ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gudelj, 100 000 euro pėr stolin e Tiranės

Shko poshtė

22062008

Mesazh 

Gudelj, 100 000 euro pėr stolin e Tiranės Empty Gudelj, 100 000 euro pėr stolin e Tiranės




Gudelj, 100 000 euro pėr stolin e Tiranės
Bledar Kuka
Kroati qė donte tė bėhej prift, qė ishte aktor nė fėmijėri, lojtari mė i mirė i Evropianit tė tė rinjve mė 1979 dhe mik me Maradonėn nė Botėrorin e tė rinjve mė 1980, besohet tė afrohet tek bardheblutė. Mė 1981 u bė kapiteni mė i ri nė historinė e pėrfaqėsueses ish-jugosllave, ndėrsa mė 2001 fitoi si trajner medaljen e bronzit nė Evropianin U16 me Kroacinė e tij



TIRANĖ - Njė kandidat pėr prift dhe njė ish-futbollist qė nė rini tė vet u stėrvit nga babai i Zvonimir Bobanit, mund tė jetė trajneri i ri i Tiranės. Pas emrave tė Vjekosllav Lokicės, Matjazh Kekut del edhe ai i kroatit Ivan Gudelj, i mbiquajtur “polivalent” nė ish-Jugosllavi. Dikur mesfushor me tipare mė shumė mbrojtėse, Gudelj luajti mė 1980 nė kampionatin botėror tė tė rinjve pranė tė madhit Diego Maradona. Njė vit mė parė, mė 1979 nė Vjenė, ai u shpall lojtari mė i mirė i Kampionatit Evropian tė tė rinjve, ndėrsa nė moshėn 21-vjeēare u bė kapiten i pėrfaqėsueses sė Jugosllavisė.

Nė ligėn federale jugosllave debutoi nė moshėn 16-vjeēare, por ylli perėndoi shpejt, vetėm 26 vjeē, pėr shkak tė hepatitit B, si lojtar i Hajdukut tė Splitit.

Reali e Barcelona

Njė parakontratė me Bordonė nė Francė nuk arriti tė konkretizohej kurrė, por siē shkruan “Sllobodna Dalmacija”, Ivani pati ofertė edhe nga Reali i Madridit. “Do tė kishte qenė kulmi i karrierės tė kisha luajtur pėr klubin e mbretėrorėve”, - u shpreh Gudelj pėr gazetėn e Splitit. Ndėrsa nė njė intervistė pėr “Nacionalin” pohoi se “Reali e Barcelona u interesuan pėr mua, ashtu si klube tė mėdhenj italiane, por unė doja tė luaja nė Spanjė”. Njė tjetėr kulm ishte mė 1982, kur gazeta franceze “L’Ekip” e pėrfshiu nė 11-in mė tė mirė tė Botėrorit, ku shėnoi edhe golin e vetėm tė Jugosllavisė ndaj Spanjės.

Ndoshta Gudelj nuk ėshtė njė trajner i madh, por medalja e bronzit nė Kampionatin Europian me Kroacinė U16 nė Angli mė 2001 (nė ekip ishte Niko Kranjēar) flet mjaft. Drejtoi skuadra jo shumė tė njohura si Uskoku (e ngjiti nė kategorinė e parė), Zadarin, Dubrovnikun dhe Forvertsin e Shtajrit nė Austri para se tė bėhej trajner i skuadrės sė tij tė zemrės, Hajdukut mė 2005-2006. Djaloshi donte tė bėhej prift nė vegjėli dhe si fėmijė mori pjesė nė serialin televiziv “Prosjaci i sinovi” (Lypėsit dhe fėmijėt). “Kėndova nė kor bashkė me disa fėmijė tė tjerė, por kėnduam kaq keq saqė na zunė me gurė dhe u detyruam tė iknim me vrap”, - shpjegon Gudelj. Aty ai ra nė sy gjatė ikjes sepse ... ishte mė i shpejti nga tė gjithė.

100 000 euro rroga

Pavarėsisht se as nga klubi dhe as nga trajneri nuk ėshtė thėnė asgjė pėr rrogėn qė mund tė marrė trajneri i ri, sėrish diēka dihet. Pagesa e kėrkuar nga trajnerėt e huaj ka qenė 10 000 euro nė muaj dhe besohet shumė se pėr Gudeljin mund tė shkojė deri nė 100 000 euro nė sezon. Kėtė e pohuan dje burime shumė pranė klubit bardheblu. Ndėrsa presidenti Refik Halili deklaroi pėr mediat se “ēėshtja e trajnerit do tė zgjidhet deri tė hėnėn”. Halili e kishte dhėnė njė afat tė parė, tė mėrkurėn e kaluar, por ky u shkel.

Rival me Sllaven Biliēin

Para se tė caktohej trajner i Hajdukut mė 2005, Gudelj ishte konkurrent pėr t’u bėrė trajner i Kroacisė U21, por atė e drejtoi nė atė kohė Sllaven Biliē. Ndėrkaq, karriera e tij, jo sportive, pėrfshin edhe diplomėn nė fakultetin e kinezologjisė nė universitetin e Zagrebit, diēka e rrallė pėr tė cilėn Gudelj thotė se “mė ka dhėnė kėnaqėsi shumė tė madhe”.

Trajner i skuadrės sė priftėrinjve

“Po, kam qenė trajner i pėrfaqėsueses sė priftėrinjve tė Kroacisė”, - thotė Ivani gjysmė me tė qeshur. “Njė ide e shkėlqyer e tė ndjerit Branko Kanizhaj, - vazhdon ai, - ndeshjen e parė e luajtėm nga priftėrinjve austriakė dhe nė stadium ishin 10 000 tifozė”. Jo keq pėr priftat.

Kandidatėt shqiptarė

Luan Sengla duket kandidatura kryesore ndėr shqiptarėt, ndonėse mund tė mos jetė i vetmi. “Aksionet e tij janė rritur edhe mė shumė kohėt e fundit”, - deklaroi njė burim brenda Tiranės. Vetė Sengla nuk ka dėshirė tė prononcohet, edhe pse ėshtė i pėrfshirė nė ndeshjen finale tė kampionatit tė tė rinjve. Skuadra e tij Olimpiku U19 do tė luajė sot finalen ndaj Shkėndisė nė Qendrėn e Ekipeve Kombėtare nė Kamzė, pasi fitoi gjysmėfinalen ndaj Vllaznisė 4-3, tė mėrkurėn.
dea
dea

Numri i postimeve : 182
Reputation : 0
Points : 29937
Registration date : 12/12/2007

Character sheet
xxxxx:

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi