ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipėria fiton, del e para nė grup

Shko poshtė

11092008

Mesazh 

Shqipėria fiton, del e para nė grup Empty Shqipėria fiton, del e para nė grup




Shqipėria fiton, del e para nė grup
Jetmir Halilaj

Shqipėria ngjitet nė vendin e parė nė grup, me katėr pikė e me golaverazh mė tė mirė se Suedia, falė fitores sė mbrėmshme 3-0 kundėr Maltės dhe humbjes sė Portugalisė me Danimarkėn.Megjithatė, ishte njė fitore e vuajtur pėrballė ishullorėve modestė, tė cilėt nė disa raste u paraqitėn tė frikshėm pėrpara portės sė Arjan Beqajt. Skuadra mike, e ndėrgjegjshme pėr forcėn e vendasve, e nisi takimin tepėr e vendosur dhe me presing nė ēdo sektor tė fushės. Megjithatė, kuqezinjtė mund ta kishin zgjidhur qė nė fillim rezultatin, kur Bogdani u tregua altruist nė zonė dhe pasoi me kokė te Klodian Duro, gjuajtja e tė cilit krijoi iluzionin e golit por nė tė vėrtetė doli jashtė. Mbulimi i ashpėr i maltezėve nė shumė minuta e asfiksoi mesfushėn shqiptare, e cila u tregua e pazonja tė organizonte sulme. Tė njėjtin fat patėn edhe pėrpjekjet individuale, ndėrkohė qė nė ato raste kur arrihej tė gjuhej nė kuadrat, atje ishte i gatshėm portieri Haber, befasues me pritjet e tij. Fundi i pjesės sė parė ishte i lumtur pėr Shqipėrinė, kur krosimi i Duros nga e djathta u shfrytėzua mė sė mirė nga Bogdani. Sulmuesi i Kievos e devijoi topin me kokė aq sa duhej pėr tė mposhtur Haberin dhe tundi rrjetėn. U mendua se goli do ta ēlironte Shqipėrinė dhe nė pjesėn e dytė do tė shihej lojė mė e rrjedhshme, por nuk ndodhi kėshtu. Malta vazhdoi me tė njėjtin qėndrim, e ardhur ndoshta me pretendimin qė e pakta tė mos pėsonte goleadėn e dėshiruar nga Ari Han. Nė fushėn e “Qemal Stafės” u pa i njėjti futboll i mėrzitshėm, me shumė gabime tė pasakta, ndėrkohė qė Malta herė pas here na kujtonte se edhe ajo fitore minimale nuk ishte e sigurt. Nė dy raste u deshėn ndėrhyrjet e Beqajt, nė njė rast tjetėr Mifsud gjuajti jashtė, i lirė para zonės. Frika e tė gjithė pėrfundoi nė minutėn e 85-tė, kur Klodian Duro shėnoi golin e dytė. Pas njė tentative tė dėshtuar tė Salihit, mbrojtėsi maltez gabon rėndė, duke mos larguar topin nga zona. Duro vepron me shpejtėsi dhe gjuan duke shėnuar golin e dytė. Fitorja tani ėshtė e sigurt, por ndėrkohė fillon edhe ajo qė prisnin tė gjithė: spektakli kuqezi. Aktivizimi i Berishės, hapėsirat e krijuara dhe entuziazmi bėjnė qė shqiptarėt tė luajnė rrjedhshėm dhe ka disa raste pėr shėnim. Haber grushton nė goditje nga kėndi gjuajtjen e Berishės dhe pas krosimit ėshtė Dallku qė vulos fitoren 3-0. Tri pikė qė priteshin dhe qė, pavarėsisht lojės jo tė mirė, i kanė dhėnė Shqipėrisė startin e ėndėrruar.


Shqipėri – Maltė 3 - 0
Golat: 46’ Bogdani, 83’ Duro, 89’ Dallku
Shqipėria: Beqaj, Dallku, Cana, Curri, Agolli, Lala, Bulku (Beqiri 55’), Duro (Berisha 86’), Hyka, Bogdani (Salihi 72’)
Trajner: Ari Han
Malta: Haber, Xuereb, Bajada, Barbara, Dinech, Agius (Slicuna 46’), Brifa, Sammut, Mifsud, Schembri.
Trajner: Dushan Fitzel
Gjyqtar: Robert Schoergenhofer (Austri)
Kartonė tė verdhė: Beqiri, Dallku, Cana/Frendo



Danimarka-Portugali, surpriza nė minutat e fundit

Janė luajtur mbrėmė tre takimet e radhės nė Grupin 1 tė eliminatoreve tė Botėrorit 2010, ku bėn pjesė edhe Shqipėria. Kuqezinjtė kanė fituar 3-0 ndaj Maltės, duke u renditur pėr herė tė parė nė historinė futbollit shqiptar nė vendin e parė nė grup pas dy ndeshjeve eliminatore. Shqipėria ka katėr pikė, po aq sa edhe Suedia, por ka golaverazh mė tė mirė. Favoritja kryesore e grupit Portugalia ėshtė thyer mbrėmė nė fushėn e saj, pasi u mund nga Danimarka me rezultatin e ngushtė 3-2. Minutat e fundit tė takimit kanė qenė dramatike, teksa danezėt kanė pėrmbysur disvantazhin 2-1, pėr tė shėnuar tre gola. Edhe Suedia fitoi mbrėmė nė Stokholm me rezultatin 2-1 ndaj Hungarisė. Golat e Kallstrom e Holmen mjaftuan pėr triumfin e parė tė nordikėve nė eliminatore.

renditja

PORTUGALI - DANIMARKĖ 2 - 3
42’ Nani, 86' Deko (11m)/ 84' Bendtner, 90’ Poulsen, 91’ Jensen
Suedi – Hungari 2 - 1
55’ Kallstrom, 64’ Holmen/ 90’ Rudolf
Shqipėri – Maltė 3 - 0
46’ Bogdani, 83’ Duro, 89’ Dallku
Renditja
Ekipi N F B H Gola P
1. Shqipėria 2 1 1 0 3-0 4
2. Danimarkė 2 1 1 0 3-2 4
3. Suedi 2 1 1 0 2-1 4
4. Portugali 2 1 0 1 6-3 3
5. Hungari 2 0 1 1 1-2 1
6. Malta 2 0 0 2 0-7 0


Deklaratat

Ari Han
“Skuadra e meritoi fitoren, e cila duhet tė ishte mė e thellė. Them kėshtu sepse pėr gjetjen e golit ekipi u nervozua shumė nė pjesėn e parė. Krijuam shumė raste, nga tė cilėt morėm vetėm mundėsitė minimale. Ata (maltezėt) kanė luajtur shumė fort, mbi mundėsitė e tyre. Por nė pjesėn e dytė u lodhėn dhe ishin shumė tė ēorganizuar nė tė gjitha drejtimet. Nė kėtė hapėsirė tė lojės erdhėn edhe dy golat tanė”.

Dushan Ficel
“Mendoj se skuadra tregoi karakter ndaj njė kundėrshtari qė mund ta quaj edhe rival me ne pėr renditjen. E dinim qė do tė ishte njė ndeshje e vėshtirė dhe u munduam qė taktikisht tė luanim mė shumė me topin pėr tė gjetur hapėsira tė shpejta nė mbrojtjen shqiptare. Por skuadra pati njė mangėsi tė madhe, sepse nuk mundi tė finalizonte rastet qė krijoi, duke shkuar deri tek pika e penalltisė, dhe jo mė tej nė zonėn shqiptare”.

Debatik Curri
“Sulmuesit e tyre ishin shumė problematikė, sepse ishin tė shkurtėr dhe shumė tė lėvizshėm. Luanin mirė dhe shumė mė fortė se sa suedezėt ndaj mund tė them se pata mė tepėr vėshtirėsi se sa mė ndeshjen kundėr Suedisė. Megjithatė jam i kėnaqur pėr tre pikėt sepse ky ėshtė njė fillim vėrtet shumė i mirė. Shpresojmė tė ruajmė kėtė ritėm edhe nė dy ndeshjet e ardhshme kundėr Hungarisė dhe Portugalisė”.


Shqipėria e mbyll e 4-ta

Kombėtarja shqiptare U-21 e ka mbyllur fazėn eliminatore tė Euro 2009 me 12 pikė nė vendin e katėrt, duke lėnė pas vetėm Azerbajxhanin dhe Ishujt Faraoe. Shpresat kuqezi nuk kanė shkuar mė shume se njė barazim pa gola nė ndeshjen e fundit eliminatore pėr Euro 2008 kundėr modestėve tė Azerbajxhanit. Skuadra e drejtuar nga Artan Bushati zhvilloi njė ndeshje tė vakėt nė stadiumin e qytetit tė Vlorės, duke mos arritur tė shkundė rrjetėn e kundėrshtarėve. Me vetėm gjashtė lojtarė nga barazimi 1-1 nė Baku, Shqipėria U-21 nuk reflektoi asnjė autokritikė nė barazimin e dytė me Azerbajxhanin.
Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Shqipėria fiton, del e para nė grup :: Komentet

toni

Mesazh Thu Sep 11, 2008 10:35 am nga toni

Hajt mo nja dy dite nven tpar, masanej fillo e lu parja.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat Oct 25, 2008 11:58 pm nga ilda

shqiperi-portugali 0-0 bukur eeee Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi