ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Boksieri shqiptar i Thai&Kickboksit Gjetan Keta rregjistron nje tjeter fitore

Shko poshtė

08072008

Mesazh 

Boksieri shqiptar i Thai&Kickboksit Gjetan Keta rregjistron nje tjeter fitore Empty Boksieri shqiptar i Thai&Kickboksit Gjetan Keta rregjistron nje tjeter fitore




Boksieri shqiptar i Thai&Kickboxit Gjetan Keta rregjistron nje tjeter fitore ne listen e gjate te fitoreve.
Te nderuar Stafi Ilirada Portal,
Desha tju njoftoj per rezultatin e fundit te boksieri shqiptar Gjetan Keta ne turneun e zvilluar ne Ameriken Jugut.
Gjetani u ftua nga ferderata boterore e K-1 per tu ndeshur me 21 Qershor ne turneun e fundit te Thai dhe Kickboxit per peshen 72 kg, qe u zhvillua ne Ameriken e Jugut ku moren pjese boxiere nga shume vende te botes. Ai arriti te dilte ne finale me lehtesi duke demostruar pergatitje te larte fiziko-taktike. Ne finale u ndesh me kampionin e Brazilit (shih foto)
Kjo ishte ndeshja e pare qe kampioni brazilian zhvillonte me nje shqiptar.Kampioni brazilian e filloi ndeshjen mjaft ashper madje ai demostroi ashpersi dhe "urrejtje" (sportive) qe kur u be peshimi i sportisteve,ēka e beri Gjetanin dhe me te vemendshen ndaj kundershtarit duke ju pergjigjur me po te njejten ashpersi dhe "urrejtje".
Kjo strategji e Gjetan Ketes rrezultoi e suksesshme. Keta arriti ta rrezoi kundershtarin qe ne raundin a pare me KO duke u shpallur nderkoh fituesi i ketij turneu. Kjo fitore i dha te drejten Ketes te merrte pjese ne turneun kualifikues te dates 5 korrik qe u zhvillua ne München te Gjermanise ku Keta i demtuar nga ndeshja ne fjale nuk arriti te merte pjese dhe si pasoje nuk mundi te rrealizoje deshiren per te marre pjese ne turneun qe do te zhvillohet ne Thailande me rastin e ditlindjes te mbretit te Thailandes ku do te ndeshen boksiere me te mire te Thai & Kickboxit nga vende te ndryshme te botes.
Fitorja e njepasnjeshme e kater ndeshjeve ne Kickbox me NOKAUT qe ne sekondat e para ka bere qe Keta te vlersohet si boxier i Thai&Kickboxit dhe eshte ftuar te beje ndeshje te shtunen me daten 12 gusht ne Hamburg ku do te ndeshet dhe boksieri i njohur Vladimir Klicko.
Per Iliriada Portal
nga Ismail Keta


Edituar pėr herė tė fundit nga ILIRI nė Tue Jul 08, 2008 2:03 pm, edituar 1 herė gjithsej
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Boksieri shqiptar i Thai&Kickboksit Gjetan Keta rregjistron nje tjeter fitore :: Komentet

ILIRI

Mesazh Tue Jul 08, 2008 11:43 am nga ILIRI

Boksieri shqiptar i Thai&Kickboksit Gjetan Keta rregjistron nje tjeter fitore Gjetan10

Edituar pėr herė tė fundit nga ILIRI nė Tue Jul 08, 2008 2:20 pm, edituar 7 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bledikorcari

Mesazh Tue Jul 08, 2008 1:01 pm nga bledikorcari

bravo i qofte djalit.gjithashtu te lumte dhe ty ilir qe more nje lajm posacerisht per iliriaden,te lumte.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Jul 08, 2008 1:55 pm nga Iliriada Portal

I lumte Gjetan Ketes, dhe i uroj sukse ne ndeshjet e ardheshme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Jul 08, 2008 2:51 pm nga emigranti

Nuk ka si mos te ndjesh kenaqesi kur degjon per sukseset e bashkeatdhetareve tane emigrant. Ky eshte vertet nje sukses qe duhet vleresuar dhe pershendetur.
I uroj sinqerisht Ketes suksese ne te ardhmen. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Tue Jul 08, 2008 3:29 pm nga shqiptari

Thai & Kickboxi eshte pak i njohur ne Shqiperi. Duhet thene se eshte nje sport shume i veshtire dhe se ata qe e ushtrojne e fillojne qe ne moshe te vogel, keshtuqe suksesi i shqiptarit Gjetan Keta eshte per tu admiruar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Tue Jul 08, 2008 4:27 pm nga shqiptari

25-vjeēari nga Bulqiza ka qenė shumė i suksesshėm nė tė dyja disiplinat

Tė gjithė e mbajnė mend Gjetan Ketėn: ai sė bashku me vėllain-trajner, Ismailin, promovuan Tai dhe Kikboksing nė vendin tonė. Mė 28 shtator 2007, 25-vjeēari nga Bulqiza fitoi nė Tiranė turneun kualifikues pėr Kampionatin Botėror nė Taiboks. Qė prej asaj periudhe, Gjetani iu pėrkushtua edhe pasionit pėr boksin, duke krijuar iluzionin se tashmė karriera e tij kishte marrė njė drejtim ndryshe. Por, pėr ēudinė e tė gjithėve, ai vazhdon t‘i praktikojė tė dyja disiplinat e ringut, duke qenė shumė i suksesshėm. "Kam pasur gjithmonė dėshirė tė bėhem kampion nė boks, pasi ėshtė sporti mė i njohur dhe tė ardhurat janė mė tė larta se nė Tai dhe Kikboks. Trajneri dhe vėllai im, Ismaili, si dhe shumė persona tė tjerė tė afėrt me mua, mė kanė thėnė shpesh qė unė jam mė i prirė pėr boks", deklaroi Kėta pėr "boxalb.com". "Megjithatė, unė dyluftoj ende nė Kikboks dhe Taiboks, e pikėrisht nė fund tė qershorit kam marrė njė ofertė nga Federata Holandeze e K-1, qė tė ndeshem nė Afrikė dhe mė pas nė Kampionatin Botėror nė Kore, ku do prezantohem me flamurin shqiptar". Nė tre ndeshjet e para si boksier, bulqizaku ka fituar me "knock-out" qė nė raundin e parė. Njė fillim pėr t‘u pasur zili: "Falė Zotit kam pasur rezultate tė mira. Unė ia dedikoj kėtė sukses nė radhė tė parė Zotit, pastaj vėllait qė e kam pasur idhull qė i vogėl dhe qė mė krijoi mundėsinė tė pėrgatitem nė mėnyrė profesionale, si dhe publikut shqiptar, vazhdoi mė tej Gjetani. Qė prej momentit kur u ndesha nė Shqipėri, nė shtator tė vitit 2007, pėr kualifikueset e Kampionatit Botėror nė Taiboks, respekti dhe pėrkrahja e publikut shqiptar mė kanė shėrbyer pėr t‘u stėrvitur edhe me mė shumė vullnet". Pėr tė ardhmen ėshtė ende herėt pėr tė folur, megjithatė talenti shqiptar i ringut di se ēfarė kėrkon nga vetja. "Di qė kam dėshirė tė merrem me tė dyja sportet dhe deri mė tani kam qenė shumė i suksesshėm. Synoj me patjetėr qė tė dyluftoj nė Japoni kundra 8-shes mė tė mirė nė botė nė Tai dhe Kikboks pėr flamurin shqiptar dhe pastaj dua t‘i kthehem boksit, theksoi 25-vjeēari. Siē e thashė dhe mė sipėr, jam i ftuar nė fund tė qershorit nė Afrikė pėr Tai dhe Kikboks, ndėrsa ndeshja tjetėr ėshtė mė 5 korrik nė Mynih, turneu kualifikues pėr tetė Tai dhe Kikboksierėve mė tė mirė nė Gjermani nė peshėn 72 kilogramė. Fituesit i jepet e drejta tė bėjė ndeshje nė ditėlindjen e Princit tė Tajlandės. Atje takohen 8 mė tė mirėt e botės. Shpresoj tė zė vendin e parė". Por, Gjetani nuk i harron as ndeshjet nė Tiranė, ku realisht ka mbetur i mahnitur nga pėrkrahja e publikut, pavarėsisht se Tai dhe Kikboksi nuk ėshtė njė sport i praktikuar nė vendin tonė: "Nė fund tė vitit 2008, nga Ferderata WMC e Tai dhe Kikboksit mund tė organizohet sėrish njė turne nė Tiranė. Megjithatė, dėshira ime ishte qė kėtė radhė pėrpara publikut shqiptar tė zhvilloja njė ndeshje boksi".

Gazeta Shqip

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Tue Jul 08, 2008 5:09 pm nga ILIRI

Boksieri shqiptar i Thai&Kickboksit Gjetan Keta rregjistron nje tjeter fitore DSC_0633

Edituar pėr herė tė fundit nga ILIRI nė Tue Jul 08, 2008 9:00 pm, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bledikorcari

Mesazh Tue Jul 08, 2008 6:32 pm nga bledikorcari

mashallah sa ma paska koken ky byrazeri Very Happy te te bjere nje here me koke ky te te duket mirdita si nju yorku

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Jul 08, 2008 9:04 pm nga i persekutuari

Bravo, bravo Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Jul 08, 2008 9:08 pm nga neni 55

Ja keta djem te thjesht dhe te tjere si keto e kane bere me te njohur flamurin shqiptar se sa politikanet. Ma ha mendja se ai braziliani se kish degjuar ndonjehere se ku bjen Shqiperia prandaj dhe e ka marre ashtu si duke u tallur po kur e ka pare veten ne toke do te doja tja shihja surratin. Suksese Keta. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptar e bir shqiptari

Mesazh Tue Jul 08, 2008 9:20 pm nga shqiptar e bir shqiptari

I lumte ketij djalit. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Tue Jul 08, 2008 9:32 pm nga bulqizaku

Sukse o Gjetan me 12 gusht ne hamburg. Suksese Ismail. Bravo ju qoft. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lola

Mesazh Fri Jul 11, 2008 10:05 pm nga lola

Bravo i qofte.Nuk eshte e lehte te ēash ne dhe te huaj. Sukse! Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi