ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Privatizimi i Krishtit dhe kori i kukuvajkave

Shko poshtė

10012008

Mesazh 

Privatizimi i Krishtit dhe kori i kukuvajkave Empty Privatizimi i Krishtit dhe kori i kukuvajkave




Privatizimi i Krishtit dhe kori i kukuvajkave

Epoka Skėnderbejane, mburoja e krishterimit dhe qytetėrimit evropian

Nga Gjergj Golemi

Ngjarjet nė Kishėn “Sava” nė Kosovė, nuk ishte thjesht njė pėrpjekje e dėshpėruar e ndodhur ashtu rastėsisht nga njė kontingjent plakushėsh nostalgjikė serb, por nga dhjetėra tė rinj qė iu vėrsulėn dy gazetarėve kosovarė, pėr t’i dėbuar nga “toka e shenjtė”. Ata si naziskinė tė vėrtetė deklarojnė: Atje nė Kosovė, janė rrėnjėt e Serbisė. Kėto thirrje janė nė sintoni me patetizmin e disa pseudoshkencėtarėve serb qė, edhe Napolon Bonopartin e bėjnė serb, edhe Kosovėn e quajnė “Jeruzalem” tė Serbisė.

Pushtetarėt serb dhe ata qė kėrkojnė t’i zėvendėsojnė, ndonėse bėjnė lojėn patriotike tė karrigeve, nė thelb paraqiten po aq ordiner sa ata tė rinjtė naziskinė tek Kisha “Sava”. Ata pushtetarėt e sotėm dhe tė nesėrm serb, me qėndrimin e tyre tė ngjashėm me krajlėt e dikurshėm s’bėjnė gjė tjetėr veēse ushqejnė rrėnjėt e urrejtjes mes dy popujve. Kėshtu, ardhacakėt bėrtasin: largohuni nga toka juaj!

Nė sulmin e bandės sė naziskinėve serb, veē tė tjerash, dallohej qartė edhe njė synim i pėrkatėsisė fetare, me shprehjet: Ē’doni ju shqiptarėt kėtu? Juve ju takon Xhamia se jeni myslimanė, ne jemi me Krishtin. Kėtu ėshtė toka jonė e shenjtė. Harrojnė naziskinėt qė shqiptarėt pėr 25 vjet rresht me nė krye heroin tonė Kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeun, u bėnė mburoja e krishtėrimit dhe qytetėrimit evropian, ndėrsa ata endeshin rrugėve tė botės, duke u bėrė nė atė periudhė vizitorėt e parė tė shkėmbinjve tė ILIRISĖ. E ndėrsa sot, kėnga e kukuvajkave vazhdon, nė kohėn kur Kosova pret nė ethe ditėn e bukur tė dasmės pavarėsi. Bijtė e saj janė roje tė kėsaj dite nga hordhitė e reja e tė vjetra serbe, qė kurdisen nga dora e zgjatur e Beogradit.







Ē’trishtim i hidhur, tė ndjesh xhelozinė e fqinjit tėnd!

2-Dhe thonė pastaj, se Maqedonia nuk ekziston!



Janė tė njohura dėnimet nė histori me “harresė” tė individėve apo tė pseudoshteteve tė caktuara. Bota sot, afėr dhe larg Maqedonisė nuk do ka kohė tė merret me tė, ndėrsa ajo pėrpėlitet nė ethet e mosekzistencės, si dhe tė kthetrave, ndonėse tė rėna, por shovene tė mbeturinave tė ish federatės Jugosllave. Duke mos ditur ē’tė bėjė me fatin e vet, fajin e kėrkon tek ne shqiptarėt. Hija e saj donkishoteske sot, tremb folenė e vjetėr tė grerėzave tė shartimit serbo-maqedonas, kur e ndjen se nga tė gjitha anėt ndodhen shqiptarė, tė cilėt jetojnė e punojnė nė tokėn e stėrgjyshėrve tė tyre. Nė momentin qė Kosova pret pavarėsinė, ajo, Maqedonia e vockėl, e tretur, ēudit botėn me “EMBARGON” e vizave pėr shqiptarėt. Dhe bota qesh, dhe bota tallet, kur mėso se “fuqia e tretė e globit” nxjerr ferman tė veēantė pėr shqiptarėt.

Mė nė fund, Maqedonka doli nga “burgu” i harresės me shpikjen e saj. Nė mėnyrė mjerane ajo ngre postblloqe arkaike, tė ndalojė erėn e re tė historisė. Po gjithsesi, Zoti di seē bėn kur sajon krijesat e tij. Pėrfytyroni pėr njė ēast, sikur Maqedonia tė ishte e MADHE vėrtetė, sikur ajo mos tė ishte gati gjysma e popullsisė e banuar me shqiptarė! Ē’trishtim i hidhur, tė ndjesh xhelozinė e fqinjit tėnd! Mė nė fund, gjithēka s’ėshtė asgjė tjetėr, veēse njė pėrrallė dimri, e atyre qė i tremben pranverės sė bashkėjetesės sė fqinjėsisė sė mirė. Dhe thonė pastaj, se Maqedonia nuk ekziston!
Drini
Drini

Numri i postimeve : 457
Reputation : 3
Points : 30106
Registration date : 08/12/2007

Character sheet
xxxxx:

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Privatizimi i Krishtit dhe kori i kukuvajkave :: Komentet

ILIRI

Mesazh Fri Jan 11, 2008 6:12 pm nga ILIRI

Gjysma e saj nuk banohet thjesht nga nga popullsi shqiptare ajo ka ne gjysmen e perberjes te teritorit te vet territore etnike shqiptare qe i jane grabitur shqiperise.
Popullsia shqiptare banon atje ne trojet e veta etnike dhe kjo i shkakton frike ketij shtetuci te sajuar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bora

Mesazh Sat Jan 12, 2008 3:49 pm nga Bora

Vertet qe eshte shume qesharake te mendosh qe ne nje kohe qe Evropa po i zhduk kufinjte papritur Maqedonia vendos ligje te reja per kufizimin e levizjes se lire me shtetin fqinj. Megjithate duke patur parasysh qe Maqedonia eshte nje shtet i ri i sajuar dhe ksisoj nuk ka kurrfare identiteti atehere besoj se ky akt ashtu si dhe aktet e dhunes ndaj shqiptareve te disa javeve me pare tregojne se ky shtet po vuan krizen e gjetjes se identitetit te vet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Jan 13, 2008 12:33 pm nga Iliriada Portal

Shqiptaret e trojeve etnike ne Maqedoni duhet te bejne kujdes ne keto momente kur Kosova pret pavrasine.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi