ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bode akuzon Berishėn si pasardhėsin komunist tė Ramiz Alisė

Shko poshtė

05012008

Mesazh 

Bode akuzon Berishėn si pasardhėsin komunist tė Ramiz Alisė Empty Bode akuzon Berishėn si pasardhėsin komunist tė Ramiz Alisė




Nga Kastriot Myftaraj


Ditėn e premte, i ftuari i parė nė emisionin «Deja’ vu» tė Mustafa Nanos nė Top Channel, ishte Ministri i Financave, Ridvan Bode. Nė kėtė emision tė orėve tė vona, jashtė audiencės top Ministri Bode mori kurajėn ta shigjetojė nė njė mėnyrė mjaft bizarre kryeministrin Berisha. Kur Mustafa Nano i paraqiti, sipas praktikės sė emisionit tė tij, njė fotografi nga protestat e dhjetorit 1990, dhe i shprehu pikėpamjen e tij se kishte pėrshtypjen sikur kjo lėvizje nuk qe dhe aq spontane, por e komanduar nga regjimi komunist, Ridvan Bode u shpreh se studentėt qenė tė sinqertė nė kėrkesat qė ata bėnin, pėr demokraci dhe pėr ta bėrė Shqipėrinė si Evropa. Bode vazhdoi duke thėnė se studentėt nuk u ngritėn qė Presidenti komunist tė zėvendėsohej nga njė tjetėr komunist. Kjo ishte njė goditje mjaft e hidhur pėr Berishėn, se Presidenti komunist, Ramiz Alia, u zėvendėsua nga njė tjetėr President komunist, Sali Berisha. Me kėtė Ridvan Bode u vu nė njė linjė me kritikat qė sot po ia bėn Berishės Spartak Ngjela. Ministri Bode duket se e ka kuptuar qė Berisha, pavarėsisht se shprehet se nuk do tė ketė ndryshime nė qeveri, ka planifikuar ta largojė nė ndryshimet e ardhshme nė qeveri dhe nė parti, nga dy postet qė mban, ato tė ministrit dhe tė sekretarit tė pėrgjithshėm. Ridvan Bode ėshtė Ministri i Financave qė ka qėndruar mė shumė nė post nė kohėn e tranzicionit, pas Anastas Angjelit, duke qenė se e ka mbajtur kėtė post edhe nė qeverisjen e parė tė PD, vėrtet pėr tetė muaj, nė 1996-1997, por ama nė njė periudhė kur u konsumua shumė, pėr shkak se atėherė qe boom-i dhe falimentimi i firmave rentiere piramidale, proces ky me tė cilin ai ishte drejtpėrdrejt i lidhur. Por jo mė pak ėshtė konsumuar Bode edhe gjatė kėtyre rreth dy viteve e gjysmė, qė ai ka qenė nė postin e Ministrit tė Financave, pas rikthimit tė PD nė pushtet, nė vitin 2005. Posti i Ministrit tė Financave ėshtė njė post ku ai qė e mban konsumohet shumė, siē ka ndodhur edhe me Boden edhe herėn e dytė qė e mori portofolin e financave, kur ka probleme tė mėdha me inflacionin, mbledhjen e tatimeve, doganat, borxhin, si dhe skemat nepotike dhe tė llojit tė kamariljes, nė poste-kyē nė tatime, dogana, nė kombinim me agjenci doganore tė caktuara tė njerėzve tė tij, etj. Prandaj PD, nė qeverisjen e saj tė parė, nė vitet 1992-1997, pati katėr ministra financash, Genc Ruli, Pirro Dishnica, Dylber Vrioni dhe Ridvan Bode. Edhe PS, gjatė tetė viteve tė qeverisjes sė saj, 1997-2005, pati tre ministra tė financave, Arben Malaj, Anastas Angjeli, Kastriot Islami, nga tė cilėt mė gjatė qėndroi nė post Anastas Angjeli, pėr 39 muaj, nė vitin 1991, dhe nė vitet 1998-2001. Ridvan Bode, qė tashmė ka qėndruar nė post pėr 36 muaj, dhe ende vazhdon tė qėndrojė, nė mars do ta thyejė rekordin e Anastas Angjelit, nė rast se do tė vazhdojė tė qėndrojė nė postin qė ka, gjė qė duket e vėshtirė. Ridvan Bode e kupton dhe vetė qė ėshtė konsumuar shumė dhe se ka ardhur koha tė largohet. Por duket se ai nuk ėshtė i pėrgatitur qė tė lėshojė portofolin e financave, qė ai e konsideron si portofolin e vet privat, prandaj filloi tė atakojė Berishėn. Ndoshta me kėtė ushqen ėndrrėn e marrė se do tė mund tė riciklohet nė politikė. A ndoshta kėrkon qė ta pėrdorė antiberishizmin si investim pėr tė mos u atakuar nga opozita nė tė ardhmen, siē kanė bėrė edhe tė tjerė para tij. Gjithsesi duket se Bode do tė ndjekė shembullin e Besnik Mustafajt, qė u bė oponent i Berishės me t’ u larguar nga posti i ministrit. Bode e kupton se nėse humb postin e ministrit shumė shpejt do tė humbė dhe postin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė PD, tė cilin e mban prej 10 vjetėsh. Kjo do tė thotė se Bode do tė largohet pėrfundimisht nga politika, duke mos u bėrė as deputet nė zgjedhjet e ardhshme. Tek ky rebelim i vonuar i Bodes ka diēka ironike. Kur Bode thotė se studentėt nuk u ngritėn nė dhjetor 1990 qė njė President komunist si Ramiz Alia, tė zėvendėsohet nga njė tjetėr President komunist, ai duhet tė pėrgjigjet dhe pėr atė se a donin studentėt e dhjetorit 1990 (flas pėr turmėn e sinqertė dhe jo pėr emisarėt e Ramiz Alisė qė shkuan gjoja si pėrfaqėsues tė studentėve), qė Shqipėria pas 17 vjetėsh, nė vitin 2007, tė kishte ministėr financash njė ekonomist agrar, qė kishte qenė shef plani nė njė kolkoz (kooperativė bujqėsore), ēfarė ishte Ridvan Bode? Dhe a do tė donin studentėt atėherė qė nė vitin 2007, njė ish-aparatēik kolkozi, si Bode, t’ u mbante leksione shqiptarėve nga pozita e ministrit tė financave pėr teoritė e Milton Friedman, autorit tė «Kapitalizmi dhe liria», siē bėri nė emisionin e Mustafa Nanos
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi