ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Status-quoja e njė muzeumi

Shko poshtė

13012008

Mesazh 

Status-quoja e njė muzeumi Empty Status-quoja e njė muzeumi




Status-quoja e njė muzeumi
Nga Lorjan Agalliu*

Drejtori aktual i Muzeut Historik Kombėtar nė njė intervistė nė gazetėn Shekulli tė datės 08, 01, 2008 ka hedhur idenė e heqjes sė mozaikut qė ndodhet nė fasadėn qėndrore nė sheshin Skėndėrbej tė muzeut qė ai drejton. Pėr kėtė ai sjell gjithashtu disa argumenta, ku ndėr mė kryesorėt janė vlerat ideologjike qė pėrcon vepra dhe sensibiliteti i njė pjese tė kombit ndaj njė periudhe e cila nuk mund tė pėrfaqėsojė gjithė historinė tonė.
Para se tė jap ndonjė mendim pėr kėtė mė duhet tė theksoj fillimisht se po bėhet vazhdimisht e qartė se tashmė kemi nevojė pėr tė pėrcaktuar njė qėndrim tė pėrgjithshėm ndaj trashėgimisė kulturore tė diktaturės. Nė gazetėn Korrieri tė datės 16, 12, 2007 Fatos Lubonja adresonte po tė jėjtin problem nė shkrimin me titull “Biznesi banal me nostalgjinė e komunizmit”. Ndėrsa autori fokusohej nė shkrimin e tij nė “trushpėlarjen” qė i bėhet sot publikut me veprat e realizmit socialist, dhe mė saktė nėpėrmjet muzikės me anė tė spektakleve qė i ripėrpunojnė kėto vepra qė edhe publiku t’i ripėrtype ato mė kollaj, ai gjithashtu prezanton edhe dy koncepte tė ndryshme tė trajtimit tė kėtyre veprave:

1. ruajtjen pėr arėsye tė studimit tė fazave tė ndryshme tė asaj kohe, per tė dalluar, nėpėrmjet ndryshimeve tė teksteve dhe tė melodive, periudhat e ndryshme tė diktaturės dhe tė propagandės socrealiste qė e ka shoqėruar atė.
2. rimarrjen e cila ndryshe nga ruajtja kėrkon identifikimin me veprėn pėr atė qė angazhohet nė rrimarje. Dhe pėr ta ilustruar mė tej me shembuj ai pėrmend dikė qė kėndon kėngėn e komandantit Che Guevara dhe identifikohet me tė sepse beson nė mitin e revolucionarit, apo edhe komunistit do shtoja unė. Ndėrkohė kush mund tė identifikohet sot me kėngėn “Shoqet tona ilegale” apo “Baballarėt” qė janė kėngė qė u bėnė shumė mė vonė, jo nė kohėn e Luftės, pėr tė rritur edhe mė tej kultin e shoqeve (si shoqja Nexhmije) dhe shokėve (si shoku Enver) udhėheqės tė partisė qė nė emrin e Luftės shtypėn e ēnjerėzuan njė popull tė tėrė pėr 45 vjet? Ėshtė e qartė se kush, po tė pėrjashtojmė njė pjesė tė “trushpėlarėve” pėr tė cilėt rėndėsia pėr t’u identifikuar me ndonjė vlerė nuk ėshtė nė rend tė ditės.

Por ndėrsa solla pėrqasjen e Lubonjes pėr tė pėrkufizuar nocionet e vleresimit tė kėtyre veprave, mė duhet tė theksojė gjithashtu njė ndryshim cilesor midis rastit qė analizon Lubonja, dhe qė i referohet kryesisht muzikės, dhe rastit nė fjalė i cili implikon artin dekorativ, arkitekturėn dhe urbanistikėn. Ky ndryshim ka tė bėjė me dimensionin e ndryshėm publik qė kanė kėto arte nga njeri tjetri, gjė qė e bėn si ruajtjen ashtu edhe rimarrjen tė trajtohen ndryshe nė kėto arte.

Muzika mund tė jetė sa nje experiencė private aq edhe publike sipas dėshirės sė atyre qė duan ta shijojnė ate, pra nuk ėshtė dicka e imponueshme. Edhe nėsė artit muzikor qė evokuon nazizmin, apo komunizmin i hiqet mundėsia pėr t’u shfaqur nė publik kjo nuk i pengon individe tė vecantė ta “shijojnė” atė. Gjithashtu mundėsia qė tė lejon vetė mediumi nėpėrmjet rregullimit tė orareve tė transmetimeve nė radio apo kanaleve private televizive, ose shfaqjeve tė limituara pėr publikun e gjerė ėshtė njė mėnyrė tjetėr pėr ta adresuar kėtė problem. Pra dimensioni publik i muzikės ėshtė i tillė qė e lejon ruajtjen si tė ndryshme nga rrimarja.

Arkitektura nuk e ka kėtė fat, ndryshe nga pjesa mė e madhe e arteve si letėrsia, muzika, piktura, skulptura, fotografia, filmi etj. Dimensioni publik i arkitekturės ėshtė si tė thuash i pashmangshėm – c’ka do tė thotė se edhe ruajtja, edhe rrimarja nė arkitekturė kanė dimension publik. Procesi i ruajtjes pėr efekt studimi dhe njohjeje nė arkitekturė nuk mund tė bėhet jashte funksionalitetit tė veprės, po aq sa c’ėshtė e vėrtet qė ky lloj funksionaliteti implikon vazhdimisht rimarrjen. Dhe nė rastin nė fjalė megjithėse flasim pėr njė mozaik, ai ka tashmė njė dimension tė padiskutueshėm arkitektonik, c’ka domethėne se vlerat e mozaikut dhe tė ndėrtesės janė tė ndėrlidhura. Arkitektura ėshtė njė art qė i ka vlerat kryesore nė cilėsitė hapėsinore dhe strukturore – na angazhon jo nėpėrmjet cilėsive vizuale sic bėn piktura, por nėpėrmjet cilėsive hapėsinore. Muret (struktura) shėrbejnė pėr tė orientuar vėmendjen tonė drejtė hapėsirės. Pikėrisht pėr kėtė artet dekorative nė arkitekture kanė njė funksion primar ndėrmjetės midis hapėsirės dhe strukturės. Nga ana tjetėr nėse ka ndonjė art qė qėndron tėrėsisht mbi themele ideologjike kjo ėshtė arkitektura sepse i ka disa dimensione tė detyrueshme sic janė ai social, ekonomik, politik dhe historik. Pra si tė thuash arkitektura i vė nė punė elementet e saj nė unison. Edhe sikur tė mendohet se mozaiku do zėvendėsohej me njė mozaik tjetėr me pėrmbajtje ideologjike dhe stil tjetėr, a nuk do ishte ky i vendosur nė vendin e gabuar, dhe a do t’i shpėtonim ne asaj qė e quajmė rimarrje?

Ėshtė e vėrtet qė historia ka njohur gjithmonė raste tė tilla , sidomos nė konvertime qė kanė shėnjuar momentet historike tė kalimit nga njė ideologji fetare tek tjetra (kristianizėm – myslymanizėm, hinduizėm – budizem etj.), por kėto asnjėherė nuk kanė pasur vlerėsimin historik dhe kulturor si dimension. Tė thuash qė problemi qėndron tek mozaiku, ndėrkohė qė nuk do (nuk di) tė njohėsh problemet e arkitekturės, nuk e adreson problemin por i ke hapur mundėsinė njė problemi akoma mė tė madh qė ka lidhje me strukturėn arkitektonike apo akoma mė shumė atė urbane. Dhe pėr mendimin tim ėshtė pikėrisht nė kėtė tė fundit – urbanistikėn – qė duhet kėrkuar zgjidhja.

Njė nga dukuritė mė negative do thosha unė por edhe mė e pėrhapura qė ėshtė vėrejtur nė zhvillimin urban tė qyteteve tona, ėshtė mungesa totale e respektit pėr stukturat ekzistuese. Dhe kėtu nuk e kam fjalėn pėr mungesė e respektit qėqytetarė e thjeshtė apo edhe firmat e ndėrtimit kanė pėr ambientet e banimit, parqeve, fushave tė sportit apo ku e di unė se c’farė, qė janė okupuar nga ata, duke dėmtuar shpesh edhe cilėsinė e jetės sė tyre. E kam fjalėn pėr atė mungesė respekti qė strehohet pikėrisht nė instancat mė tė larta vendimarrėse qė kanė nė dorė planifikimin nė Shqipėri. Kush mund tė harrojė shkatėrrimin e Kinema 17 Nėndorit me vendim tė KRRTSH-sė dhe ngritjen nė tė tė pallateve, dhe qė u premtua nga kryetari i sotėm i Bashkise sė Tiranes bashkė me kryeministrin e atėhershėm se do ndėrtohej njėsoj si e para?! Kush mund tė harrojė gjithashtu Projektin e famshėm Francez pėr Tiranėn, qė planifikonte nė oborrin e brendshėm tė kėtij Muzeu pėr tė cilin flasim tė ngrihej njė kullė xhami (ėndrra falike e kryetarit tė bashkisė nė mes tė Tiranės!), kurse nė ish godinėn e Komitetit Qėndror mbivendosej parlamenti. Tė gjithė e kanė parė se c’farė travestie arkitektonike u pėrzgjodh nė konkursin mė tė fundit pėr t’u ndėrtuar atje! Sigurish pėrvec atyre qė i planifikojnė kėto monstra dhe nuk rreshtin sė lavdėruari ato.

Ndėrkohė kjo dukuri negative nė planifikim patjetėr qė do shoqėrohej ose do vinte si shkak i njė dukurie po aq negative sa c’ėshtė mungesa e vizionit nė planifimin urban. Planifikimi i kryeqyteti Shqiptar e ka reduktuar gjithė vėmėndjen e zhvillimit tė dimensionit tė vet publik nė qėndėr! Kujt nuk i bėn pėrshtypje pėrshembull se ndėrsa popullsia e Tiranės ėshtė pothuajse trefishuar, shėrbimit urban nuk i ėshtė shtuar as edhe njė linjė e vetme urbane, dhe as edhe nje kilometėr mė shumė se c’kishte nė vitet 80-tė dhe fillim tė viteve 90-tė.

Po c’fare lidhje ka e gjithė kjo do pyesi dikush me mozaikun e Muzeut Historik. Ka shumė lidhje do thosha unė, sepse jeta urbane nė Tiranė vazhdon tė mbetet e varfėr me gjithė energjitė qė rrezaton. Nė fakt dikush duhet tė kishte menduar se nėse kjo ndėrtese bashkė me mozaikun e vet qė nuk na pėrfaqson, nė vend se tė kerkohej pėr tė hyrė nė operacione gjysmake, ndoshta do ishte me vend propozimi i njė Muzeu te ri pėr Historinė e Shqipėrisė, qė do bėnte tė mundur eleminimin e shumė tė metave qė paraqet muzeu aktual. Kjo do e linte atė nė nivelin e njė relikeje, ashtu sikurse qėndron sot piramida e ndėrtuar pėr nder tė diktaorit. Nisma tė tilla si ajo e ndėrtimit tė Parlamentit tė Ri, Muzeut Historik Kombėtar, monumenteve pėr Nėnė Terezėn, duhet tė pėrdoreshin pėr t’i dhėnė gjithė qytetit dhe strukturės urbane njė dimension tė ri, dhe jo tė reduktoheshin nė konvertime tė dyshimta qė nuk duket se i sjellin asgjė publikut. Nėse ai mozaik dhe ajo godinė por edhe shumė tė tjera kanė atė ndikim nė politikė dhe shoqėri sa kanė sot, nuk i kanė pėr vlerat qė mbartin, por pėr shkak tė qėndrimit tonė ndaj tyre. Hapėsira e sheshit Skėndėrbej vazhdon tė trajtohet sikur tė ishte gjithcka qė shkon keq me Tiranėn. Edhe kur kėrkohet tė preket, trajtohet si e ngurtė, sikur gjithcka qė ajo i ofron kėtij qyteti sot tė ishte nė rregull pėrvecse trafikut dhe mungesės sė ndonje ndėrtimi tė lartė nė periferi tė saj – nė tė njėjtėn kohė i lejojmė vetes tė trajtojmė fare pa kujdes strukturat rreth saj, nė njė perpjekje donkishoteske pėr tė dominuar status-quone.
*Arkitekt dhe Urbanist, Nju-Jork
emigranti
emigranti

Numri i postimeve : 878
Reputation : 5
Points : 30383
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Status-quoja e njė muzeumi :: Komentet

emigranti

Mesazh Sun Jan 13, 2008 5:09 pm nga emigranti

Zelli pėr spastrime tė kujtesės

Gėzim Qėndro e quan gabim tė pafalshėm heqjen e mozaikut. “Ndėrtesė tė realizmit socialist muzeun nuk e bėn mozaiku, por i gjithė konceptimi i ndėrtesės. Atėhere ē’mund tė bėjmė? Ta prishim krejt? Vėshtirė se ka ndonjė qė e merr seriozisht parasysh kėtė alternativė” Artikullin origjinal e gjeni ketu.

Pak kohė para, 27 janarit, “Ditės sė kujtesės” ndėrkombėtare, njė muze kombėtar nė Tiranė del me njė tezė kundėr kujtesės. Lexuesi u njoh dje me idenė e drejtorit Beqir Meta pėr tė hequr mozaikun mural nė lule tė ballit tė Muzeut Historik Kombėtar me motivin se nuk i pėrshatet “thelbit tė identitetit, tė shpirtit shqiptar” dhe “brendisė sė muzeut”. Pikėrisht tani qė atij pėrbindėshi i ngritur nė qindra metra katrorė i ėshtė dhėnė tė gėlltisė miliona pėr restaurimin e zhguallit, ngrihen teza pėr thelbin e shpirtit shqiptar nė fasadė tė njė muzeu kombėtar qė nė brendi ėshtė i mbushur me replika dhe bukė peshku si dėshmi tė historisė sė shqiptarėve.

Studiuesi i artit pamor, Gėzim Qėndro, merr pjesė nė debatin qė ka hapur zoti Beqir Meta. Duke shpresuar tė kontribuojmė nė forumin e ideve mbi bazė tė tė cilave drejtori nė fjalė do tė veprojė (!), ja dhe komentet e Qėndros i cili ka njė pėrvojė deri diku tė ngjashme tė problemit qė hap heqja ose jo e muzeut, problem i lidhur jo aq me aksionin konkret se sa me qėndrimin ndaj historisė, simboleve dhe trashėgimisė, qofshin kėto tė ngjyera nė ideologji

Nuk ėshtė hera e parė qė drejtues tė ndryshėm tė MHK i kanė ardhur rrotull heqjes se mozikut. Nė fillim i hoqėn yllin pesėcepėsh si njė ndjenje turpi a bezdije pėr atė kohė, por kėsaj radhe duket se kėrcėnimi ėshtė real. A kemi tė bėjmė me revanshe ndaj historisė zoti Qendro, nėse jo si do ta komentonit qėndrimin e mėsipėrm ndaj mozaikut mural?

Mendoj se nisma pėr tė pastruar ballinėn dhe pjesėt e tjera tė jashtme tė Muzeut Historik ėshtė pėr t’u lavdėruar. Kjo pasi imazhi i njė institucioni ėshtė i lidhur ngushtė me dinjitetin e tij. Por nėse muret e jashtme tė Muzeut Kombėtar ėshtė mirė tė pastrohen sa herė qė arrijmė tė gjejmė fonde, ky zell pastrues mendoj se nuk duhet tė pėrfundojė nė spastrime tė cilat detyrimisht ngrenė disa pyetje me karakter artistik dhe etik. Le t’i marrim me radhė.

Nė rrafshin artistik:

A ndryshon gjė nėse Muzeut Kombėtar i heqim mozaikun? A do tė fitonte ai tė drejtėn e qytetarisė si njė koncept arkitekturor tipik pėr njė shoqėri demokratike pas njė ndėrhyrjeje tė tillė? Pėrgjigjen po e jap duke marrė si shembull dy imazhe metaforike tė Gjermanisė, njėrit prej vendeve nė pararojė tė qytetėrimit perėndimor, njėri, pavijoni i paraqitur nė Ekspozitėn Universale tė Parisit nė 1937 me autor arkitektin e parapėlqyer tė Hitlerit, Albert Speer, dhe pavionit tė RF Gjermane nė Bruksel tė vitit 1958. Edhe pa parė shqiponjėn dhe kryqin e thyer ndjejmė se ndėrtesa kolosale e pavijonit tė ndėrtuar nga nazistėt nė stilin neoklasik dhe e lartė 150 metra ka diēka kėrcėnuese, pėrjashtuese dhe agresive, ku gjejmė arrogancėn e Racės sė Epėrme dhe dėshirėn pėr tė shtypur nga ana psikologjike kėdo qė i afrohet, ēka nuk na ēudit, pasi ėshtė imazhi metaforik i njė Gjermanie qė po armatosej me shpejtėsi pėr tė pushtuar popujt e Evropės e mė pas tė tė gjithė botės.

Ndryshe nga vertikaliteti dhe pamja imponuese e ndėrtesės sė pavijonit nazist, Egon Eirmann-i, autor i pavionit tė 1958-ės ka zgjedhur njė imazh paqtues dhe aspak agresiv pėr tė gjitha ato kombe qė i kishin ende tė freskėta plagėt qė u shkaktoi Gjermania naziste dhe i druheshin rimėkėmbjes sė shpejtė tė saj nė vitet ‘50. Shtrirja e pavijonit ėshtė horizontale, ndėrsa zgjedhja nga ana e autorit tė materialit kryesor, xhamit, lidhet si me tejdukshmėrinė, njė element thelbėsor i njė shoqėrie demokratike, ashtu edhe me brishtėsinė dhe thyeshmėrinė e tij, ēka kontraston hapur me zgjedhjen e njė materiali vėshtirėsisht tė shkatėrrueshėm si beton-armeja, si nė rastin e ndėrtesės sė Albert Speer-it. Edhe pėrmasat e pavionit tė ‘58, pėrveē shtrirjes horizontale janė rreth dy herė mė tė vogla se sa ndėrtesa imponuese e pavijonit nazist. Pyes, ēfarė do tė ndryshonte sikur RFGj tė paraqitej nė pavijonin e 1958 me tė njėjtėn ndėrtesė, duke hequr vetėm shqiponjėn dhe svastikėn naziste. Kush do tė mendonte se tashmė RFGj ėshtė njė vend demokratik dhe pluralist? Vėshtirė se do ta besonte kush.

Pra, edhe nė rastin e muzeut tonė kombėtar problem nuk ėshtė mozaiku. Duke hequr atė nuk ndryshon pothuajse asgjė. Kjo pėr arsye se arkitektėt e kohės sė socializmit, pėr tė mos u ngrėnė hakun, tė mbikėqyrur edhe nga komisione fanatikėsh syēelėt, dinin shumė mirė tė pėrkthenin nė gjuhėn pamore tė arkitekturės ideologjinė komuniste, ēka shpjegon edhe dėshtimet spektakolare tė kėtyre arkitektėve, disa prej tyre tė talentuar. Ku lexohet ideologjizimi i kėsaj ndėrtese? Nėse e vėmė re me kujdes, muzeu ngjan me njė bunker masiv betoni dhe mermeri, pėrshtypje qė ta pėrforcojnė edhe dritaret tė ngjashme me frėngji tė gjata. Kjo pėrshtypje ėshtė nė harmoni tė plotė me imazhin qė kėrkonte tė pėrcillte pushteti pėr “kalanė e pamposhtur nė brigjet e Adriatikut”. Duket qartė qė marrėdhėnia e brendisė sė ndėrtesės me hapėsirėn jashtė saj synon tė theksojė hermetizmin e saj, po ashtu njė karateristikė e njohur e Shqipėrisė sė asaj kohe. Pėrveē kėsaj, nė tė ėshtė “shkruar” koncepti historicist, njė mendėsi tipike pėr ideologjitėtotalitare si komunizmi; se historia lidhet me njė memorje dhe me njė projekt tė paracaktuar, tė shkruar nė AND- e shoqėrisė njerėzore, dhe komunistėt shqiptarė ishin tė zgjedhur nga historia pėr tė udhėhequr shqiptarėt nė rrugėtimin drejt parajsės komuniste, ku do arrihej pa dyshim pas ndėrrimit tė njėpasnjėshėm tė sistemeve shoqėrore. Sipas kėsaj logjike, shqiptarėt deri para themelimit tė partisė komuniste ishin udhėhequr nga prijėsit e gabuar dhe kishin bėrė zgjedhjet e gabuara. Kėtė besim, qė ėshtė baza e mesianizmit laik tė komunizmit dhe e eskatologjisė sė tij e gjejmė nė organizimin grafik dhe hapėsinor tė mureve tė muzeut. Duket qartė se pjesa e sipėrme e ndėrtesės, me ngjyrė tė ēelur dhe mė e gjerė mbėshtetet mbi njė brez muri tė veshur me mermer tė errėt. Kjo ndarje pamorisht kėrkon tė pėrēojė idenė se historia e Shqipėrisė komuniste mbėshtetet mbi njė traditė historike e cila, sado e mbushur me pėrpjekje dhe luftėra, nuk mund tė krahasohet me arritjet dhe fitoret e arritura nga populli shqiptar pas fitores sė komunizmit. Nėse e vemė re me kujdes, hyrja nė portėn kryesore tė muzeut duket se fillon pikėrisht nė nivelin ku fillon kati i dytė (i periudhės sė socializmit) mbėshtetet mbi tė parin duke na pėrcjellė bindshėm idenė e fillimit me kėmbėn e mbarė tė historisė pėr shqiptarėt. Tė njėjtin funksion ndarės midis dy epokave luan edhe brezi zbukurimor me simbolet e parapėlqyera tė komunizmit; ylli, kazma, pushka, libri, dafina etj.

Po ashtu totalitare dhe tipike janė edhe artikulimi i brendshėm i hapėsirave tė pavijoneve tė cilat paraqesin vėshtirėsi tė riorganizohen duke humbur ēdo lidhje me konceptimin e mėparshėm. Pra, ndėrtesė tė realizmit socialist muzeun nuk e bėn mozaiku nė ballinėn e tij, por i gjithė konceptimi i ndėrtesės. Atėhere ē’mund tė bėjmė? Ta prishim krejt? Vėshtirė se ka ndonjė qė e merr seriozisht parasysh kėtė alternativė. Tė zgjerojmė dritaret, tė ndėrrojmė ngjyrėn e mermerit tė pjesės sė poshtme duke prishur pėrshtypjen e mbivendosjes sė katit tė dytė mbi tė parin? Do tė ishte njė operacion plastik qė do tė ishte “politikisht korrekt” por do tė ishte jo koherent pėr nga konceptimi artistik, ēka ėshtė shenjė e pagabueshme amatorizmi. Pra nė pamundėsi pėr ta “pėrshtatur” me konceptet e kohės sė sotme, nėse nuk mund ta zėvendėsojmė krejtėsisht si nė rastin e pavijoneve gjermane ndėrtesėn totalitare me njė ndėrtesė me konceptim tipik pėr njė shoqėri demokratike, atėherė le ta ruajmė si njė relike e njė sistemi tė pėrmbysur pa i ndryshuar asgjė.

Para disa vitesh si drejtor i Galerisė Kombėtare tė Arteve ju krijuat sallat e kuqe dhe blu, me vepra tė realizmit socialist. A vlen ajo pėrvojė, ato reagime qė pati koncepti juaj pėr tė diskutuar situatėn nė fjalė qė me ē’duket i takon riciklimit tė njė debati tė lėnė pėrgjysmė, njė debat i pakryer ndėrmjet brezave, politikės, me historinė.

Mendoj se pyetja juaj lidhet me anėn morale dhe etike tė problemit qė po shqyrtojmė. Nėse duhet shkatėrruar mozaiku, atėhere mbi kėtė filozofi duhen shkatėrruar tė gjitha tablotė dhe skulpturat qė gjenden nė fondin e Galerisė Kombėtare, tė gjithė filmat e Kinostudios “Shqipėria e Re” e kėshtu me radhė. Para pak kohėsh patėm njė rast i cili mė la shije tė hidhur. Familja e trashėgimtarit tė fronit, pas marrjes sė pronės, ish- pallatit tė Pionierėve, shkatėrroi me njė zell dhe mllef pėr tė cilin mendonim se nuk ishin tė aftė, njė mozaik me fėmijė tė sė njėjtės periudhė, por mė tė vjetėr se mozaiku i muzeut. Sigurisht qė ėshtė e drejta e pronarit tė mbajė apo tė shkatėrrojė njė mozaik, por respektimi i tij do tė dėrgonte njė mesazh qytetarie aq tė nevojshėm pėr tranzicionin e gjatė dhe rraskapitės qė po kalojmė. Nėse dėshira pėr tė shkatėrruar mozaikun e Muzeut do tė tingėllonte i pranueshėm deri-diku nė vitet e para menjėherė pas rrėzimit tė regjimit komunist, sot mendoj se njė qėndrim i tillė i skajshėm ėshtė i tejkaluar nga koha dhe nuk mund tė shėrbejė si bazė legjitimuese pėr operacione spastruese. Pėrveē kėsaj mė lejoni t’u kujtoj se pėrballė mozaikut, nė ballinėn tejet elegante tė Bankės Kombėtare shohim disa relieve tė mbijetuar nga fushatat e spastrimeve qė ndėrmerreshin rregullisht nė kohėn e komunizmit. Ato relieve tė papranueshme pėr moralin puritan tė komunistėve dhe qė vėshtirė t’u kenė shpėtuar syve tė tyre tė kudogjendur pėr fatin tonė dhe tė ndėrtesės sė Bankės u toleruan.

Sa pėr ekspozitėn qė pėrmendni ju “Surrealizmi Socialist” mė kujtohet se u shoqėrua me reagime tė ashpra nga ekstremistėt e tė dyja krahėve. Pėr komunistėt vendosja e veprave nė konceptin ironik tė surrealizmit socialist u perceptua si fyerje e “epokės sė ndritur tė socializmit shkencor”, ndėrsa vendosja e bustit tė Komandantit nė njė raft tė ēfarėdoshėm si njė blasfemi e papranueshme. Ekstremi i djathtė “me largpamėsi” e pa si shenjėn mė tė qartė tė rivendosjes sė neo-komunizmit nė Shqipėri dhe bėnte thirrje pėr vigjilencė pėrpara kėtij rreziku tė afėrt. Pas gati dhjetė vitesh, tė dyja kėto reagime tingėllojnė tė tepruara dhe gati komike, ndėrsa ajo ekspozitė mendoj se mbetet pėrpjekja e parė pėr tė riparaqitur nė njė kontekst tė ri njė periudhė traumatike si ajo e periudhės 1944-’90. Pėrveē kėsaj mendoj se njė trashėgimi kulturore duhet ruajtur duke mos harruar brezat qė do tė vijnė. Pėrfytyroni pesėdhjetė vjet mė vonė njė grup studentėsh tė arkitekturės tė cilėt studiojnė historinė e arkitekturės sė kryeqytetit dhe dėgjojnė ndėr tė tjera nga pedagogu i tyre se aty dikur ka patur njė mozaik i cili u shkatėrrua sepse i pėrkiste periudhės sė komunizmit. Ka shumė tė ngjarė qė ata tė bėjnė pyetjen e pafajshme: po pėrse e prishėn? Arsyeja se i pėrkiste njė sistemi tė egėr totalitar tė pėrmbyshur nuk besoj se do t’i bindė.

Ekziston dhe njė “tip i ri” qytetari shqiptar qė thotė se ai mozaik nuk na pėrfaqėson. Ē’pėrgjigje do t’i jepnit atij?

Mendoj se problemi shtrohet gabim. Ai mozaik nuk ėshtė aty pėr tė pėrfaqėsuar qytetarėt e Tiranės apo tė Shqipėrisė. Ai ėshtė aty si dėshmi e njė mendėsie dhe njė epoke historike, e njė regjimi qė pa dyshim provoi tė ishte njė fatkeqėsi e vėrtetė kombėtare, pasojat e tė cilit do t’i ndjejmė edhe pėr shumė kohė, por me trashėgiminė e tė cilit nuk mund tė sillemi siē u sollėn ata me trashėgiminė e regjimeve qė u paraprinė. Atėherė do tė tregonim se jemi pasardhės tė denjė tė mendėsisė sė tyre, tė fanatizmit dhe intolerancės sė tyre. Nuk e kemi luksin tė fshijmė nga kujtesa jonė kolektive pamore ēfarėdo dėshmie tė sė kaluarės. Ky qėndrim do tė ishte mendoj ana tjetėr e medaljes sė totalitarizmit, e revanshizmit tė fitimtarit, e idesė se shkrimi i historisė ėshtė e drejtė vetėm e tij. Marrja e njė pozicioni tė tillė ėshtė vėrtet trishtues pasi tregon se nuk kemi kuptuar asgjė nga gabimet e shkuara dhe nuk kemi mėsuar asgjė nga e tashmja.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Sun Jan 13, 2008 6:55 pm nga toni

Mozaiku nuk i sherben askujt perveē Ramiz Alise, Edi Romes, Skener gjinushit e kompani me u tregu njerzve se kush jon te fortet. Mozaiku duhesh heq periher me bustin e Dulles. Sleep Sleep

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dea

Mesazh Sun Jan 13, 2008 7:01 pm nga dea

Mozaiku duhet te hiqet. Ai eshte nje krijim ideologjik dhe ska asnje vlere per kohen e sotme. E vetmja vlere qe ka eshte qe tregon se ka ekzistu nje koh kur njerezit i perveē kazmes e pushkes nuk njihnin as nje gezim tjeter ne jete.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Jan 13, 2008 7:03 pm nga trimi

Kulla e barit nuk do te digjet! bounce bounce bounce bounce bounce bounce bounce bounce

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

anonymus

Mesazh Mon Jan 14, 2008 6:11 pm nga anonymus

Nuk ngjo Ramizi me e heq, se Roma m Berishen kan ra dakort.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Mon Jan 14, 2008 6:14 pm nga toni

Eeeeeeeeeeeeeej? E pse gja..?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

anonymus

Mesazh Mon Jan 14, 2008 6:15 pm nga anonymus

Nuk e di. Po thon qe ska ra dakort me Nexhmien.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Mon Jan 14, 2008 6:17 pm nga toni

Ha, ha, ha..... Qeka pune e thelle. Laughing Laughing Laughing Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi