ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dosjet dhe spastrimet

Shko poshtė

09072008

Mesazh 

Dosjet dhe spastrimet Empty Dosjet dhe spastrimet




Dosjet dhe spastrimet

Nga Mero Baze

Historia e dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit nė Shqipėri ėshtė njė rast unikal pėr vendet ish-komuniste, pasi ajo u bė mė e pistė nė demokraci sesa nė diktaturė. Ndėrkohė qė flasim pėr njė mekanizėm kriminal qė ka dėrrmuar jetėn e qytetarėve shqiptarė dhe prej tė cilit ishte e nevojshme tė krijonim njė distancė morale dhe institucionale, ne i kemi keqpėrdorur kėto dosje mė shumė se ish-oficerėt e Sigurimit tė Shtetit pėr pesėdhjetė vjet. Pėrpjekja e fundit po bėhet kėto ditė. Me njė lehtėsi tė pashpjegueshme dhe njė urgjencė tė orkestruar nga probleme tė tjera, hapet debati mbi dosjet e Sigurimit tė Shtetit, krijohen mizanskena grindjesh brenda shumicės dhe kalohet njė projektligj, i cili e banalizon dhe varros pėrfundimisht, pa pastruar askėnd dhe duke e lėnė si mbetje toksike gjithė kėtė trashėgimi tė keqe tė komunizmit. Nė tė vėrtetė, duke qenė se ėshtė nismė e politikės dhe jo e shtresave qė e kanė pėsuar prej komunizmit apo e ndonjė forumi qytetar, projektligji nuk bazohet shumė mbi ndonjė platformė dekomunistizimi, por mbi njė platformė spastrimi politik. Nė tė vėrtetė, ne kemi pėrballė dy probleme qė duhen trajtuar ndaras.
Problemi i parė ėshtė qėndrimi qė duhet tė mbajmė ndaj ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit dhe qėndrimi qė duhet tė mbajmė ndaj ish-zyrtarėve tė lartė tė Sigurimit tė Shtetit, dhe regjimit nė tėrėsi. Ky qėndrim ėshtė i varur nga fakti se nė ē’shkallė do tė hapen dosjet e diktaturės. Pra, politika ka merak tė pėrdorė si filtėr pėr hallet e sotme pisllėkun e djeshėm tė disa individėve, kurse shoqėria ka problem se si ta bėjė tė parrezikshėm dhe tė padėmshėm pėr tė ardhmen e saj toksikimin prej komunizmit.
Pėr kėtė arsye projektligji i PD, por dhe ata tė PS apo demokristianėve janė qesharakė. Janė qesharakė, pasi nė thelb nuk kanė parasysh hapjen e dosjeve, por pėrdorimin e tyre kundėr ndonjė individi qė ėshtė nė politikė apo kundėr ndonjė shtrese kundėrshtare politike. Pėr kėtė arsye mendoj se hapja e dosjeve duhet ndarė nga pasojat mbi ata qė kanė bashkėpunuar. Hapja e dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit mund tė bėhet me njė ligj me tri nene, ku tė thuhet qė gjithė dosjet e arkivuara nga Sigurimi i Shtetit deri mė 8 dhjetor 1990 janė nė dispozicion tė ēdo individi qė ka bashkėpunuar. Ai mund t’i marrė ato me njė vendim gjykate, ku tė provojė se ėshtė personi qė ka qenė i rekrutuar.
Pas kėsaj tė gjithė jemi tė lirė, se jemi tė barabartė para tė drejtės pėr t’u informuar dhe mund tė bėjmė njė ligj tė dytė pėr tė drejtat apo privimet qė duhet tė kenė kategori tė caktuara zyrtarėsh, bashkėpunėtorėsh apo ofiqarėsh tė lartė politikė tė Partisė sė Punės nė institucionet e reja tė shtetit ligjor. Nuk ėshtė mėkat qė shumė prej tyre tė pengohen tė emėrohen nė poste zyrtare, nė drejtėsi, nė administratė tė lartė, nė poste kyēe tė edukimit etj. Pėr secilin prej tyre ne kemi garantuar ndėrkohė aksesin ligjor, nėse ka bashkėpunuar apo nėse ka punuar pėr poste tė larta tė diktaturės.
Kjo ėshtė njė mėnyrė burrėrore pėr t’u ndarė nga e kaluara dhe shumė mė e pastėr sesa metodat sigurimse qė ofrohen. Ajo qė ofrohet tani, ėshtė qesharake. Tashmė, ti si qytetar nuk je i lirė tė verifikosh tė shkuarėn tėnde, nuk je i lirė tė mbrohesh, nėse tė akuzojnė dhe nuk je i lirė dhe tė hetosh mbi ato ē’tė kanė bėrė tė tjerėt. Njė komision, qė nė mėnyrė paradoksale do u varkėrka nga Kuvendi, do tė caktojė, nėse ke qenė apo jo bashkėpunėtor Sigurimi apo zyrtar i lartė dhe pas kėsaj ke pasojat respektive. Kjo ėshtė fyerje dhe mbi tė gjitha njė ridėnim i gjithė viktimave tė komunizmit. Aksesi pėr dosjet e Sigurimit tė Shtetit duhet tė jetė 100 pėr 100 i siguruar me ligj, por mund tė bėhet publik vetėm pėr ata qė tentojnė poste zyrtare apo pjesėmarrje nė politikė apo jetėn publike. Njė bari qė mund tė ketė spiunuar pse ka ngrėnė njė kec pa leje brigadieri, apo njė traktorist qė ka denoncuar se janė marrė tri litra naftė, nuk ka pse bėhet publik, nėse nuk kėrkon tė bėhet zyrtar i lartė. Por ai vetė duhet tė ketė tė drejtėn tė kėrkojė dosjen e tij dhe tė ballafaqohet me tė shkuarėn e tij. Ashtu do tė dijė t’ia bėjė mė mirė gjyqin vetes dhe tė mendohet, kur tė kėrkojė tė ribėhet dikush.
Sė dyti, nuk mendoj se duhen penguar tė kandidojnė ata qė kanė bashkėpunuar, pasi dhe ata kanė elektoratin e tyre, por ne e kemi pėr detyrė t’iu themi zgjedhėsve se ky njeri ka bėrė kėto krime. Janė qytetarėt ata qė vendosin pėr tė pastaj, nėse i pėrfaqėson apo jo. Nėse themi se kanė qenė rreth 300 mijė bashkėpunėtorė Sigurimi, duhet tė jemi tė pėrgjegjshėm se ajo mund tė jetė partia me mė shumė anėtarė nė Shqipėri dhe me njerėz tė disiplinuar qė mendojnė politikisht. Ne s’mund t’i zbojmė ata nga ky vend, por ne duhet tė krijojmė kushte higjienike pėr tė mos u ndotur mjedisi prej politikės dhe pėr tė mos u pėrzier qėllimet e pėrfitimit politik me dekomunistizimin e vendit. Ne mund t’i pengojmė ata tė emėrohen zyrtarisht nė disa poste delikate nė krye tė shtetit, por jo t’i privojmė nga e drejta pėr tė kandiduar dhe pėr t’u votėbesuar nga populli. Ngatėrresat dhe kakofonia qė po krijohet rreth dosjeve, ėshtė fyese dhe pėr viktimat e atyre dosjeve. Asgjė nuk e gjeti Gjermaninė Lindore qė i hapi tė gjitha dhe lejoi akses pėr ēdo qytetar mbi to pėrmes njė vendimi gjykate. Spekulimet se hapjet e dosjeve kėtu do krijojnė konflikte civile janė tė pabesueshme. Unė shoh qė kėtu tė burgosur tė ndėrgjegjes e shikojnė nė rrugė Aranit Ēelėn dhe nuk bezdisen prej tij. Nuk kemi ndonjė gjest hakmarrės nga ish-tė persekutuarit kundrejt xhelatėve, madje as sot qė shpesh i kanė sėrish nė kokė. Aksesi i plotė mbi dosjet e Sigurimit ėshtė liri pėr tė gjithė, por mbi tė gjitha siguri se askush nuk mund tė bėjė pis gjithkėnd qė i teket. Spastrimet, pėr tė cilat politikės sė sotme i duhen dosjet, vijnė, pasi tė gjithė tė dimė kush ka qenė dhe ēfarė ka bėrė.
Nė fushatėn e parė elektorale tė marsit 1991, zėrat radikalė tė opozitės sė PD ishin pėr hapje tė dosjeve totalisht dhe denoncimin e bashkėpunėtorėve. Partia Demokratike mori 38 pėr qind tė votave dhe kontigjentet e bashkėpunėtorėve iu bashkėngjitėn tė trembur ish-Partisė sė Punės. Nė vitin 1992, Berisha ndėrroi ton dhe, duke shpallur platformėn formale tė Pajtimit Kombėtar dhe “bashkėfajtorėve dhe bashkėvuajtėsve”, arriti t’i tėrheqė ata nė garė kundėr komunizmit.
Tema
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi