ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Somali, merret peng shqiptari

Shko poshtė

13102008

Mesazh 

Somali, merret peng shqiptari Empty Somali, merret peng shqiptari




Somali, merret peng shqiptari Pix
Somali, merret peng shqiptari 20081012181635_artikull
E Hene, 13 Tetor 2008

Somali- Piratet somaleze, marrin peng nje anije transporti te armeve luftarake, ne bordin e se ciles ndodhej ekuipazhi i perbere nga 17 ukrainas, dy ruse dhe nje shqiptar. Nje kembim te lirimit te tyre, grupi prej 50 personash ka kerkuar dhenien e nje shume qe shkon ne 20 milione dollare. Nuk behen te ditur emrat e personave qe jane marre peng dhe po keshtu identifikimi i shqiptarit ne bordin e mjetit lundrues. Pengmarresit kane vene edhe nje afat per pagesen, qe jane 36 oret e ardhshme, ne te kundert fati i ekuipazhit te anijes "MV Faina" do te jete tragjik.

Prej 16 ditesh 50 pirate kane ndjekur ne det, ne vendin e njohur si Gjiri Aden, anijen me flamur ukrainas. Mes anetareve te bordit mesohet se eshte edhe nje shqiptar, mosha de emri i te cilit nuk publikohen nga autoritetet somaleze. Zedhenesi i veteshpallur i pirateve, Sugule Ali, tha per "Associated Press" gjate nje kontakti diten e djeshme, se ata do te linin te lire anijen, ngarkesen e saj dhe ekuipazhin vetem nese paguheshin 20 milione dollare gjobe. Madje ai ka guxuar te vendose edhe nje afat. "Nese ato nuk paguhen deri te henen ne mbremje, atehere ato qe thashe me siper do te fundosen ne det", kercenoi Ali.

Piratet vazhdojne te mbajne peng anijen dhe ekuipazhin e saj, duke deklaruar se jane gati te 50-te qe te vdesin se bashku me te tjeret, 17 ukrainas, 2 ruse dhe nje shqiptar. Besohet se nje prej anetareve te anijes "MV Faina", qe besohet se eshte kapiteni rus i saj, ka vdekur nje dite pas sulmit te pirateve dhe trupi i tij gjendet ende ne bord. Anija mban 33 tanke ruse T-72, predha, granat-hedhes dhe sasi te medha municioni qe ishin destinuar per ne portin e Mombasa. Por ajo u sulmua dhe mor peng nga piratet rreth 200 milje nga gjiri somalez ne Afrike. Menjehere pas ketij veprimi pengmarresit kane negociuar pergjate gjirit te Hobyo ne Somali me grupin tjeter per te diskutuar gjoben. Piratet fillimisht kerkuan 35 milione dollare para se te zbrisnin deri ne 20 milione USD dhe besohet se se fundi kane kerkuar 8 milione.

"Ne kemi pasur nje tjeter takim per me shume se tre ore te shtunen dhe vendosem qe nese nuk na paguhet shuma e kerkuar nga pronaret e anijes, atehere do e fundosim ate se bashku me ngarkesen dhe anetaret e ekuipazhit ne te", deklaroi Sugule Ali per mediat nderkombetare nepermjet telefonit. Ai ka lene vetem tre dite afat dhe koha mbaron te henen ne mesnate. Aktualisht nuk ka ende asnje reagim zyrtar per kete ngjarje dhe priten zhvillimet e dites se sotme per te mesuar fatin e ekuipazhit te anijes tregtare.

Paralajmerimi i NATO-s

Sulmi erdhi pikerisht dy dite pas thirrjes qe beri NATO ndaj komunitetit nderkombetar me qellim qe te nderhynte per te bere dicka per piratet qe vepronin ne Gjirin Aden. Gjithashtu selia nderkombetare e forcave paqeruajtese deklaroi se do te dergonte shtate anije lufte per te goditur gjate dy javeve te ardhshme personat qe vepronin ne det te hapur duke sulmuar anijet tregtare. Gjashte prej mjeteve lundruese te SHBA-ve kane nisur veprimin ne kete zone, madje kane nderhyre ne rastin e nje anije transporti te mallrave me flamur rus
emigranti
emigranti

Numri i postimeve : 878
Reputation : 5
Points : 31408
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi