Shqiperia hap rrugen per anetarsim ne NATO
Faqja 1 e 1
10072008
Shqiperia hap rrugen per anetarsim ne NATO
Shqiperia hap rrugen per anetarsim ne NATO
Fatjona Mejdini
E Enjte, 10 Korrik 2008
Shqiperia nenshkroi diten e djeshme, ne Bruksel, Protokollin per Anetaresimin ne NATO, duke u afruar keshtu anetarsimit me te drejta te plota ne aleance. Ne ceremonine e nenshkrimit te Protokollit, vendi yne u perfaqesua nga ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha. Ne fjalen e mbajtur me kete rast, Basha theksoi se Shqiperia do te permbushte me seriozitet cdo detyrim qe i vinte nga kushtet e aleances per anetaresim.
" Une sjell ketu vendosmerine e Qeverise shqiptare, dhe ne fakt, te gjithe faktorit politik dhe popullit shqiptar, per te ecur me tej ne rrugen e reformave per te konsoliduar institucionet demokratike dhe shtetin ligjor", theksoi Basha, duke percuar edhe objektivat e qeverise. Ministri i Jashtem, pasi vleresoi ndihmen e dhene nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer dhe faktori nderkombetar per kete arritje te Shqiperise, nuk harroi edhe punen e madhe te bere nga qeveria ne kuader te ketij procesi.
"Dita e sotme shenon kurorezimin e perpjekjeve te gjata dhe te vendosura te Shqiperise si dhe kurorezimin e arritjeve te saj. Eshte dashur nje pune e gjate dhe e madhe, kembengulje dhe angazhim i patundur si dhe ndihma e vyer e miqve dhe partnereve tane ne Aleance", deklaroi Basha ne fjalen e tij. Sipas Bashes, Shqiperia ka shenuar progres te dukshem ne te gjitha reformat e saj dhe ka forcuar institucionet e saj demokratike dhe ka konsoliduar shtetin ligjor. Po keshtu, Basha permendi edhe reformat specifike qe kerkon nga ana e aleances si ajo elektorale dhe reforma ne sistemin e drejtesise.
"Reformat elektorale dhe juridike po zhvillohen shpejt, me nje mbeshtetje te madhe te konsensusit politik", permendi ministri i Jashtem. Nga ana tjeter, Lulzim Basha theksoi ne fjalen e tij se Shqiperia eshte shtylle e stabilitetit ne rajon. Po keshtu, Basha theksoi se Shqiperia merr persiper qe te shpenzoje burime financiare te mjaftueshme per zbatimin e angazhimeve te saj pas anetaresimit ne NATO dhe eshte e vendosur te vazhdoje te ruaje te njejten perqindje ne buxhetin e mbrojtjes, ne masen 2% te GDP.
Koha Jone
Similar topics
» Shqiperia, sot zyrtarisht ne NATO
» Basha-Klinton: Shqiperia ne NATO
» Topi: NATO besoi te Shqiperia
» Basha-Klinton: Shqiperia ne NATO
» Topi: NATO besoi te Shqiperia
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi