ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rreth fondamentalizmit antiberishist

Shko poshtė

03102008

Mesazh 

Rreth fondamentalizmit antiberishist Empty Rreth fondamentalizmit antiberishist




Rreth fondamentalizmit antiberishist
» Vendosur: 03/10/2008 - 07:14
• Blendi Kajsiu
Nė Shqipėri antiberishizmi ėshtė njė sėmundje qė tė zė po aq lehtė …sa berishizmi. Tė dyja janė simptoma simetrike si nė formė edhe nė pėrmbajtje. Berishizmi mė shumė sesa filozofi ėshtė njė frymė rreth sė cilės organizohet pothuajse i gjithė aksioni politik i Partisė Demokratike sot. Pėr tė Berisha ėshtė vetė burimi i legjitimitetit, vlerave, fakteve dhe rregullave tė lojės politike. Nė diskursin berishist, Berisha ėshtė ideali i patriotizmit, i anti-korrupsionit, i ndershmėrisė, i sė djathtės dhe i demokracisė. Prandaj pėr berishistėt edhe shkeljet apo inkoherencat e Berishės janė tė justifikueshme apriori, pasi nė njė mėnyrė mistike ato i shėrbejnė ruajtjes sė atyre idealeve tė cilave vetė Berisha u jep jetė. Ndėrsa pėr diskursin antiberishist, Berisha ėshtė sinonim me diktaturėn, korrupsionin dhe tradhtinė kombėtare. Nėse pėr diskursin berishist Berisha ėshtė mishėrimi i gjithēkaje pozitive nė politikėn shqiptare, pėr antiberishizmin Berisha ėshtė mishėrimi i vetė djallit politik.
Ama tė dy kėto qasje funksionojnė sipas tė njėjtės logjikė. Nė tė dyja rastet realiteti kompleks politik reduktohet tek veprimet ose mosveprimet e njė individi tė vetėm, pavarėsisht se njėra palė e idealizon Berishėn, ndėrsa tjetra e anatemon atė. Pėr pasojė figura e individit Berisha vishet me njė tis mistik dhe konspirativ qė shkon pėrtej asaj qė mund tė shohėsh me syrin e lirė, pasi vetėm kėshtu mund tė shpjegohet se si njė individ i vetėm arrin tė kontrollojė dhe ndikojė gjithēka. Teoritė konspirative u shėrbejnė njėsoj tė dyja palėve. Pėr berishistėt teoritė konspirative shėrbejnė pėr tė justifikuar pafajėsinė e Berishės; 1997 e bėnė shėrbimet e huaja sekrete, Gėrdecin e bėnė shėrbimet serbe, Trebickėn e vranė klane mafioze qė duan tė heqin qafe Berishėn. Pėr antiberishistėt teoritė konspirative shėrbejnė pėr ta bėrė Berishėn edhe mė tė zi se djallin; Berisha ėshtė agjent sekret i UDB-sė, ai ka hakmarrje personale me Nexhmije Hoxhėn, e tė tjera banalitete si kėto.
Problemi i antiberishizmit ėshtė se duke u marrė ekskluzivisht me individin Berisha, ai injoron institucionin Berisha. Nuk ėshtė e nevojshme ta shpallėsh Berishėn tradhtar, agjent tė UDB-sė apo njė Zot e di se ēfarė pėr tė kėrkuar pėrgjegjėsitė politike te kryeministri Berisha. Ėshtė qesharake tė pėrpiqesh ta portretizosh Berishėn si njė politikan antikombėtar apo tė shitur tek serbi, sidomos sot kur PD-ja po realizon rrugėn Durrės–Kukės. Ėshtė revoltuese ta vlerėsosh Sali Berishėn nėpėrmjet diktatores Nexhmije Hoxha, e cila me prezencėn dhe banalitetin e logjikės sė saj revolton me dhjetėra mijėra viktima tė regjimit komunist. Po aq sa ėshtė ofendues barazimi mes regjimit komunist dhe qeverisjes sė Berishės sot, pėr tė gjithė ata qė kanė vuajtur tmerret e komunizmit dje.
Pėrpjekja e diskursit antiberishist pėr ta portretizuar Berishėn si njė njeri tėrėsisht tė zi nė raport me shoqėrinė, kombin, familjen, kolegėt dhe politikėn, ėshtė shumė i rrezikshėm pėr procesin demokratik, pasi ai zhvendos vėmendjen nga standardet e demokracisė te karakteristikat e individit. Nė kėtė aspekt diskursi antiberishist ėshtė tejet i ngjashėm me, dhe po aq problematik sa, edhe vetė diskursi berishist. Nė tė dyja rastet fokusi ėshtė tek individi dhe jo te standardet qė duhet tė pėrmbushė ai si politikan. Duke vėnė shenjėn e barazimit mes Enverit dje dhe Berishės sot, diskursi antiberishist na fton tė rrėzojmė njė individ dhe jo tė vendosim njė standard. Nė fakt, ne pikėrisht kėtė bėmė me rėnien e regjimit komunist, rrėzuam shumė individė dhe statuja tė Enverit, por vendosėm pak ose aspak standarde demokratike. I gjithė regjimi komunist u reduktua te mėkatet e disa individėve, tė cilėt sot me prezencėn e tyre na kujtojnė implikimin tonė si shoqėri nė atė regjim dje.
Prandaj ėshtė mirė qė tė mos pėrsėrisim tė njėjtin gabim edhe sot. Nuk ka pėrse tė anatemojmė Berishėn si njeri, thjesht na duhet tė insistojmė te pėrgjegjėsitė e tij si kryeministėr. Nė vend qė tė pėrpiqemi tė rrėzojmė Berishėn si individ, duke e bėrė agjent tė UDB-sė, vampir, njeri hakmarrės apo djallin vetė, thjesht na duhet tė vendosim njė standard minimal pėr kryeministrin. Njė standard sipas tė cilit kryeministri pas shpėrthimit tė njė katastrofe ku ėshtė pėrfshirė qeveria e tij tė mos thotė, si shumė tė tjerė para tij, “Nuk e dija”. Jo se diēka e tillė mund tė mos jetė e vėrtetė, por thjesht sepse injoranca nuk mund tė shėrbejė si justifikim. Pikėrisht kėtė nuk bėn antiberishizmi. Mė shumė sesa vendosjen e njė standardi politik, ai synon shkatėrrimin e njė politikani, duke riprodhuar kėshtu vazhdimisht berishėra, si nė pushtet, ashtu edhe nė opozitė.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Rreth fondamentalizmit antiberishist :: Komentet

emigranti

Mesazh Fri Oct 03, 2008 9:13 pm nga emigranti

Nuk ka antiberishizem, siē nuk pati dhe nuk ka antinanoizem, antiramizem etj. Ata qe deklarohen anti ne fakt jane pro sepse ata polotesojne njeri tjetrin dhe mbajne njeritjetrin. Po te mos ishte nanoja, nuk do te ishte Berisha, ashtu sikurse po te mos jete Rama nuk do te ishte Berisha, dhe anasjelltas. Ndersa ta qe hiqen pro nuk jane veēse servile, ose pragmatist te cilet te pa afte te bejn politike bejne hesape ne dobi te tyre dhe ne kurriz te popullit. Keshtu ka qene dhe keshtu do te jete te pakten edhe per nje koh mendoj relativisht te gjate.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi