ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nė emėr tė dashurisė…

Shko poshtė

25102008

Mesazh 

Nė emėr tė dashurisė… Empty Nė emėr tė dashurisė…




Admirina Peēi
Gazeta shqiptare
Ēfarė mund ta shtyjė njė grua tė lėrė vendin e saj, familjen, shtėpinė, gjithė ēfarė ka tė dashur e tė vendosė tė jetojė nė njė vend tė largėt…? S’mund tė ketė arsye tjetėr veē dashurisė. Nė emėr tė saj sakrifikuan dhe erdhėn nė Shqipėri dhjetėra gra ruse. Ato ishin tė sigurta, tė vendosura, ishin plot shpresė dhe ėndrra. Ishin tė dashuruara. Ēfarė gjetėn kėtu, nė vendin ku po instalohej njė prej diktaturave mė tė rrepta e gjakėsore tė globit? Shkrimtarja Vera Isaku u ka shkuar nė fund historive tė disa prej kėtyre personazheve tė rralla. Ka takuar Natalia Arkadij Rozengolc Pengilin, ose siē ajo e quan “Zonja e brishtė, e hekurt”. Ka takuar Taisja Grigoroievna Uzllova Karagjozin, mjeken e famshme okuliste. Ka takuar Minėn e bukur, qė njihet me emrin e plotė Vilgelmina Vitalij Kovaleshenko. Ka takuar tė famshmen Nina Odjankova Mula, Raisa Pavllova Shishkina, nėnėn e Oleg Arapit, Maja Polakova Luarasin, Luiza Melnikova Papajanin, Valentina Aleksejevna Myteveliun, Margarita Mihajllovna Sulejmanin, Aleksandra Shestova Cacin…
Me rrėfimet dhe historitė e tyre ka ndėrtuar librin e saj “Libėr i hapur/Ruset nė Shqipėri”, botim i “Omsca-1″, i cili sapo ėshtė hedhur nė tregun e librit. Sipas Isakut, tė synosh tė takosh gratė ruse qė parapėlqyen tė qėndronin nė Shqipėri edhe gjatė terrorit tė paparė qė provuan, duhet tė jesh i pėrgatitur pėr tė papritura, tė ngjashme me tė papriturat qė e shoqėrojnė njeriun, teksa ecėn nėpėr fusha tė minuara. Shumė prej tyre nuk jetojnė mė. Tė tjera ndodhen pranė fėmijėve, nė Greqi, nė Kanada, nė Shtetet e Bashkuara, dhe sigurisht pranė tė afėrmve tė tyre nė Rusi. Por Vera ka mundur tė zbėrthejė shumė histori, dhe ka ndėrtuar kėtė libėr qė ajo ejo mė kot e quan “Libėr i hapur”.
I hapur, sepse dhjetėra histori e personazhe tė tjera mund ta plotėsojnė mė vonė kėtė libėr. Ato qė pėrshkruhen nė kėtė vepėr monografi, janė vetėm njė pjesė e vogėl e historive tė dhembshme tė vajzave ruse qė u dashuruan me studentė shqiptarė dhe zgjodhėn tė krijonin familje e tė jetonin nė Shqipėri. “Kalvari qė u detyruan tė pėrshkonin gratė ruse nė Shqipėri, pas prishjes sė marrėdhėnieve me BS, do tė paraqitej shumė mė i plotė, po tė kishim pasur mundėsi tė kontaktonim edhe me ruset e tjera qė vuajtėn dhe u persekutuan, dhe sidomos, vlen pėr t’u theksuar, me ato qė u burgosėn. E njė pjesė jo e paktė ende vuajnė pasojat e terrorit tepėr tė gjatė qė kanė pėrjetuar dhe qė reflekton tek ato njė druajtje tė kuptueshme njerėzore”, - thekson shkrimtarja Vera Isaku.
***
Historitė e tyre janė tė trishta. Rrėfimet po ashtu. Shumė prej tyre kanė pėrjetuar drama tė thella. Natalja Arkadij Rozengolc Pengili kujton: “Isha e qetė apo e mpirė? Mendoj se isha e qetė. E dija qė nuk kisha bėrė asnjė gabim, nuk ‘e kisha shkelur’ (siē thoshin atėherė), pėr asnjė ēast dhe mendoja qė patjetėr ishte bėrė ndonjė ngatėrresė, pas sqarimit tė sė cilės, do tė vinin tė mė lironin. Ishte viti 1975 dhe deri mė atėherė ishte arrestuar vetėm njė grua ruse, Nadjezhda Kabashi. Kjo kishte ndodhur para dy vjetėsh. Ajo ishte arrestuar e para dhe me sa duket, pėr arrestimet e mėvonshme kishin planifikuar qė tė krijonin grupazhe armiqėsore. Vetėm atėherė e kuptova kėmbėnguljen e shtetit pėr tė mė hequr pasaportėn ruse: me sa duket, e kishin nė plan qė tė mė arrestonin. Por kur e kuptova unė, ishte tepėr vonė. Tė nesėrmen, qė nė mėngjes, dėgjova qė kėrcitėn hekurat e qelisė. - Ou, kujton se je nė konvaleshencė kėtu?! - Kėto ishin fjalėt e para me tė cilat do tė fillonte dita e parė e burgimit tim. Se ku ndodhesha, do ta merrja vesh mirė gjatė nėntė muajve tė hetuesisė, qė kanė qenė nga mė tė tmerrshmit e gjithė jetės sime. Ishte njė ferr. Pėr mua ishte caktuar njė hetuese me emrin Sofika Koēi. Ishte njė grua e re, qė nė atė kohė mbahej shumė, dhe unė ende bėj ēudi se si njė femėr mund tė jetė aq e pashpirt dhe aq e pamėshirshme. Nuk them se mė kanė goditur, por pėrveē sė goditurės, s’kanė lėnė gjė tjetėr pa bėrė me mua. Unė e kuptoj se njeriu do tė bėjė punėn qė ka marrė pėrsipėr dhe pėr tė cilėn paguhet, por atė mund ta bėjė nė mėnyra tė ndryshme. Egėrsia e saj pėr nėntė muajt e hetuesisė pėrmblidhej te fjalėt: “Do tė ta rras me makinė kokės!” E kishte fjalėn pėr makinėn e shkrimit…
Historia e Nataljas ėshtė e dhimbshme. E rritur jetime, ajo pėrjetoi persekutimin dhe ekzekutimin e dy prindėrve tė saj nė Moskė qė nė fund tė viteve ‘30. Rrėfimi i saj nė librin e Isakut ėshtė drithėrues.
***
Taisja Grigorievna Uzllova Karagjozi, mjekja e famshme okuliste i shėrbeu Shqipėrisė dhe shqiptarėve me devotshmėri e dashuri njė jetė tė tėrė. Ajo ndoqi tė dashurin e saj qė e kishte zgjedhur si burrin e jetės, Munir Karagjozin deri nė vendin e largėt e tė panjohur pėr tė, nė Shqipėri, pėr tė cilėn deri atėherė veē rrėfimeve tė tė dashurit nuk dinte asgjė tjetėr. Ēfarė do tė linte pas Taisja e bukur me sy tė kaltėr?
“Janė shumė, janė shumė, - pėshpėriste me vete ato ditė oftalmologia Taisja Grigorievna, pėr gjėrat me tė cilat duhej tė ndahej vetėm e vetėm pėr hir tė dashurisė. - Janė prindėrit e dashur, ėshtė motra e adhuruar Elena, karriera, shoqėria, qyteti, 42 pemėt e kopshtit pėrpara shtėpisė, ėshtė Rusia…” Ishin shumė vėrtet, por askush nuk ka mundur t’i shpjegojė ndonjėherė punėt e ngatėrruara tė dashurisė dhe Taisja do tė ndahej me tė gjitha ato, pėr tė ardhur drejt Munirit. Ishte viti 1955, dhe Taisja vetėm pas ardhjes nė Shqipėri do tė zbulonte jetėn qė e priste, nė fillim plot dashuri, e thuajse njė prekje e lumturisė e mandej vuajtjet dhe degdisjet e shpeshta.
***
Po historia e Vilgelmina Vitalij Kovaleshenkos? Ajo ėshtė Mina e bukur. Kėshtu e thėrrasin. Vera Isaku nė librin e saj e pėrshkruan kėshtu: “Ėshtė njė grua e gjatė, mė trupgjata nga tė gjitha gratė ruse pėr tė cilėn Natalia Pengili thotė se, kur kalonte ajo nė rrugė, dukej sikur po kalonte njė mbretėreshė, aq me sharm e aq me dinjitet ishte. Me flokėt tė gjithė ngjyrė gri, tė prerė disi poshtė veshit, ka njė pamje fisnike, sjellje fisnike dhe e ruan edhe sot e kėsaj dite joshėn prej tė huaje. Mina kujton nė rrėfimin e saj: “Pėr tė burgosurat e Kampit tė Kosovės, kishte dy rrugė: ose tė punonin nė bujqėsi, ose tė mos punonin dhe tė rrinin brenda, nėpėr kapanone”. Mina do tė zgjidhte punėn, e vetėdijshme se vetėm puna e lodhshme nėpėr ara mund ta lodhte aq sa t’ia hiqte mendjen nga i biri mbetur fillikat, nga i shoqi, edhe ai i burgosur, nga familja, qė e kishte aq larg dhe s’dinte asgjė pėr fatin e saj, dhe qė pas kėsaj lodhjeje e stėrmundimi, shtati t’i kėputej dhe tė mund kėsisoj tė flinte sadopak, domethėnė tė shpėtonte sadopak nga stėrmundimi i mendjes, qė ishte mė i rėndi.
“Minės i pėlqente qyteti i Durrėsit mė shumė se Tirana dhe e quajti fat tė madh apartamentin e tyre tė ri, nga ballkoni i tė cilit mund tė kundronte detin. Nė kėtė vend tė mbyllur hermetikisht, ku nuk tė vinin as letrat dėrguar nga prindėrit, deti ishte njė ngushėllim hapėsire, mundėsi kontakti dhe lirie. E shikonte me sy ėndėrrimtarė, me dashuri, me admirim, shpesh duke menduar pėr gjėrat e shumta e tė dashura qė kishte lėnė pas, e shikonte si njė adhuruese e natyrės, e shikonte si njė vajzė romantike ruse, qė i kishte munguar
ajri i ngrohtė dhe i jodizuar i bregdetit, por nuk mund ta dinte kurrsesi qė pikėrisht ato qėndrime tė shpeshta dhe tė stėrzgjatura nė ballkon, do t’ia kthenin jetėn pėrmbys”. Kėshtu shkruan Isaku nė librin e saj tė hapur, ndėrsa na intrigon me pyetjen e saj: Ēfarė shikonte me atė vėshtrim tė pėrhumbur me orė e orė tė tėra kjo grua e heshtur dhe e huaj ruse?! Pėr mendjet diabolike tė mediokėrve tė ideologjizuar dhe tė vėnė nė shėrbim tė shtetit tė diktaturės, s’kishte asgjė pėr tė parė, veē numėrimit tė anijeve qė hynin e dilnin nė port, pėr t’ua raportuar pastaj shėrbimeve sekrete ruse. Ishte viti 1976 ai qė do t’u sillte katastrofėn. Vilgelmina Vitalij Kovaleshenko do tė arrestohej nga sigurimi i shtetit e akuzuar pėr spiunazh…”.
***
Dhe ja tek vjen njė histori pak mė e qetė. Rrėfimi i Nina Mulės, apo gruas sė suksesshme siē e cilėson shkrimtarja Vera Isaku, ndėrsa pėrshkruan diku nė pjesėn e librit qė ia ka kushtuar pikėrisht kėngėtares sė famshme lirike: “Nina Odjankova do tė zbriste mbi platformėn e portit tė Durrėsit me mendjen tė turbulluar pas ditėve tė udhėtimit nė det dhe me dilemėn qė i vėrtitej pa ndarė nė kokė: nėse kishte bėrė mirė apo keq qė kishte lėnė prapa krahėve Rusinė, pėr ta vazhduar jetėn nė njė vend tė vogėl nė skaj tė Ballkanit dhe mes njerėzish qė nuk ua dinte huqet. S’ishte vetėm. Kishte nė krah burrin shqiptar qė dashuronte, i cili, si edhe shumė shqiptarė tė tjerė qė ktheheshin pas mbarimit tė studimeve nėpėr qytete tė ndryshme tė Rusisė, vinte pėr tė vėnė dijet e fituara nė shėrbim tė atdheut tė prapambetur dhe tė shkatėrruar nga lufta…”
Megjithatė, edhe pėr Nina Odjankova Mulėn do tė kishte keqardhje. Ashtu si shumėkush, do tė dinte t’i pėrshtatej kėtij realiteti tė ri tė pėrtharė artistikisht, sė bashku me kėngėtarė lirikė, balerinė dhe instrumentistė tė tjerė shqiptarė deri nė vitin 1976, kur iu desh tė dilte nė pension nė moshėn 45-vjeēare, atėherė kur zėrin dhe teknikėn i kishte nė kulmin e tyre. “A i vjen keq? Sigurisht qė i vjen keq. Por nuk mendon se i ėshtė bėrė ndonjė padrejtėsi individuale; mė shumė i vjen keq qė interpretimet e saj nuk janė tė regjistruara dhe tė ruajtura. - Shumė pak kanė ngelur. Fare pak nga puna ime e shumtė, - e fsheh vėshtrimin mbrapa xhamave tė syzeve, - pasi edhe ato qė ishin regjistruar, janė fshirė pas 1990-ės dhe shiritat janė pėrdorur pėr tė bėrė regjistrime tė tjera. Qė nga viti ‘76 e deri mė sot, vazhdon tė punojė si pedagoge e fonitrisė nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Tiranė, duke nxjerrė breza tė tėrė kėngė-tarėsh lirikė, mes tė cilėve edhe vajzėn e vet, tashmė me famė botėrore nėpėr skenat operistike, Inva Mulėn”.
***
Historinė e Raisia Pavllova Shishkina-s e rrėfen bashkėshorti i saj, Hamdi Faik Arapi. Ai e kujton si sot udhėtimin e tyre drejt Shqipėrisė: “Si sot e mbaj mend qė udhėtuam pėr pesė ditė mbi detin e trazuar nė vaporin “Transilvania” bashkė me djalin, Olegun, atėherė tremuajsh, derisa mbėrritėm nė Vlorė. Ato kohė bėheshin lojėra ushtarake tė NATO-s nė Adriatik dhe sapo lashė gruan dhe djalin nė shtėpinė e prindėrve, m’u desh tė nisesha menjėherė me shėrbim… Hamdiu tund kokėn i menduar, ndėrsa nė buzė i pėrvijohet njė buzėqeshje dasha-mir-ėse: - Merret me mend lehtė se sa tė vėshtirė e pati ajo nė fillim. Raisia nuk e njihte as vendin, as njerėzit, as gjuhėn dhe, kur u ktheva, m’u ankua qė nė familjen tonė e ushqenin me ca kokrra tė hidhura e tė zeza, qė mund t’ia helmonin qumėshtin djalit. Ato kokrrat e zeza ishin ullinj. Nga anėt tona nėnat e reja i pėrdornin pėr tė shtuar qumėshtin e gjirit, por Raisia nuk i njihte dhe kjo u bė pėr shumė kohė objekt humori pėr njerėzit e familjes sime. Nuk qėndruam shumė me prindėrit, sepse ndėrkaq ishin ndėrtuar pesė pallate pėr ushtarakėt nė qytetin e Vlorės dhe ne u sistemuam nė njė apartament, nė katin e dytė…”.
***
Historitė e tjera tė kėtij libri? Ėshtė edhe historia e Luiza Melnikova Papajanit, qė thoshte: “Jam nga Stalingradi, do tė mbetem antifashiste…”, ėshtė edhe historia e Maja Polakova Luarasit qė tregon njohjen me studentin shqiptar, Mersin Seitajn, me tė cilin u dashurua dhe e ndoqi deri nė Shqipėri bashkė me djalin e vogėl, e mė pas u divorcua me tė zgjedhurin e saj nė kohėn e vėshtirė kur luftoheshin gratė ruse, u njoh me Skėnder Luarasin, me tė cilin u martua e jetoi 20 vite dashuri deri kur ai vdiq, dhe sot jeton ende nė Tiranė me dy djemtė e saj dhe nipėrit… Ėshtė edhe historia e Elena Shishkinės, e cila jeton sot e kėsaj dite nė Korēė, e martuar me korēarin Minella Cami, me tė cilin kanė kaluar njė jetė plot drama e pėrndjekje, e pėr tė cilat nuk kanė dėshirė t’i kujtojnė. Ėshtė edhe historia e Valentina Aleksejevna Myteveliut, apo e Margarita Mihajllovna Sulejmanit, qė u dashurua me Nexhat Hysen Sulejmanin, njeri me dy shkolla tė larta ushtarake dhe qė njihte shumė mirė katėr gjuhė tė huaja e qė ajo sot e kėsaj dite e cilėson “njė busull orientuese pėr mua dhe pėr fėmijėt nė ēdo peripeci tė jetės”. Po ashtu ėshtė edhe historia e Aleksandra Shestova Cacit, qė u dashurua dhe i kushtoi jetėn Qamil Cacit, atėkohė student i universitetit “Lomonosov”, me tė cilin u njoh nė Fakultetin Juridik ku studionte pėr tė drejtė ndėrkombėtare dhe ulej pranė saj, sa herė qė shkonin pėr tė studiuar nė bibliotekė… Por ka edhe histori qė tė lėnė shije tė hidhur, si historia e njė gruaje ruse, e bukur dhe e lirshme nė tė sjellur, qė punonte nė Teatrin e Operės dhe tė Baletit, e cila zbuloi se burri i saj, njė oficer i Ministrisė sė Brendshme me tė cilin ishte njohur dhe dashuruar nė Moskė, kishte lidhje dashurie me njė sėrė grash shqiptare, pėr tė cilat pretendonte se i kishte nėn vėzhgim. Ajo grua qė nuk pėrmendet me emėr nė kėtė libėr tė Vera Isakut, e kishte shtruar problemin e saj nė shoqėri, pastaj nė Ministri e deri te letrat e pafundme dėrguar Enver Hoxhės. Mbrojtja e tė shoqit ishte shumė e lehtė dhe “e besueshme”: ajo ishte armike dhe revizioniste. Kėshtu i shpjegonte Kadri Hazbiu nė njė letėr pėrcjellėse Enverit, i cili pa asnjė druajtje vuri shėnimin: “Tė shporret nga Tirana!” Shkrimtarja Vera Isaku na qartėson historinė e saj nė kėtė libėr “Gruaja vrau veten nė njė fshat tė humbur tė Shqipėrisė. Askush nuk e di ē’ka hequr ajo nė internim. Ēėshtja konsiderohet e mbyllur…”
Ky libėr i hapur i Vera Isakut nuk ėshtė thjeshtė njė libėr me histori tė trishta, me njohje, ndarje, burgosje, internime…. Ėshtė mė tepėr se kaq. Ky libėr bėn autopsinė e njė pjese tejet delikate tė marrėdhėnieve njerėzore nė kohėn e diktaturės, na qartėson imazhin e kėtyre personazheve tė rralla, qė nuk ndaleshin para asnjė vėshtirėsie, qė nuk u penguan nga ndryshimet qė gjetėn nė kėtė vend, ku sundonte varfėria, shkatėrrimi nga lufta, njė kulturė dhe njė gjuhė tjetėr. Sepse ato njihnin gjuhėn e dashurisė. Me atė gjuhė flasin edhe sot tek rrėfehen.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Nė emėr tė dashurisė… :: Komentet

dea

Mesazh Sat Oct 25, 2008 6:32 pm nga dea

Ne qe jetojm ne emigracion e kuptojm se ēdo te thote qe nje grua te jetoje ne dhe te huaj. Shtoi dhe persekutimet... eshte e tmerrshme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Mon Oct 27, 2008 2:04 pm nga Drini

Po per nenat tona a do kujtohet kush te shkruaje nje monografi?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Mon Oct 27, 2008 5:51 pm nga bulqizaku

E kemi kap me ruset nji her nanat tona tpresin rradhen po deshen. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi