ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perse po braktiset Shqiperia

Shko poshtė

09072008

Mesazh 

Perse po braktiset Shqiperia Empty Perse po braktiset Shqiperia




Perse po braktiset Shqiperia
ADRI NURELLARI

Nisma e pėrfolur shpesh, por sė fundmi e promovuar bindshėm prej G99, pėr tė pajisur emigrantėt me mundėsinė pėr tė votuar, ēon nė qendėr tė vėmendjes njė ēėshtje shumė delikate e problematike qė ka hedhur rrėnjė prej kohėsh nė Shqipėri, por qė shumicėn e kohės ėshtė e eklipsuar nga rutina politike. Braktisja e Shqipėrisė nga qytetarėt e saj. Qeveritė e ndryshme qė kanė ardhur e ikur nga ndėrtesa pėrbri bulevardit "Dėshmorėt e Kombit" e kanė parė emigracionin masiv tė shqiptarėve si njė leverdi tė vazhdueshme dhe jo si njė fatkeqėsi apo manifestim tė drejtpėrdrejtė tė dėshtimit tė tyre. Emigracioni ilegal nuk ėshtė luftuar asnjėherė seriozisht nė Shqipėri pėrveēse nė situatėn kur imigracioni u vendos nė krye tė rendit tė ditės sė debateve tė brendshme politike tė vendeve anėtare tė BE-sė, tė cilat mė pas bėnė qė BE-ja tė ushtronte presion te vendet dėrguese pėr tė blinduar kufijtė e tyre. Nga njė anė, remitancat e vazhdueshme tė emigrantėve kanė qenė pėr vite me radhė mbėshtetja kryesore e ekonomisė, duke mbuluar nė njė farė mėnyre dėshtimin ekonomik dhe paaftėsinė e qeverive shqiptare pėr tė shfrytėzuar optimalisht burimet materiale dhe njerėzore brenda vendit e duke bėrė njerėzit si tė vetmin eksport domethėnės tė Republikės sė Shqipėrisė. Nga ana tjetėr, emigrantėt mund tė hamendėsohen si individė me aspirata, pretendime, iniciativė e kėmbėngulje duke pasur parasysh se ēfarė telashesh heqin pėr tė udhėtuar (nė mė tė shumtėn e rasteve ilegalisht) gjetur punė e jetuar nė vendet pritėse. Emigracioni si proces ka shėrbyer si njė valvul sigurese qė ka shfryrė jashtė Shqipėrisė njė segment aktiv tė shoqėrisė shqiptare qė nėse do tė ngelej nė atdhe do tė kishte rritur shumė numrin e papunėsisė e do tė kishte shėrbyer si njė detonator social pakėnaqėsie e revoltimi.

Asnjė qeveri nuk e ka parė ēėshtjen e emigracionit shqiptar me alarmizėm edhe pse pas Salvadorit ne kemi pėrmasat mė tė larta tė emigracionit nė botė pėr frymė. Faktin qė vendlindja nuk ėshtė mė e ngrohtė dhe e ėmbėl pėr shqiptarėt duhet tė nxiste njė ndjesi paniku e pėrgjegjėsie shume vite mė parė. Pėrflitet se rreth 700 000 shqiptarė aplikojnė pėr lotarinė amerikane e 300 000 pėr kartat greke, ndėrkohė qė nuk mund tė numėrohen shqiptarėt e tjerė qė do tė donin tė arratiseshin nga vendlindja e qė shohin te futja nė BE, vetėm njė trampolinė pėr t‘u larguar nga vendi pa pasur nevojėn e vizės. Madje, ajo qė ėshtė mė e turpshmja ėshtė se shteti shqiptar jo vetėm qė ėshtė i dorėzuar ndaj kėsaj situate, por ėshtė edhe "palė nė krim" nė njė farė mėnyre. Rasti tipik e qesharak i kėsaj pėrlyerjeje ėshtė aplikimi pėr lotarinė amerikane pėr kartėn e gjelbėr (Greencard). Posta shqiptare e paguar nga taksapaguesit shqiptarė, nė periudhėn e aplikimeve ofron njė sportel enkas dhe shėrbimin e ndihmės nė mbushjen sa mė tė pėrshtatshme dhe tė personalizuar tė formularėve pėrkatės, nė kėmbim tė pagesės. Madje edhe kur vijnė pėrgjigjet pozitive tė aplikantėve tė pėrzgjedhur, Posta Shqiptare sėrish ofron njė shėrbim tė posaēėm shpėrndarjeje dhe njoftimi duke vendosur nė ambientet e saja shpalljet e emrave tė fituesve e madje duke ua pėrcjellė kėto informacione edhe shtypit tė pėrditshėm.

Kėtu nuk ėshtė thjesht ēėshtje ekonomike e sociale, problemi ėshtė qė njė numėr nė rritje e shtetasve shqiptarė nuk mendojnė se do tė bėhet Shqipėria, nuk shohin me optimizėm tė ardhmen e tyre nė vendlindje dhe ē‘ėshtė mė e keqja, nuk ndihen rehat me identitetin shqiptar. Dhe kėtu nuk bėhet fjalė thjesht pėr emigrantėt shqiptarė nė Greqi qė ndryshojnė emėr e fe pėr t‘iu pėrshtatur sa mė mirė ksenofobisė sė kėtij vendi, as pėr faktin qė njė pjesė dėrrmuese e emigrantėve tanė po e shohin emigracionin si njė zgjidhje permanente e jo mė tė pėrkohshme, por pėr faktin qė njė pjesė e mirė e emigrantėve shqiptarė nuk u mėsojnė fėmijėve shqip. Kjo gjė nuk ka ndodhur ende me fėmijėt e emigrantėve shqiptarė tė ish-Jugosllavisė, por ndodh gjithnjė e mė masivisht me fėmijėt e emigrantėve tė Republikės sė Shqipėrisė.

Kjo arratisje nga identiteti kombėtar nuk ka tė bėjė thjesht me diasporėn, por edhe me banorėt autoktonė tė trojeve etnike shqiptare. Viktimat e para tė asimilimit kanė qenė shqiptarėt ortodoksė tė ish-Jugosllavisė, tė cilėt brenda pak dekadash pas konferencės sė Londrės janė shndėrruar nė sllavė tė zellshėm, e sot vėshtirė se gjen ndonjė tė vetėm nė qytete si Manastiri apo Ohri ku dikur gėlonin. Aq pak frymėzuese ėshtė Tirana dhe Shqipėria sa edhe ēamėt ortodoksė qė i shpėtuan shkėmbimit tė popullsisė me Turqinė tė vitit 1923 dhe masakrave tė Zervės, nuk denjojnė ta quajnė veten shqiptarė edhe pse ende flasin rrjedhshėm shqip. E njėjta gjė mund tė thuhet pėr arvanitasit e Atikės, Peloponezit dhe ishujve tė Egjeut, tė cilėt aq shumė i pėrēmojnė shqiptarėt sa nuk duan kurrsesi tė kenė lidhje me Shqipėrinė e sotshme. Njė gjė e ngjashme ka ndodhur edhe me arbėreshėt e Italisė pėr tė cilėt tė kesh tė bėsh me shqiptarėt nuk ėshtė mė aq e hijshme tani qė pas rėnies sė murit tė Berlinit edhe Shqipėrisė i doli nami i keq. Identiteti kombėtar shqiptar nuk ėshtė joshės as pėr shumė kinse qytetarė tė vjetėr tė qyteteve tė vjetra si Tetova a Prizreni ku kėta parapėlqejnė ta quajnė veten turq duke folur nė fakt, osmanishten zyrtare qė ushtronin dikur kur ishin hyzmeqarė tė Portės sė Lartė. Po kėshtu, himarjotėt e banorėt nga zona pėrreth edhe pse kėndojnė kėngė polifonike preferojnė tė flasin greqishten qė pėrdorej nga detarėt e Mesdheut si gjuhė komunikimi nė kohėn e Perandorisė Osmane.

Edhe po ta hedhėsh vėshtrimin diku tjetėr nė hartėn e trojeve tė banuara nga shqiptarėt sheh tė njėjtin problem. Tė zhgėnjyer nga elita politike shqiptare vendase dhe aspak tė tėrhequr nga imazhi i Shqipėrisė, shqiptarėt e Maqedonisė gjithnjė e mė tepėr po jepen pas identitetit fetar, duke dorėzuar identitetin kombėtar. Njė proces ky i ndodhur mė herėt me shqiptarėt e Sanxhakut dhe qė ėshtė duke u pėrfunduar nė kėto momente edhe nė Plavė e Guci. Tanimė shqiptarėt nė kėtė zonė ku ka luftuar Ali Pashė Gucia janė minoritet, pasi shumica e ish-shqiptarėve, janė shndėrruar nė muslimanac apo boshnjakė e madje edhe stėrnipat e Jakup Ferrit flasin sot serbisht. E njėjta prirje mund tė vihet re edhe nė brigjet e Bunės ku katolikėt e Shtojit gjithnjė e mė dendur marrin e japin me malazezėt e kanė filluar t‘i quajnė fėmijėt Jovan dhe Pavėl nė vend qė t‘i quajnė Gjon e Pal.

Pėr tė kuptuar kėtė papėrgjegjshmėri pėr imazhin e Shqipėrisė mjafton tė shikohet sesi pėrfaqėsohet republika jonė nga politikanėt tanė tė tė dyja palėve. Politikanėt opozitarė shqiptarė shkojnė jashtė e vjellin vrer pėr kundėrshtarin e vet politik, sterrosin realitetin shqiptar jashtė vendit duke dashur tė lėnė qė tė kuptohet prej partnerėve tė huaj, se kėta janė pika e kthesės e pėr rrjedhojė meritojnė mbėshtetje ndėrkombėtare. Shpesh kėtė taktikė tė pėrbaltjes sė Shqipėrisė e pėrdorin edhe qeveritarėt e papėrgjegjshėm shqiptarė, tė cilėt duke mos pasur arritje domethėnėse pėr tė cilat tė mburren portretizojnė njė realitet tė zymtė shqiptar pėr tė thėnė se duke parė sa e ulėtpikėnisja ku e morėn ata pushtetin ajo qė ata kanė bėrė deri tani ėshtė shumė. Ose hiperbolizojnė tėrė tėrsėllim kriminalitetin apo korrupsionin vetėm e vetėm pėr tė treguar qė mosrealizimet e tyre kanė tė bėjnė me rrethanat e kėqija kushtėzuese ku dergjet e ngrata Shqipėri e jo me paaftėsinė apo mungesėn e vullnetit tė qeverisė.

Pėr kėtė arsye, debati i nisur pėr votat emigrantėve, nuk duhet tė kufizohet vetėm te njė simptomė, por tė kapė problemin, pse janė duke e braktisur shqiptarėt Shqipėrinė. Pse ka kaq imazh tė keq Shqipėria dhe a mund tė ndryshohet imazhi i vendit tonė e tė kthehet besimi pėr njė tė ardhme tė lumtur nė vendin tonė? Pse nuk ndihen rehat shqiptarėt me emrin shqiptar? Tek-tuk shikohet ndonjė rreze shprese si pėr shembull ndonjė deklaratė e guximshme nga ekzekutivi pėr tė drejtat e shqiptarėve, ndėrtimi i rrugės Durrės-Morinė apo difuzioni kulturor shqiptar i ēmuar qė realizohet nėpėrmjet platformės "DigitAlb". Megjithatė, kjo ėshtė shumė mė pak nga ē‘pritet prej Tiranės, e cila duhej tė shėrbente si lokomotivė zhvillimi, pikė graviteti, parzmore sigurie e simbol krenarie pėr tė gjithė shqiptarėt, kudo qė banojnė. Nėse kjo arrati nga Shqipėria nuk bėhet njė ēėshtje qė tė shqetėsojė tė gjitha palėt politike e nėse nuk krijohet njė frymė bashkėpunimi ndėrpartiak lidhur me pėrmirėsimin e imazhit tė Shqipėrisė dhe forcimit tė identitetit kombėtar, situata ka pėr t‘u pėrshkallėzuar keq. Do kemi gjithnjė e mė shumė qytetarė jo besnikė tė Shqipėrisė, gjithnjė e mė pak interes e pėrkujdesje pėr fatet e vendit, gjithmonė e mė shumė shqipfolės, gjithnjė e mė pak shqiptarė. Fjala shqiptar do tė rrezikojė tė shndėrrohet nė njė koncept gjeografik ose term filologjik.
Shqip
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi