ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mashtruesi

Shko poshtė

21102008

Mesazh 

Mashtruesi Empty Mashtruesi




Ben Andoni
MAPO

Qetėsia e qytetit tė Peshkopisė do tė prishej njė ditė tė zakonshme tė vitit 1974. Deri mė atėherė, paria e qytetit raportonte suksese tė njėpasnjėshme nė Komitetin e Partisė tė rrethit, ndėrsa kjo e fundit ia pėrcillte me patos qendrės. Nė organin kryesor tė Partisė sė Punės, “Zėri i Popullit” botoheshin shpesh arritjet…kurse nė Peshkopi pėrcilleshin falėnderimet. Por, dikush nuk flinte…
Personazhi protagonist i kėsaj ngjarje tė rrallė, sot e kėsaj dite, jeton nė qytetin e Burrelit dhe ėshtė 56 vjeēari Bashkim Muceku. Ka shkarkuar pėr disa ditė nė vitet e largėta ‘70 gati tė gjithė parinė e Dibrės, ėshtė burgosur, ėshtė veshur oficer, ka pirė kafe me Arkanin, ka parė kriminelėt e tjerė sllavė…dhe ka qenė dhe te torturat e Remzi Hoxhės?!!! Tė gjitha ngjarjet e tij shpesh i ndan njė vijė e vogėl e padukshme nga trillimi. Qė duhet thėnė se ėshtė aq shpesh i pranishėm, saqė tė duket se ai ‘mashtron’ ose stis edhe vetė mashtrimin.
….
Bashkim Muceku do tė udhėtonte njė ditė marsi tė vitit 1974 nė drejtim tė qytetit tė Peshkopisė. Kishte kaluar pa u ndalur dhe qytetin e tij, Burrelin dhe tani po i afrohej me ngadalė Dibrės. “Misioni”, qė e sillte nė kėtė vend tė riun 22 vjeēar, atėherė korrespondent vullnetar i disa organeve tė shtypit, ishte i thjeshtė: Do tė merrte pjesė nė festimet e 10 vjetorit tė gazetės “Oshėtima e Maleve”. Me njė FIAT me perde, tė marrė nga Komiteti Qendror dhe me njė letėr delegimi tė firmosur nga Dhimitėr Tona (Shefi i zyrės sė shtypit nė KQ), qė e paraqiste si tė dėrguarin e shtypit e KQ-sė, ai do tė strehohej direkt nė Turizmin e qytetit, nė dhomat e rezervuara pėr funksionarėt e lartė “tė tagrit” tė tij. Ėshtė e vėshtirė qė tė kuptosh tashmė misionin e vėrtetė tė Bashkimit: ngaqė versionit tė tij i mungojnė shumė elementė. Me pak fjalė, pėr njė hall personal, ai pėrfundon derė pas dere nė zyrėn e Tefta Camit, ministres sė Arsimit, e cila i kėrkon njė nder tė veēantė. Nė Dibėr (ku ajo do tė ndėrhynte me anė tė funksionarit tė lartė Hekuran Isai), ai do tė asistonte nė pėrvjetorin e gazetės lokale dhe do tė hetonte thashethemet pėr letrat qė vinin nė Qendėr pėr lidhjen e Hekuran Isait me Tefta Camin. Nė misionin e tij kishte me vete njė makinė dhe thjesht njė shkresė. Ēuditėrisht s’kishte pasaportė me vete?! Ēuditėrisht nuk kishte kryer ushtrinė…dhe ēudira e ēudira…, qė mund tė dalin vetėm nga goja e tij. Por, “legjenda” e zgjuarsisė sė Burrelit, po e lemė qė tė flasė me gojėn e tij. Ke qenė me Sigurimin?-e pyesim. “Por nė KQ kanė qenė tė ndėrlidhura Sigurimi dhe gjithēka”, na pėrgjigjet evaziv dhe jashtė gjendjes sė jermit, qė duket se e shoqėron pėrgjithnjė.
…
Kur e tregon historinė e tij nė ditėt tona pėr MAPO-n, historisė i kanė humbur shumė elementė tė besueshėm, por mė shumė vijueshmėria e saj. Tashmė, nė pension tė detyruar, burri qė pretendon se ėshtė elektriēist mundohet tė flasė sikur njeh tė gjithė konspiracionit e shtetit, ndėrsa vazhdimisht ‘i duhet’ tė shikojė me kujdes. Ėshtė pak e tepruar qė nė veshjen, fizikun e tij tė gjesh elementė tė njeriut tė jashtėzakonshėm. Trup nėn-mesatar, pak i lodhur nė pamje dhe me njė palė sy tepėr tė zgjuar tė flet qetėsisht.
Njė burrė disi tipik i zonės. Mban tė veshur njė xhaketė tė thjeshtė teritali tė errėt, kurse poshtė saj njė bluzė tė thjeshtė boje kremi me zinxhirė. Na udhėheq drejt shtėpisė, qė nuk ėshtė larg qendrės sė qytetit.
Burri
15 minuta mė vonė, arrijmė pas njė dere tė sajuar, ku ai jeton sot nė njė shtėpi me njė qira 4.000 lekė nė muaj. Ėshtė rimartuar dhe njė fėmijė e bukur na pret nė derė. Pėrballė korridorit mban njė flamur kombėtar, ndėrsa nė dhomėn e ndenjes njė tog librash kryesisht tė profesionit dhe disa libra tė ēfarėdoshėm frėngjisht dhe pak romane janė tė hedhura pirg nė njė cep. Orendi tė thjeshta qarkojnė njė dhomė modeste me dritė dhe njė mish-mash fotosh me Klintonin, Bushin etj. varen pėrballė njė pasqyre tė thjeshtė. Njė flamur i PS-sė, qėndron te Pasqyra afėr derės, ashtu si njė kryq i punuar me grep matanė. Nė kėtė rrėmujė, duket se burri ėshtė mė i qetė, por gjithsesi i kontrolluar. “Nuk kam frikė,-na thotė befas-do jua tregoj tė gjitha”. E shmang imazhin e mashtruesit, qė ia kanė ngjitur nė kohėn e tij dhe tashmė i jep rėndėsinė e duhur vetes…
…
Atė ditė, kur ai do tė mbėrrinte nė Peshkopi, bėheshin festimet e organit tė shtypit, ndėrsa nė mbledhjen e Pleniumit tė rrethit, qė mbahej paradite, ishin evidentuar vetėm sukseset. Me radhė, drejtori i rrugėve, ai i tregtisė, i ndėrtimit, i shėndetėsisė kishin raportuar para sekretarit tė parė tė rrethit, Jovan Bardhi sukseset e fushave tė tyre. Drejtori i Rrugėve raportonte sesi ishte rregulluar rruga deri nė Zall-Dardhė, ai i tregtisė pėr furnizimin shumė tė mirė deri nė zonat mė tė thella tė Dibrės, ai i ndėrtimit pėr punėt e ndryshme, ndėrsa i shėndetėsisė pėr shėrbimet mė tė mira, qė realizoheshin tani nėn drejtimin e tij nė spitalin e qytetit. Mes tė pranishmeve ishte ai. Askush nuk mund tė thotė sot se ēfarė bėnte Bashkimi mes tyre. Ai vetė tė tregon njė miksturė, ku koha vetė-pėrjashtohet nė elementin tridimensional. Nė fakt, ėshtė elementi i parė bazė i mashtrimit. Gjithsesi, kemi vetėm rrėfimin e tij. “Puna e parė ishte kur Riza Koēi, byrazeri i presidentit tė asaj kohe Haxhi Lleshi raportonte se kishte bėrė shumė punė nga Peshkopia drejt Zall-Dardhės. Nė tė njėjtėn kohė, shefi i mirėmbajtjes sė rrugėve thoshte qė nė rrugėt ishin derdhur kaq ton zhavorr nė rrugė”. Pak mė vonė, i deleguari do ta tėrhiqte veēmas dhe do t’i kėrkonte qė tė pinin njė kafe kėtij tė fundit sepse tash nuk kishte “shumė kohė me ndejt. Nesėr do pimė njė kafe nė Komitetin Ekzekutiv sepse dua tė lė disa detyra dhe do tė vi qė ti shikoj herėn tjetėr. Shkojmė dhe ma paraqet rrugėn fushė me lule. Marr drejtorin e ndėrtimit me njė Riportabėl(Makinė e kohės). E pruri vetė ai…Hyp sipėr- i thashė..Kam gazin mė tha. Po tė jetė ashtu kemi Fiat-in nga Tirana, por kjo nuk bie nė sy. I thotė Idriz Lala, pasi e sheh nė makinė: Mbahu mirė se tani mbushen gropat. Ishte kryetar kooperative atėherė nė Kastriot. Shkojmė deri nė Zall Dardhė, ndėrsa atė e kishim ngjitur nė kabinė. Ai i binte kabinės: Mbaje se mbarova mė thoshte.. Po njerėzit qė ecin pėrditė, sepse ti nė mbledhjen e byrosė na e bėre fushė me lule…Ku ėshtė zhavorri qė ke shtruar?”-i thashė. Njė ditė mė vonė te Sekretar i Parė i rrethit, kėrkohet mbledhja e Partisė dhe e shkarkojnė dhe e bėjnė punėtor tė thjeshtė nė ndėrtim…” protagonistin e parė .
Bashkimi shkėputet shumė nga situata dhe nga ngjarjet. Por historia e burrit qė tash ishte bėrė njeriu qė tė godiste pa frikė kishte pėrfshirė provincėn e harruar Peshkopi. Kishte shkruar pėr inspektimin edhe nė organin lokal, ndėrsa Njerėzit e kapnin rrugės dhe me besimin e fuqisė qė kishte shtypi i Partisė- i raportonin pėr tė gjitha. Burri shkėputet krejtėsisht nga realiteti, njė moment, ndėrsa tashmė nuk pėrkon fare ajo qė tregon me moshėn dhe me kohėn. Mundohemi qė ta racionojmė dhe tė pėrshkruajnė se ēfarė bėri nė 15 ditėt e aventurės sė tij. Ėshtė disi e pamundur…por vazhdon.

Mjekėsia dhe Tregtia
Nė mbledhjen e Pleniumit me tė njėjtėn patos kishte folur shefi i mjekėsisė dhe ai i tregtisė. Njė ditė mė vonė, i shoqėruar nga njė inspektor i Partisė sė rrethit dhe njė shoqėrues-fotograf shkon nė spital. Shikon mjekėt qė i lėnė nė gjendje jo tė mirė pacientėt, ndėrsa vetė qetėsohen dhe stėrhallen nė dhomėn e tyre. Kap mjekun e rojės, qė nuk tregon fare kujdes pėr turnin e tij. Shikon supėn qė gatuajnė pėr pacientėt dhe ushqimin e bollshėm nga ana tjetėr tė mjekėve. Kaq duhet, qė t’i bėjė gurgulenė drejtorit tė spitalit. Kur kėrkon qė tė shkojė dhe tė shikojė zonat e thella pėr furnizimin, shefi i tregtisė merr masa, qė ato tė furnizohen menjėherė. “Shkuam atje. Dhe, pa ikur ne, atje kanė shkuar makinat e parkut, qė dėrgonin furnizime. Por kur shkuam ne dolėn plakat dhe na thanė: Faleminderit, sepse kishim tre muaj pa kripė nė dyqan. Ahmet Kolloveri, drejtor i tregtisė, qė kishte raportuar dhe ai nė mbledhje tė partisė pėr furnizim tė mirė frikėsohet. Nė Zall Dardhė, kur shkova pėr rrugėn, mė doli nga makina njė plakė dhe mė tha: dhe mė tha Bėfsh hajėr moj nonė”. Mashtrimi i funksionarėve del nė shesh. Me njė sy tė hollė Bashkimi kap sesi mashtrojnė nėpėr dyqanet e harruara tė rrethit. Nga letrat e makaronave shpohet njė vrimė dhe qė andej tėrhiqen fijet, qė pastaj pėrdoren privatisht. Ai i fotografon dhe i denoncon. Pas kėsaj do ta pėsonin dhe shefi i Tregtisė dhe drejtori i Spitalit. Para tyre e kishin pėsuar ai i ndėrtimit dhe rrugėve. Vetėm se, tashmė aventurės i kishte ardhur fundi. Xhelozė, gazetarėt lokalė, qė ishin tė vendosur nė Peshkopi, filluan qė tė flisnin dhe tė pėshpėritnin. Ata e shikonin me parinė nė presidium dhe flisnin vesh mė vesh…

Ēfarė u bė mė vonė
Tashmė nuk mbahej mė. Pasi qėndron disa ditė nė turizėm e dėrgojnė nė Shtėpinė e Pritjes sė Udhėheqjes, sepse e bezdisin njerėzit, qė i qajnė hallet. Por dhe atje nuk mund tė rri mė shumė sepse drejt Dibrės ėshtė nisur pėr vizitė private, presidenti i asaj kohe Haxhi Lleshi. “Ndėrkohė Prokuroria dhe Dega e Brendshme po luanin sepse ishin pėrjashtuar njerėz qė kishin lidhje fisnore dhe miqėsore. I thanė Presidentit. Ky Tiranės. I dhanė emrin KQ-sė, por ata nuk e pranonin..se kush ėshtė. Ne nuk e kemi ēuar- thoshte Tona”. Kėtu na ndahet befas spiuni, me njeriun qė ka mashtruar. Kush ishe ti nė tė vėrtetė-e pyesim. E njihje Tonėn. E i sigurt qė e takove atė kur tė dha dokumentin. “Isha i sigurt se ma dha vetė. Dhe e mohoi pastaj…”. Po Tefta?-e pyesim. “Jo as atė jo nuk e nxorra. Duhesh burrni”. Po? Por , ndaj kujt? U bllokua nė Dibėr. E pėrjashton tė jetė mashtrues dhe ka njė arsyetim: “Po tė isha mashtrues nuk do merrja makinė”. Kur shefi i Degės i kėrkon pusullėn nga Tirana ai e djeg?!!! Epilogu ėshtė prangat. I vihen ato nė zyrėn e Degės nga kryetari dhe akuzat janė shpėrdorim posti zyrtar; Nxjerrje tė sekretit shtetėror (Ka botuar njė foto tė njė institucioni dhe poshtė tij njė bunker)dhe pastaj 13 vjet burg. Mbahet njė vit nė hetuesi, por bėn thjesht tre vjet burg?!! “Njė vit nė hetuesi mė pyesnin se kush tė ēoi, pse tė ēuan dhe ēfarė ke bėrė. Nuk nxora asgjė. Kisha besim te Kushtetuta qė thoshte se Cilido duhet tė shkruajė me shkronja tė mėdha se ēfarė mendon pėr njerėzit’”, vazhdon ai.

Trillim?!
Rri shumė pak nė burg, por dora dorės tregon dhe shfaq se duhet tė ketė qenė njė nga njerėzit e Sigurimit. Pretendon se me anė tė Kadri Hazbiut i kėrkojnė qė ta hedhin jashtė vendit me mision. E trajtojnė mirė nė burg, ndėrsa shkruan letra pa fund derisa e lirojnė. Kėrkon tė punojė elektricist nė Urėn e Todhes, njė vend, qė i realizohet menjėherė. “Nė ’77, kur dola punova nė Lurė, pastaj nė Krastė, pasi u martova. Deri nė’ 82 punova si elektricist. Nė Krastė kam qėndruar deri 1992. Pas ‘92 e mė pas isha oficer, nė kohėn kur u bė president Berisha dhe ajo ka qenė puna ime mė e pistė”.
Pas ‘90
Duket se historia e burrit do ndėrpritet kėtu, por ēuditėrisht tash e gjejmė me uniformė nė njė nga repartet e Policisė. Di gjėra pėr Azem Hajdarin pėr Eduart Selamin, sesi e kanė penguar ai dhe njerėzit e tij nė fushatėn e tyre. Ēuditėrisht ose paradoksalisht, sepse nė Krastė ku qėndron ėshtė shefi i lėvizjes sė Enverit, tė asaj kohe. Kurse dy vjet mė vonė ėshtė nė strukturat e shtetit anti-komunist?!!! “Kam qenė nga maji i ‘92 deri nė shtator 98 si oficer me krimin e organizuar, por mė mirė tė kisha bėrė burg pėr ndonjė krim jo tė isha nė atė punė. Kujtoja se isha ushtarak dhe jo njeriu i partive. Puna mė e pisėt qė jam pėrlyer”. Pse je pėrlyer?!-e pyesim, ndėrsa nga ai na vjen njė shikim sikur tė thotė: A jetoni kėtu!!! “Pse shkova atje. Se shteti i asaj kohe: SHIK-u, policia financiare, gjykata, tė gjithė kanė qenė me pardesy tė bardha. Krimi mė i madh ka qenė qė pashė Remziun. Jam dėshmitar okular dhe britma mė tė forta dhe nga kali, qė goditet nuk kam dėgjuar, kur e torturonin. Jemi hequr si tė policisė financiare dhe i kemi thėnė: Hajde pėr njė verifikim. Kemi qenė tre makina tė policisė financiare dhe tre tė SHIK-ut. Kam fol dhe herė tjetėr dhe isha. Ai ėshtė vrarė nė Vain dhe ėshtė varrosur nė Vain”. E di ti?-e pyesim. “E dinė tė tjerėt”, mė thotė. Por historia e burrit nuk mbyllet ende. Ka parė Arkanin nė Dibėr tė Madhe, kur bėheshin ndėrrimet e markave me mall, ndėrsa ka parė dhe takime tė tjera, ku nė njėrėn prej tyre mė tė pėrfolurėn nga medie pėr personazhet e njohura, dhe ėshtė filmuar nga Remziu. Nga Gostivari vinin ēantat me marka dhe me valutė tė huaj dhe shkonin te SHIK. Nė njė lokal kemi pirė kafe me Arkanin. S’ka frikė apo ėshtė trillim. Nė fakt nė kėtė gjendje nuk ka pse tė ketė. E kanė lėnė nė kėtė gjendje, qė tė tregojė se ėshtė pak i besueshėm. Jeton me pensionin e tė atit, sipas fjalėve tė tij dhe tashmė krejtėsisht me ēfarė tė mundet.
Kėtu historia mbyllet. Nėse kėto do tė ishin tė vėrteta, ky njeri logjikisht nuk duhet tė ekzistonte. Por ja qė nė fakt ekziston, kurse legjenda lokale pėr tė dhe krenaria e matjanėve kundrejt zgjuarsisė proverbialė tė Dibranėve, vazhdon tė tėrheqė kureshtje pėrmes figurės sė tij. Nė ditėt tona Bashkimi i ka shkruar letra Presidentit Topi, funksionarėve tė tjerė, njėrit madje (Prefektit tė kryeqytetit) thuhet se i ka ēuar dhe njė gjė tė ēuditshme nė zyrė, por pėrgjigje nuk merr. Ai vetė tė duket se ėshtė strehuar te bėmat dhe vetė tregon bėma mbi bėmėn e tij.
…15 ditė mė vonė, tė dėrguarit tė Tiranės i ishin vėnė prangat. Peshkopia ishte qetėsuar. Tė pėrjashtuarit ishin rehabilituar, ndėrsa Partia e kishte zbuluar dhe njė mashtrues-armik. Populli ishte kthyer nė gjendjen absurde tė mashtrimit…
Bashkimi na heq udhė nėpėr qytet. I themi se do e takojmė sėrish pėr historinė e tij. Na premton dhe beson se nuk ka frikė tė thotė se e ka parė Arkanin dhe se ka dėgjuar klithmat e fundit tė tmerrshme tė Remzi Hoxhės. Zhduket njėsoj ashtu edhe sikur ka ardhur. Pėr tė mos qenė mė.
shqiptari
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 29950
Registration date : 04/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Mashtruesi :: Komentet

lola

Mesazh Tue Oct 21, 2008 10:18 pm nga lola

Ajo qe kuptova ne gjithe kte shkrim eshte se Ben Andoni paska harxhuar koh me nje te semure psiqik per te ber kte shkrim qe qellimin spo ja kuptoj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Tue Oct 21, 2008 10:26 pm nga bulqizaku

Une e di historine e kti prej babes tim. Shkote ven e mven e u paraqite si gazetar. E boni nji far rremuje ene nfun fare doli se kishte mashtru me nji vertetim te fallsifikum.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Oct 21, 2008 10:30 pm nga loki

Kuptimi eshte se ne Shqiperi edhe nje cop mashtrues te ēon rrotull.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Oct 22, 2008 1:44 pm nga neni 55

Asgje nuk ka ndryshuar nga dje dhe sot. Sistemi yne vazhdon te kete si themel mashtrimin e popullit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Wed Oct 22, 2008 8:49 pm nga Drini

Ky duhet te jete vlla me Ramen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi