ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipėria nė dokumentat e Stasit

Shko poshtė

04012008

Mesazh 

Shqipėria nė dokumentat e Stasit Empty Shqipėria nė dokumentat e Stasit




Shqipėria nė dokumentat e Stasit
Nga DW
“Deutsche Welle” shtroi pėr herė tė parė pyetjen "Ēfarė pėrmbajnė arkivat e ish-sigurimit gjermanolindor Shtazit (Staasi) pėr Shqipėrinė? Me kėtė pyetje kolegėt e redaksisė shqipe iu drejtuan arkivit nė Berlin. Nga dokumentat e mbledhura pėrgatitėn materialet nė vijim




Plane pėr zhvillimin e turizmit.




Nė arkivin e ish-Sigurimit tė Shtetit tė Ish-Republikės Demokratike Gjermane mund tė hysh si person privat dhe tė pyesėsh pėr pėrmbajten e dosjes tėnde, (nėse ekziston njė e tillė), mund tė hysh si historian me njė temė-ēėshtje tė caktuar, ose si punonjės i mediave.

Nga kėrkimi paraprak me pytjen ēfarė pėrmban arkivi pėr marrėdhėniet e jashtme RPSSH - RPGJ marrim nė dorė njė dosje me 600 faqe dokumenta?

Tė gjitha ato vijnė nga sektori X (dhjetė), sektori qė mbulon politikėn e jashtme tė ish RDGJ.

Dokumenti i parė, nė kohė relativisht mė i fundit daton me muajin tetor 1989 dhe ka titullin "Propozime pėr zhvillimin e turizmit nė RPSSH".

Propozimet janė pėrpiluar nga njė grup pune prej gjashtė vetėsh, dhe pėrpunuar nga Otto Arndt, punonjės nė ministrinė e transporteve. Propozimet i drejtohen Sekretariatit tė Komitetit Qėndror, Shokut Mielke, njėkohėsisht dhe ministėr i brendshėm.

Disa muaj mė parė, nė qershor tė tė njėjtit vit, Ministri i jashtėm gjerman i RDGJ, Oskar Fisher, kishte vizituar Shqipėrinė.

Kjo vizitė pėrbėnte kthesė nė marrėdhėniet bilaterale, qė siē shkruhet nė dokumenta kanė patur ulje dhe ngritje.

Propozimet e pėrpiluara nga njė grup gjermanolindorėsh qė kishin vizituar Shqipėrinė, nė bashkėpunim me "Albturizėm" vėrejnė se RPSSH ka kapacitet tė vogėl nė hotele dhe gastronomi. Prandaj vitin e parė, 1989 parashihet dėrgimi atje i 180 turistėve nga RDGJ, njė vit mė pas mė 1990 i 900 turistėve nė grupe deri 20 vetė, qė do tė qėndronin nė Shqipėri 10 deri 14 ditė. Turistėt nga Gjermania do i organizonte Zyra shtetėrore e udhėtimeve si dhe turizmi rinor.

"Turizmi me RPSSh zhvillohet sipas rregullave me tė cilat RDGJ zhvillon turizėm me vendet jo socialiste", thuhet nė dokumenta.

Qeveria shqiptare kishte refuzuar kategorikisht ngritjen e turizmit masiv, prandaj nė vitet nė vijim pritej rritje e turizmit prej dhjetė pėrqind nė vit. 20 mijė turistė tė huaj vizitonin nė atė kohė Shqipėrinė, kryesisht nga vendet kapitaliste, shkruajnė dokumentat. Ata vinin kryesisht nga Europa perėndimore, por edhe Amerika Latine, Kanadaja, Australia. Tė ndaluar tė hynin nė Shqipėri e kishin amerikanėt, koreanojugorėt, turistėt nga Izraeli, Afrika e Jugut, Bashkimi Sovjetik.

Funksionarėt e lartė tė RDGJ i kanė marrė seriozisht planet pėr zhvillimin e turizmit nė Shqipėri dhe kjo duket nė vajtje ardhjen e shpeshtė tė dokumentave midis Sekretariatit tė Komitetit Qėndror, ministrisė sė transporteve, ministrisė sė brendshme.

Propozimet pėr zhvillimin e turizmit gjermanolindor nė Shqipėri parashohin fillimin menjėherė, qė nė tremujorin e katėrt tė vitit 1989.

Nė favor tė bashkėpunimit nė fushėn e turizmit flet klima, udhėtime mund tė zhvillohen gjatė gjithė vitit, banjo mund tė zhvillohen vetėm nga muaji maj deri nė muajin nėntor.

RPSSH vizitohet ēdo vit nga 20 mijė turistė, qė vijnė nga 25 vende kryesisht tė Europės perėndimore.

Dėrgimi i turistėve shqiptarė nė vende tė tjera nuk parashikohet, prandaj pėrjashtohet mundėsia e kėmbimeve reciproke (financiare). Pagesat rregullohen tė bėhen me rubėl. Pala shqiptare jep ēmimin e kėmbimit.

Nė interes tė kėtij bashkėpunimi parashihet pėrmirėsimi i fluturimeve ajrore berlin- tirana me Interflugun ose me planet e fluturimit tė disa vendeve tė tjera.

Pėr zhvillimin e turizmit me RPSSH, RDGJ vė nė dispozicion menjėherė 1,5 milionė marka. Planet turistike tregojnė se planet po thureshin tė pėrjetshme, megjithėse "bota ishte nė lėvizje tė mėdha dhe nė eufori tė madhe", siē citohet nga dokumentat tė ketė thėnė Ramiz Alia nė bisedėn me Ministrin e jashtėm nė muajin qershor.

Njė delegacion qė kishte vizituar po atė vit Shqipėrinė pėr tė parė nė vend mundėsitė e zhvillimit tė turizmit shkruante "Hotelet bazė pėr turistėt e huaj i pėrgjigjen kėrkesave tė turistėve tanė. Kėto hotele kanė krevate dyshe me wc (dush ose vaskė). Dhomat janė mobiluar pėr tģ shėrbyer qėllimit, pjesėrisht nė mėnyrė tė ēuditshme, megjithatė janė tė pastra dhe funksionale. Ushqimi ėshtė i bollshėm dhe megjithėse pėrdoret kuzhina tipike shqiptare, i pėrshtatet shijeve tona."

Njė dokument tjetėr i pėrkthyer nė gjermanisht ėshtė dokument i zyrės pėr kujdesin ndaj trupit diplomatik tė ndodhur nė Shqipėri. Dokumenti thotė se Kėshilli i Ministriave i RPSSH kishte vendosur qė vlera e prodhimeve ushqimore qė nxirrej nga Shqipėria si miell e produkte tė tij, mish e produkte dhe vajra bimore e shtazore, oriz, fasule e kafe e sheqer e produkte te tij si dhe djathė, nuk duhet ta kalonte 100 lekshin.

Koha ishte me shumė vėshtirėsi ekonomike pėr Shqipėrinė. Prej disa vitesh komunistėt shqiptarė kėrkonin partnerė ekonomikė nė disa vende. "Me forcat e veta" kishte kohė qė nuk funksiononte. Me ftohjen e marrėdhėnieve me Kinėn kishte patur pėrpjekje afrimi me Italinė (1983), Gjermaninė perėndimore (Genscher kishte vizituar po atė vit Shqipėrinė), Hungarinė 1987. Tė gjitha kėto sipas dokumentave tė kėtushme.

Kėto janė mbase kuriozitete historike, por mund tė jenė edhe studime, vlerėn e tė cilave mund ta shfrytėzojnė institucionet. Nga Shqiperia kėrkush nuk ka treguar interes pėr tė hedhur njė sy nė arkivin e ish Republikės Demokratike Gjermane. Por njė institucion gjerman ka parė atje planet pėr zhvillimin e turizmit nė Shqipėri pėr tė marrė prej tyre vetėm atė qė qė i hyn nė punė.




Ēfarė kanė shkruar "spiunėt"?




Shqiptarėt i kanė quajtur spiunė. Shtazi, i quante bashkėpunėtorė jozyrtarė. Njė i tillė, me pseudonimin "Sarkazma" ka vizituar pėr disa ditė Shqipėrinė nė shkurt tė vitit 1980, i bashkangjitur nė njė delegacion tė fabrikės sė cigareve Tabak- Kontores Drezden. Delegacioni vizitonte Shqipėrinė pėr tė biseduar pėr importimin e duhanit.

Dy javė pasi ėshtė kthyer nga Shqipėria, "Sarkazma" ėshtė vizituar nė shtėpinė e tij nga Kapiteni Müller, njė punonjės i ministrisė sė brendshme. Ai ka raportuar nga ora 8 deri nė dhjetė tė mbremjes dy orė rresht ēfarė ka parė dhe dėgjuar nė Shqipėri. Ja pjesė nga raporti: "Duhet thėnė ėshtė se pala shqiptare prezantoi fillimisht njė lloj tjetėr duhani, me kualitet mė tė dobėt dhe me ēmim mė tė lartė. Bisedimet u rėnduan dhe rrezikonin madje tė ndėrpriteshin. Por synimi ekonomik u arrit.

Gjatė udhėtimit, u pa se qytetarėt shqiptarė, partnerėt e bisedimeve, personeli i hoteleve ose qytetarėt e tjerė i largoheshin ēdo lloj diskutimi pėr ēėshtje politike, ose pėr gjendjen sociale nė Shqipėri.

Gjendja sociale vlerėsohet nė varfėri tė papėrshkrueshme. Sarkazma ka patur mundėsinė tė vizitojė disa shtėpi, ku ka parė kushte primitive jetese. Mundėsitė pėr tė blerė janė shumė tė kufizuara, madje edhe nė Tiranė. Nė dyqane ka vetėm gjėra primitive. Rrugėt gjatė ditės janė thuajse bosh, vetėm mbrėmjeve nga ora 18:00 deri nė odėr 20 qytetarėt dalin nė rrugė dhe sheshe, dhe pas kėsaj ore qyteti zbrazet sėrish.

Gjatė njė udhėtimi me makinė delegacioni ka qenė nėn vėzhgim tė vazhdueshėm. Kur gjatė njė pushimi tė shkurtėr "Sarkazma" ka bėrė disa fotografi, kalimtarėt i kanė thėnė se fotografimi ndalohet. Tabela pėr tė treguar kėtė nuk ka. Kur ka qėndruar i mrekulluar pėr tė parė pėrreth, Sarkazma ka parė disa pozicione artilerie. Pozicione tė tilla ka parė edhe nė zona tė tjera. Nė tė gjitha qytetet e vizituara, pas gati ēdo shtėpie ėshtė duke u ndėrtuar njė bunker, nėse nuk ekziston njė i tillė. Bunkerėt pėrbėhen nga pjesė gjysmė tė rrumbullakta betoni, qė sillen tė gatshme dhe maskohen me dhe dhe bar. Bunkerėt janė jashtėzakonisht primitivė. Shumė shumė, thotė "Sarkazma", ato mund tė tė mbrojnė nga shiu dhe ēdo familje i ngre ato vetė. "Sarkazma" ka kėrkuar hyjė nė njė bunker, por kjo i ėshtė ndaluar kategorikisht. Nė Tiranė ai ka parė se ambasada kineze ruhet shumė mirė dhe se kėrkush nuk i afrohet asaj mė shumė se 20 ose 30 metra.

Kėtu merr fund raporti pėr Shqipėrinė. Sarkazma vazhdon me tregimet pėr anėtarėt e tjerė tė delegacionit qė ka vizituar Shqipėrinė. Njėri prej tyre ka dėshiruar tė vizitojė Gjermaninė perėndimore, pėr tė blerė njė fustan dhe njė magnetofon pėr vajzėn. Pėr tė mundėsuar kėtė ai ka kėrkuar ndihmėn e "Sarkazmės".




Stasit i kanė interesuar albanologėt




Ish sigurimi gjermanolindor ka treguar interes pėr Kongresin e gjuhės shqipe tė zhvilluar mė 7 dhe 8 dhjetor 1984 nė Tiranė.

Sipas dokumentave qė ndodhen nė arkiva, Stasit nuk i ka interesuar pėrmbajtja dhe qėllimi i kongresit, por vetėm pjesėmarrėsit nė tė, njė pjesė e tė cilėve ishin albanologė tė shquar qė vinin nga Gjermania lindore ose ajo perėndimore.

Sipas dokumentit 22854, tė sektorit qė merrej me kundėrspiunazhin nė ministrinė e sigurimit tė RDGJ, major Ditrich ka marrė raportin mbi kongresin e gjuhės nga bashkėpunėtori me pseudonimin "doktor".

Bashkėpunėtori ka qenė njė GMS, qė do tė thotė se ka qenė bashkėpunėtor shoqėror i sigurimit, njė lloj i veēantė e bashkėpunėtori jozyrtar, tė cilėt kanė filluar tė regjistrohen pas vitit 1968.

Dokumenti quhet –Kongresi pėr problemet e gjuhės shqipe, mė 7 dhe 8 dhjetor 1984 nė Tiranė. Nė tė shkruhet: Shėrbimit tonė i ėshtė bėrė jozyrtarisht e ditur se Kongresi zhvillohet nėn kujdesin e gruas sė Enver Hoxhės dhe duhet tė gjejė pasqyrim tė zgjeruar nė shtypin shqiptar.

Nė Kongres, i cili kishte nė rend tė ditės ēėshtje tė transformimit tė gjuhės, ortografisė dhe gramatikės, merrnin pjesė 300 shqiptarė. Ata ishin pėrveēse gjuhėtarė tė Akademisė sė shkencave dhe Universitetit tė Tiranės edhe njerėz tė kulturės dhe shkencės. Pėrveē tyre nė Kongres merrnin pjesė edhe Dr. Köteritz (Dr. Kėteric), gjuhėtar krahasues nga Gjermania perėndimore. Nga Gjermania perėndimore ishte ftuar edhe njė albanolog tjetėr, i cili nuk erdhi nė Kongres. Po ashtu pjesė merrte njė albanolog nga Suedia, katėr italianė (ndėr tė cilėt njė farė Dr. Alti Mari), njė francez dhe njė greke (me origjinė shqiptare). I ftuar po ashtu ishte njė shkencėtar jugosllav, i cili pėr arsye qė nuk dihen nuk morri pjesė nė Kongres.

Gjuhėtarė bullgarė nuk u ftuan. Njė diplomat i ambasadės bullgare nė Tiranė tregoi pakėnaqėsi tė madhe sepse Republika Popullore e Bullgarisė ėshtė pėrpjekur kohėt e fundi pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve me Shqipėrinė.

Nė Kongres morrėn fjalėn katėr shkencėtarė tė huaj: Dr. Kėteric, Dr. Alti Mari, njė gjuhėtar nga RDGJ dhe njė francez. Mė pas raporti tregon pėr ēfarė ėshtė folur nėpėr korridore. Pėr shembull nė njė nga pasazhet lexohet: "Prof. Ryda nga Akademia shqiptare e shkencave, mė tha se Prof. Irmscher (Irmsher) nga Akademia e shkencave tė Gjermanisė lindore (RDGJ) do tė marrė sė shpejti njė ftesė pėr tė marrė pjesė nė njė kolegium gjuhe nė Tiranė. Tema nuk ėshtė bėrė e njohur. Ryda mė tha po ashtu se Akademia e Shkencave tė Gjermanisė lindore ėshtė e gatshme tė ndihmojė Akademinė Shqiptare tė Shkencave (ASHSH) pėr pėrpunimin e njė gramatike pėr mėsimin e gjuhės shqipe. ASHSH ėshtė ēdo kohė e gatshme tė konsultohet.

Mė pas shkruhet: Nė njė diskutim me njė farė Prof. Buda (mbase nga Akademia Shqiptare e Shkencave) u bė e njohur se Shqipėria ka bėrė plane pėr tė zgjeruar mėsimin e gjuhės gjermane. Gjermanishtja do tė futet si gjuhė e huaj nė shkolla. Jozyrtarisht thuhet se Shqipėria do t`i drejtohet Gjermanisė perėndimore (RFGJ) nėse nuk merr ndihmėn e duhur nga Gjermania lindore.

Gjuhėtari nga Gjermania perėndimore, Dr. Kėteric i ka thėnė palės shqiptare se nėse marrėdhėniet diplomatike midis dy vendeve fqinje rifillojnė, atėherė do tė kishte qenė mirė sikur postin e Ambasadorit ta merrte Albanologu Dr. Schmid, nga Universiteti i Freiburgut, meqenėse ai zotėron mirė gjuhėn shqipe.

Njė rol tė veēantė, shkruhet nė raport, pėr parapėrgatitjen e marrėdhėnieve diplomatike midis RPSSH dhe RDGJ (Gjermanisė perėndimore) ka luajtur njė farė Prof. Knoblauch (Knoblau), i cili ėshtė me prejardhje nga Gjermania lindore, por aktualisht ka dy nėnshtetėsi atė gjermanoperėndimore dhe atė austriake. Ai duhet tė ketė bėrė punė tė madhe pėr ngritjen e turizmit nė Shqipėri. Dr. Köteric tha po ashtu se Kongresi tregon se Shqipėria nė njė farė mase ėshtė e gatshme tė hapet ndaj vendeve tė tjera.

Jozyrtarisht u tha se mikpritja ishte shumė e madhe. Pjesėmarrėsit e Kongresit mund tė porosisnin nė hotel ēfarė tė donin dhe pagesa i kalonte palės shqiptare. Pėrveē kėsaj, ditėn e fundit tė Kongresit pjesėmarrėsit, tė paktėn ata qė vinin nga jashtė, morrėn 100 lekė.

Raporti pėrfundon me "burimi duhet ruajtur patjetėr".
shqiptari
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 29935
Registration date : 04/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Shqipėria nė dokumentat e Stasit :: Komentet

shqiptari

Mesazh Fri Jan 04, 2008 3:53 pm nga shqiptari

Librat e Enverit kanė pėrfunduar nė sirtarėt e Stasi-t




Ambasada shqiptare nė RDGJ, ėshtė marrė nė vitet '80 me shpėrndarjen e materialeve propagandistike nė Gjermani. Nė shumė raste materialet propagandistike qė vinin nga Shqipėria pėrfundonin nė duart e Stasi-t.

Ambasada shqiptare ėshtė marrė edhe me mbledhjen e informacioneve nė rrugė jozyrtare. Kėtė e tregon njė dokument qė gjendet sot nė arkivat e Stasi-t. Dokumenti me nr. 22854 ėshtė shkruar nga Kapiteni Becker, i cili ka hedhur nė letėr ato ēka i ka treguar IMB me pseudonimin "Runge" (bashkėpunėtor jozyrtar pėr pėrpunimin e personave tė dyshuar si armiq). Dokumenti qė mban datėn 6 shkurt 1985 tregon se "Runge" ka raportuar se ambasadori i ambasadės sė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė nė Republikėn Demokratike Gjermane ka treguar interes tė madh pėr marrjen e informacioneve mbi aktivitetet e anėtarėve tė Byrosė Politike tė SED (Unionit Socialist Gjerman- Partia nė pushtet) tė cilat nuk publikohen nė shtyp. Po ashtu ai ka kėrkuar qė pėr marrjen e informacioneve tė tilla tė pėrdoren edhe rrethet e miqve. Burimit i ėshtė kėrkuar po ashtu tė pėrpunojė informata pėr rolin dhe pozicionimin e kishės nė RDGJ dhe pėr temėn e "Kisha si mbulesė pėr grupe tė ndryshme opozitare". Kėto informacione ai duhet t`ja dorėzojė ambasadorit shqiptar deri nė shkurt tė 1985-ės.

Njė dokument tjetėr ėshtė shkruar po ashtu nga kapiteni Becker, por ai pėrmban informata tė dhėna nga IMS me pseudinimin "Pit" (bashkėpunėtor jozyrtar pėr sigurimin e objekteve). Nė tė thuhet se "nga njė burimi besueshėm u mėsua se gjatė njė bisede me njė diplomat shqiptar nė ambasadėn e RPSSH nė RDGJ (Gjermania lindore) ėshtė treguar interesim pėr kėto informacione: si punon SED? ēfarė detyrash kryejnė drejtuesit e rretheve dhe qarqeve tė SED pėr pėrmirėsimin e kushteve tė punės dhe organizimit tė saj, ēfarė pengesash shfaqen nė arritjen e rendimenteve nė ndėrmarrje dhe si ndikon partia pėr mėnjanimin e tyre, ēfare roli luajnė partitė e bllokut, a kanė ata komitete nėpėr ndėrmarrje? Mė tej janė bėrė pyetje pėr marrėdhėniet midis RDGJ dhe RFGJ. Diplomati shqiptar ka shprehur mendimin se pėr udhėheqjen shqiptare ēėshtja gjermane ėshtė e mbyllur.

Qė ministria e sigurimit tė shtetit, Stas-i ka mbajtur shumė mirė evidenca pėr aktivitetet jodiplomatike tė diplomatėve shqiptarė nė RDGj e tregon edhe njė dokument tjetėr i datės 30 tetor 1980. Ai bėn fjalė pėr shpėrndarjen e materialeve politike propogandistike. Nė datėn 25 tetor punonjėsi drejtues i ambasadės sė RPS tė Shqipėrisė nė RD Gjermane i shoqėruar nga shoferi dhe gruaja e tij kanė vizituar njė nga bashkėpunėtorėt tanė nė shtėpinė e tij. Vizita nuk ka qenė e paralajmėruar dhe ėshtė zhvilluar nė orėt e para tė mbrėmjes. Gjatė vizitės personi...i ambasadės i ka dhėnė bashkėpunėtorit tonė veprėn mė tė fundit tė kryetarit tė PPSH, Enver Hoxha drejtuar kundėr Bashkimit Sovjetik dhe bashkimit tė vendeve socialiste, "Hrushovianėt", Kujtime, botuar nga Instituti i Studimeve Marksiste Leniniste, nė shtėpinė botuese "8 nėntori" Tiranė 1980, pėr ta studiuar vetė dhe pėr ta shpėrndarė mes qytetarėve tė RDGJ dhe Bashkimit Sovjetik si dhe pjesėtarėve tė Ushtrisė sovjetike nė zonėn e Kotbusit. Kėshtu ai ka marrė 17 exemplarė nė gjuhėn gjermane dhe 15 exemplarė nė gjuhėn ruse. Njėkohėsisht ai ka marrė revistėn "Shqipėria e re" numrin 3- tė i vitit 80 nė gjuhėn ruse dhe gjermane (nga 10 ekzemplarė pėr secilin). Punonjėsi i ambasadės ka paralajmėruar se do tė sjellė ekzemplarė tė tjerė tė "Hrushovianė-ve" nė gjuhėn franceze dhe atė spanjolle pėr tja shpėrndarė ato qytetarėve tė huaj, pėr shembull atyre algjerianė. Nga biseda me bashkėpunėtorin tonė diplomati donte tė merrte informacione se si kanė reflektuar qytetarėt e RD Gjermane ndaj ngjarjeve tė Polonisė. Thėniet e bashkėpunutoėrit tonė se shumė punėtorė janė bėrė agresivė dhe kritikė, u pranuan nga diplomati. Ai vetė pėrfaqėson mendimin zyrtar tė PPSH sipas tė cilės revoltat nė Rep.Pop. Polonisė kanė shumė "pėrmbajtje pozitive" por ato keqpėrdoren nga fuqitė imperialiste pėr qėllimet e tyre agresive.

Diplomati u vu nė dijeni nga punonjėsi ynė se anėtarėt e KPD- Partisė Komuniste Gjermane kanė nxjerrė njė urdhėresė qė tė kufizojnė vizitat nė ambasadėn e RPSSH pėr tė shmangur rėnien nė sy tė organeve tė sigurimit tė DDR.

Dokumenti shoqėrohet nga njė tjetėr qė tregon pėr masat e marra menjeherė:

- bashkėpunėtorit tonė i merren materialet e dhėna,

- nė bashkėpunim dhe koordinim me Kotbusin, Sektorin II (Hauptverwaltung Aufklärung) do tė merren masa tė fshehura qė tė mėnjanojnė shpėrndarjen e revistave,

vlerėsimin analitik tė librit "Hrushovianėt",

- dorėzimin e informacioneve tek shoku ministėr.





Tė dėgjoje Radio Tiranėn, tė kushtonte lirinė




Nė vitet shtatėdhjetė Radio Tirana transmetonte dy herė nė javė programe nė gjuhėn gjermane, pėr tė shpėrndarė idetė e komunizmit shqiptar. Ēfarė ndodhte me ata qė dėgjonin Radio Tiranėn nė Gjermaninė lindore?

Tė dashur dėgjues tė Radio Tiranės,

Ju falenderojmė pėrzemėrsisht pėr letrat tuaja. Ne jemi tė interesuar tė marrim lajme se dėgjohemi. Ju lutem, vazhdoni tė dėgjoni programet tona dhe tė na informoni cilat materiale ju interesojnė mė shumė. Na shkruani ju lutem edhe nėse keni vėrejtje pėr emisionet tona. Edhe njė herė ju faleminderit,

Me pėrshėndetje tė pėrzemėrta

Radio Tirana,

Njė letėr tė tillė Radio Tirana ja dėrgonte maj tė vitit 1975 njė dėgjuesi, banor tė RDGJ (ish Gjermanisė lindore). Pėr fat tė keq kjo letėr nuk ka mbėrritur kurrė tek dėgjuesi, sepse ka rėnė nė duart e sigurimit tė shtetit gjermanolindor, Stasi-t. Stasi survejonte prej kohėsh qytetarėt qė dėgjonin Radio Tiranėn ose merrnin materiale propagandistike nga Shqipėria.

Sot dokumenti mban numrin 19933 dhe ndodhet nė arkivat e Stasi-t. Sė bashku me dy dokumenta tė tjera qė tregojnė ēfarė ka ndodhur me dy banorė tė RDGJ (Gjermanisė lindore) qė dėgjonin Radio Tiranėn.

Dokumenti me numėr 15137, i Sektorit qėndror tė ministrisė sė sigurimit (MfS), Sektori qėndror, IX, ka tė bėjė me

"Straftaten gegen die staatliche und öffentliche Ordnung"

Personi: ...X... geboren am 1953 nė Magdeburg, Dreher, VEB SKL Magdeburg,

wohnhaft: Magdeburg,

Ermittlungsverfahren ohne Haft eingeleitet am 28 Aprill 1981

sipas paragrafit 220 (1) StGB

Bearbeitung durch BV Magdeburg

OV der Abt. XX der BV Magdeburg

Dokumenti na njeh me njė proces gjyqėsor, tė zhvilluar mė 28 prill 1981 kundėr njė njeriu qė kish lindur nė vitin 1953 nė Magdeburg, me profesion axhustator. Ai nuk ėshtė dėnuar, por vetėm hetuar nėn akuzėn se:

I akuzuari X, dėgjon qė prej 10 vjetėsh me kėmbėngulje, programet nė gjuhėn gjermane tė Radio Tiranės, dhe identifikohet gjithnjė e mė shumė me pėrmbajtjen e kėtyre programeve, tė cilat drejtohen kundėr shteteve socialiste. X-i ka vizituar pėr herė tė parė ambasadėn shqiptare nė kryeqytetin e DDR (RDGJ) nė vitin 1977 dhe qė prej atėherė e deri tani ka qenė 24 herė gjithsej nė kėtė ambasadė, ku ka marrė materiale tė bollshme agjitative dhe propagandistike.

Nė nėntor tė 1978 ai u njoh nė ambasadėn shqiptare nė Berlin me njė person nga Berlini perėndimor, le ta quajmė "Y", i cili ndodhej po ashtu nė ambasadė. Ai ėshtė takuar me tė tri herė njėra pas tjetrės nė Berlin dhe Magdeburg. Nėpėrmjet "Y-it" i akuzuari u njoh nė vitin 1979 me njė qytetare tė Gjermanisė perėndimore me emrin, le ta quajmė "Z...", me tė cilėn pati dy takime personale nė Magdeburg. Tė dy personat i mbushėn mendjen X-it pėr ēėshtjen e Partisė Komuniste Gjemane e reformuar, krahu marksist leninist (KPD/ML) dhe i kėrkuan qė tė merrte pjesė nė aktivitetet qė zhvilloheshin nė Gjermaninė lindore pėr publikimin e materialeve tė kėsaj partie.

Duke ju pėrgjigjur kėtyre kėrkesave i akuzuari ka shpėrndarė nga vera e vitit 1978 deri nė verė tė 1980-ės numrat e marra me postė tė gazetės "Roter Morgen- Mėngjesi i kuq" duke ja dėrguar ato tė adresuarve nė Magdeburg, Karl Marx Stadt, Rostock dhe Gera si dhe nė UdSSR dhe Kubė. Adresat ku duhet t'i dėrgonte i ka nxjerrė nga gazetat dhe revistat gjermanolindore. Nė postėn qė dėrgonte ai vendoste pjesėrisht materiale propagandistike shqiptare.

Meqenėse i akuzuari qė prej verės sė vitit 1980 pėr arsye qė ai vetė nuk i di, nuk ka marrė mė materiale, ka filluar tė shkruajė me makinė shkrimi shkrimet e vetat, nė tė cilat ka sharė marrėdhėniet shoqėrore nė Gjermaninė londore. Duke patur si qėllim tė fitojė sa mė shumė simpatizantė pėr Partinė Komuniste gjermane tė Reformuar "KPD/ML", ai ka zhvilluar qė nga viti 1978 biseda me njerėz tė fisit dhe kolegė pune, tė cilėt nuk i kanė pranuar thėniet e tij. Gjatė kontrollit tė shtėpisė, X ju gjetėn njė seri shkrimesh sharėse.

Edhe njė shtėpi ėshtė kontrolluar. Nė tė janė gjetur letra tė shkruara pėr tu nisur drejt Radio Tiranės. Gjatė kontrollit tė kėsaj shtėpie janė gjetur po ashtu kopje tė emisioneve tė kėsaj radioje. Kėto na i tregon njė tjetėr nė tė cilin bėhet fjalė pėr hetimet qė janė kryer kundėr njė personi tė karakterizuar nga Stasi si brutal.

Straftaten gegen die Persönlichkeit.

Personi X... geb am .... 1944 , Kommunikationswesen, Fernschreibermechaniker, Deutsche Post, Fernmeldeamt, Karl Marx Stadt, Wohnhaft Karl Marx Stadt

Festgenommen am 10.11.1978

Ermittlungsverfahren eingeleitet gemäs § 130 StGB Bearbeitung durch BV Karl Marx Stadt

Hinweise aus der Bevölkerung und OV d. Abt XX

Dokumenti bėn fjalė pėr njė person le ta quajmė Zh, lindur nė Qytetin Karl Marx, me profesion morsist. Zh. ka vendosur nė vitin 1975 lidhje me Radio Tiranėn dhe ka dėrguar 30 letra nė kėtė radio. Letrat kanė patur pėrmbajtje pjesėrisht urrejtjenxitėse kundėr vendeve socialiste. Pėrmbajtja e letrave ėshtė identike me pikėpamjet politike tė Partisė Komuniste gjermane tė reformuar KPD/ML dhe me pėrmbajtjen e materialeve qė shpėrndahen nė Gjermaninė lindore nga ambasada shqiptare ajo dhe kineze. Personi ndodhet nėn hetim. Nėn hetim ka qenė edhe njė person tjetėr, le ta quajmė Xh, i cili ėshtė arrestuar mė 10.11. 1978. Nė njė dokument tė shkruar me dorė dhe jo makinė shkrimi lexojmė: "Im EV wurde bekannt das..... Anfang 1975 verbindungen zum albanischen Rundfunksenders "Radio Tirana" aufgenommen hat.

Sipas tė dhėnave tė veta, Zh ka dėgjuar rastėsisht nga fundi i 1974 dhe fillimi i 1975 njė program tė radio Tiranės dhe ka parė se tezat e pėrhapura kundėr zhvillimeve shoqėrore nė vendet socialiste pėrputhen me pikėpamjet e tij. Deri nė ditėn e arrestimit Zh. i ka dėrguar 75 letra Radio Tiranės nė tė cilat ka shprehur qėndrimin e tij idelogjiko -politik dhe ėshtė lutur pėr informacione mbi jetėn politike dhe shoqėrore nė Shqipėri.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Jan 04, 2008 8:41 pm nga trimi

Kurse ne Shqiperi politikanet lujne si macja me miun per punen e dosjeve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi