ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy letrat e panjohura tė Sejfulla Malėshovės nga Leningradi nė 1928-ėn

Shko poshtė

20072008

Mesazh 

Dy letrat e panjohura tė Sejfulla Malėshovės nga Leningradi nė 1928-ėn Empty Dy letrat e panjohura tė Sejfulla Malėshovės nga Leningradi nė 1928-ėn




Dy letrat e panjohura tė Sejfulla Malėshovės nga Leningradi nė 1928-ėn

"Ju atje duhet tė jini qėndra e degės tė Republikave tė Bashkuara tė Sovjetėve tė grupit tonė. Kjo degė pas mėndjes s‘onė duhet tė qeveriset prej njė sekretari. Si sekretar ne propozojmė Demir Godelin. Mbi punėn e sekretarit, d.m.th., se cilin mendoni ju se duhet tė jetė, na shkruani dhe kėshtu tė vendoset njėherė e mirė e tė nisė nga puna dega. Edhe ne tė Komisionit tė Pėrgjithshėm tė degės, jemi antarė dhe si tė tillė pagesat e pėrmuajėshme etj., do t‘i dėrgojmė atje. Dega tė ardhurat e saj do t‘i pėrdorė si pėr nevojat e degės dhe kusurin do ta nisė nė qėndrėn e pėrgjithshme. Me Naumin duhet tė hyni drejt pėr drejt nė lidhje. Ju atje tė Moskės duhet tė mblidheni shpesh nė mbledhje zyrtare dhe tė bisedoni nė punrat e Grupit". Kėshtu shkruhet midis tė tjerash nė njėrėn nga dy letrat e gjetura kohėt e fundit nė Arkivin Qendror tė Shtetit nė Tiranė, ku Sejfulla Malėshova (ish-ministri i parė i Kulturės nė qeverinė komuniste tė Enver Hoxhės nė vitet 1945-46) ua dėrgonte ato shokėve tė tij tė grupit komunist, nė vitin 1928, kur ai ndodhej me studime nė Bashkimin Sovjetik, pas bursės sė dhėnė nga Komiteti Nacional-Revolucionar (KONARE), qė kryesohej nga Fan Noli. Po ēfarė ishte Komiteti Nacional-Revolucionar? Kur ishte formuar ai? Kush e kryesonte dhe cili ishte aktiviteti i tij politik? Ēfarė shkruhet nė dy letrat e Malėshovės (tė cilat po i publikojmė tė plota mė poshtė nė kėtė shkrim) dhe kush ishin anėtarėt e tjerė tė atij grupi komunist, pėr tė cilėt, Faik Konica thoshte se njė ditė ata do tė kthehen nė atdhe dhe do t‘i vėnė zjarrin gjithė Shqipėrisė?

Ēfarė ishte KONARE
Pas rikthimit tė Ahmet Zogut nė pushtet, nė fundin e dhjetorit tė vitit 1924, pothuajse pjesa mė e madhe e kundėrshtarėve tė tij politikė, qė ishin implikuar nė kundėrrevolucionin e qershorit, apo siē ėshtė njohur ndryshe nga propaganda dhe historiografia e regjimit komunist tė para viteve ‘90-tė si Revolucioni demokratiko-borgjez i Qershorit 1924, i cili rrėzoi me anėn e forcės sė armėve qeverinė e ligjshme tė Shefqet Vėrlacit, u detyruan tė largoheshin nga Shqipėria. Pjesa mė e madhe e tyre u vendos kryesisht nė Bari tė Italisė, ku pėrfituan dhe statusin e azilantit politik, si dhe nė Francė e Austri. Grupi kryesor i kundėrshtarėve mė tė betuar tė Zogut u vendos nė Vjenė dhe qė nga kryeqyteti austriak ata vendosėn qė ta vazhdonin luftėn pėr pėrmbysjen e qeverisė sė Ahmet Zogut, e cila kishte dalė nga zgjedhjet e lira tė janarit tė vitit 1925. Nė kėtė kontekst ata u pėrpoqėn tė gjenin aleatėt e mundshėm, ku do tė mbėshteteshin pėr vazhdimin e luftės sė tyre kundėr Ahmet Zogut. Kėshtu, njė pjesė e mėrgatės politike antizogiste e Vjenės, qė kishte si lider kryesor tė saj Fan Nolin, vendosi qė tė mbėshteteshin te Bashkimi Sovjetik, i cili nė atė kohė luante dhe rolin kryesor tė lėvizjes komuniste nė tė gjithė botėn. Pas kėsaj, ky grup i dėrgoi njė letėr qeverisė sovjetike, ku me anėn e saj ata i kėrkonin pėrkrahje morale dhe politike nė luftėn kundėr regjimit tė Zogut, tė cilin ata e quanin qeveri reaksionare. Pas kėsaj, ky grup vendosi lidhjet me Federatėn Komuniste Ballkanike dhe nėpėrmjet saj me Internacionalen Komuniste (Kominterni). Pas kėsaj, duke u mbėshtetur nė ndihmėn e Federatės Ballkanike, ky grupim politik qė kryesohej nga Fan Noli, mė 25 nėntor tė vitit 1925, organizoi nė Vjenė njė konferencė, ku u pėrfaqėsuan edhe rryma tė ndryshme tė mėrgatės politike shqiptare qė ishte vendosur nė shtetet e ndryshme tė Evropės. Nė kėtė mbledhje u formua Komiteti Nacional Revolucionar (KONARE), i cili kryesohej nga Fan Noli. Nė kėtė komitet, pėrveē kryetarit tė tij, Fan Nolit, morėn pjesė dhe Halim Xhelo Tėrbaēi, Omer Nishani, Riza Cerova, Kostandin Boshnjaku, Lano Borshi, Dr. Nush Bushati, Aziz Ēami, Bedri Pejani, Ibrahim Jakova etj. Ku grupim politik, pas kėsaj mbledhjeje e intensifikoi akoma edhe mė tepėr luftėn kundėr Ahmet Zogut, sidomos me anė tė gazetės sė tij, "Liria Kombėtare", tė drejtuar nga Lano Borshi dhe Halim Xhelo, tė cilėn ata e nxirrnin nė Gjenevė. Nė atė kohė, nė sajė tė lidhjeve qė KONARE krijoi me Bashkimin Sovjetik, u bė e mundur qė 14 shqiptarė tė shkonin me studime nė Moskė dhe Leningrad. Kėta studentė ishin Ali Kelmendi, Asllan Pejani, Qamil Ēela, Fetah Ekmekēiu, Demir Godeni, Xhevdet Meqemeja, Ymer Domi, Naum Prifti, Rexhep Filati, Reshat Kėlliēi, Reshit Daēi, Sejfulla Malėshova, Selim Shpuza dhe Haki Stėrmilli. Mė pas, aty nga prilli i vitit 1927, ky grupim politik i quajtur KONARE, e ndėrroi emrin e tij dhe filloi tė quhej Komiteti i Ēlirimit Nacional. Aty nga fillimi i viteve ‘30, njė pjesė e krerėve kryesorė tė Komitetit tė Ēlirimit Nacional, si Ali Kelmendi, Omer Nishani, Riza Cerova, Halim Xhelo etj., u kthyen nė Shqipėri, por pa mundur qė tė organizoheshin dot dhe nė atė periudhė nuk patėn ndonjė veprimtari tė spikatur komuniste. Gjatė viteve tė regjimit komunist, veprimtaria e KONARE-s u falsifikua dhe nė librin "Historia e Shqipėrisė" nuk u pasqyrua e vėrteta e saj. Kėshtu u hoqėn fare dhe nuk u pasqyruan aktiviteti i krerėve kryesorė tė saj, si Lano Borshi, Ibrahim Jakova, Aziz Ēami etj., tė cilėt gjatė viteve qė pasuan nuk e ndoqėn mė lėvizjen komuniste, qė kishin nisur nė rininė e tyre. Pėrveē kėsaj, nė librin "Historia e Shqipėrisė" (botimi i vitit 1984) u falsifikua pothuaj krejtėsisht dhe deklarata e KONARE-s, e cila u nėnshkrua nė mbledhjen e 24 prillit tė vitit 1927.


Konica kundėr KONARE-s

Veprimtaria dhe aktiviteti i grupimit politik tė inkuadruar nė Komitetin Nacional-Revolucionar, qė udhėhiqej nga Fan Noli, pėrveē reaksionit qė ngjalli nė qeverinė e Ahmet Zogut, pati dhe kritika tė shumta nga personalitete tė diasporės. Njė nga kėta ishte dhe Faik Konica, i cili asokohe kryesonte shoqėrinė atdhetare "Vatra", qė pėrbėhej nga emigrantė shqiptarė tė vendosur nė SHBA. Nė gazetėn "Dielli" (Boston, e shtunė 15 maj 1926), qė nxirrte Shoqėria "Vatra", lidhur me veprimtarinė e grupimit politik tė Fan Nolit dhe lidhjet e tyre me Bashkimin Sovjetik, Faik Konica midis tė tjerash shkruante: " Nga letra dhe lajme me gojė tė mara nė kohrat e fundit, pėrmbledhim kėto mi propagandėn bolshevike nė mes tė shqiptarėve. Gjer nė funt tė Shėn-Endreut 1924, propaganda bolshevike nė Shqipėri ish nė duar tė njė shqiptari tė rritur nė Rusi, njeri i hollė, i zoti dhe siē duket i bindur nė mirėsinė e theorive bolshevike. Fan Noli nė kėtė propagandė si nė ēdo gjė tjatėr, ish vetėm njė fytyrė e sėrės sė dytė. E para provė besnikėrie qė ky grup i vogėl i dha Sovietit, qe fjala qesharake e Fan Nolit nė Lidhjen e Kombeve, fjalė e pėlqyer nė Rusinė Bolshevike, por shumė e dėmshme pėr Shqipėrinė. Me tė kthyer tė legalitetit nė Shqipėri dhe me t‘ė ikur tė Fan Nolit jashtė, qėndra e propagandės bolshevike u transferua natyrshit jashtė. T‘ė ikurit, sa kohė patnė para nga ato qė kishin prurė prej Shqipėrie, nuk u munduan tė gjejnė burime tė tjera. Po paratė u mbaruan shpejt: dhe menjėherė nisėn bisedime me Sovjetin pėr ndihma, bisedime qė muarnė funt tė pėlqyer. Pėrveē shumave tė veēanta "pėr propagandė" qė u dhanė, e u japin ca udhėheqėsve tė lėvizjes, Bolshevikėt u kanė lidhur rroga dhe disa tė ikurve, tė porositur nga udhėheqėsit: cave u japin nga 400 franga ar (80$) nė muaj, ca tė tjerėve nga 500 franga ar, (100$). Pastaj duke marrė nė sy zhvillimet revolucionare qė turbullonjėsit kanė shpresė tė bėjnė mė tutje nė Shqipėri, guverna bolshevike u kėrkojė armiqėve tė Shtetit t‘onė nj‘a dhjetė djem shqiptarė, qė tė venė nė shkollėn e veēantė tė Moskės, ku formohen axhentat e Bolshevizmės. Kėta studentė tė ēuditshėm, u dėrguan dhe janė tani nė Moskė, ku nxėnė me sistem zanatin e revoluscjes qė tė venė nesėr t‘i vėnė zjarrin vendit tė tyre ose tė bien nė duart e policisė dhe tė humbasin jetėn e tyre pėr dhjamė qeni".

Letra e parė e Sejfulla Malėshovės

Leningrad 28.01 1928

I dashur shok. Bashkė me kėtė po nisim dhe pėrkthimet, ose mė mirė parathėniet vetėm, pse siē e di, ata duan tė dinė se ē‘kemi shkruar. Ti shko me domosdo te Kollorovi, fol me tė nga ana e grupit dhe pyete ē‘bėn me statutin dhe instruksionet qė po pėrgatisin. Pyete pastaj pėr Fundon, i thuaj pastaj se pas letrave qė kemi marrė ay se ka kuptuar mirė fare ēėshtjen dhe se ne duhet tė jemi me tė nė kontakt, ndryshe s‘kemi se si tė jemi nė kurs tė punėve tė Shqipėrisė. I thuaj ē‘qe arsyeja qė nuk ja dėrguan letrėn qė i shkruam Fundos dhe pėrpiqeni tė marē vesh kur do tė mbarohet apokrosimativisht punė e statutit. Nė qoftė se kjo do tė vejė gjatė, atėhere u thuaj tė tė thonė ē‘mendojnė pėr grupin dhe pas letrės qė kemi kuptuar mirė qėllimet e K J (Komunistėve Jugosllavė) dhe gabimet tona. Besoj se Kollaraovi do tė ketė ardhur tashti aty dhe ti me ēdo mėnyrė pėrpiqu t‘a gjesh. Dhe me punėn e pėrkthimeve pyeti si kanė ndėr mėnt dhe kur t‘i botojnė. I thuaj Hoxhės tė na bėjė nė formė dekllarat e njė shkresė, nė tė cilėn tė tregojė arsyet e abstenimit tė tij, kur u votua rezollucioni dhe dėnimi i Shpuzės edhe bashkė me kėtė version e tij tė bisedimeve ā€¦tė nxehta qė kini pasur ti me atė dhe Rexhepi me atė. Kėtė e kėrkojmė pse dy shokė tė grupit Godeli dhe Filati qahen pėr tė dhe njeri prej tyre, Godeli, thotė se Hoxha e motivon abstenimin e tij kėshtu: Malėshova me Zavalanin kurdisin njė intrigė kundėr tė pafajshmit, tė papėrlyerit Shpuzė dhe shokėt e tjerė i hoqėn pas hundės dhe se vetėm Hoxha, i patundur posi shkėmbi, nuk ra nė kėtė intrigė. Ne duam tė dimė ē‘ thotė Hoxha pėr kėtė akuzė qė po i bėhet. Pun‘ e Ramos ē‘u bė? Ju a u futėt nė parti? Kur tė na shkruash duhet qė tė kesh letrėn tonė parasysh dhe pikė pėr pikė tė na pėrgjigjesh. Dhe te Borisi shko dėndur, e gjete librėn mbi ēėshtjen e atyre nė Shqipėri? Pėr punė tė gazetave i shkruani Qerimit qė tė interesohet tė na i dėrgojnė.

Shokėve tė fala. Yti me mall Sejfulla Malėshova.

Letra e dytė e Sejfulla Malėshovės

Leningrad, 25. IX. 1928

Tė dashur shokė, ne kėtu i jemi vėnė punės dhe besojmė qė nė njė muaj e sipėr si Abeceja ashtu dhe manifesti Komunist me gjithė shėnime do tė jenė gati. Veē kėsaj Zavalani bėri nė maqinė disa kopje tė Statutit, tė cilėn e pėrktheu dhe rusisht pėr Kominternin. Juve po ju dėrgojmė njė kopje. Zavalani pėrktheu instruksionet rusisht pėr KJ. Njė kopje shqip tė instruksioneve po jua dėrgojmė. Ju si vini me pėrkthimet? Duhet qė jo vetėm tė vazhdoni, po edhe t‘a mirni me seriozitetin e duhur. Fundos nuk po i dėgjohet kakrima i duket se ka rėnė butė atje nė jugė. Kur tė vijė mos harroni t‘i thoni se duhet tė vijė kėtu me domosdo. Kajnon se arrimė dot nė stacion atė mbrėmje qė u nis. Rexhepi ē‘bėri. E kapėrxen rezikun e doktorit apo jo? Ju atje duhet tė jeni qėndra e degės sė Republikave tė Bashkuara tė Sovjetėve tė grupit tonė. Kjo degė pas mėndjes s‘onė duhet tė qeveriset prej njė sekretari. Si sekretar ne propozojmė Demir Godelin. Mbi punėn e sekretarit, d.m.th. se cilin mendoni ju se duhet tė jetė, na shkruani dhe kėshtu tė vendoset njė herė e mirė dhe tė nisė nga puna dega. Edhe ne tė Komis, tė Pėrgj. jemi antarė tė degės dhe si tė tillė pagesat e pėrmuajshme etj do t‘i dėrgojmė aty. Dega tė ardhurat e saj do t‘i pėrdorė si pėr nevojat e degės dhe kusurin do t‘ia nisė nė qėndėr tė pėrgjithshme. Me Naumin duhet tė hyni drejt pėr drejt nė lidhje. Ju aty tė Moskės duhet tė mblidheni shpesh nė mbledhje zyrtare, tė bisedoni nė punrat e Grupit. Duhet qė tė pėrpiqemi qė secili tė marrė pjesė aktive nė ēėshtjen e pėrgjithshme dhe tė ndjejė se nuk ėshtė njė njeri i izoluar, por njė njeri i organizuar, antar i njė organizate luftarake. Ne vendosmė si cilido prej jush muaj pėr muaj dhe rregullisht t‘u dėrgojnė nga 5 rubla. Pra ju duhet ta dini se kėto asnjė prej jush nuk ka pse ua dėrgon pse ju tek, po pse ėshtė i detyruar nga organizata. Dhe ju kini tė drejtė tė pretendoni qė tė ju dėrgohen me rregull. Shuaip Hajnua do t‘i marrė prej Reshat Kėlliēit, Salih Hoxha prej Selim Shpuzės, Rexhep Filati prej Tajar Zavalanit, Demir Godeli prej Sejfulla Malėshovės. Shuaipit po i dėrgojmė proces-verbalin mi zgjedhjen e Komisionit. Le tė na japė mendimin e tij. Presim pėrgjigjie". Pėr Komisionin e Pėrgjithshėm. S. Malėshova.


Jetėshkrimi


Historia e njė prej komunistėve mė liberalė qė ra viktimė e idealit tė tij


Fati tragjik i Malėshovės, nga ministėr nė magazinier


Sejfulla Malėshova u lind nė vitin 1903 nė fshatin Malėshovė tė Pėrmetit, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij. Pas mbarimit tė shkollės fillore nė vendlindje, Sejfullai shkoi nė Itali, ku ndoqi studimet nė kolegjin e arbėreshėve tė Kalabrisė nė Shėn-Mitėr Koronė. Pas mbarimit tė atij kolegji, ai u kthye nė Shqipėri dhe u angazhua nė organizatėn revolucionare "Bashkimi", tė cilėn e kishte themeluar Avni Rustemi. Si shumė tė rinj tė tjerė tė kėsaj organizate, edhe Sejfullai mori pjesė nė atė qė njihet si Revolucioni i Qershorit i vitit 1924 dhe pas triumfit tė tij, ai pėrreth gjashtė muaj punoi si sekretar i Kryeministrit Fan Noli. Pas rikthimit tė Zogut nė pushtet, nė dhjetorin e vitit 1924, Sejfullai u largua jashtė Shqipėrisė. Nė fillim ai u vendos nė Itali dhe mė pas nė Vjenė tė Austrisė. Nė vitin 1926, me ndihmėn e KONARE-s, tė drejtuar nga Fan Noli, ai pėrfitoi njė bursė shtetėrore nga qeveria e Bashkimit Sovjetik dhe pėr pesė vjet vazhdoi studimet nė Fakultetin e Filozofisė nė Moskė. Pas mbarimit tė studimeve nė vitin 1931, ai u zgjodh nė krye tė shoqatės sė shqiptarėve, qė studionin nė Bashkimin Sovjetik. Nga viti 1931 e deri nė vitin 1941, Sejfullai punoi nė Moskė pranė KOMINTERNIT, si dhe pedagog nė fakultetin ku studioi vetė. Gjatė asaj periudhe, falė gjuhėve tė huaja qė zotėronte, ai u dėrgua nga Kominterni me detyra tė ndryshme nė disa shtete tė botės. Pas njė emigrimi tė gjatė, Sejfullai erdhi nė Shqipėri nė marsin e vitit 1943, pasi kishte qėndruar pėrreth dy vjet nė Francė. Pasi qėndroi pėr disa kohė nė Tiranė si ilegal, Sejfullai mori pjesė nė Konferencėn e Parė tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė tė zhvilluar nė Labinot, ku dhe u zgjodh kandidat i Komitetit Qendror. Kur filloi operacioni gjerman i dimrit, ai doli nė mal dhe qėndroi pranė Enver Hoxhės e Shtabit tė Pėrgjithshėm deri nė mbarimin e luftės. Nė tetorin e vitit 1944, nė Berat, ai u zgjodh nė qeverinė e parė provizore tė kryesuar nga Enver Hoxha, duke marrė postin e ministrit tė Kulturės dhe Shtypit. Kėtė post ai e mbajti deri nė shkurtin e vitit 1946, kur nė Plenumin V u pėrjashtua nga Byroja Politike dhe Komiteti Qendror. Kjo gjė erdhi si pasojė e luftės pėr pushtet qė zhvillohej nė atė kohė brenda udhėheqjes sė lartė komuniste, ku Enver Hoxha e shihte Malėshovėn si rival kryesor pėr kreun e PKSH-sė. Pas kėsaj, pėr dhjetė vjet me radhė ai punoi si ekonomist nė Bankėn Kombėtare nė Tiranė dhe nė vitin 1956 atė e internuan nė Ballsh, ku u la tė banonte nė njė barake tė vjetėr. Gjatė kėsaj kohe (nė vitin 1949) Malėshova u pėrjashtua edhe nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve, duke u cilėsuar si element antiparti. Pas pak kohėsh nga vajtja nė Ballsh, atė e lejuan tė banonte nė qytetin e Fierit, duke punuar si magazinier lėkurėsh nė njė Ndėrmarrje Bujqėsore. Sejfullai jetoi krejt i vetėm, deri sa vdiq nė mjerim tė thellė nė vitin 1970 dhe nė varrimin e tij mori pjesė vetėm e motra, e ardhur nga fshati, si dhe dy nipat e tij.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Dy letrat e panjohura tė Sejfulla Malėshovės nga Leningradi nė 1928-ėn :: Komentet

toni

Mesazh Mon Jul 28, 2008 9:15 pm nga toni

E ēna hun npun letrat e komunistve. Kan honger kokat e njoni tjetrit. Ate po bojn ene sot.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi