Shqiperia e vogel zhvillohet si gjithe te tjeret
Faqja 1 e 1
29092008
Shqiperia e vogel zhvillohet si gjithe te tjeret
Shqiperia e vogel zhvillohet si gjithe te tjeret
Nga Adam Tanner, Benet Koleka
Reuters
Ne kohen e trazirave ekonomike ne shume vende, Shqiperia, dikur vendi me i varfer dhe me i izoluar ne Evrope eshte duke shfaqur nje rritje ekonomike te forte dhe duke terhequr vemendjen e investitoreve te huaj. Nje aeroport modern eshte hapur ne 2007 dhe ne kryeqytetin Tirane, Bang & Olufsen shet prodhime te shtrenjta audio dhe video per shqiptaret e pasur, megjithese pak blloqe nga sheshi kryesor pllakat e kalldremit akoma jane te plasaritura. Ekonomistet, perfshi edhe Fondin Monetar Nderkombetar, presin nje rritje te GDP-se me te pakten 6% kete vit, cka do te ishte midis me te lartave ne Evropen lindore, nese vendi mund te shmange nderprerjet kronike te energjise elektrike te cilat e kane penguar ate ne te kaluaren. Ne qershor, ish-vendi stalinist ballkanik me 3,3 milione banore u ngrit ne nje vend me te ardhura mesatare nga te ardhurat e uleta ne klasifikimin e Bankes Boterore, mori nje ftese kete vit per tu anetaresuar ne NATO. Ai pritet qe te aplikoje per anetaresim ne BE vitin e ardhshem.
Nje studim i Bankes Boterore kete muaj e rendiste Shqiperine si me te miren e Ballkanit dhe midis 10 vendeve kryesore ne bote per rregullat me te lehta per biznesin. Tre vjet me pare, megjithese ketu kishte rritje dhe stabilitet makroekonomik, vendi ende nuk ishte aspak i preferuar nga investitoret e huaj, deklaroi kryeministri Sali Berisha ne nje interviste me Reuters ne fillim te muajit. Ne postin e tij prej shtatorit 2005, ai thote se ka luftuar korrupsionin, ka ulur taksat, reduktuar madhesine e qeverise dhe ka futur nje varg ligjesh ne mbeshtetje te biznesit.
Megjithe nje ulje te pamase te taksave dhe tarifave, Berisha thote se qeveria e tij ne tre vjet ka gjeneruar me shume te ardhura sesa ka bere qeveria e meparshme ne gjashte vjet. AMRA, nje grup amerikano-zviceran, bleu rafinerite e naftes ARMO per 125 milione Euro (183,3 milione USD) kete vere ne ate qe ishte nje prej privatizimeve me te medha qe nga koha kur Shqiperia rrezoi komunizmin ne 1990.
Ndertimi eshte kyci
Qeveria e ka bere ndertimin e nje rruge qe lidh portin kryesor te Shqiperise, Durres, dhe Kosoves prioritetin e saj kryesor ndonese arteria 600 milione euro ka tejkaluar burimet e saja. Berisha thote se kjo do te integroje bujqesine e Shqiperise me ate te Kosoves, do te ndihmoje tregtine dhe turizmin dhe do te rigjalleroje veriun e varfer. Kompania energjetike italiane ENEL deshiron te ndertoje nje central elektrik me qymyr dhe eshte duke shqyrtuar mundesite berthamore. EVN e Austrise eshte gati per te perfunduar nje marreveshje prej nje miliard euro per te ndertuar hidrocentrale. Kompanite greke dhe spanjolle jane duke ndertuar fabrika cimentoje. Britaniket deshirojne te ndertojne porte. Ne nje tjeter shenje qe tregon se Shqiperia eshte e gatshme te bashkepunoje me institucionet globale, zyrtaret e Ministrise se Financave thone se po planifikojne te nxjerrin Eurobonot e para ne fund te ketij muaji, per nje vlere prej 250-300 milione euro. Ne deshirojme qe Shqiperia te listohet ne tregjet e euros, ne tregjet financiare, - thote Sherefedin Shehu, zv/Minister i Financave.
Ndersa vendet te tilla te Ballkanit si Maqedonia dhe Serbia kane bursat e tyre, planet e Shqiperise per te zhvilluar nje te tille vazhdojne te mbeten pezull. Kujdesi i publikut mbetet i forte ne gjurmet e skandalit te skemave piramidale te fundit te viteve 1990 i cili coi ne muaj anarki ne te cilat gjeten vdekjen me shume se 2000 vete. Shqiptaret pranojne se do te duhet mbase te pakten nje dekade perpara se vendi te behet anetar me te drejta te plota te grupit te shteteve te pasura demokratike. Ne jemi akoma shume larg standardeve, thote Sehu. Une nuk pres qe kjo te ndodhe ne 7 ose 8 vjet, mbase 10″.
Shume probleme
Shume njerez vazhdoje akoma te ankohen se jeta e tyre ne vendin e dyte me te varfer te Evropes pas Moldavise nuk eshte permiresuar ne menyre domethenese dhe rritja e cmimeve te karburantit i ka detyruar ata ti lene makinat ne shtepi. Vetem pak njerez bejne nje jete te mire. Pjesa tjeter jane duke pasur telashe per tia dale mbane per shkak te rritjes se cmimeve, - thote Arben Nivica, ne dyqanet e te cilit shiten veshje te importuara. Dhe ashtu si ne shume vende ne zhvillim, sfidat e medha ekzistojne. Mbeten akoma shume probleme, akoma ka korrupsion, thote Berisha.
Problemet e tjera perfshijne nje sistem joefikas te drejtesise, tituj pronesie te mjegullt, grumbullim te dobet te mbetjeve urbane, dhe nderprerje te energjise elektrike.
Shqiperia eshte e varur pothuajse teresisht nga energjia elektrike prej hidrocentraleve, por nuk ka qene ne gjendje te plotesoje kerkesat gjithnje ne rritje per shkak te mungeses se reshjeve dhe nje rrjeti te amortizuar te shperndarjes. Nderprerjet e energjise elektrike kane prekur klientet familjare dhe ata industriale, vecanerisht ne dimer, prej fundit te komunizmit. Ne pikun e kerkeses ne dimer, Shqiperia importon midis 8-18 milion kilovat kryesisht nga fqinjet ballkanike. Sigurisht nevojitet shume per tu bere per sa i perket kultures demokratike dhe pavaresise se institucioneve shteterore, dhe per sa i perket shtetit te se drejtes, dhe lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit mbetet nje sfide madhore tha ne fillim te ketij muaji Olli Rehn, komisioneri evropian per Zgjerimin.
Dikur zhvillimi ekonomik dukej pak jashte; kontrollit. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, i cili eshte edhe udheheqesi i socialisteve ne opozite, ankohet qe ndertimi ne periferine e kryeqytetit eshte i crregullt dhe mund te shkaktoje probleme. Cdo rritje e shpejte ka avantazhet dhe dizavantazhet e saj, i deklaroi ai Reuters.Qyteti eshte duke u bere gjithnje e me shume i rrethuar dhe i mbytur nga zonat perreth.
Drejtuesi i Bankes Qendrore, Ardian Fullani, dallon titujt e pronesise si nje ceshtje kyc me te cilen po perballet Shqiperia. Problemi kryesor, ceshtja kryesore ne Shqiperi, mbetet efikasiteti i reformes strukturore, duke filluar nga ceshtjet qe lidhen me titujt e pronesise ne vend, tha ai ne nje interviste te koheve te fundit. Per te marre nje titull te paster eshte shume e veshtire.
Nje shembull eshte projekti per fshatin turistik te ClubMed qe mbetet i bllokuar prej disa vitesh. Ky eshte nje problem, thote kryeministri Berisha mbi regjistrimin e pronave, por shton: Investitoret e huaj nuk perballen me ceshtje serioze mbi kete per sa kohe qe cmimet jane te uleta ata e gjejne zgjidhjen per kete.
Turizmi ofron nje potencial vigan, pasi pjesa me e madhe e vijes bregdetare prej 362 km eshte pak e zhvilluar. Por kufizimet energjetike, mangesite ne grumbullimin e mbetjeve urbane dhe transporti i dobet kane ngadalesuar investimet. Ka disa kompani te medha nga e gjithe bota qe po interesohen, nga SHBA, Gjermania dhe Italia, thote Berisha.
Shqiperia vuan gjithashtu nga nje deficit i madh tregtar, qe lehtesohet kryesisht nga te ardhurat qe dergon diaspora shqiptare. Kjo eshte arsyeja qe vendi jeton, thote nje ambasador i huaj, i cili nuk pranon te identifikohet pasi nuk eshte i autorizuar te flase me mediat. Ka shume pak prodhim ketu. Nese ndertimi (bumi) ndalon, ekonomia mund te shembet, shtoi ai. Une kam dyshimet e mia qe kjo eshte e qendrueshme.
Peshkopi Anastasios Janullatos, kreu i Kishes Ortodokse Shqiptare, ankohet mbi taksat e larta mbi punimet restauruese dhe nje sistem ligjor kompleks qe e ben te veshtire per te zgjidhur mosmarreveshjet mbi pronesine. Mbi te gjitha, flet me kujdes udheheqesi me origjine greke i kishes, gjerat kerkojne kohe ne Shqiperi. Ketu ju duhet te prisni, tha ai ne nje interviste. Ju duhet se pari te keni durim, se dyti durim dhe se treti durim.
Marre nga Koha Jone

Shqiperia e vogel zhvillohet si gjithe te tjeret :: Komentet
Re: Shqiperia e vogel zhvillohet si gjithe te tjeret
Menyra se si u be nderrimi i sistemeve e paralizoi nisjen me hapa te sigurta te Shqiperise drejt zhvillimit. Duhet thene se pavaresisht ndryshimeve Shqiperia eshte mjaft e vonuar ne shume aspekte te zhvillimit ekonomik. Ndertimi me vonese i rruges Durres-Kukes i ka kushtuar mjaft zhvillimit ekonomik te veriut dhe vendit ne teresi, po ashtu lenia pas dore e ndertimit te rrugeve ne veri dhe verilindje, te cilin do ta quaja nje akt te qellimshem dhe te vetetdijshem nga te gjitha qeverite, ka shkatuar per 17 vjet izolimin e kesaj pjese te Shqiperise qe ne fakt eshte e pasur me resurse te jashtezakonshme. Te mos harrojm se nese flitet per varferi ne Shqiperi duhet te nenkuptojme veriun dhe sidomos veri-lindjen te cilat edhe sot aktualisht jane te lena pothuajse jasht vemendjes se qeverise me perjashtim te Shkodres qe duket se kohet e fundit po leviz diēka. Pata degjuar ne parlament kur u votua buxheti suplementar i 2007 se rruga Tirane-Diber do te perfitonte nga ky buxhet per asfaltime, rregullime, riparime etj. Po te udhetosh ne kete rruge do shohesh se jane bere vetem riparime te pjesshme aty ketu qe ne nje llogari te pergjitheshme nuk i ploteson as 5 km rruge. Nderkoh qe kjo rruge eshte e gjate 150 km. E gjithe kjo rruge, qe futet ne rruget nacionale eshte krejtesisht jasht standartit. Ka filluar ndertimi i lotit te pare te rruges se Arberit, e megjithate njerezit hera heres dyshojne ne perfundimin e saj. Pra po ecet por me hapat e breshkes. Kjo ndodh sepsene shqiperi mungon mentaliteti i qytetarit,i punonjesit dhe i nenpunesit te nje shteti demokratik dhe ligjor. Ne politik dhe ne elite edhe pas 17 vjetesh dominojne njerez qe duhet te ishin larguar me koh nga politika, sepse as nuk kane dhe as nuk jane ne gjendje ti japin vendit te tyre. Pra ajo qe dua te them eshte se sa koh Shqiperia te kete neper kembe te tille njerez, te veshtire e ka dhe do ta kete.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi