ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur paria e Shqipėrisė shkoi nė Vjenė pėr homazhet e Franc Jozefit

Shko poshtė

27072008

Mesazh 

Kur paria e Shqipėrisė shkoi nė Vjenė pėr homazhet e Franc Jozefit Empty Kur paria e Shqipėrisė shkoi nė Vjenė pėr homazhet e Franc Jozefit




Kur paria e Shqipėrisė shkoi nė Vjenė pėr homazhet e Franc Jozefit
Plot 92 vjet mė parė, nė nėntorin e
vitit 1916, teksa Lufta e Parė
Botėrore (nė vorbullėn e sė cilės
ishte pėrfshirė dhe Shqipėria) po
shėnonte kulmin e saj, nė mbarė botėn u
pėrhap lajmi se ishte ndarė nga jeta nė
moshėn 87-vjeēare Perandori i Austro-
Hungarisė, Franc Jozefi (plaku), i cili nė atė
kohė, edhe pse nė njė moshė tė thyer, kishte
njė rol jo tė pakėt nė luftėn e pėrbotshme,
ku Austro-Hungaria ishte bėrė palė dhe
kishte nė front me qindra e mijėra ushtarė
tė saj. Vdekja e Perandorit Franc Jozef pati
njė jehonė tė madhe edhe nė Shqipėri, pasi
nė atė kohė pjesa mė e madhe e territorit tė
saj ishte nėn kontrollin e trupave austrohungareze,
qė shqiptarėt i shihnin si
shpėtimtarė tė tyre. Nisur nga ky fakt, vdekja
e Franc Jozefit u prit me njė hidhėrim tė
madh edhe nga ajo qė mund tė quhet klasa
politike shqiptare e asaj kohe, si dhe nga
prijėsit e fiseve tė ndryshme, qė pėrbėnin
dhe parinė e Shqipėrisė nė ato vite, tė cilėt,
nė shenjė nderimi dhe respekti tė thellė,
shkuan deri nė Vjenė pėr tė bėrė homazhe
dhe pėr t‘i shprehur familjes
perandorake tė Habsburgėve
konsideratat dhe falėnderimet
mė tė pėrzemėrta pėr atė
burrė shteti, tė cilin ata e konsideronin
jo vetėm si njė mik
tė madh tė tyre, por edhe si
mbrojtėsin mė besnik tė Shqipėrisė,
ku ata kishin varur
krejt shpresat. Tė gjitha kėto,
veē tė tjerash, nė atė kohė u
pasqyruan me detaje edhe
nga gazeta "Vllaznija", qė botohej
nga kolonia shqiptare e
Vjenės, e cila i kushtoi faqe tė
tėra asaj ngjarjeje, duke e konsideruar
Franc Jozefin si njė nga
shpėtimtarėt e Shqipėrisė. Nga ajo gazetė
("Vllaznija") ne kemi pėrzgjedhur dhe po
botojmė disa pjesė nga shkrimet e saj, tė
cilat vijojnė nga nėntori i vitit 1916, kur dhe
vdiq Perandori Franc Jozef, e deri nė prillin
e vitit 1917, kur delegacioni shqiptar shkoi
pėr tė bėrė homazhe nė Vjenė. Kėto shkrime
po i publikojmė nė variantin e tyre
origjinal, nė gjuhėn e shkruar tė asaj kohe
(pa asnjė ndryshim), duke u bėrė vetėm
ndonjė sqarim nga ana dialektore e gegėrishtes.
Ndėrsa nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi,
tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm
me jehonėn qė pati nė shtypin shqiptar
vdekja e Perandorit tė Austro-Hungarisė,
Franc Jozef, si dhe ceremonitė mortore
tė zhvilluara nė Vjenė nė dhjetorin e
vitit 1916, nė numrin e sotėm po publikojmė
vizitėn qė bėri delegacioni shqiptar
nė kryeqendrėn e perandorisė austrohungareze,
nė prillin e vitit 1917, dhe pritjen
madhėshtore qė iu bė atij nga ana e autoriteteve
mė tė larta tė atij vendi.
Gazeta "Vllaznija": Ditė
historike pėr Shqypėnin
Pamė ditė historike pamė ditė tė
mėdha me randėsi tė pashoqe! Pėrfaqėsonjėsit
e qyteteve dhe fiseve tė Shqypnisė
u mblodhnė kėto dit nė Vjenė pėr me
ja paraqit Madhėnisė sė Ti perandorit e
Mbretit Karl, nderimin e popullit shqypėtar.
Marėveshtjet e Monarkisė austroungare
me popullin arbnuer janė fort tė
moēme e tė pėrzemėrta, tuj kjenė qi Dinastija
e madhėnueshme e Habsburgut
tregoi gjithherė nji mirėsi amtare pėr kombin
shqypėtar, e ju gjet ndihmė e nė
nevojė tė veta qi pat. Me atė ditė qė pėrfaqėsonjėsit
e Shqypnisė u nisnė pėr
Vjenė me i dalė para Madhėnisė sė Ti, ju
shkoj nė vend nji deshir i moēėm, qi kishin
pas qėmoti babat e tyne; due m. th. me
nderue perandorin e Mbretin e fuqishėm
qi ka nė vet‘hje shpresėn e nji kohės
s‘ardhshme fatlume. Populli shqypėtar e
di fort mirė pėrse i ka vu gjithė shpresat e
veta nė Monarki austro-ungare, qi ka pėr
pris tė vet Dinastinė e famėshme tė Habsburgvet.
Me dorė tė fuqishme e mbrojti
Monarkija gjithmonė Shqypninė prej
thonjėvet t‘anmikut deri sa n‘e bram e
shpėtoj. Me kėshillė tė mira u mundue
gjitherė Monarkija austro-ungare ne u
bashkue Shqyptarėt ndėr vedi tuj pasė
qėllim pėrparimin e qytetnimin e popullit
shqypėtar. Pėr kėt shkak pra kje i madh
gėzimi i pėrfaqėsonjėsvet tė popullit arbnuer
kur u nisnė bashkarisht pėr Vjenė; se
ēa panė dhe ndjenė kėta nė kryeqytet tė
Monarkisė s‘kanė me e harrue kurr, e
djelmt e nipat e tyne kan me i pėrmendė
dikur ndodhinė historike e javės sė kalueme.
Pjestarėt e deputacjonit shqypėtar,
panė pėr tė vėrtetė kėto dit sende tė
mėdha e tė bukura nė Vjenė; por mjerisht
koha kje tepėr e shkurtė pėr me i pa tė
gjitha bukurit e kryeqytetit t‘Austrisė,
ashtu edhe mjeshtėritė dhe pasunitė e
vendit. Me gjithė kėt mysafirat
shqypėtarė mujnė me pa se nė ē‘far shkalle
tė lartė tė qytetnimit ka mbėrritė
Austrija e sa e madhe isht fuqia e saj ushtarake
e ekonomike, e prej atyne sendeve
qi kan pa, kan me e kuptue hollė sa i madh
e sa i fuqishėm asht mprojtėsi i tyne. Deputacjoni
shqyptar kje pritė gjithkund
zemėrisht, e ka u duknė e kujt i duelnė pėrpara,
si ministrave, si generalėve e si
njerėzve tė tjerė tė mbėdhaj e vėshtruenė
vetė kjartaz, se si u pritnė me dashtni e me
gjith zemėr si me kjenė dashamirė tė
moēėm; e jo vetėm e vendit, por edhe populli
e ushtarėt i pėrshėndetnė gjithkund
Shqypėtarėt. Por pėrshtypjen ma tė madhe
e patnė pėrfaqėsonjėsit e Shqypėnisė
kur i duelnė pėrpara Madhėnisė sė Tynė
Perandorit e Perandoreshės. Na ra rasa
me folė me shumė pjestarė tė deputacjonit
pėrmbi pėrshtypjet t‘audjencės e tė
gjithė mbetni tė habitun; s‘ kemi me i harrue
kurr kėto fjalė qi na i tha nji bajraktar i
Malėcisė: "Prej Madhėnisė sė Tyne duel
nji dritė, qi na lumnoj e deri nė ditė tė dekės
s‘kemi me e harrue kurr atė orė fatbardhė
qi Perandori dhe Mbreti Karl u
dėnjue me na shtėrngue dorėn". Nė
pėrgjigjie tė vet i bani me dit Perandori
deputacjonit qėllimet e tija e tė qeverisė,
se si, tuj e sigurue kombin shqypėtar se
kish me e mbrojt e me u kujdes pėr tė. Sa
fort ngrefosnė zemrat e Shqypėtarėvet nė
dėfrim tė pashoq kur Perandori e mbaroj
tė folmen e vet me kėto fjalė: "Zoti e
bekoftė Shqypėninė!" Atėherė po, e kuptuenė
tė gjith, se ky sahat kish nji randėsi
tė madhe pėr kohėn e ardhshme tė kombit
shqypėtar. Tė kremtet e Vjenės mbaruenė
e ndėn prisi tė General Trollmannit kėthyenė
pėrfaqėsonjėsit e Shqypnisė nė shpija
tė veta tuj marrė me vedi pėrshtypje tė
mėdha fort. Tash kėthej prap gjithsecili nė
punė tė vete pėr Shqypėni, duhet pėr sot
puna ma e fort se kurr. Fjalėt e paharrueme
tė Perandorit e Mbretit Karl, janė
shkrue kėthellė nė zemra tė Shqyptarėvet,
sepse ata ja diftojnė udhėn , qi
do tė marrė mbas sodit kombi shqyptar e
vetėm bashkimi mundet me i ba popullin
tė lumė. Delegatėt e popullit arbnuer e
dėgjuen vetė prej gojės sė Madhnisė sė Ti,
se Aj ka me i mprojt gjithmonė. Zoti e
premtoftė qi mundi i Monarkisė austroungare
e tė Perandorit tė saj bashkė me
punė tė qenshme tė popullit shqypėtar t‘a
bajn Arbnin nji vend tė lumė!
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Kur paria e Shqipėrisė shkoi nė Vjenė pėr homazhet e Franc Jozefit :: Komentet

avatar

Mesazh Sun Jul 27, 2008 2:59 pm nga Iliriada Portal

Pjestarėt e deputacjonit
Ndėn prisi tė Shkėlqesisė sė Ti General
Trollmannit, ma i nalti Komandar nė Shqypni,
muernė pjesė nė deputacjon tė nderit
kėta Shqyptarė: "Deputacjoni ishte i pėrbamė
prej kėtyne pjestarėve; Qytetui i Shkodrės
kish dėrgue pėrfaqėsonjės kėta zotni:
Musa Jukėn, kryetar i pėrlimtares, Kol
Ujkėn e Hasan Efendi Bekteshin.
Pėr Malci: Vat Marashin, bajraktar i
Shkrelit, Gjelosh Gjokėn, vojvodė e Kastratit
e Abdi Kolėn, bajraktar i Shalės.
Pėr Postribje: Hasan Ahmetin,
Vojvodė.
Pėr Lesh: Mano Bej Mehmet, B. e Dedė
Cokun.
Pėr Zadrimė: Llesh Milotin.
Pėr Pukė e Mirditė: Kapidan Ndue
Gjonin prej Oroshit, Zef Ndoci vojvodė e
Spaēit e Zejnel Agėn vojvodė e Iballjes.
Pėr Krue: Muharrem Pengili, naibmufti.
Pėr Mat: Ahmet bej Zogollin.
Pėr Tiranė: Musa Maēin e Xhelal bej
Toptanin.
Pėr Durrės: Izedin Beshirin, kryetar i
pėrlimores (Bashkisė), e Emzot Nikoll
Kaēorri si veqil i Arqipeshkvit tė Durrėsit.
Pėr Kavajė: Qazim Bej, kryetar i pėrlimtares
e Shazivar Bej.
Pėr Elbasan: Irfan Bej e Lef Nosin.
Pėr Berat e Skrapar: Sami Bej Vrionin,
Mehmed Esadin e Demitėr Lavdėn.
Pėr Lushnje: Ahmet Bej Resuli e Emin
Vokopolėn.
Pėr Fieri: Kahreman Bej Vrioni.
Pėr Xhuri e Peshkopij: Elez Jusufin,
kryetar fisi, e Salih Spahinė, nėnprefekt i
Lumės.
Pėr Krasiniqe: Hysni Bej Curri, nėnprefekt
i Bunjės e Salih Mani pėr Bunje.
Pėr Kosovė: Hasan Bej Prishtina.
Deputacjoni shqypėtar kje pėrcjellė prej
kėtyne oficerave: Prej Oberstleutnantit
generalstabit Myrdacz, prej Kapidanit generalstabit
Stojakovic, prej kapedan Wimmer,
ashtu edhe prej Oberleutnant Holzpach,
ndihmėtar vehtjetuer e prej Leumant
Micie.
Audjenca te Perandori e
Perandoresha
Perandori dhe Perandoresha e pritnė
mbas dreke me madhni tė madhe
n‘audjencė deputacjonin shqypėtar e kjo
ditė kje ma e bukura e tė gjithė tjerave. Nė
3 sahatin mbėrrti deputacjoni me 15 automobila
para pallatit tė Perandorit. Ku u
duknė Shqypėtarėt, i pėrshėndeti populli
me gjith zemėr. Deputacjoni u mblodh
n‘Apartament tė Radetzky-t, ku i priti ministri
i pėrjashtėm, Graf Czernini e Cerimonjeri
i Shpis perandore von nepalez. Gjeneral
Trollmanni i kish pri deputacjonit e me tė
bashkė ishin dhe oficjerat pėrcjellės, Profesor
Dr. Pekmezi dhe Profesor Rotta. Prej
andej duel deputacjoni shqypėtar n‘odė tė
pritjes; nė rrugina tė pallatit ishte rreshtue
nė tė dy anėt xhandarmėrija perėndore e
roja e Madhnis sė Ti vesh me uniforma pėr
bukuri. N‘audjencė muernė pjesė edhe
ministri i pėrjashtėm, Graf Czernini e Camberlani
i madh Graf Berchtoldi. Audjenca
ngjati tre ēerek sahati. Perandori dhe perandoresha
ju dhanė dorėn tė gjithė delegatėve
shqypėtar e folnė edhe me ta tuj i
pvetė edhe mbi nevojat e vendit. Mėnyra e
perzemėrt me tė cilėn Perandori e Perandoresha
e pritnė deputacjonin shqypėtar
kanė ba nji pėrshtypje tė madhe fort, sa
s‘asht goje me e diftue. Pjestarėt s‘gjejn
fjalė me e levdue mirsin e Madhnis sė Tyne
e ket sahat tė lumė, nė tė cilėn patnė baftin
me e pa bamirėsin e Mbrojtėsin e
Shqypėnisė, s‘kanė me e harrue kurr.
Tė pritunit nė pėrlimtare tė
Vjenės

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Jul 27, 2008 2:59 pm nga Iliriada Portal

Tė pritunit nė pėrlimtare tė
Vjenės
Mbas tė ftuemit qė bani kryetari i pėrlimtares
sė Vjenės, Dr. Weiskirchner, delegatėve
shqypėtar, shkuen prej ministrit
tė pėrjashtėm nė pėrlimtare. Atje e pėrshendeti
Ekselencė Dr. Weiskkirchner
General Trollamannin si ftuesin e
pėrmėndun tė Lovcen e u gėzue fort tuj
pa afėr vedi pėrfaqėsonjėsit e popullit
shqypėtar. Nė tė folun tė vet pėrmendi
kryetari i pėrlimtares Skanderbegun e
kangėt e bukura, qė kėndon populli
shqyptar pėrmbi trimni e nė fund dishroj
Shqypnisė pėrparim nė qytetni e
ekonomi. General Trollomanni ju fal
nderit kryetarit tė pėrlimtares pėr tė pritun
tė dashtun, qi i bani Vjena deputacjonit
shqypėtar, i cili ka ardh me nderu
perandorin e nė fund tha se Shqyptarėt
janė tė lumė pėr baft (rastin), qi patnė
me e pa Vjenėn dhe mbaroj sė folurit e vet
tuj dishrye kryeqytetit tė bukur t‘Austris
zhvillimin e mbarė. Deputacjoni duel
mandej me e pa odėn e tė pritunit, bukurije
e sė cilės bani nji pėrshtypje tė madhe.
Nė nji odė tjetėr u prit deputacjoni me
kafe tė zezė dhe me duhan e si pėr kujtim
tė Vjenės muer gjithsecili nji Album tė
bukur fort me tė pame tė Vjenės.
Audjenca te Arqiduka Maks
Nė 3 e 1/3 mbas dreke kje pritė deputacjoni
n‘audjencė te Arqiduka Maks
n‘Augartenpalais. Princi peranduer i percjellė
prej Graf Csechi e prej Graf Consolati
i pėrshėndeti me gjith zemėr miqtė e largėt
pėr vizitėn e tyre. Pas fjalėve tė General
Trollmannit, Arqidukės Maks iu drejtua
delegacionit shqypėtar me kėto fjalė: "Shkėlqesi!
Fort tė nderēėm zotni! Po u falem
nderit prej zemre pėr kėto pershėndetje
kaq tė dashtuna, qi mė batė nėpėr gojė tė
tė Shkėlqesisė sė Ti, Kryekomandantit
Tuej. Asht nji gėzim i veēantė pėr mue me
Ju pritė kėtu nė Vjenė pas njė udhėtimi tė
bukur qi bana nėpėr Shqypni, n‘atė vendin
Tuej qi asht shumė i bukur. Nuk kam
me i harrue kurr pėrshtypjet e bukura e tė
priturat e nxehta e tė pėrzemėrta qi atje i
pėrmblodha. Duhet tė jeni tė saktė se gjithmonė
kam me pasė ma tė nxehtė
pėrkujdesje pėr dėshirat dhe nevojat e
Shqypnis e tė Shqyptarėvet tė dashtun. Po
u siguroj ma sė fundi se, gjithmonė kam me
kenė i palodhur tuj tregue edhe mbas sodi
interesė pėr zhdrivillim e pėrparim
t‘atdheut T‘uej tė dashtun, tė cilin po Ju
lutem me e pėrshėndetė prej anės s‘ime.
Pastaj foli Arqiduka me shumė pjestarė tė
deputacjonit qi i njifte qė prej Shqypnije e
i pveti pėrmbi pėrparime qi ban tash
Shqypnia. Mbasi u llafos Arqiduka gjanė e
gjatė me deputacjon, duel dy herė nė fotografi
me Shqyptarėt, tė cilėt mbetni fort
tė kėnaqun pėr tė pritunit e pėrzemėrt, qi
bani Arqiduka. Prej Arqidukės shkoj deputacjoni
te Camberlani i madh i Perandorit,
te Graf Berchtoldi. Edhe aty ky mik i Shqypnisė
patnė Shqyptarėt nji pritje fort tė mirė.
Nė mbrame vojti deputacjoni Shqypatar
n‘Oper perendore, ku u dha "Fidelio" prej
Bethoven, e cila ju pėlqye tė gjithėvet. E me
darkė qi u hangėr bashkarisht nė hotel
"Wrzherzog" muer fund kjo ditė.
Pritja e delegacionit shqiptar
nė hotel "Meissl & Schadn"
Tė prenden mbarama mė 20 prill u
mblodh deputacjoni shqyptar pėr tė
mbrumen herė nė nji nder tė parat hotele
tė Vjenės, nė hotel "Meissl & Schadn" pėr
me hangėr darkėn bashkarisht. Oda e
bukės e sofra ishin zbukurue me lule gjithfarėsh
e nė fytyrė tė gjithsecilit shifej kjartas
gėzimi dhe kėnaqėsia, Mbasi u
mbarue darka, General Trollmanni u ēue
nė kamb dhe mbajti kėtė fjalim: "Me ditė
tė sodit po merr fund pjesa zyrtarisht e
udhėtimit t‘onė qi ka pas pėr qėllim tė
parin nderimin e Madhėnisė sė Ti tė Perandorit
e Mbretit. Kam shpresė se tė gjithė
pjestarėt kjenė tė kėnaqun me atė tė pritun
qi ju ba kėtu nė Vjenė". General Trollmannni
ju fal nderės pastaj delegatėve
pėr tė prujtun tė mirė e pėr kujdes qi patėn
tuj dhanė nji mbarim tė mirė kėti udhėtimi
pa ndonji rasė tė keqe. Nė fund ai tha
se detyra e ti ish me e pa Shqypnin tė shkueme,
tė lume e tė kėnaqun; prandaj epo
i lutet tė gjithė vendasvet, qi ta pėrkrahin
me ba kėtė detyrė tė randė e ju fal nderit
Shqyptarėvet pėr dashtni qi treguen ndaj
vetja dhe i siguroi, se tash Shqyptarėt i
kishin hi dhe ma fort nė zemėr e tuj e ēu
zanin mė tė lart tha: " Rroftė koha e ardhshme
e popullit shyptar; rroftė Shqypėnija".
Mandej Hasan Bej Prishtina e mbylli
me ket tė folun: "Ekselencė; po ju lutem
me e pėlqye kėtė peshqeshnė shenj t‘asaj
dashtnije qi kemi pėr Ju. Nė Shkėlqesinė
Tuej po shoh jo vetėm
mikun e vėrtetė tė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Jul 27, 2008 3:00 pm nga Iliriada Portal

Shqypėnisė, presidentin
t‘onė, por edhe
luftarin e fatosin qi tuj i
pri ushtrisė perandore si
fitues nė Shqypėni tuj e
shpėtue popullin t‘onė
prej thonjėvet tė anmikut.
Tė jini tė sigurtė
Ekselencė se populli
shqypėtar ka me Ju ditė
gjith herė pėr nderė e se
emni Juej asht shkruem
me fjalė t‘arta nė histori tė
Shqypnisė". Emzot Kaēorri
tha pastaj nė tė folme tė vet:
"Madhnija e Ti Perandori e
Arqiduka Maks, ministra,
diplomat, kryetari i pėrlimtares
sė Vjenės, e sa e sa
njerz tė mėdhaj me tė pritun
tė pėrzemėrt na i kanė
zbukurue ditėt t‘ona nė ket qytet tė bukur
dhe General Trollmanni u pėrkujdes nė
kėto ditė pėr ne si nji mik e si nji babė e na
po i apim fjalėn se kemi me i ndihmue me
gjithė fuqitė letė punė tė ēmueshme qi po
ban pėr tė mirė tė Shqyėpnisė. Po ju falemi
nderės tė gjithėve, qi na treguen gjithė
kėtė mirėsi, por sidomos Madhėnis sė Ti
Prandorit, Mbretit Karl, e po premtojm se
sod e mbrapa kemi me punue bashkarisht.
Falemnderit edhe tė nderēmit komnadarit
t‘onė pėr gjithė atė dashtni qi tregoj
pėr popullin shqypėtar e pėr gjithė ato tė
mira, qi ka i ka ba deri sot Shqypnisė.
Rroftė General Trollmanni!" Tė gjithė sė
bashku britnė me za tė naltė; Rroftė General
Trollmanni! Ish afrue gadi mjesnata
kur u da shoqnia, nji pjesė e deklegatėve
shqyptarė ju hypi automobilave e duel nė
stacion, aty i hypnė vagonit tė vet pėr me
kthye ndot shpija tė veta e kurse treni u
vu nė t‘ecun, britnė edhe njėherė tė gjithė
nji zani; Rroftė Shqypnija, Rroftė Austrija.
E dyta parti e deputacjonit shqyptar u nis
prej Vjenet me gjeneral Trollmannin tė
diel mbrama mė 22 prill. Shumė miq kishin
dalė nė stacion me u pjekė edhe njiherė
me shqyptarėt e me ju dėshrue nji udhė
tė mbarė. Ditėt e bukura qi kaloi deputacjoni
shqyptar nė Vjenė kanė me kjenė tė
paharrueshme jo vetėm pėr Shqyptarėt,
por edhe pėr miqtė e tyne.
Njė dhunti e shqiptarėve pėr
Arqidukeshėn Adeljade
N‘audjencė tė deputacjonit shqyptar
para Perandorit e Perandoreshės, ju lut
Xhelal Bej Toptani Perandorit, qi me pasė
mirėsinė me ja dhanė lejen me i paraqitė
Perandoreshės nji petk (kostum kombėtar
shqiptar), shqyptar tė punuem me dorė
pėr Arqidukeshėn tri vjetshe Adelajden.
Petku i vogėl i bamė me pėlhurė tė
Shqynisė, i kje paraqitė Perandoreshės
prej nji vetėdashėsit shqyptar. Si Perandori,
ashtu dhe Perandoresha mbetni
shumė tė kėnaqun pėr dhuntinė e bukur e
ju pėlqye sidomos puna e bukur dhe
mjeshtrija, me tė cilėn ish qepė aj petk.
Vizita e fundit te konvikti i
studentėve shqiptarė
Nė ditėn e fundit tė vizitės sė tij nė
Vjenė, delegacioni shqiptar shkoi pėr tė
parė nga afėr dhe pėr tė biseduar me studentėt
shqiptarė nė konviktin e tyre, i cili
financohej nga ministria e Tregtisė e Austrisė.
Gjatė asaj vizite, nė emėr tė ministrit,
delegacioni shqiptar u pėrshėndet
nga Hofrat Dr. Karl Simeon dhe drejtori i
konviktit, Dr. Robert Von Kler. Pas kėsaj,
pjesėtarėt e delegacionit biseduan disa
minuta me nxėnėsit shqiptarė, tė cilėt si
fillim mėsonin aty gjuhėn gjermane dhe
mė pas vazhdonin studimet e larta nė
degė tė ndryshme. Nė fund tė atij takimi,
nxėnėsit shqiptarė shprehėn gėzimin e
tyre qė panė nga afėr aq shumė bashkatdhetarė
tė tyre nga Shqipėria e dashur. Ky
takim shėnoi edhe fundin e vizitave tė delegacionit
shqiptar nė Vjenė. Nė orėt e vona
tė asaj nate, teksa delegacioni shqiptar po
darkonte nė hotelin "Wrzherzog Karl", disa
nxėnės shqiptarė qė studionin nė Vjenė
shkuan aty dhe takuan gjeneral Trollmannin,
duke biseduar me tė problemet e shkollimit
tė tyre. Nė fund tė asaj bisede, ai
ju sugjeroi nxėnėsve shqiptarė qė tė ndiqnin
shkollat bujqėsore, pasi nė tė ardhme
bujqėsia do tė kishte njė rėndėsi tė madhe
pėr Shqipėrinė".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Jul 27, 2008 3:00 pm nga Iliriada Portal

Fjala e gjeneral Trollmannit, komandant i pėrgjithshėm i trupave austro-hungareze nė Shqipėri

Pas fjalėve falėnderuese qė trashėgimtari i Habsburgėve,
Karli I, i tha delegacionit shqiptar nė rezidencėn e tij nė
Vjenė, e mori fjalėn gjenerali Trollmanni, komandant i pėrgjithshėm
i trupave austro-hungareze nė Shqipėri, i cili shoqėroi
delegacionin shqiptar gjatė vizitės sė tij nė Vjenė. Lidhur me
kėtė, gazeta "Vllaznija", nė mes tė tjerash ka shkruar: "N‘emėn
tė deputacjonit shqypėtar mbajti ma parė ma i nalti Komandar
nė Shqypėni, gjeneral Trollmanni kėt tė foluna para Madhėnis
sė Ti: "Madhėni! Qėmoti, por sidomos kėto pesė vjetėt
e fundēme, nė tė cilat vuajti ma shumė se kurr kombi shqypėtar,
i ka sjellė Shqypėnija
sytė e vet nga
Monarkija e fuqishme
e Austri-Ungarisė,
prej sė cilės
vetėm mujte me e
pritė shpėtimin. Nė
sajė tė Dinastisė jetike
tė Habsburgėve,
Monarkija austroungare
ja ēoj popullit
shqypėtar gjithė
herė nė vend deshiret
e veta. Mbas
mirėsisė atnore e
mbas simpatisė sė sė moēme, qi ka pasė Monarkia austroungare
pėr Shqyptarė, ja duel zot kurdoherė, qi Shqypnija
gjendej nė rrezik. Kurrnji tjetėr shtet i Evropės nuk u pėrkujdes
aq fort, qi me i mbrojt ēeltas me aq fuqi tė kjenunit e tė
drejtat e kombit shqypėtar, ashtu edhe shdrivllimin e tij kombiar,
si Monarkija austro-ungare, - e si tė gjithė Shqyptarėt e
dinė - qėllimi e dėshirat e Monarkisė kjenė me e mbledhė
kombin shqypėtar nė njė atdhe tė madh e tė pėrbnashkėt.
Me kėshilla tė mira ju ndihmoj gjithmonė Monarkija austroungare
Shqypėtarėvet, qio u bashkue edhe ma tepėr fisi me
fis pėr me mujt dikur me pasė tė qetė udhė tė pėrparimit e tė
qytetėrimit me u ba njė gjymtyr i vlertė i familjes sė popujvet
t‘Evropės. U pa kjartas se Monarkija austro-ungare ish njė
mprojtėse e vėrtetė e tė gjith kombėsisė shqypėtare e prandej
j‘a siguroj vedit atė falenderje tė thjeshtė tė tė gjithė Shqyptarėvet.
N‘atė kohė kur u ē‘pallė lufta ballkanike e kur fuqitė e
pabesa u lėshuen me e da Shqypninė si t‘ishte plaēka e tyne,
vetėm monarkija austro-ungare kje atėhere ajo qi, pa kursye
kurrė far fije, e ēoj zanin e vet kundėr atyne qi doshin me e
coptue kombin shqypėtar e nuk la qi emni i Shqypnisė tė
zhdukej pėr gjithė herrė prej kartet. Nė tė tillė rrezik u gjet
prap Shqypnia kur u kall kjo luftė qi asht ma e tmerrshmja e
tė gjithave. Por tash kjenė trupat e Madhnisė s‘Ate, tė cilat
me mundė tė madh e pastruen Shqypninė prej anmikut e si
kemi shpresė e shpėtuenė pėr gjithė herė. Ē‘prej asaj dite po
shkon mkirė populli shqypėtar me trupat perandorake e
mbretnore qi janė nė Shqypėni. Me mija Shqyptarėsh po
luftoj bashkarisht nė kufi tė vendit tė vet me ushtarėt trima tė
Madhėnisė s‘Ate e tuj u mundue sė bashkut me ja mbrritė ati
qėllimit qi kemi. N‘emėn tė kombit shqypėtar, qi u shpėtue
dhe po mprohet prej Austri-Ungarisė patmė sot baftin e
madh me i dalė pėrpara Madhėnisė s‘Ate, pėr me j‘a paraqitė
tributin e falenderjes tė paharrueme, qi pat kombi
shqypėtar, i cili ka njato ndjesi tė vjeshta tė prunsisė, qi kan
popujt e Madhėnisė s‘Ate e prandej po marrim lejen me j‘a
paraqit Madhėnsisė s‘Ate Apostolike urimet e tė gjithė popullit
shqypėtar. N‘emėn tė qyteteve dhe fiaseve tė
Shqypėnisė, qi kanė dėrgue, po e nderojn prunisht Madhėninė
tande e me falenderje nė zemėr po thėrrasim: Rroftė
Madhėnija e Ti Apostolike Perandore e Mbretnore, Perandor
i Austrisė e Mbret Apostolik i Ungarisė Karli. Perandori Karli i
I! Mbreti Karli i IV! Kjaftė premtue prej Perėndisė , qi Monarkija
e fuqishme e Tija, e tė gjithė popujt e Ti t‘i korrim shpejt
me paq frytet e fitimeve, qi ban trupet e Tija! Zoti e premtoftė
qi edhe kombi shqypėtar tė marrė pjesė nė fryte, e tuj kjenė
gjithmonė ndėn mbrojtjen tė dorės atnore tė Madhnisė s‘Ate
Apostolike, tė shoh mbas sodit dit fatbardha".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi