ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush e vrau Kosta Trebicken: Zoti apo Sali Berisha?

Shko poshtė

15092008

Mesazh 

Kush e vrau Kosta Trebicken: Zoti apo Sali Berisha? Empty Kush e vrau Kosta Trebicken: Zoti apo Sali Berisha?




Kush e vrau Kosta Trebicken: Zoti apo Sali Berisha?
Kosta Trebicka u vra!
Tash per kete nuk ka pike dyshimi?! Te pakten Edi Rama, Ilir Meta , Top Chanel dhe News24. Keto “institucione” te pavarura e kane deklaruar pas nje ekspertize qe tejkalon ne kohe dhe profesionalizem edhe ekspertizen e pritshme nga prokuroria dhe ekspertet amerikane.
Edi Rama, publikisht deklaroi ne media nje “vdekje jonatyrore’ dhe “viktima e 27-te e Gerdecit”, vdekjen e qytetarit te ndjere Kosta Trebicka.
Ne kete gjatesi vale edhe shume politikane dhe media te opozites, deklaruan se tash eshte momenti qe Sali Berisha te jape doreheqjen.
Ne fakt, kerkohet doreheqja e Sali Berishes, duke e shpallur ate fajtor dhe vrases te K.T. Deri ketu kerkesa duket e drejte: minimalisht kryeministri duhet te mos jete vrases.
Po sikur te ndjerin K.T., ta kete vrare Zoti, ne kuptimin qe vdekja nga aksidenti te jete sic mijera aksidente te tjera te ndodhura ne kete vend, per te cilat keta lidere dhe media, jo vetem qe nuk akuzojne Sali Berishen, por as emrat nuk u’a thone plotesisht por vetem inicialet, si p.sh. K.T.?
Me siguri duhet ti kerkojne doreheqje Zotit te plotfuqishem!!! Patjeter, sepse K.T. nuk eshte si gjithe te tjeret; ai eshte nje shkalle me lart; ai eshte “shehit”, deshmitari kyc i Gerdecit.
A thua se vdekja e tij e ndryshoi deshmine e tij, ne nje kohe qe ajo deshmi eshte siguruar ne Prokurorine e Republikes, ne Kongresin e USA dhe ne te gjitha llojet e mediave vizive, audio dhe ne Youtube!
Ne Shqiperi eshte bere zakon qe akuzat per vrasje politike te jene pa dogane, pavaresisht se ato as nuk mund te provohen kurre dhe as qe kane ndonje motiv, qe te jene politike.P.sh. filloi te flitej ( jo ne media) se edhe Dritan Hoxhen e vrane, edhe Gramoz Pashkon e vrane…..?!
Me kete ritem po e diskretitojme kot me se koti, vetem per qellime te ndyra politike, vendin tone.
Mjaft hodhet balte te nderuar mafioze te opozites!!! Neqoftese doni te flisni per vrasje politike hajde te flasim per mbi 12000 vrasje te atit tuaj Enver Hoxha dhe oligarkise komuniste ne vitet e diktatures!
Hajde flasim per vrasjen e Arben Brocit, Azem Hajdarit e dhjetra te tjereve te vrare nga Organizatat Okulte qe ju kane sjelle deri ne kete moment dhe pozite qe jeni sot!
Hajde flasim per vrasje “spektakolare” sic jane vrasja e Denis Gines me shoke, vrasja e Fatmir Haklajt me shoke, vrasja e Vajdin Lames etj.
Keto jane vrasje nga dora e njeriut. Per keto mund te kerkohet llogari dhe te jeni te sigurt se nje dite do jepet llogari.
Por kur njerezit vdesin vete, se nje dite te gjithe do vdesim, akuzat per vrasje jane aq te teperta, sa te vjen te mallkosh te pare e te mbrame, nga tmerri qe degjon me veshe. Te duket sikur vjala vjen K.T. ka kryer vetevrasje vetem e vetem se Edi Rama apo Ilir Meta duan me cdo kusht, edhe me sakrifica jetesh njerezore (njesoj si Illuminatet) te vijne ne pushtet.
Lodheni kot zoterinj mafioze!!! Mos kerkoni gjak aty ku nuk ju ka vrare njeri! Mos kerkoni pushtet, persa kohe nuk ju sjell ne pushtet vota popullore, edhe sikur te kete 200 aksidente rrugore ne dite. Mos mbillni ide te rreme se dikush ne Shqiperi, qenka mbi Berishen Ramen apo Nanon, qe vret e pret sipas nevojes se vet mafioze, se pastaj kjo ide do behet barre e rende qe do na zere te gjitheve perfundi.
E mbi te gjitha, lereni Kosta Trebicken, qe i beri nje nder kaq te madh kombit, duke regjistruar me vullnetin e tij te lire telefonatat me mikun e tij Diveroli dhe pastaj duke i publikuar po vete ne media, te prehet i qete.
me Respekt
Zeqir Doku
Tirane
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37485
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Kush e vrau Kosta Trebicken: Zoti apo Sali Berisha? :: Komentet

avatar

Mesazh Mon Sep 15, 2008 1:25 pm nga Iliriada Portal

Besoj se ky shkrim eshte nje rreagim mese normal pas lloj lloj opinionesh idjote qe kane pushtuar gazetat mbare, forumet , klubet etj pas aksidentit tragjik te Kosta Trebickes. E dini qe me vjen mire qe ne forumin tone askush nuk eshte ndalur te shkruaj qofte edhe nje fjale per kete ngjarje. Jam e sigurte qe lajmi eshte lexuar edhe nga kjo faqe, dhe se mundesine per te shprehur opinionin e tyre nuk e kane vetem anetaret por te pakten ne kete rubrike e kane te gjithe vizitoret e ketij portali pasi kjo rubrike eshte lene e lire per te gjithe. Sigurisht qe gjithkush e ve re shenimin posht faqes tek te Drejtat e ktij Forumit: ku thuhet; Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi, qe do te thote se gjithkush eshte i lire te jape mendimin e tij e megjithate askush nuk ka denjuar te shprehet mbi kete ngjarje. Per mua kane bere mire, dhe kjo se pari i dedikohet stafit te faqes qe nuk ka nxitur nje debat pa kuptim. Ne fund te fundit cili do te ishte interesi ne kete mes? Besoj se ndersimi i opinionit nga gazetat, forume te caktuara qe veprojne si leva te forcave politike, apo dhe vete eksponenteve politik eshte nje akt jo vetem i papergjegjshem por edhe i paligjshem pasi ne qender te "denoncimeve" te ketyre eksponenteve ka akuza te bazuara ne shpifje nderkoh qe te gjithe e dime se shpifjet publike denohen ligjerisht(nuk ka shume rendesi masa e denimit). Nderkoh eshte shqetesues konstatimi se mentaliteti i klases politike shqiptare ne 17 vjet nuk ka ndryshuar aspak. Ata i kane mbetur besnik metodave Staliniste ne menyrat e perpjekjeve per te ardhur ne pushtet. Per ta ēdo menyre perben nje arme, dhe ēdo arme eshte e dobishme perderisa u lehteson atyre rrugen drejt karriges sado e paligjshme qofte ajo. Kjo perben nje fatkeqesi shume te madhe per shqiptaret. Ankthi, pasiguria qe opozita perhap ne opinion nepermjet shpifjeve te saj, tendencat per te sabotuar ēdo hap te mundshem qe vendi mund te beje perpara e mbajne Shqiperine dhe shqiptaret te lidhur si ne nje rrjete merimange. Besoj se shoqeria civile duhet te beje perpjekje per tu civilizuar dhe per ta ngritur zerin e saj fort ne kesi rastesh.Shqiperia ka shume per te bere perpara, dhe gjeja e pare qe ajo duhet te beje eshte rrespektimi i institucioneve, sens i cili mungon pothuajse plotesisht ne Shqiperi. Pa arritur kete Shqiperia do ta kete te veshtire te kape sukseset aq shume te deshiruara.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Mon Sep 15, 2008 4:11 pm nga ILIRI

Motra e Kosta Trebickės: “Vėllai mė vdiq aksidentalisht”
Elona Elezi
Rreth orės 15:00 tė ditės sė djeshme, miq dhe tė afėrm i dhanė lamtumirėn njeriut qė la pas shumė mistere dhe dyshime. Ndryshe nga ēfarė u tha njė ditė mė parė, familjarėt ndryshojnė pretendimet, duke besuar nė variantin e aksidentit tragjik automobilistik

TIRANĖ - “Vėllai im i ndjerė vdiq aksidentalisht”. Pasi prifti tha fjalėt e tij nė ceremoninė mortore tė zhvilluar nė Tufinė, fjalėt e fundit nė lidhje me Kosta Trebickėn u thanė nga e motra e tij. Nė njė fjalim tė mbajtur pėrpara tė pranishmėve tė shumtė, ajo e quajti vdekjen e tė vėllai tė saj si aksidentale, duke mėnjanuar nė kėtė mėnyrė tė gjitha hipotezat dhe dyshimet pėr njė vrasje tė qėllimshme, qė katėr ditė mė parė u bė tė dukej si aksident. E nėse ditėn e parė pas vdekjes nė banesėn e 50-vjeēarit shqiptaro-amerikan thuheshin si nėn zė variantet qė njeriu i tyre ishte vrarė e nuk kishte vdekur nė aksident, motra e tij mė e madhe ka bėrė tė ditur para njerėzve tė shumtė dhe para mediave, se Trebicka vdiq nga njė aksident tragjik.

Akrepat e orės shėnonin 14:50 minuta, kur arkivoli me trupin e tė ndjerit Kosta Trebicka ka dalė nga porta e shtėpisė sė tij. Miqtė mė tė afėrt tė 50-vjeēarit, tė afėrm dhe familjarė kanė mbajtur arkivolin. Njerėzit e shumtė dhe radha e gjatė e makinave kanė shoqėruar pėr nė varrezat e Tufinės biznesmenin shqiptaro-amerikan qė gjeti vdekjen para katėr ditėsh nė fshatin Lekas tė Korēės. Familjarėt, anėtarė tė fisit, miq e politikanė tė shumtė ishin pjesė e kortezhit mortor tė Trebickės. Pasi kanė mbėrritur nė Tufinė, prifti ortodoks ka kryer ceremoninė e rastit. Trupi i Kosta Trebicka do tė prehet pranė varrit tė prindėrve tė tij, Jorgji dhe Pandora Trebicka. Rreth dhjetė kurora me lule tė freskėta, tė bardha, tė kuqe e tė verdha i janė vėnė mbi varr, me mesazhe ngushėllimi nga njerėz tė shumtė dhe nga kompani tė ndryshme biznesi. Personat mė tė afėrt qėndronin pranė arkivolit tė tė ndjerit. Gruaja e tij, e cila mbahej fort pėr krahėsh nga motra e Kostės dhe e ėma, gjithashtu dhe mbesat dhe nipėrit e tij, tė cilėt vetėm qanin, por dhe i jepnin kurajė njėri-tjetrit pėr tė qenė mė tė fortė. “Bėhu e fortė. Duhet tė bėhesh e fortė pėr Xhoin. Jeta vazhdon”. Me kėto fjalė i drejtoheshin tė afėrmit gruas, e cila mbahej fort nga tė tjerėt qė tė mos rrėzohej nga dhembja.

Tė pranishmit

Pjesėtarė tė fisit, tė afėrm, familjarė, miq e politikanė tė shumtė kanė qenė tė pranishėm nė funeralin e 50-vjeēarit. Tė veshur me tė zeza e me kurora me lule, i kanė bėrė ngushėllimet tė vesė sė Trebickės e me lot nė sy kanė hedhur tre grushte dhe sipėr arkivolit.

Deklarata e motrės

“Kosta ishte njė njeri i mirė. Ishte i sinqertė dhe i dashur me tė gjithė. I donte dhe i respektonte tė gjithė miqtė dhe tė afėrmit. Vdiq aksidentalisht nė aksident me makinė, duke na lėnė pas shumė dhembje”

Tė afėrmit

E ndėrsa motra e Trebickės bėri publike se i vėllai vdiq gjatė njė aksidenti, njė ditė pas vdekjes, njerėz tė afėrt tė 50-vjeēarit nuk ngurruan tė shprehin dyshimet e tyre rreth kėrcėnimeve qė viktima kishte marrė pas denoncimit publik tė aferave korruptive tė tregtisė sė armėve pas tragjedisė sė Gėrdecit. Madje, nė njė intervistė dhėnė gazetės, Edmond Shkėmbi, njė i afėrt i Trebickės, deklaroi se muajin e fundit kushėriri i tij kishte qenė shumė i qetė. Aq i qetė, sa lėvizte edhe pa truprojė dhe se dikush i kishte dhėnė atij garanci qė nuk do tė prekej.

Vizitat e fundit tė ngushėllimit

Qė nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm, dera e familjes Trebicka, nė rrugėn “Tre vėllezėrit Kondi”, ishte hapur qė herėt pėr tė pritur vizitat. Politikanė, njerėz e miq tė shumtė, mes tyre edhe shumė miq amerikanė tė biznesmenit korēar me pasaportė amerikane, u panė tė hynin e tė dilnin nė shtėpi. Familjarėt e Trebickės u ngushėlluan nga kreu i PS-sė, Edi Rama, i shoqėruar nga deputeti Shpėtim Idrizi, kreu i LSI-sė, Ilir Meta, Eduart Shalsi dhe Erion Veliaj kanė qėndruar pėr disa minuta me familjarėt e Trebickės, tė cilėve u kanė pėrcjellė ngushėllimet qė bėhen nė kėto raste dhimbjesh. Kastriot Islami, kreu i PS-sė sė Tiranės, Sokol Bare dhe Bujar Nishani kanė qenė gjatė paradites sė djeshme pėr ngushėllime nė familjen e biznesmenit Kosta Trebicka.

Ngjarja

Biznesmeni shqiptaro-amerikan u gjet i vdekur para katėr ditėsh nė fshatin Lekas tė Korēės. Me rroba ushtarake dhe me njė armė gjahu nė makinė, Kosta Trebicka u gjet i vdekur rreth orės 15:30 nė vendin e quajtur “Kullat e Gjergjevicės”, nė rrugėn automobilistike qė lidh komunėn e Lekasit me Voskopojėn, nė Korēė. Makina “Nissan” kabriolet me targa TR 8843 J dhe nė ngjyrė tė kuqe, ka dalė nga rruga dhe si pasojė mėsohet tė ketė gjetur vdekjen 50-vjeēari. Nga burimet u mėsua se gjatė hetimeve paraprake, automjeti i hapur nė anėn e sipėrme tė tij ka bėrė mė tepėr se tre rrotullime, pasi ka dalė nga rruga. Gjatė lėvizjes sė pakontrolluar tė makinės nė zonėn malore, trupi i biznesmenit 50-vjeēar ka dalė nga automjeti dhe ka pėrfunduar rreth 50 metra mė tutje. Fuoristrada kishte pėsuar dėmtime tė shumta, thyerje tė xhamit tė pėrparmė tė saj, shtypje nė pjesėn e sipėrme, por pas rrotullimeve kishte mbetur nė pozicionin e zakonshėm, me katėr gomat nė tokė. Drejtuesi i saj, Kosta Trebicka, ėshtė gjetur nga tre persona, dy punėtorė tė mirėmbajtjes sė rrugės dhe njė banor i zonės, tė cilėt lajmėruan menjėherė kryetarin e komunės Lekas, Nexhip Bazellin, i cili nga ana e tij ka njoftuar policinė e Korēės. Kosta Trebicka kishte pėsuar dėmtime tė rėnda nė pjesėn e pasme tė kokės dhe nė fytyrė, tė cilat besohet se i kanė shkaktuar vdekjen. Viktima nuk kishte shenja dhune apo plumbash nė trup. Identifikimi i tij u bė i mundur nga dokumentet e gjetura gjatė kontrollit qė policia ushtroi nė makinėn e aksidentuar. Trupi i pajetė i biznesmenit i ėshtė nėnshtruar ekspertizave tė shumta mjeko-ligjore deri njė natė pėrpara se tė varrosej.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Mon Sep 15, 2008 4:18 pm nga Drini

Shih kush eshte ne krye te politikes njehere. Edvin Roma nji rob i kap nga vetja, Ilir Meta tipik super i kuq, Gjinush komunisti i orve te para, filogreku Milo, Ceka nji njeri pa asnji virtyt e princip qe lu hu mhu. Kto jane disa nga kreret e politikes dhe kreret e opozites. Te gjithe njerez te paskrupullt qe i kan shkaktu kaq shume deme vendit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Mon Sep 15, 2008 4:29 pm nga bulqizaku

Zot mos mgarko gjinaf po me vdekjen e kti burrit mduket se nji h... ma pak do ket veni jon.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dea

Mesazh Mon Sep 15, 2008 7:43 pm nga dea

Si gjithmon Bulqizak, mbetesh unik. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi