ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Amerikanet qe “zbuluan” Shqiperine

Shko poshtė

24062008

Mesazh 

Amerikanet qe “zbuluan” Shqiperine Empty Amerikanet qe “zbuluan” Shqiperine




Amerikanet qe “zbuluan” Shqiperine

Amerikanet qe “zbuluan” Shqiperine

Pas 70 vjetesh, arkeologet amerikane jane rikthyer. Bashkepunimi me koleget shqiptare, zbulimet e koheve te fundit dhe… disa keshilla

nga Jack L. Davis, University of Cincinnati

Teksa kufijtё shqiptarё hapeshin pёr amerikanёt nё vitin 1990, Karl Petruso nga Universiteti i Teksasit nё Arlington shkruante njё letёr pёr Akademinё Shqiptare tё Shkencave. Propozimi ishte i thjeshte: Petruso kerkonte bashkёpunim dypalesh nё fushёn e arkeologjisё. Pёrgjigja qё ai mori nga Muzafer Korkuti, drejtor i Institutit Arkeologjik nё Tiranё, i hapi rrugёn njё programi tё sukseshёm gёrmimesh tё pёrbashkёta nё shpellёn e Konispolit, nё pikёn mё jugore tё Shqipёrisё- vёrtet i pari kёrkim arkeologjik pёr amerikanёt nё Shqipёri.

Bashkёpunimi midis Korkutit dhe Petrusos ndihmoi pёr pregatitjen e terrenit pёr njё tjetёr bashkёpunim nё shkallё mё tё gjerё, qё u organizua nga Muzafer Korkuti, Skender Mucaj, Lorenc Bejko, Mike Galaty, prej bashkёshortes sime Shari Stocker si dhe unё vetё, projekt qё pati pёr qёllim ekplorimin sistematik tё zonave rurale pёrreth Apollonisё. Ky projekt nga ana tjetёr, u bё shkas pёr dy projekte tё tjera nё rajon. Kёshtu Millsaps College filloi njё studim sistematik nё zonёn e Shalёs, pranё kufirit me Kosovёn, ndёrsa Universiteti i Los Angeles-it filloi njё gёrmim tё pёrbashkёt me njё ekip shqiptar nё tumёn e Lofkendit, nё zonёn e Mallakastrёs.

Megjithёse nuk ka pasur asnjё kёrkim nga studiues amerikanё para 1991-shit, nuk ishte Petruso i pari studiues amerikan qё shkeli nё Shqipёri. Nё qershor tё vitit 1938, Elisabeth Pierce Blegen dhe Ida Thallon Hill, gratё e studiuesve Carl E. Blegen, profesor nё Universitetin e Cincinnatit dhe Bert Hodge Hill, dy nga mё tё njohurit arkeologё amerikanё qё punuan nё Greqi nё fillim tё viteve ’20, udhёtuan nёpёr Shqipёri duke kaluar nga Ohri pёr nё Dubrovnik.

Libbi Blegen i shkruante burrit tё saj: “(Ne) patёm njё pushim nё kufi…e mё pas udhёtuam nё njё rrugё tё mrekullueshme mes malesh-u ndjemё si nё kupolёn e botёs”. Nё Tiranё ato u ftuan nё njё darkё nga zoti Grant, shefi i Legatёs Amerikane si dhe nga gjenerali Percy, i cili ishte ngarkuar tё trajnonte xhandarёt shqiptarё; ato vizituan gjithashtu Muzeun e Tiranёs, pёr tё cilin shkruanin se nё tё ruheshin portrete romake tё privuara nga shtatoret.

Dy dekada mё parё bashkёshorti i Ida Hillit, Bert, kishte qёnё i pari arkeolog amerikan i ngacmuar nga ideja pёr tё gёrmuar nё Shqipёri. Ai dhe Hetty Goldman, prehistoriani amerikan, vendosёn nё vitin 1921 tё kёrkonin njё sit arkeologjik i cili te eksplorohej nga Muzeu i Arteve te Bukura nё Boston. Sё bashku ata udhёtuan nё epirin grek, Maqedoni, Thrakёn lindore dhe Shqipёri, (duke pёrfshirё kёtu territore tё Korces e Delvinёs), duke konsideruar si mundёsi gёrmimi edhe qendra si Finiqi. Megjithatё nё fund ata zgjodhёn Kolofonin nё Turqi, duke vonuar kёshtu fillimin e gёrmimeve amerikane nё Shqipёri rreth 70 vjet.

Qe prej vitit 1998, ne nё Universitetin e Cincinnatit kemi gёzuar njё bashkёpunim e marredhёnie tё frytshme me Institutin Arkeologjik nё Tiranё, me Qendrёn Ndёrkombёtare tё Arkeologjisё Shqiptare, me Fondacionin Butrinti si dhe me Institutin Packard pёr Shkencat Shoqёrore. Tё gjithё kёto institucione, nё mёnyre sinjifikative na kanё ndihmuar nё eksplorimet qё kemi bёrё nё rrethinat e Apollonisё dhe Epidamnosit si dhe nё gёrmimin qё zhvillojmё kёto ditё nё rrethinat e Apollonisё, nё “Tempullin e Bonjakёve”. Nё Durrёs nё vitin 2001, tё gjitha kodrat midis qytetit dhe Porto Romanos u vrojtuan sistematikisht sёbashku me kolegёt Iris Pojani e Afrim Hoti, punё qё rezultoi me dokumentimin e njё dyzine sitesh tё panjohura arkeologjike. Njё tempull i ri atje tashmё ёshtё gёrmuar nga Iris Pojani.

Vrojtimi nё Apolloni u zgjerua disa kilometra larg akropolit. Nё Lindje, kodrat pёrreth Margёllicit u vrojtuan ashtu sikundёr edhe bregdeti adriatik nё Perёndim. Nga njё numer i madh sitesh tё zbuluara, njё pjesё tashmё janё eksploruar. Ndёr to pёrfshihet edhe i pari sit i Neandertalit nё Shqipёrinё qёndore, ashtu si edhe tumat e shek.6-tё e mё vonё, tё cilat ishin kёrcёnuar nga grabitёsit e tashmё tё shpёtuara nga pёrpjekjet e Lorenc Bejkos dhe Maria Grazia Amores nё Qendrёn Ndёrkombёtare tё Arkeologjisё Shqiptare. Studiuesit e Universitetit tё Cincinnatit, bashkёpunojnё pёrvit me Vangjel Dimon nga Instituti Arkeologjik dhe Iris Pojanin nga Qendra Ndёrkombёtare pёr Arkeologjinё Shqiptare, duke studiuar rrenojat nё pronёn e familjes sё Bonjakёve pranё fshatit Pojan. Pikёrish kёtu ne kemi zbuluar njё tempull tё hershёm grek si dhe njё qendёr kulti. Dhe jemi tё lumtur qё ky tempull ёshtё pёrfshirё tashmё brenda kufijve tё Parkut Arkeologjik tё Apollonisё duke i siguruar atij kёshtu kujdesin qё meriton.

Nё muajin prill tё kёtij viti, Shari Stocker, Iris Pojani, Ols Lafe nga Instituti Arkeologjik dhe unё patёm nderin tё prisnim nё Shqipёri njё grup studentёsh dhe profesorёsh nga Shkolla Amerikane Arkeologjike nё Athinё, pёrfshirё dhe drejtorin e saj, Steve Tracy. U treguam vizitorёve, pjesa mё e madhe e tё cilёve nuk kishte udhёtuar mё parё nё Shqipёri, disa nga qendrat me tё rёndёsishme tё vendit.

Interesi pёr arkeologjinё nё Shqipёri tashmё ёshtё i plotё. Endrrat e Libbie Blegen dhe Ida Hill janё njё realitet. Miqёsia e fortё dhe marredhёniet mes kolegёve qё tashmё janё vendosur mes nesh, janё ushqyer nga shpirtmadhёsia e mikpritja e shqiptarёve. Kjo gjё pёrbёn njё themel tё fortё pёr bashkёpunim akademik midis Shteteve tё Bashkuara dhe Shqipёrisё edhe pёr shumё vite tё tjera nё vazhdim. Por duhet tё theksojmё megjithatё, se projektet amerikane nё Shqipёri janё tё pavaruara administrativisht nga njёra-tjetra dhe sponsorizohen nga universitete private e rajonale, por jo nga qeveria amerikane e Shteteve tё Bashkuara. Ne jemi tё lumtur qё kёrkimet tona kanё qenё dhe do tё jenё gjithmonё nё bashkёpunim me kolegёt shqiptare. E kёshtu duhet tё jetё. Pёr kёndvёshtrimin tonё, duhet qё Shqipёria tё mёnjanojё hendeqet qё kanё lejuar vendet e tjera tё Mesdheut si Greqia, ku tё huajt dominojnё disa nga sitet arkeologjike. Nё disa nga kёto vende, nuk ka patur njё bashkёpunim midis arkeologёve vendas e tё huaj. Ne kёshtu shpresojmё qё arkeologёt e huaj, si dhe vetё ne do tё jemi tё mirёpritur tё bashkёpunojmё me kolegёt shqiptarё nё projekte studimore nё Shqipёri pёr shumё vite me rradhё.

KLAN
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi