ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkrirja PD-PDR, pikat e marrėveshjes

Shko poshtė

07102008

Mesazh 

Shkrirja PD-PDR, pikat e marrėveshjes Empty Shkrirja PD-PDR, pikat e marrėveshjes




ADI SHKEMBI
Shkrirja e PDR-sė nė PD pritet tė rikthejė nė strukturat e kėsaj partie disa prej ish-drejtuesve tė saj nė vitet 1992-1999.a Burime pranė kėtyre dy forcave politike bėjnė tė ditur pėr gazetėn se, procesi i shkrirjes tashmė ėshtė ēėshtje javėsh dhe ai do tė nisė sapo tė ketė pėrfunduar faza e parė e zgjedhjeve nė seksionet e PD-sė. Nė tė njėjtėn kohė bėhen tė ditura edhe detajet e para tė marrėveshjes mes tyre. Kėshtu krerėt mė tė lartė tė PDR-sė do tė jenė pjesė e kryesisė sė PD-sė, e cila do tė dalė pas kuvendit parazgjedhor qė do tė zhvillohet vitin e ardhshėm. Sipas burimeve, PDR pritet tė ketė 3-4 vende nė kryesinė e Partisė Demokratike ku do tė jenė kryetari Genc Pollo, nėnkryetarėt Tritan Shehu, Eno Bozdo si dhe Antoneta Luli, kryetare e forumit tė grave tė PDR-sė. Burime nga PDR-ja pohojnė pėr gazetėn se, krerėt e kėsaj partie nuk do tė kenė synim zėnien e ndonjė prej posteve tė larta tė PD-sė gjatė zhvillimit tė zgjedhjeve pėr lidershipin e saj nė fillim tė vitit tė ardhshėm. Gjithashtu njė tjetėr kėrkesė e PDR-sė, e cila duket se ėshtė pranuar nga demokratėt ka tė bėjė me pėrfaqėsimin e krerėve tė PDR-sė nė Kėshillin Kombėtar tė PD-sė. PDR-ja do tė kenė deri nė 7 vende nė kėtė forum tė demokratėve, ndėrkohė qė nė secilėn prej degėve nė rrethe do tė ketė 3 deri nė 4 vende. Pėr shkrirjen e PDR-sė nė PD duket se ėshtė gjetur edhe argumenti. Sipas zyrtarėve tė lartė tė kėsaj partie, mes PD-sė e PDR-sė nuk ka mė diferenca, madje shtohet se shkrirja e tyre ėshtė pritur mirė edhe nga zyrtarėt mė tė lartė tė Partisė Popullore Evropiane. Krerėt aktualė tė PDR-sė, Genc Pollo, Tritan Shehu, por edhe Dashamir Shehi, Ferdinand Xhaferri e Nard Ndoka u larguan nga PD-ja pas kongresit tė jashtėzakonshėm tė vitit 1999, ku Pollo kandidoi pėrballė Berishės pėr postin e kryetarit tė PD-sė. Tė larguarit nga PD-ja krijuan Partinė Demokrate tė Re, duke hapur njėkohėsisht njė luftė tė ashpėr mediatike, por edhe nė bazė me njėra-tjetrėn. Nė zgjedhjet lokale tė vitit 2000, Ferdinand Xhaferri kandidoi pėrballė kandidatit tė PD-sė pėr Bashkinė e Durrėsit, ndėrsa njė vit mė vonė nė zgjedhjet e pėrgjithshme PDR-ja arriti tė marrė 5% tė votave, duke pėrfituar nga inicialet e njėjta qė kishte me PD-nė nė listėn e subjekteve zgjedhore. Gjatė asaj legjislature ishin tė shumta akuzat e ish-liderit tė opozitės, Sali Berisha ndaj Genc Pollos pėr bashkėpunimin me qeverinė socialiste tė kohės. Edhe nė vitin 2003 kėto dy forca politike nuk arritėn tė gjenin konsensusin mes tyre dhe pas kėsaj, PDR-ja doli sėrish nė zgjedhjet lokale e vetme, duke bėrė sėrish qė nė kampin e djathtė tė rrjedhin votat. Por nė zgjedhjet e vitit 2005 Pollo e Berisha dolėn sė bashku nė fushatė, ku PDR-ja mori disa zona tė lira dhe pas zgjedhjeve edhe Ministrinė e Arsimit dhe njė post zv.ministri. Ndėrkohė pas zgjedhjeve tė 2007-ės u hodh ideja e shkrirjes sė kėtyre dy partive, nėn pretekstin e sistemit tė ri zgjedhor, proces i cili do tė mbyllet para zgjedhjeve tė vitit tė ardhshėm.

Marrėveshja PD-PDR

PDR do tė marrė 3 deri nė 4 vende nė Kryesinė e Partisė Demokratike

PDR do tė ketė deri nė 7 anėtarė tė Kėshillit Kombėtar tė PD-sė

Degėt e PDR-sė do tė shkrihen tė gjitha nė strukturat e PD-sė

Nė secilėn prej degėve PDR-ja do tė ketė 3 deri nė 4 pėrfaqėsues tė saj

Krerėt e PDR-sė nuk do tė vėnė kushte pėr marrje tė posteve nė lidershipin e PD-sė gjatė zhvillimit tė zgjedhjeve brenda kėsaj partie
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34491
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Shkrirja PD-PDR, pikat e marrėveshjes :: Komentet

avatar

Mesazh Wed Oct 08, 2008 9:53 pm nga laluci

Se mos ndahen prap keta. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi