ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Histori dhe llum

Shko poshtė

22102008

Mesazh 

Histori dhe llum Empty Histori dhe llum




Arbėr Shtėmbari
Ata vijnė nga larg. Kanė dėgjuar shumė pak pėr Shqipėrinė. E duan diellin tonė dhe pėrcėllojnė lėkurat e bardha nėn tė. Nė kthim, atje nė Finlandė, njė thekje shqiptare do tė ishte kujtimi mė i bukur.
Diell dhe kėshtjella shqiptare. U shpjegoj se tė parėt tanė, ilirėt, diellin e gdhendnin nė mburoja. Ata e adhurojnė antikitetin tonė, legjendat, mitet. Njė nga pikat e preferuara prej tyre mbetet parku arkeologjik i Butrintit. Pėr tė shkuar atje, rruga gjarpėron pėrmes ullishteve tė Ksamilit. Diku tutje buzė detit, kalaja e Ali Pashasė vetmon pėrballė Korfuzit. Autobuzi parkon nė njė shesh tė zbrazėt buzė njė kanali tė madh, pėrtej sė cilit njė tjetėr kala na pėrgjon heshturazi.
“Ky ėshtė qytet antik…ja teatri…dhe tempulli i Eskulapit…kėtu banjat romake…ėshtė nimfeu…po, bazilika e vjetėr…kjo, porta e liqenit”, ata mė dėgjojnė me kureshtje dhe dėshirė pėr tė mėsuar mė shumė. Disa shtojnė prej leximeve tė tyre vetjake.
Unė buzėqesh dhe pse pėrbrenda digjem prej lotėsh tė nxehtė. Por, njė guidė e mirė duhet tė jetė sė pari njė aktor I mirė, dhe ta ketė atė buzėqeshje tė ngjitur nė buzė nė ēdo kohė – profesioni detyron. Ndaj unė hesht, vėshtroj nga liqeni duke menduar pėr lavdinė e kėtij qyteti, pėr madhėshtinė e tė parėve tanė. Lavdia historike dhe…liqeni…Butrinti…24 vetė…njė varkė…njė nuse e mbytur…njė foshnje e zhdukur…dy adoleshentė nė kėrkim…ishin nisur drejt Greqisė. Po! Pėrlotem dhe ndihem ngushtė:
Si t’ja shpjegoj finlandezėve se mbrėmė nė kėtė park, tė tjerė vizitorė, tė ulur mbi kėto rrėnoja nėn dritėn e zbehtė tė hėnės, 24 shqiptarė, njerėzit e mi, prisnin njė varkė fare tė ngushtė pėr t’ja mbathur pėr nė Greqi? Dhe ashtu tė uritur, tė lodhur, tė mėrzitur edhe ata, vėshtronin po kėtė histori madhėshtore, por pa asnjė interes, asnjė dėshirė. Ata donin vetėm t’ja mbathin nga Shqipėria sa mė parė e nė djall Eskulapi, Apolloni hermafrodit dhe kurvat e Nimfeut.
E njėjta histori qė pėrsėritet prej 20 vjetėsh. Ikin shqiptarėt, ikin, ikin larg. Dhe lėnė kockat rrugėve tė mėrgimit. Kėshtu I mbron Shqipėria bijtė e saj? Dhe unė i flas miqve tė huaj pėr besė dhe mite dhe legjenda, flas pėr trimėri dhe nder dhe krenari. Ku janė sot kėto vlera? A dimė ne ta duam dhe ta mbrojmė njėri tjetrin? Dhe sa tragjedi duhet tė ndodhin qė tė kuptojmė qė kėtu gjėrat po shkojnė keq, se bencat, BBF-tė dhe pallatet shkarravina janė mbulesa e mortit. A janė shqiptarė kėta qė na udhėheqjin drejt vdekjes ēdo ditė? Ne vazhdojmė tė marrim frymė sikur gjithēka tė ishte normale, ndėrkohė qė pabarazitė sociale janė tė tmerrshme, tė papėrshkruara, ulėritėse. Dhe do shkojmė sėrish tė votojmė pėr kasapėt tanė. Ata qė u mbytėn atje, nuk ishin kurrkushi, por ata ishin unė, ishin ti, ishim ne tė gjithė. Atje nė Butrint, buzė lavdisė tonė historike, u mbytėm ne. U mbytėm ashtu siē u shpėrthyem nė Gėrdec. Kush u ankua? Ankohu po deshe! Kush dėgjon? Askush, askush! Dhe sėrish refreni “Votoni pėr ne” dhe vdekja do tė jetė mė e ėmbėl.
Sot, nuk desha mė ti dėgjoj lajmet. Mė ndyn zėri hipokrit i spikerės qė paguhet me para tė pista. Televizorin e fika. Mė ndyn ēdo emision me tė ftuar qė japin leksione demokracie dhe qė duart i kanė tė lyera me gjak. Nuk hyra as ne forumin tim tė preferuar nė internet. Mė ndyn fakti qė zėri ynė i revoltės mbytet nė virtual. Sot nuk i fola asnjeriut. Shqipja mu duk njė gjuhė e vrazhdė sot. Mė vjen turp pėr mburrjet e mia, Shqipėria vendi i virtyteve, pėr gėnjeshtrat e mia, perla e Ballkanit, se zbukurova shėmtinė qė na nxin jetėn ēdo ditė dhe e pranoj, ky vend s’ka mė lavdi dhe ėshtė shndėrruar nė njė hale tė madhe. Zgjedhjen e kam bėrė. Nė djall politika. Nuk shkoj tė votoj. Le tė mė akuzojnė pastaj se nuk e bėra detyrėn time si qytetar. Nuk dua qė tė zgjedh mes alternativash tė qelbura, tė keqen mė tė vogėl. Ky vend i vuajtur nuk e meriton as tė keqen mė tė vogėl. Ata qė do tė votojnė, le tė marrin pėrsipėr dhe gjakun e shqiptarėve tė zhdukur.
Historia na vėshtron teksa mbytemi buzė saj, teksa pėrpiqemi t’ja mbathim prej saj dhe tė gatshėm tė pėrqafojmė histori tė botėve tė tjera. A ka lavdi nė kėtė histori? Mė thoni, si do tė mundim dot ne t’u tregojmė nesėr brezave kėtė histori tė mbyturisht qė nuk lanė pas as rrėnoja e as mburoja me diej tė gdhendur pėrsipėr?
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Histori dhe llum :: Komentet

avatar

Mesazh Wed Oct 22, 2008 2:03 pm nga neni 55

E drejte.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

anonymus

Mesazh Wed Oct 22, 2008 6:09 pm nga anonymus

Qeveria u mburret perendimoreve se ka taksat me te uleta ne rrajon dhe u ben thirrje te vijn e te pasurohn ne Shqiperi. Per ēudi nuk kam degjuar asnjehere ndonje kryeminister shqiptar te beje thirrje per stimulimin e bizneseve shqiptare apo per projekte qe te pasurohen shqiptaret. Si perfundim shqiptaret po kthehen ne skllever ne shtepine e tyre. A ka me ndyresi se sa kjo?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lola

Mesazh Thu Oct 23, 2008 9:20 pm nga lola

Sigurisht qe jo. Por ama nuk ka popull qe ta pranoje ne heshtje skllaverimin si populli yne.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Sat Oct 25, 2008 3:07 am nga ADMIN

Po nuk kemi se cfare te bejme ,sepse si te dalim dhe te luftojme
po me ke te luf.......!!!!????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi