nga kryeministri dhe prokuroria. Tashmė, prokuroria ka njoftuar pėrmes shtypit se i ka mbyllur hetimet dhe nuk gjen vepėr penale, dhe ish-ministri ėshtė thjesht njė deputet qė vlerėsohet nga tė gjitha palėt. Ky kontrast i thellė mes pasojave qė pati Rusmali nga njė akuzė e ngritur nė formė kurthi nė rrugė dhe pasojave qė ka Basha nga njė akuzė e ngritur politikisht prej prokurorisė, natyrisht janė njė element i fortė nė duart e opozitės pėr luftė politike.

Por problemi ėshtė mė i thellė se kaq. Nė gjithė kėtė histori unė besoj te pafajėsia e Lulėzim Bashės si ministėr Transporti, jo vetėm pse kėsaj historie i ka dalė vetė zot kryeministri Sali Berisha, por dhe pėr faktin qė, edhe nėse kemi tė bėjmė me ndonjė dėm tė mundshėm ekonomik pėr shkak tė emergjencės politike, me tė cilėn duhet tė ndėrtohej kjo rrugė, kurrsesi nuk kemi tė bėjmė me njė korrupsion nė formė pėrvetėsimi fondesh.

Ajo qė unė kuptoj nė gjithė kėtė histori, ėshtė qėndrimi i Lulėzim Bashės si politikan. Si nė rastin e hezitimit pėr tė shkuar nė prokurorinė e Dhori Sollakut, dhe nė rastin konkret ai po demonizohet pėr njė vendim qė nuk po e merr vetė, por po ia dikton kryeministri Sali Berisha. Nė njė mbledhje tė grupit parlamentar nė mesnatėn qė po i hiqej imuniteti Lulėzim Bashės, kryeministri Sali Berisha ka sqaruar deputetėt e tė gjitha grupeve tė shumicės se Lulėzim Basha paska dashur tė shkojė te Dhori Sollaku, por ai nuk e ka lejuar. Me kėtė rast, kryeministri kishte derdhur dhe njė lumė tė sharash pėr njė artikull timin, nė tė cilin shprehja keqardhjen qė Lulėzim Basha nuk i ishte pėrgjigjur politikisht provokimit politik tė Dhori Sollakut. Tashmė, Lulėzim Basha ėshtė pa imunitet dhe pas ca kohėsh shpresoj se do tė jetė i pastruar nga akuza, por ėshtė tepėr i dėmtuar moralisht prej opinionit nė pėrgjithėsi. Jam mė se i sigurt nė luajalitetin e tij ndaj kryeministrit, siē jam i sigurt qė pas ca kohėsh kryeministri do tė shpjegojė sėrish nė ndonjė mbledhje grupi parlamentar ose nė ‘TV Klan’, qė Lulėzim Basha i ka kėrkuar tė japė dorėheqjen, por ai nuk e ka lėnė. E gjithė kjo histori nė fakt zhduk ēdo detaj tė ndonjė identiteti politik tė Lulėzim Bashės dhe e bėn atė njė produkt fund e krye tė ideve, vizioneve dhe perceptimeve tė kryeministrit Sali Berisha. Pas disa muajsh, ndoshta dhe ndonjė viti, ne mund tė kemi njė njoftim qė Lulėzim Basha ėshtė i pafajshėm, por nuk do tė kemi mė njė Lulėzim Basha politikan, pasi do tė na duhet tė presim sesi e vlerėson kryeministri Sali Berisha kėtė lajm, qė tė japim mendimin tonė pėr Lulėzim Bashėn. Ky njeri tani nuk rrezaton mė asnjė individualitet politik, asnjė ide tė vetėn dhe asnjė grimė guximi politik pėr tė vendosur pėr fatin e tij. Ky ėshtė njė manekin prej dylli, tė cilit mund t’i ndryshosh dhe buzėqeshjen, nėse kjo vendoset pa debat nė mbledhjen e kryesisė sė PD. Politika e jashtme e Shqipėrisė nuk vlen pėr asgjė tjetėr, veēse pėr tė rrezatuar suksesin e politikės sė brendshme nė botė. Janė pak ekzagjerime ato qė lidhin imazhin e ministrit Basha pa imunitet me ēėshtjen e Kosovės. E tmerrshme nuk ėshtė qė ne tani pėrfaqėsohemi nė botė nga njė ministėr pa imunitet pėr shkak tė akuzave pėr korrupsion, por nga njė ministėr qė nuk ka leje tė japė dorėheqjen. Ky ėshtė njė mesazh konfuz pėr botėn perėndimore. Kjo i jep fund shpresave tė dy viteve mė parė, se nė PD po vijnė njerėz me individualitet, tė cilėt do tė dijnė tė ndryshojnė atė qė kundėrshtarėt e vizatonin si njeri autoritar. Dhe pėr kėtė kemi tė drejtė t’i kėrkojmė tė gjithė nga pak llogari. Jo pse ėshtė vėrtet i korruptuar. Jo pse nuk besojmė te pafajėsia e tij, por te fakti zhgėnjyes qė ai po asfiksohet nga dashuria e tepėrt e kryeministrit pėr tė, qė i ngjan paksa kompleksit qė i kap prindėrit qė birėsojnė fėmijė nė moshė tė madhe. Tė gjithė shpresojmė se pas njėfarė kohe mund tė flitet pėr njė ministėr tė pastruar nga akuza pėr korrupsion, por rreziku ėshtė se mund tė kemi njė Lulėzim Basha, pėr tė cilin nuk ia vlen tė flitet fare.
shqiptari
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 29935
Registration date : 04/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi