ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HISTORIA E KRIJIMIT TE KORCES SI QYTET.

Shko poshtė

26062008

Mesazh 

HISTORIA E KRIJIMIT TE KORCES SI QYTET. Empty HISTORIA E KRIJIMIT TE KORCES SI QYTET.




Iliaz bej Mirahori, themeluesi i Korēės, mė se 500 vjet mė parė

15/03/2007 "Detyrė tė madhe ka Korēa ndaj Khoxha Mirahorit, se ay ardhi dhe e bėri atė kėrthizėn e gjithė fshatrave. Shpresė e madhe ėshtė qė Korēa do tė madhohet dhe mė tepėr, nga qė ėshtė kyēi i tregtisė, nė mes tė Shqipėrisė sė Poshtme, tė Veriut e tė Maqedonisė Perėndimore dhe anėve tė Veriut e tė Toskėrisė. Me tė madhuarit, me tė zbukuruarit e Korēės ndihmuan shumė dhe gjithė korēarėt me tregtitė e begatitė e tyre, po midis gjithė kėtyre emri i Khoxha Mirahorit gjithnjė nė shekuj e paskėtaj ėshtė pėr t’u pėrmendur, se ay quhet qė vu tė parėt gurė nė themelet e madhėrisė sė saj, prandaj dhe tė parat nė historitė e Korēės duhet t'i ketė emri i Khoxha Mirahorit".

Nuēi Naēi

Historia e qytetit tė serenatave, i ngritur mbi gėrmadhat e fshatrave Gjorixhė e Peskėpi

Deri mė sot askush nuk ka njė ide tė qartė se nga vjen emri i qytetit tė Korēės. Historia e saj nis me kthimin e Iliaz bej Mirahorit nga Stambolli nė vitin 1484. Disa thonė se ky njeri me shtat mjaft tė lartė e me flokė tė zinj qė i mbinin mbi supe, i veshur me njė anteri tė bardhė e tė mėndafshtė, kishte qėndruar buzė lumit tė Mborjes, aty ku rrjedha e ujit ndante dy fshatra tė vegjėl dhe vėshtronte vėmendshėm gjithēka ndodhte nė tė dy krahėt e tij.

Pikėrisht aty kishte vendosur tė ngrinte Korēėn.

Nė njėrėn anė tė lumit shtrihej njė fshat i vogėl qė quhej Peskėpi, ndėrsa nė anėn tjetėr njė fshat edhe me i vogėl, qė quhej Gjorixhė.

Fshati i parė (Peskėpia) ka patur fatin tė mbetet i shkruar nė defterėt e kohės dhe pėr kėtė arsye vazhdon tė pėrmendet edhe sot e kėsaj dite, sa herė qė flitet pėr historinė e Korēės, kurse Gjorixha gjendet e shkruar shumė rrallė, aq sa mund tė thuhet se janė tė pakėt ata qė kanė njohuri mbi ekzistencėn e dikurshme tė kėtij fshati.

Peskėpia, qė gjendej nė anėn perėndimore tė lumit kishte marrė kėtė emėr, sepse fillimisht aty ishin ngulur pesė familje, pra, pesė shtėpi, tė cilat nė kohėn kur ishte ndalur aty Ilaz bej Mirahori, ishte shtuar nė 15 familje, ndėrsa fshati Gjorixhė, qė shtrihej nė pjesėn lindore, gjendet e shkruar nė gjuhėn turke, qė nė shqip do tė thotė "shiko e shko", ose e thėnė edhe mė shkurt do tė shqiptohej "shih-shko".

Ēifēinjtė

Njeriu me shtat tė lartė, i quajtur Iliaz Bej Mirahori, qė atė ēast kishte qėndruar buzė lumit tė Mborjes, i cili mblidhte ujėrat e maleve tė Moravės, pasi hodhi vėshtrimin mbi fshatin Gjorixhė kishte folur me zė tė lartė, madje pa e kuptuar as vetė.

"Kėtu do tė ngrihet Korēa".

Thonė se kjo fjalė ishte dėgjuar edhe nga banorėt e Gjorixhės dhe tė Peksėpisė, qė atė ēast kishin kaluar aty pranė tij.

Nė tė vėrtetė banorėt e dy fshatrave nuk ishin gjė tjetėr veēse njė grup ēifēinjsh qė jetonin mes njė varfėrie tė lodhshme.

Mes habisė dhe kureshtjes kishin pyetur pėrsėri pėr tė mėsuar se ēfarė kishte ndėrmend tė bėnte ai njeri, nė atė vend qė kishte vetėm baltė dhe gjithnjė bėnte ftohtė, ndėrsa nė dimėr, askush nuk guxonte tė dilte nga dera, sepse mund tė ngrije, ashtu si qirinjtė e akullt nėn strehėt e shtėpive.

"Tė jetė i ēmendur ky njeri?!", kishin menduar sė pari ēifēinjtė e lodhur, por pamja e tij nuk ta jepte kėtė pėrshtypje.

Iliaz bej Mirahori ishte i gjatė nga shtati dhe flokėt e zinj i zbrisnin deri poshtė mbi supe, ndėrsa kishte njė pamje tė butė si prej engjėlli.

Kishte zbritur nė Gjorixhė me njė kalė tė bardhė, ndėrsa pak mė tej kishte lėnė disa njerėz, tė cilėt qėndronin nė pritje tė ēdo urdhri qė mund tė jepej prej tij.

Pikėrisht pėr shkak tė pamjes dhe tė veshjes me mėndafsh e gajtanė, ēifēinjtė qė kishin qėndruar pėrballė me Iliaz bej Mirahorin rrinin nė heshtje dhe vėshtronin gjithė habi njeriun qė kishte zbritur papritur nė dy fshatrat e tyre.

Iliaz bej Mirahori kishte pėrsėritur sėrish se pikėrisht aty do tė ngrinte njė qytet tė madh dhe tė bukur.

Nuk dihet nėse e besuan ēifēinjtė, por Mirahori u tha se, "ēdo ditė do t'u jepte bukė falas, ndėrsa ēdo tė enjte nė mbrėmje do tė kishte diēka tė veēantė. Ēifēinjtė vėshtruan pėrsėri tė habitur. Si ishte e mundur!?, dukej sikur pyesnin njėri-tjetrin. "Po, tha Mirahori, do tė jap urdhėr qė tė gatuhet dy herė nė ditė, nė drekė e nė darkė. Do tė gatuhet ēorbė gruri dhe orizi, por edhe gjellė tė tjera, dhe do tė hajė kushdo qė do tė jetė i pranishėm nė kohėn e bukės, i vobektė, pasanik, i varfėr, i huaj, udhėtar apo banues, fėmijėt e studentėve e tė tjerė. Kushdo qoftė, pėrsėriti Mirahori, ē'ka do qė tė hanė, e kanė hallall e t'u bėjė mirė".

Gjithēka qė u kishte thėnė atė ditė u bė e vėrtetė, madje gjendet e shkruar fjalė pėr fjalė nė vakėfnamenė e Mirahorit. Thuhet se banorėt e Peskėpisė shkuan dhe ndezėn qirinj nė kishėn e tyre tė vogėl tė Shėn e Premtes, duke u lutur qė njeriu qė u kishte premtuar bukėn e pėrditshme falas dhe njė misur tė zier me oriz, tė kthehej sėrish nė fshatrat e tyre.

Haberet

Lajmi pėr njeriun shtatlartė, me flokė tė zinj qė i zbrisnin deri poshtė mbi supe, i veshur i tėri nė mėndafsh, me njė palė tespi tė zeza, tė shkuara edhe ato nė fill mėndafshi, i shoqėruar nga njerėz tė tjerė me kuaj, kishte marrė dhenė, madje kishte kapėrcyer edhe dy fshatrat, Gjorixhėn dhe Peskėpinė.

Ishte marrė vesh nga tė gjithė se ai njeri kishte qenė mjaft i rėndėsishėm dhe se quhej Iliaz bej Mirahori, i cili nuk kishte shumė qė ishte kthyer nga Stambolli.

Ēifēinjtė kėrkonin tė dinin gjithēka mbi atė njeri.

Kishin mėsuar se Iliaz bej Mirahori ishte shumė i kamur. Pasuritė e tij shtriheshin jo vetėm nė Kolonjė, nė Korēė dhe nė Pėrmet, por edhe nė Janinė, ku kishte punuar si Sanxhakbej, madje, edhe Kostandinopojė, ku dyqanet dhe shtėpitė e tij nuk kishin tė numėruar, veēanėrisht nė lagjen "Ivlanka".

Thuhej se Iliaz bej Mirahori ishte martuar me tė bijėn e Sulltan Bajazitit II, pra ishte dhėndėr Sulltani dhe kjo nuk ishte pak. Tashmė dinin gjithashtu se Mirahori kishte patur tre djem, Muhamedin, qė ishte vrarė nė njė nga luftėrat nė afėrsi tė Bagdadit, Mehmetin qė do tė merrte nė dorė qeverisjen e Korēės pas vdekjes sė Mirahorit dhe djalin e vogėl, Sefer Shahun, i cili quhej kėshtu, sepse do tė merrte pėrkujdesej pėr ecurinė e Imaretit. Por ndėrkohė kishte dhe njė sėrė vajzash, Fatimen, Shoh-Hatun, Aishen, Hondin dhe Hatixhen. Dy vajzat e fundit i kishte patur me gruan e dytė, qė siē arritėn tė mėsonin ēifēinjtė nė ato ditė tė mbushura me habere, gruaja e dytė e tij ishte mulate.

Flitej qė Iliaz bej Mirahori kishte dhe njė shėrbėtore mjaft tė bukur, turkeshė qė tė rrėqethte me vėshtrimin e saj, por edhe njė skllave tė quajtur Hurshide Abdullah, qė mund tė thuhet se ishte magjia vetė.

Iliaz bej Mirahorit nuk do t'i mungonin as skllevėrit, por qė mė pas do t'u jepte lirinė.

Pėr ēifēinjtė kishte rėndėsi ēdo lajm i pėrhapur pėr Iliaz bej Mirahorin, por mbi tė gjitha flitej nė mėnyrė tė veēantė pėr Fermanin (Urdhrin Mbretėror), me anė tė tė cilit Sulltan Bajaziti II e shndėrronte Iliaz bej Mirahorin pėrmes njė mylknameje nė pronar tokash, nė fshatrat Panarit, Treskė, Trebickė, Vithkuq, Leshnjė, Peskėpi, Gjorixhė, Katund, Stratobėrdė, Grabockė dhe Boboshticė.

Tė qenit kaq i pasur ngjallte kėrshėri dhe besim te bujqit dhe ēifēinjtė, ndėrsa prisnin nga ēasti nė ēast shfaqjen sėrish tė njeriut me shtat jashtėzakonisht tė lartė.

Xhamia

Ashtu siē kishte premtuar, Iliaz bej Mirahori nisi tė hidhte themelet e njė qyteti tė madh dhe tė bukur.

U mblodhėn aty ēifēinjtė dhe bujqit e tė dy fshatrave, Gjorixhės dhe Peskėpisė, por edhe banorė tė fshatrave Treskė, Trebickė, Orgockė, Katund dhe nga fshatra tė tjerė.

Punonin jo vetėm myslimanė, por edhe ortodoksė, ustallarė dhe zanatēinj tė mbledhur nga tė gjitha anėt.

Pėr Iliaz bej Mirahorin nuk kishte asnjė dallim, i trajtonte tė gjithė njėlloj.

Gjithkush qė punonte aty paguhej mirė me derhem nė dorė, ēdo ditė. Tė gjitha vaktet e bukės jepeshin falas, kurse tė enjteve nė mbrėmje pėrgatitej diēka e veēantė.

Ishte viti 1484.

Po ndėrtohej Xhamia e Iliaz bej Mirahorit. Do tė kishte njė sallė qendrore pėr lutje, piktura muzeale, por nuk do t'i mungonte as mafili mbi portėn e hyrjes. Mbulesa e sallės kryesore do tė ishte njė kupolė e veshur me plumb, ndėrsa nė hyrje do tė kishte ajatin, edhe ai me mbulesė plumbi. Minareja e saj do tė ishte e gurtė dhe mjaft e lartė. Ndėrkohė xhamia do tė lidhej me Imaretin.

Vetėm kur pėrfundoi sė ndėrtuari, ustallarėt mbetėn tė habitur me bukurinė e saj.

Ishte njė ndėrtim i bukur klasik.

Shumė mė vonė nė hyrje tė saj do tė vendosej njė mbishkrim nė gjuhėn turke, ku thuhet: "Themeluesi i kėsaj vepre tė mirė dhe tė dobishme, Iliaz bej Mirahori, e ndėrtoi kėtė xhami nė vitin nėntėqind e njė (sipas kalendarit tė vjetėr)”.

Zhvillimi

Gjorixha nuk kishte qenė kurrė mė parė aq e zhurmshme.

Krahas xhamisė vazhdohej me ndėrtime tė tjera, pėrfund saj po ndėrtohej Pazari i Korēės, njė Pazar ky qė nuk ishte parė kurrė nė ato anė.

Njerėzit pėr herė tė parė po shihnin se mund tė fitoje para me punė, ndėrsa nuk kishte asnjė lypsar nė rrugė pėr tė kėrkuar bukė. Ndėrtimet e Iliaz bej Mirahorit nuk kishin tė mbaruar.

Pėrballė me xhaminė ndėrtoi njė shkollė ku tė mėsonin djemtė e vajzat. Nuk la pa ngritur edhe njė Imaret, ku gatuhej bukė, gjellė, ėmbėlsira, qė tė gjitha pėr tė varfrit. Iliaz bej Mirahori qė interesohej pėr gjithēka, solli enė tė reja dhe tė kallajisura. Imareti u kompletua me ndėrtimin e kuzhinės, furrės, depos dhe hanit, ku gjithnjė do tė kishte njė vend pėr udhėtarėt dhe njerėzit qė vinin nė qytetin mė tė ri tė asaj kohe.

U ngritėn disa dyqane njėri pas tjetrit, ndėrsa u rregulluan rrugėt dhe u ndėrtuan ura mbi lumin e Mborjes qė sillte nė qytet ujėrat e malit tė Moravės.

Njerėzit kishin nisur tė pasuroheshin.

Gjithkush mendonte pėr tė filluar njė zanat qė nga punimet e leshit, sixhadet e qilimat dhe deri te pėrpunimi i lėkurave, ndėrsa zanatēinjtė e vėrtetė vinin nga ana e anės pėr tė filluar punė aty.

Mirahori u kujdes edhe pėr ngritjen e njė spitali. Thuhet se ky ka qenė spitali i parė nė vendin tonė.

Prejardhja e emėrtimit tė qytetit tė Korēės

Nuēi Naēi thotė se fjala "Gjorixhė" e shkruar nė gjuhėn turke, nė shqip lexohet krejt natyrshėm "Korēė", duke kthyer shkronjėn "g" nė "k", ndėrsa pėr shkronjėn "j", Nuēi Naēi, duke u bazuar nė ligjet gramatikore tė shqipes, sqaron se shkronja "j" e zėshme e shqipes nė kėtė rast ėshtė e destinuar tė humbasė.

Pra, fjala "Gjorixhė" na jep krejt pastėr fjalėn "Korēė".

Ndryshe nga Nuēi Naēi, studiuesi Nedai Thėllimi ka mendimin se fjala "Gjorixhė" vjen nga bullgarishtja e vjetėr, qė do tė thotė "dardhė e egėr" (goricė), e cila mund tė ketė mbetur nga pushtimi bullgar, i cili zgjati nė kėto anė deri nė vitin 1018.

Ky mendim ka qenė i shprehur edhe nga studiues tė tjerė, ndėrsa A.Selishēev te "Sllavianskoe Nnaselenie v Albanii", botim i vitit 1931, (faqe 214), thotė se emri i Korēės nga pikėpamja etimologjike shpjegohet nga fjala "Gorica", qė ka tė bėjė me vende tė vogla malore.

Pavarėsisht nga interpretimet qė jepen, duket se fjala "Gjorixhė" mban tė fshehur emrin e Korēės.

Nė njė dekret perandorak tė vitit 1494, fjala "Gjorixhė" gjendet e shkruar "Koriēė", ēka do tė thotė se emri i Korēės qėndron i lidhur me emrin e kėtij fshati.

Gjorixha nisi tė humbasė dhe tė mos pėrmendet mė, sepse pikėrisht aty nisi, sė pari, ndėrtimi i Korēės, ndėrsa do tė pėrmendej edhe pėr pak kohė mė shumė fshati Peskėpi, sepse edhe ai mė pas do tė shkrihej gradualisht me fshatin Gjorixhė, ku po lulėzonte Korēa.

Banorėt, krenarė pėr "shfaqjen" e tij

Ilia bej Mirahori, i preferuari i vlerėsuar nga Sulltan Bajaziti II

Ēifēinjtė dhe tė ardhurit, ndėrsa merreshin me punė, interesoheshin gjithnjė e mė shumė pėr jetėn e Iliaz bej Mirahorit. Tashmė gjithkush e dinin se Mirahori kishte lindur nė fshatin Panarit, por ishte marrė peng nga Sulltan Murati II, kur ishte 10 vjeē, sepse babai i tij kishte patur influencė tė padiskutueshme nė Kolonjė. Vetėm me marrjen peng tė tė birit, Sulltan Murati II kishte nėnshtruar jo vetėm babanė e Iliazit, por gjithė Kolonjėn.

Kėto i tregonin njėri-tjetrit, ēifēinjtė, bujqit dhe ustallarėt, teksa ishin duke hapur themele tė reja e duke ngritur mure apo duke sjellė gurė e lėndė druri dhe gėlqere.

Mė tė informuarit, por edhe njerėz tė afėrt me Mirahorin tregonin se si Iliaz bej Mirahori ishte shquar pėr trimėri tė rrallė gjatė rrethimit tė Kostandinopojės nė 29 maj tė vitit 1453.

Ai kishte qenė i pari qė kishte shtėnė nė dorė njė nga portat e mureve tė kėtij qyteti, qė do ta ēonte nė brendėsi te katedralja e Shėn Sofisė. Beteja e tij nė lagjen "Samatia" do tė pėrmendej shpesh nė divanin e Sulltanit.

Shėrbėtorėt gjenin rastin pėr tė treguar se pas asaj lufte, Sulltan Mehmeti II Fatihu do tė ishte fitimtari, ndėrsa Iliazi i Panaritit, rrėmbyes i gradave tė merituara. Ishte kjo arsyeja qė nga Iliaz u quajt Iliaz Bej, mė pas Iliaz bej Mirahor, pastaj Mirahor Evel qė do tė thotė Mirahor i parė, ndėrsa nuk do tė ngurohej pėr t'i dhėnė titullin Khoxha Mirahor, njė titull ky qė jepej vetėm nga sulltanėt, por qė ka kuptimin "i madh" dhe "i nderuar".

Shpėrblimet pėr Mirahorin nuk kishin tė mbaruar, ndėrhynin tė tjerėt qė pretendonin se kishin mėsuar diēka mė shumė pėr jetėn e njeriut nga Panariti. Ka disa ndėrtime nė Stamboll qė mbajnė emrin e tij, madje ekziston edhe njė xhami me emrin e tij nė lagjen "Jedikule", thoshte njė tjetėr. Ėshtė e vėrtetė, shtonin njerėzit e Mirahorit dhe jo pa kėnaqėsi vinin nė dukje se ajo xhami numėrohej si njė nga mė tė mėdhatė e qytetit tė Stambollit. "Perėndia na solli njė njeri tė shenjtė", i thoshin njėri-tjetrit banorėt e Gjorixhės dhe tė ardhurit nga zonat pėrqark, teksa takoheshin mėngjeseve.

Pastaj pyesnin: "Si ėshtė e mundur qė e la Stambollin?!". Pyesnin edhe pse pėrgjigjen e dinin prej kohėsh, "Iliaz bej Mirahori i ishte lutur Sulltan Bajazitit II qė ta linte tė kthehej nė atdhe, sepse donte qė atje tė ndėrtonte njė qytet tė madh dhe tė bukur".

"Shko", i kishte thėnė Sulltani dhe bashkė me lejen i kishte falur edhe njė sėrė territoresh nė formė mylku (prona).

Por, ndėrsa e kishte pėrcjellė, thonė se Sulltani kishte rėnė nė dėshpėrim. Po ndahej nga miku i tij mė i mirė.

"Mirahori, siē shpjegon Sami Frashėri te 'Kamus-ul alam', (fq 1028), kishte qenė pedagogu i preferuar i Sulltan Bajazitit II".

Korēa zhvillohet mbi gėrmadhat e Gjorixhas dhe Peskėpisė

Dy lagjet e para "Varosh" e "Kasaba" me 8 mėhallat

Askush nuk kujtohej mė qė pak kohė mė parė, aty ku kalonte lumi i Moravės kishin ekzistuar dy fshatra, njėri me emrin Peskėpi dhe tjetri Gjorixhė. Dy katundet po shkriheshin me njėri-tjetrin, ndėrsa gjithnjė e mė shumė po dėgjohej emri i qytetit mė tė ri tė Korēės.

Vetėm Iliaz bej Mirahori kishte punėsuar me dhjetėra njerėz, mėsues, doktorė, ndezės tė kandilave, meremetēinj, muratorė, karrocierė, thurės shportash dhe hasrash, prodhues qirinjsh, bukėpjekės dhe kuzhinierė, magazinierė, barinj, nallbanė, rojtarė, kallajxhinj, druvarė, mullixhinj, mbikėqyrės, kujdestarė kuajsh etj. Ēdo ditė nga fshatrat pėrreth vinte grurė, misė, gjalė, verė dhe uthull, mish dhe prodhime tė tjera.
bledikorcari
bledikorcari

Numri i postimeve : 69
Reputation : 0
Points : 28925
Registration date : 26/06/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

HISTORIA E KRIJIMIT TE KORCES SI QYTET. :: Komentet

bledikorcari

Mesazh Thu Jun 26, 2008 12:24 pm nga bledikorcari

Nė qytetin e Korēės kishin nisur tė dilnin nė skenė esnafėt e tabakėve, tė bakajve, bakėrxhinjve, argjendarisė. Nuk mungonin prodhimet e leshit dhe shajakut, levenxat dhe qilimat, veshjet e burrave. Po hapeshin lokale tė reja. Kėrkoheshin gjithnjė ustallarė tė mirė pėr ndėrtime. Ishte harruar krejt Gjorixha dhe Peskėpia. Flitej vetėm pėr Korēėn, e cila po merrte pamjen e njė qyteti tė vėrtetė.

Pak mė vonė, siē shpjegon Nuēi Naēi, Korēa do tė konfigurohej nė dy lagje tė mėdha, Varoshi dhe Kasabaja. Te lagjja e parė banonin tė krishterėt, ndėrsa te Kasabaja jetonin myslimanėt. Lagjja e Varoshit ndahej sėrish nė dy pjesė, nė Varoshin e Sipėrm, i cili kishte 8 mėhalla, tė Panēos, Manos, Mantos, Qiros, Barēit, mėhallėn e re dhe tė Kalasė, ndėrsa Varoshi i Poshtėm kishte vetėm njė mėhallė, atė tė Shėn Mėrisė. Kasabaja pėrbėhej nga katėr mėhalla, e Tregut, Ratakut, Qoshkut dhe mėhalla e Deresė.

Megjithatė, shton Naēi, tregu ishte i pėrbashkėt si pėr myslimanėt, ashtu edhe pėr tė krishterėt.

Jeta kishte filluar tė rridhte ndryshe.

Data tė ndryshme pėr vdekjen

Grekėt shkatėrruan tyrben ku ishte varrosur Iliaz bej Mirahori

Pėr vdekjen e Iliaz bej Mirahorit jepen data tė ndryshme tė vdekjes.

Nedai Thėllimi shkruan se Mirahori vdiq nė vitin 1512, kur ishte 92 vjeē.

Sipas Sami Frashėrit, Mirahori ka vdekur nė vitin 1501.

Nuēi Naēi jep vitin 1500 tė vdekjes sė Iliaz bej Mirahorit. Kronika tė kohės thonė se Mirahori jetoi mė shumė se 100 vjeē. Nga ajo derė doli dhe njė stėrmbesė e Iliaz bej Mirahorit, Emineja, e cila do tė ishte nėnė e vėllezėrve Abdyl, Sami dhe Naim Frashėri. Gjithsesi ai gjendet i varrosur nė tyrben e tij, e cila gjendet nė pjesėn e pasme tė xhamisė. Nė kėtė tyrbe ndodhen katėr varre, varri me shtrat i Iljaz bej Mirahorit, varri i djalit tė tij, Mehmetit, dhe i djalit tė vogėl, Sefer Shah.

Nė kėtė tyrbe gjendet e varrosur edhe gruaja e tij, pėr tė cilėn thonė se ishte bijė e Sulltan Bajazitit II. Nė hajatin e tyrbes kanė qenė tė varrosura gruaja e dytė e Mirahorit (mulatja) dhe shėrbyesja. Kėtė pozicion kanė patur gjatė kohės kur kanė ndodhur kėto ngjarje, por tashmė nė kėtė tyrbe nuk gjen mė asnjė shenjė. Lufta e Parė Botėrore shkatėrroi edhe varrin e Iliaz bej Mirahorit.

Plaēkitės tė tyrbes u bėnė ushtritė greke.

Nuēi Naēi nė librin e tij "Korēa dhe katundet pėrqark", thotė se, "pėr shumė kohė kanė qenė tė ruajtura nė kėtė xhami njė kėmishė prej teli hekuri tė rrahur, e cila mund tė rėndonte gjer nė 10 okė, qė mesa duket Mirahori e kishte pėrdorur gjatė luftimeve nė Turqi, njė shkop i gjatė e me dobec nė fund, sepse siē thonė ia kish ėnda shumė bujqėsinė, njė anteri e bardhė e linjtė e me gajtanė tė mėndafshtė, shumė e gjerė dhe e gjatė, gjė qė na tregon se ka qenė shtatmadh, dy riza, me tė cilat fshihej, tė qėndisura me mėndafsh dhe njė krehėr i brinjtė, me tė cilin krihej. Krehri, meqė i ka dhėmbėt tė rrallė e tė trashė, na tregon se do ta ketė patur perēen tė gjatė, ka shkruar Naēi, ndėrsa shton se ka patur edhe njė palė tespi tė zeza, tė shkuara nė njė gjalmė tė mėndafshtė, tri lugė, qė njė nga kėto ėshtė e brinjtė, ndėrsa dy tė tjerat tė drunjta e tė qėndisura me tel shumė tė gjerė. Ka qenė njeri me shtat tė madh sikundėr na tregojnė rrobat e tij, por edhe shkopi, i cili ishte i gjatė afro tre kute tė sotme", pėrfundon Naēi, me inventarin e dikurshėm tė Mirahorit, i cili nuk ekziston mė, por qė nė tė vėrtetė ai ka lėnė pas njė qytet me emrin Korēa. Ėshtė njeriu qė gjithė pronat e tij i ktheu nė vakėfe...

Vepror Hasani
Gazeta Metropol

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Jul 01, 2008 9:50 pm nga emigranti

Nuk jam nga Korēa, por per Korēen ndjehem krenar.
HISTORIA E KRIJIMIT TE KORCES SI QYTET. Korca55

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Jul 01, 2008 9:50 pm nga emigranti

HISTORIA E KRIJIMIT TE KORCES SI QYTET. 357510_korca

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Jul 01, 2008 9:51 pm nga emigranti

HISTORIA E KRIJIMIT TE KORCES SI QYTET. Kathedraal%20korca

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Jul 01, 2008 9:53 pm nga emigranti

HISTORIA E KRIJIMIT TE KORCES SI QYTET. Korca

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Jul 01, 2008 9:55 pm nga emigranti

HISTORIA E KRIJIMIT TE KORCES SI QYTET. Hotel%20Akademia

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Jul 01, 2008 9:56 pm nga emigranti

HISTORIA E KRIJIMIT TE KORCES SI QYTET. 373388429_e18a8be344
Shkolla e pare shqipe Korēe

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Jul 01, 2008 9:57 pm nga emigranti

HISTORIA E KRIJIMIT TE KORCES SI QYTET. Korca-altstadt

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bledikorcari

Mesazh Wed Jul 02, 2008 11:18 am nga bledikorcari

emigranti shkruajti:Nuk jam nga Korēa, por per Korēen ndjehem krenar.
HISTORIA E KRIJIMIT TE KORCES SI QYTET. Korca55

rrrofsh shoku qe je krenar per korcen Smile

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jul 02, 2008 2:31 pm nga ILIRI

Per Korēen ndjehemi padyshim te gjithe krenar. Korēa mbetet nje nga vatrat e zhvillimit te kultures, aresimit, tradites shqiptare edhe sot e kesaj dite. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jul 02, 2008 5:54 pm nga Iliriada Portal

Jo me kot Korēa quhej "Parisi i vogel". eshte qyteti ku gjithmone ka ardhur era Evrope dhe ndoshta gabohem po ne Korēe ndjehet edhe pak arome Amerike.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptar e bir shqiptari

Mesazh Wed Jul 02, 2008 6:41 pm nga shqiptar e bir shqiptari

KORĒA
O vėllezėr shqipėtarė,
Gėzohi qė erth kjo ditė
Kaq' e mir'e kaq'e mbarė,
Qė sjell gjithė mirėsitė!

Kjo ėshtė njė dit'e rezė,
Qė bie vėllazėrinė
E dėbon jetėn e zezė
Dhe ndarjen e marrėzinė.

Ta lusimė kėtė ditė,
Q'e bekoi zot'i vėrtetė
Dh'e dėrgoi me shumė dritė,
T'i mbes'emėri pėrjetė.

Sot e vumė gurr'e parė,
Sa'sht'e bekuar kjo ditė!
Zot'i math e pruftė mbarė
E na dhėntė urtėsinė!

Hapu, hapu, errėsirė!
Pa jakė tėhu, o dritė!
Se arriti koh'e mirė,
U gdhi nata, u bė ditė.

Sot niset njė tjatrė jetė,
Tė rremenė posht'e shtije,
Mbretėron fjal'e vėrtetė,
Dhe tė mirat gjith'i bije.

Zot'i math qoft'i lėvduar,
Q'e nxjer nė shesht tė vėrtetėn,
Se ajo sij ka buruar,
Pa e ndritur jetėn.

Lumja ti, moj korē'o lule,
Q'i le pas shoqet' e tua!
Si trimi nė ball'u sule,
Ta paēim pėrjetė hua!
Kushdo qė ėshtė sot burrė
Dhe shqipėtar i vėrtetė,
Emėri s'i shuhet kurrė
Dhe nderi i rron pėrjetė.

Gjuha jonė sa e mirė!
Sa e ėmblė, sa e gjerė!
Sa e lehtė, sa e lirė!
Sa e bukur, sa e vlerė!

Kjo 'shtė mėm' e mirėsisė,
Qė bije qytetėrinė,
Gasthin e vėllazėrisė,
Njerėzin' e miqėsinė.

S'jemi grekėr as bullgarė,
Asgjė tjetėr nukė jemi,
Jemi vetėm shqipėtarė,
Nė kėt'emėr nderr'e kemi.

Ky emr' ėshtė shum' i mirė,
Se mė s'jemi tė gėnjyer,
Nukė jemi n'errėsirė,
E njohėmė gjėn' e vjyer.

Perėndia na e lėntė
Pėrjetė ta trashėgojmė,
Edhe kurrė mos e dhėntė
Ta humbim e ta harrojmė!

Tė lemė mėmėnė tėnė
E tė marimė njė shtrigė!
Zoti mos e pastė thėnė!
Pun'e keq'e shum'e ligė.

O, sa qenė tė gėnjyer
Ata qė vuan pėr botė!
Turp tė math kanė rrėfyer,
Punuanė fare kotė.

Pa mejtoni, o tė gjorė,
Efialtin, Pafsaninė,
Qė u bėnė trathėtorė
Dh'e gjenė mė perėndinė.

Nga gjithė ē'kemi kėnduar
Pėr tė njohur vetėhenė,
Kaqė gjė kemi mėsuar,
Tė nderojmė mėmėdhenė.

Se njerėstė gjithė vdesin,
Po jeta s'mbetet e shkretė,
Gjuha, mėmėdheu mbesin
Tė patundurė pėrjetė.

Me zėmėrė tė gėzuar
Dhe me gjithė shpirt uroni!
Zotėrinjt' e zotėruar,
Gjithė pėrnjėherė thoni:

Rroft' e qoftė Shqipėria
Dhe kombi e gjuha jonė!
Lulėzoftė dituria,
Edhe ndihmės paēim zonė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bledikorcari

Mesazh Thu Jul 03, 2008 8:08 am nga bledikorcari

Teuta shkruajti:Jo me kot Korēa quhej "Parisi i vogel". eshte qyteti ku gjithmone ka ardhur era Evrope dhe ndoshta gabohem po ne Korēe ndjehet edhe pak arome Amerike.
teuta miremengjes:)
korca eshte qyteti qe ka pasur emigrantet me te shumte ne gjithe shqiperine prandaj dhe vjen ajo era e thua ti,ne amerike shkuan korcaret te paret si emigrante sidomos ata nga dardha(belushet),voskopoja (nik kreshpani,fotografi i madh i hollivudit)voskopi,etj,dhe na australi ka shume korcare.mbas kaq vjetesh qe korca kishte rene ne gjume letargjik duket e tani po zgjohet dhe po krijohet prape ajo ndjenja se ne korce dukesh qe je ne nje qytet me vlera te medhaja kulturore,po behen organizime te medha,rifilluan karnavalet,festa e birres,konkursi fotografik,letrar,e shume te tjera qe do behen nga bashkia.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi