ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjykatat, “mėkate” pėr administrimin e provave dhe vendimeve

Shko poshtė

12012008

Mesazh 

Gjykatat, “mėkate” pėr administrimin e provave dhe vendimeve Empty Gjykatat, “mėkate” pėr administrimin e provave dhe vendimeve




OSBE: Gjykatat, “mėkate” pėr administrimin e provave dhe vendimeve
Nga Bledar Lumani

“Gjykatat e Apelit nuk argumentojnė dhe provojnė nė mėnyrė korrekte dhe tė plotė vendimet mbi llojin dhe masėn e dėnimit”. Ky ka qenė njė nga pėrfundimet e prezencės sė OSBE-sė nė Shqipėri, nė njė raport mbi punėn e gjykatave tė Apelit mbi vendimet penale. Nė raport theksohet se, rregullat proceduriale qė drejtojnė shqyrtimet nė apel shpesh nuk respektohen. “Kėto gjykata, gjithashtu, nuk e ushtrojnė rolin e tyre udhėzues kundrejt gjykatave mė tė ulėta. Nė disa nga rastet e shqyrtuara, gjykatat e Apelit kanė bėrė interpretime problematike tė ligjit dhe nuk kanė adresuar nė mėnyrė korrekte argumentet e mbrojtjes. Vonesat nė shqyrtimin e ēėshtjeve penale nė apel janė tė zakonshme. Si rrjedhim, e drejta e individėve pėr njė gjykim tė drejtė shpesh shkelet”, - thuhet nė raportin e publikuar dje nga OSBE-ja, ku theksohen zvarritjet e proceseve dhe shqyrtimi i dobėt i provave dhe gjykimit tė shkallės sė parė. Sipas raportit, gjyqtarėt nė Gjykatėn e Tiranės nuk i arsyetojnė vendimet e tyre pėr caktimin e masės sė sigurimit “arrest nė burg” dhe nuk tregojnė se kjo masė ėshtė “zgjidhja e fundit”. Nga ana tjetėr, gjykatat e Apelit shpesh i “vulosin” pa i shqyrtuar nė mėnyrė korrekte kėto vendime, duke lėnė nė fuqi shpesh vendime jo korrekte me ligjin.



Zvarritjet


Sipas raportit, vonesat nė trajtimin e ēėshtjeve penale dhe zvarritjet e mėdha nė gjyq nxisin mosndėshkimin dhe pakėsojnė besimin e publikut nė sistemin e drejtėsisė. “Ndėrkohė, vonesat e pajustifikuara nė trajtimin e ēėshtjeve nga gjykatat janė tė mėdha, janė tė shmangshme dhe mund t’i atribuohen shtetit; ato mund tė shkelin tė drejtėn e personit tė akuzuar pėr njė shqyrtim gjyqėsor tė drejtė. Megjithatė, shpesh shtyrjet dhe vonesat rezultojnė thjesht nė humbje kohe dhe burimesh”, - thuhet nė raport, ku theksohet se gjatė kėtij kontrolli janė vėnė re praktika jo tė unifikuara dhe vonesa nė dorėzimin e vendimeve me shkrim e tė plota nga gjykatat e Shkallės sė Parė. “Nė shumicėn e rasteve, vendimet me shkrim tė gjykatave tė rrethit nė Shqipėri, tė marra si shembull, janė dorėzuar me vonesė dhe pasi kishte kaluar afati dhjetėditor pėr paraqitjen e ankimimit. Dispozitat aktuale qė parashikojnė afatin kohor pėr dorėzimin e vendimeve me shkrim dhe paraqitjen e ankimimit duket se japin afate kohore jashtėzakonisht tė shkurtra. Praktika tregon se ato kanė qenė tė vėshtira pėr t’u respektuar. Vonesat dhe praktikat e ndryshme tė gjykatave nė dorėzimin e vendimeve me shkrim, bashkė me afatin kohor tė shkurtėr pėr paraqitjen e ankimit, mund tė pengojnė mundėsinė e tė pandehurve, ose prokurorėve, pėr tė ushtruar nė mėnyrė efektive tė drejtėn pėr t’u ankuar”, - thuhet nė raport. Sipas vėzhgimeve, vonesat shkaktohen gjithashtu nga mosrespektimi i afateve kohore proceduriale pėr transferimin e dosjeve ndėrmjet gjykatave. “Vonesat, shpesh shkaktohen nga shtyrjet e shpeshta e tė pajustifikueshme tė seancave ankimore qė i atribuohen mosparaqitjes sė palėve”, - thekson raporti, duke rikthyer kėshtu njė nga vėzhgimet mė shqetėsese tė pėrsėritura pėr disa vite rresht edhe nga EURALIUS.



Masat e sigurisė


Nė pjesėn dėrrmuese tė dhjetė rasteve tė shqyrtuara, OSBE-ja ka vėzhguar se, nė kundėrshtim me kėrkesat proceduriale dhe me tė drejtėn ndėrkombėtare, ka njė

njė mungesė tė provave dhe justifikimit korrekt nė vendimet qė fillimisht caktojnė arrestin nė burg. Si model i pėrgjithshėm, vendimi thjesht deklaron se bazuar

nė dokumentacionin e paraqitur nga policia, ekziston njė “dyshim i arsyeshėm i mbėshtetur nė prova” se i dyshuari ka kryer veprėn penale. Nė vend qė tė paraqesė tė dhėna specifike mbi shkaqet dhe rrethanat e posaēme qė kanė pėrligjur dhe justifikuar heqjen e lirisė sė tė dyshuarit pėrpara gjykimit, gjykata shpesh mjaftohet me parafrazimin e dispozitave procedurale dhe/ose pėrdor shprehje standarde.



Sugjerimet


Sipas vėzhguesve tė OSBE-sė, gjykatat e Apelit duhet tė japin njė pėrshkrim tė rrethanave tė faktit dhe provave mbi tė cilat kanė mbėshtetur vendimet e tyre, si dhe arsyet pse gjykata nuk i pranon provat e kundėrta. Ato duhet tė vlerėsojnė gjithashtu pretendimet e palėve, si dhe arsyet pėr pranimin ose refuzimin e tyre. Nėse vendimet e gjykatave tė Apelit pėrmbysin ose ndryshojnė vendimet e dhėna nga gjykata mė e ulėt, ato duhet tė japin arsye tė mbėshtetura dhe tė qarta pėr kėtė. Nėse del se faktet nuk janė vėrtetuar nė mėnyrė korrekte dhe tė plotė nga gjykata e Shkallės sė Parė, gjykatat e Apelit duhet tė ushtrojnė autoritetin e tyre pėr tė urdhėruar pėrsėritjen e shqyrtimit gjyqėsor, ose pėr tė marrė prova tė reja, qoftė edhe kryesisht. Gjithashtu, nė raport theksohet se, ėshtė e rėndėsishme qė gjykatat e Apelit tė trajtojnė nė mėnyrė sistematike ēdo shkak tė ankimimit tė ngritur nga palėt nė kėrkesėn e tyre dhe tė trajtojnė ēėshtjet e rėndėsishme pėr gjykimin e tyre dhe jo thjesht tė mbėshtesin konkluzionet e nxjerra nga gjykata mė e ulėt.



“Detyra”


Raporti sugjeron mė shumė trajnime pėr gjyqtarėt, ndėrkohė qė i gjithė materiali kalon drejt Shkollės sė Magjistraturės, si njė ndihmė pėr tė njohur konkretisht sistemin aktual. “Kurset e Shkollės sė Magjistraturės qė trajtojnė arsyetim dhe shkrim ligjor duhet tė merren veēanėrisht me kėtė kėrkesė nė kontekstin e vendimeve pėr caktimin e masės sė sigurimit “arrest nė burg”, thuhet nė raport. Gjithashtu, raporti kėrkon qė Avokati i Popullit duhet tė kryejė hetime tė plota mbi pakujdesinė qė pretendohet tė jetė treguar nga autoritetet kompetente gjyqėsore nė trajtimin e ēėshtjeve pėr masat e sigurimit “arrest nė burg” dhe tė rekomandojė zgjidhje aty ku do tė zbulohen shkelje. Inspektoratet pėrkatėse nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė dhe nė Ministrinė e Drejtėsisė duhet tė kryejnė inspektime tė rregullta mbi trajtimin e ēėshtjeve pėr caktimin e masės sė sigurimit “arrest nė burg” nga ana e gjykatave.





Shembulli

Ēėshtja e Altin Dikos (ose ēėshtja e pėrdhunimit)




Altin Diko u shpall fajtor pėr pėrdhunim tė pėrsėritur tė kunatės, sipas nenit 102, pika 2, tė KPrP-sė dhe u dėnua mė 14 korrik 2004, nga Gjykata e Rrethit tė Tiranės, me nėntė vjet burgim. Sipas kėrkesės pėr gjykim, viktima supozohej tė ishte rrėmbyer nga i akuzuari dhe ishte mbajtur nė njė shtėpi private nė Durrės pėr dhjetė ditė, periudhė gjatė sė cilės iu ishte nėnshtruar akteve tė pėrsėritura tė dhunės fizike dhe psikologjike. Organi i akuzės u pėrqendrua tek deklarimet e viktimės dhe dėshmitarėve, si dhe nė thėniet e anėtarėve tė familjes, tė cilėt thjesht konfirmuan zhdukjen e viktimės pėr “pak ditė”, pa dhėnė shpjegime tė tjera pėr arsyet e mungesės sė saj. Pavarėsisht kundėrthėnieve nė deklarimet e viktimės dhe tė dėshmitarėve, nuk u bė asnjė pėrpjekje nga Gjykata e Shkallės sė Parė pėr t’i qartėsuar ato. Nė vend qė elementet e veprės penale tė ishin sqaruar nė mėnyrė tė plotė dhe logjike, vendimi i Gjykatės sė Shkallės tė Parė, shkurtimisht shprehej se i akuzuari kishte “ushtruar dhunė psikike dhe fizike dhe kishte kryer marrėdhėnie seksuale me dhunė me tė”. Elementet e veprės penale nuk u dhanė dhe nuk u analizuan mė tej. Nė njė paragraf, vendimi shprehej se pėr dhjetė ditė me radhė i akuzuari e kishte mbajtur viktimėn nė dhomėn e njė shtėpie dhe se, mė 29 janar 2004, ajo kishte mundur tė largohej dhe tė shkonte nė shtėpinė e prindėrve tė saj, tė cilėt mė vonė e kishin shoqėruar atė nė komisariatin e policisė. Vendimi, jo vetėm qė nuk dha asnjė shpjegim se si personi i akuzuar kishte mundur ta mbante viktimėn, nė vendin ku pėrdhunimi i supozuar kishte ndodhur, kundėr dėshirės sė saj, por ai nuk tregoi as cilat kishin qenė shkaqet e largimit tė saj. Nė vend qė tė paraqiste njė analizė tė saktė dhe tė detajuar dhe njė diskutim tė provave nė favor dhe kundėr tė akuzuarit tė ēėshtjes, vendimi prej njė faqeje i Gjykatės sė Rrethit u shpreh vetėm se fajėsia e tij u duk tė ishte “plotėsisht e provuar me deponimet e viktimės, me deponimet e dėshmitarėve tė tjerė, si dhe me prova tė tjera shkresore”. Ėshtė pėr t’u ēuditur qė prova shkresore - qė ka tė ngjarė tė jetė ekspertiza mjekoligjore - tregonte qė gjatė kontrollit fizik dhe gjinekologjik nuk ishte gjetur asnjė shenjė e dhunės fizike nė trupin e viktimės. Pas paraqitjes sė njė pėrmbledhjeje faktesh, nė vendim nuk tregohej se cilėt dėshmitarė konfirmonin teorinė e akuzės dhe se si kishte kontribuar dėshmia e tyre.

Mė 23 korrik 2004, mbrojtja e tė akuzuarit paraqiti njė ankim nė tė cilin argumentohej se vendimi ishte i mbėshtetur nė prova jo tė plota dhe kontradiktore dhe i kėrkoi Gjykatės sė Apelit ta pushonte ēėshtjen dhe tė lironte tė akuzuarin.

Mė 14 janar 2005, Gjykata e Apelit nė Tiranė la nė fuqi vendimin e Gjykatės sė Shkallės sė Parė. Nga shqyrtimi i procesverbaleve doli se, gjatė seancave gjyqėsore nė apel, trupi gjykues i drejtoi vetėm dy pyetje tė akuzuarit, konkretisht: (1) nėse viktima e kishte lejuar marrėdhėnien seksuale ose nėse ai kishte pėrdorur dhunė kundėr saj; dhe (2) pse ishte nė Durrės - njė fakt qė i akuzuari e mohoi dhe pėr tė cilin gjykata nuk pati pyetje tė tjera. Vendimi i apelit, mė pak se njė faqe, shprehet si vijon: “Ngjarja kriminale provohet plotėsisht me shpjegimet e dėshmitarėve tė pyetur si H. I dhe S. S dhe thėniet e tė dėmtuarės”. Edhe pse nė ndryshim nga vendimi i Shkallės sė Parė, Gjykata e Apelit tė paktėn tregoi se mbi cilat deklarata u bazua pėr tė konfirmuar dhėnien e fajėsisė, por ajo pėrsėri nuk tregoi se ēfarė pjesėsh dhe elementesh u konsideruan bindės nė mbėshtetje tė vendimit qė u mor.

Duket se Gjykata e Apelit tė Tiranės nuk e arsyetoi mjaftueshėm vendimin e saj, duke mos treguar faktet dhe provat e veēanta mbi tė cilat ajo u bazua, si dhe duke mos shprehur qartė arsyet pėr mospranimin e provave tė kundėrta tė paraqitura nga i akuzuari. Veēanėrisht dhe njėsoj si vendimi i Gjykatės sė Shkallės sė Parė, Gjykata e Apelit nuk tregoi se nė ē’mėnyrė provat e treguara nė vendim (kryesisht deklarimet e dėshmitarėve dhe thėnia e viktimės) kishin qenė vendimtare nė marrjen e njė vendimi fajėsie. Vendimi, me fjalė tė tjera, nuk citon arsyet qė lidhen me faktet vendimtare. Ndėrsa, Gjykata e Shkallės sė Parė, nė mėnyrė tė gabuar u bazua nė prova tė pavenda (d.m.th, akti i ekspertimit mjekoligjor qė shprehej se nė trupin e saj nuk gjendej asnjė dhunė fizike, siē konfirmohet prej studimit tė dosjes nga prezenca e OSBE-sė nė Shqipėri) dhe bėri njė argumentim tė gabuar, duke u bazuar tek ajo provė. Gjykata e Apelit, nga ana tjetėr, nuk e njohu atė si gabim.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Gjykatat, “mėkate” pėr administrimin e provave dhe vendimeve :: Komentet

avatar

Mesazh Fri Aug 13, 2010 10:44 pm nga Riki

Gjykata e shkalles se dyte duhet ta tregoje vehten me menēurine e saj, sepse sipas ligjit gjykatat e shkalles se dyte jane me te"menēura".Keto cilesi duhet ti tregojne me analizat e thukta te vendimeve te gjykatava te shkalles se pare duke i studjuar thelle dhe arsyetguar provat e zbatuara, ose ti zbulojen mangesite qe jane bere. Fjala eshte per privimin e njerezve nga liria, andaj nga ky aspekt gjykata e shkalles se dyte eshte nje kurorzim i tere punes se atyre te shkalles se pare me vendime koncize dhe te arsyetuara mire per ti mbushur mendjen popullit perse ajo gjykate egziston ne nje shtet.Lidhur me keto tema sot e kesaj dite ka aqe shume informata publike permes mediave elektronike saqe munde te mesohet mjaft me ato praktika te shteteve te ndryshme duke filluar nga jugu e deri ne Alaske.Vertete ka vendime interesante sot qe biehn nga gjykatat e ndryshme ne bote me arsyetime dhe qasje shume interesante.Nje progres i tille verehet edhe tek vendimet e misionit te EULEX -it psh nr Kosove te cilat vendime dukshem dallojne nga vendimet e vendoreve si te Shqiprise, Kosoves dhe shteteve per rreth.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi