ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BACKUP

Shko poshtė

06072008

Mesazh 

BACKUP Empty BACKUP




BACKUP
Edison Ypi

Fusha tė mbjella. Kopėshte pa fund. Shtėpi tė reja pa numurim. Ngrohėsa diellorė pa hesap. Ndėrtime tė reja gjithandej. Fushė e vogėl futbolli. E rrethuar bukur fusha, e shtruar me bar, e ndriēuar pėr natėn, e paisur edhe me pishinė. Traktora plugje, zinxhira, sharra, puse, pompa, skela, hekurishta, betonra. Rrugė me pluhur. Makina dhe motoēikleta plot. Njerėz lart-e-posht. Vajza tė reja me kryqa tė arta varur nėpėr gusha. Mbi kurrizet e rrumbullakėta si vithe tė vajzave, kanotjerat me harqe duken si mbathje. Grua qė shoqėron njė gomar. Gomar qė s'i bindet njė fėmije....
Ky ėshtė fshati Gjuzaj...me njė tė rėnė tė lapsit.
Nė Gjuzaj jeton Taipi. Taipin nuk ka laps qė e kap. As me njėmijė tė rėna. Taipin nuk e rrok dot asnjė mjet shprehės komunikues. I asnjė artisti, poeti, shkrimtari, piktori apo kompozitori. Taipi, qė nuk lexon kurrė gazeta, qė nuk sheh kurrė televizor dhe qė nuk ka asnjė lidhje me emigracionin, ėshtė njė fenomen qė vetėm mund tė kqyret por kurrsesi depėrtohet.
Taipi jeton me gruan dhe dy fėmijė tė vegjėl. Taipi punon shumė. Ama shumė - shumė. Dhe ka bėrė goxha prokopi; Ka arritur tė ketė, njė kamion tė madh, njė traktor tė ri tė madh tė fuqishėm, dy kombajna tė mėdha gruri, njė lidhėse bari moderne, njė veturė, njė motoēikletė, njė taksi. Jo si disa tė cilėt fillimisht ndėrtojnė shtėpinė, pastaj, kur vjen puna pėr tė zgjeruar biznesin, i bien kokės me grushta; Taipi ka thurur sė pari biznesin me gjithato makinerira, toka, kontrata, pastaj ka nisur ndėrtimin e shtėpisė sė re. Taipi ka marrė me ligjin 7501 tre dynym tokė. Pastaj ka blerė katėr dynym tė tjera. Por s'ėshtė mjaftuar me aq pak; Ka marrė edhe 40 dynym tė tjera me qera. ca kėtu ca atje nga tė shtėpive tė rehatlinjve tė fshatrave rrotull. Taipi, me gruan dhe dy ēunat 14 dhe 11 vjeē, pa rreshtur mbjell, prashit, vadit, korr, kosit, jep e merr, shet e blen, prodhon, mė tepėr se njė qytet i tėrė, Bulqiza pėr shembull.
Taip, nuk e ke mirė kėshtu si e ke zėnė. Ti Taip vėrtet ke rendiment tė hatashėm, por lodhesh shumė, e ke ngarkuar veten me gjithato probleme, dhe hiē s'dihet si do tė tė verė filli. E ke kuptuar gabim jetėn. Je duke dėmtuar sė pari veten pastaj gjithė tė tjerėt. A e ke menduar ndonjėherė o Taip nėse ia vlen tė dėrrmohesh kėshtu gdhihu-ngrysu nė punė ?! Do marrėsh gjė me vete ?! Jo ! Atėhere ?! Kėshtu si e ke nisur po realizon njė precedent tė rrezikshėm. Atė tė shembullit se si nė Shqipėri mund tė punohet dhe jetohet me djersėn e ballit. Shkurt i ke hyrė rrugės sė tradhėtisė kombėtare. Po vazhdove kėshtu do na hedhėsh nė greminė tė gjithėve. Pse budallenj janė tė tjerėt qė vetėm pėrmes hileve dhe dallavereve, edhe punėt i kryejnė, edhe interesat i mbrojnė, edhe qefin e bėjnė, edhe jetėn e ēajnė ?! T'i them kėto sepse pėr ty mė vjen keq, sepse ti meriton; Djalė i mirė po, puntor i palodhur po, nga katund i bukur po, plaēkė e katandi sa tė duash. Por tė gjitha i ke tė dyshimta, dhe, si tė thuash, piramidale, dhe herėt a vonė do tė shemben. E pamundur tė mos kenė ardhur nė vesh ēfarė i thonė njėri-tjetrit ca bashkėfshatarė pėshpėritės, sikur tė mirat qė ke grumbulluar nuk i ke me meritėn tėnde etj., etj. Pra paralajmėrimi tė ėshtė bėrė. Prandaj e kam menduar unė njė zgjidhje pėr ty. Dėgjo,
Ik nga Shqipėria. Sa mė larg aq mė mirė. Diku ku tė ndjehesh i lirė si zog, i lehtė si gjeth. Ta zemė nė Amerikė. S'ka mė mirė se Amerika pėr katundarė dhe proletarė si ti. Ik atje se do gjesh plot shok'. Pėr shpenzimet e udhėtimit dhe tė tjerat, shit ndonjė nga ato hekurishtat. Lidhėsen e barit pėr shembull. Sa ta kalbi ndryshku lidhėsen, futi njė tė shitur. Gruaja dhe kalamajtė tė kavėrdisen me hekurat e tjerat. Dhe, tepėr e rėndėsishme kjo, para se tė marrėsh arratinė mos harro tė bėsh diēka; Lėr nė Shqipėri njė kopje tėnden. Njė projeksion, njė hije apo fantazėm, apo njė backup, si i thonė nė atė gjuhėn qė ti me aftėsitė qė ke shpejt do ta mėsosh. Ngjize me baltė Peqini. Gdhende me duar. Piqe me qymyr Strelce. Bėje veten prej balte nė formėn e njė busti me shprehje habitore-pyetėse tė fytyrės, koka pak mėnjanė, gishti tregues nė tamth. Kur ta kesh gati fute mes ferrave buzė pėrroit. Pastaj nisu. Kur tė arrish nė atė qytetin e madh tė Amerikės, zėr shpejt-e-shpejt njė apartament me qera. Kaq di' ti. Gjėja e parė fare qė do blesh nė tempullin e konsumit; para televizorit, para frigoriferit dhe kaurllėqeve tė tjera, duhet tė jetė njė kompjuter. Prej aty, pa u kthyer nė shtėpi, ik vrik bėj njė abonim dhjetė vjet nė Internet. Futju mėso tė shkruash maila. Lėre ē'thonė. Besomė mua; Tė shkruash, tė dėrgosh dhe tė marrėsh maila, ėshtė njė mijė herė mė e thjeshtė se tė lidhėsh njė dėng me bar. Menjėherė pas mailave mėso tė shkruash mesazhe nėpėr forume. Mos u tut ! Forumet janė edhe mė tė thjeshta se mailat. Qė kurrėn e kurrės mos ta marri vesh askush cili je, nėpėr forume pėrdor kėtė nick; ‡‰?§gjuzaj??^G?. Qė kurrkush tė mos fusė hundėt nė hajvanllėqet qė do zbrazėsh vėr kėtė pasuord; ***********************. Me gomarllėqet qė thuhen nėpėr shkretėtirat e forumeve, dalngadalė do nisėsh tė prekėsh magjinė nė formėn e njė konstatimi tė madh praktiko-filozofik, se sa mė tepėr gjėra tė thjeshta tė mėsosh dhe tė bėsh nė kėtė jetė, aq mė pak lodhesh, aq mė i freskėt mbetesh nė pėrgjithėsi, dhe si pėrfundim aq mė e madhe do jetė kėnaqėsia qė do marrėsh nga jeta. Do jetė tmerrėsisht befasuese kur tė konstatosh sa e lehtė ėshtė pėrmes Internetit tė jesh Djall tė paraqitesh Krisht, tė thuash se je Muhamet kur nė tė vėrtetė s'je veēse Lugat, tė jesh katandisur nė varr dhe tė hiqesh si djep. Ky entuziazėm, kjo eufori, do vazhdojė derisa tė arrish te gjėrat e thjeshta fare, ato me gradė komplikimi zero. Aty do mahnitesh pafund duke vėnė re se ndėrlikimi zero qė i korrespondon zgjimit do pasohet nga kėnaqėsia infinit qė i korrespondon gjumit. Dhe me kėtė, ndėrkohė qė nė tė vėrtetė do kesh marrė fund, do tė tė duket sikur ke kapur Qiellin. Gjithsesi, kij kujdes. Sepse zbulimi se paraqitja nėpėr forume me emėr tė rremė, llomotitja pa fund duke e paraqitur veten si ta dojė ty palla, si dhe mbyllja e tė gjitha sekreteve tė dėrdėllitjeve pėrmes njė pasuordi, bashkė me zbulimin tjetėr se vreshta, bashkė me vreshtėn edhe lavdia dhe pasuria qė kultivohen me klika dhe nika, janė pakrahasimisht mė prodhimtare se kur i bėn me shata dhe lopata, mund tė ta hedhi trurin nė erė. Por mbahu, duro. Dhe, doradorės, me kalimin e kohės, mos u merr me pėrsiatje qė rrezikojnė tė ta gjallėrojnė trurin. Prandaj, dil gjej ndonjė punė. Sa mė tė thjeshtė. Pėrmes punės shiko tė sigurosh tė ardhura. Tė ardhurat kurrsesi nuk duhet tė jenė mė tepėr se sa tė pagush Internetin, tė lash qiranė e shtėpisė, dhe tė mbetet aq sa njė herė nė pesė vite tė vish tė shesėsh pordhė nė Shqipėri pėr gjėra tė jermta tė cilat edhe ato me tonelata do t'i mėsosh nėpėr forume. Atje, nė forume pra, me njė farė stili, duhet ta tregosh njė far' burrnie, ta demonstrosh njė lloj thelbi. Kėtė mund ta bėsh mė sė miri pėrmes njė biznesi me shumė leverdi; duke sharė Shqipėrinė. Kusur mos u lėr Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Ujė tė zi nxirru. Edhepse s'ke haber nga Arti, mėsoju emrat dhe nxiji artistėt. Edhepse s'ke lexuar kurrė ndonjė libėr mallko shkrimtarėt. Edhepse s'di asgjė nga ekonomia, shpartallo reformat. Edhepse s'merr vesh nga politika, futi nė dhe' politikanėt. S'tė duhen ty arėsye tė mėdha tė bėsh nga kėto. Mjaft tė gdhihesh ndonjė mėngjez me kollė a tė tė dhembi pak koka. Ka edhe njė mėnyrė tė pėrmbledhur si mund t'i bėsh tė gjitha kėto njėherėsh me efikasitetin mė tė lartė; Kjo mėnyrė ėshtė duke predikuar pafund,. pa u lodhur, me sa fuqi tė kesh, njė nga njė qindra arsyet pse njė shqiptar qė ka ikur nė Amerikė nuk duhet tė kthehet kurrė nė Shqipėri. Bėje kėtė mė sė miri. Si njė ambasador i vėrtetė. Nga ata qė Djalli dhe Shqipėria i ēojnė kudo. Po ia kape mirė fillin kėsaj, po e bėre si duhet kėtė, do kesh suksesin mė tė madh. Bėje duke shfrytėzuar ēdo rast dhe duke mos u ndalur asnjė ēast. S'do mėnt se kjo ėshtė flliqsia mė e madhe dhe qė ta bėsh duhet tė jesh budallai mė i madh dhe zagari mė i ndyrė. Por s'do kesh nga t'ia mbash. Se tashmė nė batakun e virtualitetit do jesh i tėri i zhytur. Por s'ka problem. Vrromat qė do vjellėsh janė tė vetmet qė tė japin kėnaqėsinė mė tė madhe pa asnjė pasojė. Dhe ti nė Amerikė pėr kėnaqsi erdhe. Se pėr punė ishte Shqipėria. Nė fillim do ndjesh pak turp. Dhe pėr sa kohė turpi do jetė mė i madh se kėnaqsia do vuash pak. Por do kalojė shpejt sapo e dyta t'ia kalojė sė parės. Mos dėgjo ēfarė mund tė thotė ndonjėri, se, pėr shembull, po tė ishin marrė emigrantėt italianė, grekė, serbė, bullgarė, me mallkimin e vendeve tė tyre dhe predikimin e mos kthimit, fushat e Lombardisė do ishin bėrė njėsh me ato tė Hollandės pėr shkak tė arratisjes pa kthim tė Alpeve nė Kanada, Peloponezi do kishte ikur i tėri si traget copa-copa sa nė Amerikė sa nė Gjermani qysh njė shekull mė parė, Ballkani do ishte bėrė i tėri shesh si Zadrima, Egjipti si Mali me Gropa etj. etj. Mos i dėgjo kėta pra. Vazhdo rrugėn e kėnaqėsisė sė lehtė. Atė me klika, nika, maila, faila, pasuorda. Mė fal se harrova ta them; Pėrmes mailave dhe forumeve do gjesh femra. Si t'i duash ti ato dhe si tė duan ato ty. Sa tė duash. Po deshe me qindra, me qindra. Po s'tė mjaftuan qindra, me mijėra. Veē fuqi tė kesh sipėr kompjuterit i kėrrusur tė rrish. S'ke pėr ta parrė kurrė me sy asnjėrėn e kėtyre qindrave apo mijėrave. Por s'ka asnjė problem. Ti e mban mėnt shumė mirė se kur ngjizje kalamanjtė nė momentin kulminant sytė tė mbylleshin vetvetiu pėr tė mos e parė me sy gėrrmadhėn. E pse u dashka ta shohėsh femrėn atėhere, kur vet Perėndia t'i ul qepallat nė kulmin e qefit ?! Si ta spjegova mė lart, tė tėra kėto t'i plotson mė sė miri Interneti.
Pasi tė kesh kaluar ca kohė duke u endur nėpėr forume-ēmendina, do jesh budallallepsur krejt. Pik' energjie nuk do tė ketė mbetur. Si kufomė do jesh tretur. Dhe pėr kėshillat e mia nuk do kesh mė nevojė. Kjo pėrgjumje e llahtarshme, kjo flashkje pėr ibret, kjo ngordhje pėr sė gjalli, ky shterrim total, kjo tharje si pestil, tamam atėhere kur duket krejt e pamundur, ty divit tė dikurshėm do tė japi njė hov tė ri pėr kryqėzata tė reja. Pėr tu vėnė dėrrmėn tė gjithave qė kanė njė far' lidhje me vendin tėnd; Nga fshatari te akademiku, nga kazanat e plehrave te partitė, nga parlamenti te qeveria, nga pushteti te opozita. Ah ky hov s'dihet sa do zgjasi. Mund tė marri fund vetėm nėse ndonjė natė me acar e ngricė mes ferrash rrėzė pėrroi tė shohėsh nė ėndėrr backup-in prej balte qė po i rrjedh njė lot prej kripe. Athere kthehu.
edisonypi@gmail.com
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

BACKUP :: Komentet

flutura

Mesazh Sun Jul 06, 2008 7:11 pm nga flutura

Ate po bejm o Edison po shfryhemi se ikem mjaft te fryre nga Shqiperia jone e dashur. Shatat e lopatat i lame ne Shqiperi se atje sna jepnin buke, e i kemi kapur ketu ku na japin buke , frigo, tv, edhe kompjutera po na japin edhe qetesi, se jo te gjithe Edison vellai kemi aftesine te rrojme duke botuar artikuj te mbushur me rrumpalle fjalesh ku nuk e mer vesh ku eshte hyrja e ku i del fundi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptar e bir shqiptari

Mesazh Mon Jul 07, 2008 12:29 pm nga shqiptar e bir shqiptari

Ky ja fut kot me kot. Une lodhem nga shkrimet e ktij.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi