ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tefta Tashko Koēo

Shko poshtė

25102008

Mesazh 

Tefta Tashko Koēo Empty Tefta Tashko Koēo




Admirina Peēi
Tiranė. Viti 1946. Ėshtė kohė e trazuar. Shqipėria e pasluftės. Njė vrull i ri, nė dukje madhėshtor, por fals e i venitur po shtrinte krahėt nė jetėn e re tė shqiptarėve. Arti dhe artistėt? Askush nuk e dinte, se gjurmėt e shkėlqyera tė artit tė viteve ‘30–‘40, do tė zhdukeshin dalėngadalė. Sistemi i ri parashikonte norma tė reja. Propaganda e re kėrkonte imazh tjetėr tė artit dhe artistit.
Njė ditė tė ftohtė dimri nė Tiranė, pikėrisht me 25 tė janarit tė 1946, sopranoja me timbrin e mrekullueshėm, artistja me pėrgatitje nga shkollat e perėndimit Tefta Tashko Koēo, i shkruan njė letėr Enver Hoxhės, atėherė komandanti i pėrgjithshėm, gjeneral-kolonel. Ajo, sikurse shumė artistė, shkrimtarė e intelektualė tė kohės e mendonin ndryshe tė ardhmen e Shqipėrisė. As e mendonte Tefta Tashko Koēo, se njė barazi e pakuptimtė financiare nė rradhė tė parė por edhe nė drejtime tė tjera, po synonte tė zinte vend nė jetėn e re artistike shqiptare. Sopranoja po synonte tė vinte nė vend dinjitetin e saj. Tek e fundit, kėrkonte tė mbijetonte nė njė vend tė shkatėrruar nga lufta. Kishte kėrkuar tė shpėrblehej mė mirė. Dhe pushtetarėt e kishin vėnė nė provė. Do tė interpretonte nė dy opera nė Beograd “Boheme” dhe “Berberi i Seviljes”, e nėse do tė dilte faqebardhė nė “shtetin mik”, kėrkesa e saj do tė shikohej. Plot dy muaj pas kėtij debutimi, e vlerėsuar maksimalisht nga kritika dhe mediat e atjeshme, Tefta Tashko Koēo ende priste tė plotėsohej kėrkesa e saj. Asnjė pėrgjigje. Ai qė ia kishte premtuar kėtė, ministri i atėhershėm i kulturės Sejfulla Malėshova, nuk ndihej. Me siguri sopranoja do tė ketė kaluar ndėr mend njė varg arsyesh. Por mbase nuk e ka ditur se Malėshova dhe idetė e tij perėndimore, nuk i shkonin pėr shtat sistemit tė ri ideologjik qė po vendosej nė Shqipėri. Pas heshtjes sopranoja synon pėrsėri. Kėsaj herė i drejtohet vetė Enver Hoxhės. A mori pėrgjigje…? Nuk ka asnjė provė pėr kėtė, sot e kėsaj dite. Tefta Tashko Koēo do tė jetonte edhe 23 muaj pas kėsaj letre. E sėmurė rėndė, ajo vdiq nė maternitetin e Tiranės me 22 dhjetor 1947. Njė kortezh modest e pėrcolli pėr nė banesėn e fundit. Dhe mė pas heshtje. Pas heshtjes, njė varg keq-interpretimesh po i zinin vendin njėri tjetrit nė gazetat qė bėnin propagandėn e kohės. Po krijohej boshti i ri ideor i portretit tė saj artistik. Ajo nuk do tė ishte mė sopranoja lirike qė lėvroi repertor vokal klasik. Kjo anė qė ishte dhe thelbi i karierės sė saj artistike po prekej gjithnjė e mė shkarazi duke ia ka luar peshėn muzikės popullore apo folklorike!!!.
Nė familjen e saj, nė arkivin personal bashkė me shumė dokumenta tė tjera u ruajt dhe kjo letėr, tė cilėn, djali i saj Eno Koēo na e mundėson ta botojmė tė plotė bashkė me faksimilet e saj. Bėjmė njė bisedė me Enon dhe kuptojmė mė shumė nga atmosfera e asaj kohe, mbi pozicionin ku gjendej sopranoja, nė vitet e para tė pasluftės, mbi njė tė ardhme hipotetike tė saj nėse do tė jetonte mė gjatė nė diktaturėn qė po forcohej ditata-ditės, e po bėhej edhe mė e egėr, njė rrėfim pėr miqėsinė e saj me Mitrush Kutelin dhe njė foto qė vetė Kuteli ia ka dhėnė nė njė prej vizitave tė shpeshta tė Enos nė shtėpinė e tij nė Tiranė dhe njė opinion mbi qėndrimin dyshues e tė pamoralshėm tė Enver Hoxhės dhe pushtetit tė tij rreth Teftės dhe vėllait tė saj Koēo Tashko….
Nė vitin 1946 Tefta Tashko Koēo, i shkroi njė letėr Enver Hoxhės duke i kėrkuar mbėshtetje atij, qė tė shpėrblehej si soliste. Ishte njė premtim qė i ishte dhėnė nga ministri i atėhershėm Sejfulla Malėshova, duke i vėnė si kusht suksesin qė do tė arrinte nė Beograd, ku ajo kėndoi nė dy opera nė vitin 1945.

Cila ėshtė historia e kėsaj letre?

Nė tė gjitha kohėrat njerėzit u kanė shkruar letra udhėheqėsve tė shtetit pėr tė kėrkuar njė tė drejtė qė sipas tyre nuk u ishte plotėsuar. Edhe nė Shqipėri ka ndodhur njė gjė e tillė, pa ēka se kėto letra mund tė mos u binin nė dorė udhėheqėsve, apo t’u binin nė dorė dhe ata tė mos kthenin pėrgjigje. Ekzistonte gjithmonė shpresa se njė letėr e tillė mund tė pėrmirėsonte nė njė farė mėnyre gjendjen nė tė cilėn ndodhesh shkruesi i saj, por jo nė pak raste ta keqėsonte kėtė gjendje.
Njė nga kėto letra do tė ishte ajo e Teftės drejtuar Enver Hoxhės mė 25 janar 1946. Ajo vinte pas bisedės gojore qė ajo kishte pasur me udhėheqėsin duke i shpjeguar “me pak fjali mbi gjėndjen artistike tė atėhershme”. Ajo i kujton udhėheqėsit se “premtimi Juaj pėr rregullimin e ēėshtjes nė tė arthmen mė dha tė gjitha shpresat e mira. Mjerisht shumė kohė kaloj dhe situata ime nuk ka patur mė tė voglin ndryshim nė ēėshtjen artistike”. Ajo i kėrkonte atij tė shpėrblehej mė mire sepse e tillė ishte marrėveshja e bėrė midis saj dhe Ministrit te Kulturės dhe Propagandės se asaj kohe, Sejfulla Malėshovės, se po tė dilte mirė me shfaqjet nė Beograd nė nėntor tė 1945, ajo do tė shpėrblehej mė mirė. Njė paragraf i letrės do tė sqaronte: “Para ikjes time pėr nė Belgrad pėr tė lojtur nė operan e atjeshme, Ministri i ynė Prof. Sefulla Malėshova mė premtoi se pas kthimit tim, dhe po tė dilnja faqe-bardhė, do tė ēmonte artistin e vėrtetė; por gjer mė sot mjerisht nuk gjej mundėsi tė pranohem nė audiencė prej Tij”. Letra ėshtė shkruar rreth dy muaj e gjysmė pas kthimit nga Beogradi.
Nuk di tė them nė se iu kthye pėrgjigje letrės sė Teftės, por po tė kishte ndodhur njė gjė e tillė, njė dokument kaq i rėndėsishėm do tė ishte ruajtur diku midis letrave personale apo do tė ishte bėrė e njohur midis familjarėve. Nuk di gjithashtu tė them nė se Tefta u shpėrblye mė mirė mė vonė apo jo. Por tė dy kėto hamendje nė fund te fundit nuk kanė rėndėsinė e asaj qė ishte mė konkrete - lufta qė ajo bėnte pėr te vėnė nė vend dinjitetin e saj si artiste nė atė sistem tė ri politik e shoqėror qė mendohej tė ishte mė i pėrparuar.

Cila ishte arsyeja qė i kėrkohej Teftės njė provė e re profesionale?

Pėr aftėsitė e saj si kėngėtare Tefta ishte e njohur qė nė kohėn e Zogut, me recitalet qė bėnte nė kryeqytet e rrethe, me regjistrimet e pllakave qė kishte bėrė nė Itali si dhe me shkrimet e shumta mbi tė nė faqet e shtypit shqiptar tė kohės. Edhe gjatė kohės sė Luftės, edhe pse me fėmijė tė vogėl, ajo vazhdoi tė kėndoje nėpėr koncerte dhe nė Radio Tirana. Pas Luftės ajo u aktivizua me tė njėjtėn pėrgjegjėsi profesionale, tashti nė njė Shqipėri ndryshe nga e mėparshmja. Lind pyetja, pėrse sistemi i ri i kėrkonte Teftės njė provė tė re profesionale? Kjo gjė mendoj se ka tė bėjė me qėndrimin ndaj intelektualeve nė pėrgjithėsi, njė pjesė e mirė e tė cilėve kishin studiuar jashtė apo qė edhe nė vendin e tyre ishin mbrujtur me mendime, tė cilat nuk mund tė pėrputheshin me realitetin e ri shqiptar. “Prova e re profesionale” nuk kishte tė bėnte thjesht me Teftėn, por me huazimin qė po i bėhej metodės bolshevike nė klasifikimin e intelektualėve, e cila kishte filluar tashmė tė instalohej nė Shqipėri. Normat e reja shoqėrore kėrkonin njė analizė tė re tė secilit intelektual veēmas. Edhe Tefta duhet tė provonte qė pikėrisht atje, nė Jugosllavi, ajo duhet tė dilte mirė dhe komentet qė do tė bėnte kritika muzikore e atij vendi do tė influenconte nė vlerėsimin e saj si artiste edhe nė Shqipėri. Platforma e re ideologjike kėrkonte tė tjera parametra. Mirėpo, me sa u duk mė vonė, edhe kėto parametra do tė rezultonin tė pa mjaftueshme.
Jemi menjėherė pas Luftės dhe Tefta, duket po lufton pėr tė mbijetuar. Nė ē’rrethana zhvillohej jeta e saj private dhe ajo artistike nė kėto kohė? Si ia dilte tė jetonte? Nė kėto periudhė ajo bėri shumė pėrpjekje pėr tė jetuar si e pavarur institucionalisht nga ana financiare, apo jo...
Kuptohet, kėrkesa e Teftės pėr vlerėsimin si artiste ishte njė pėrpjekje qė bėnte ajo pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e saj ekonomike, qė ashtu si pėr tė gjithė shqiptarėt, ishte e vėshtirė nė ato vite fill tė pas-Luftės. Me sa duket Ministri nuk e kishte tė lehtė tė pėrmbushte premtimin, gjė qė mund tė vinte edhe nga situata e vėshtirė politike nė tė cilėn ai vetė ndodhej nė atė kohė.
Pa dyshim qė ajo luftonte pėr tė mbijetuar. Duhet thėnė se asaj i vinin nė ndihmė vėllezėrit, Gaqoja dhe Koēoja, ndryshe do ta kishte tė pamundur tė mbulonte shpenzimet e jetesės. I shoqi, babai im, punonte aso kohe nė Radio Tirana, por edhe ajo rrogė e vogėl e tij si dhe kriza ekonomike nė pėrgjithėsi e bėnin tė vėshtirė jetesėn, aq me tepėr kur ishe dhe me fėmijė tė vogėl. Sa i pėrket tė jetuarit “e pavarur institucionalisht” qė ju pyesni, ky status nuk do tė ekzistonte mė nė Shqipėrinė e pas-Luftės. Ai funksionoi mė parė, nė kohėn e Zogut dhe atė tė Luftės, por jo mė 1945-46. Tefta u angazhua edhe si mėsuese nė Liceun Artistik tė sapo krijuar. Ėshtė pikėrisht kjo kohė kur asaj i shfaqet sėmundja e kancerit qė i zgjati pak mė shumė se njė vit.
Interpretimi i saj nė Beograd nė dy opera dhe nė njė koncert duket ishte njė arritje qė ajo e kishte parashikuar. Na flisni pak pėr interpretimin e saj atje dhe se si u prit nga kritika?
Vetė Tefta e konsideroi kėtė ngjarje si mė tė rėndėsishmen e jetės sė saj muzikore. Mbase se kėndoi nė opera dhe jo vetėm nė recitale siē bėnte nė vitet ’30 nė Shqipėri, mbase se i duhej ta paraqiste si veprimtarinė mė tė vonė qė lidhej me periudhėn e pas-Luftės, d.m.th. qė bėhej nė “pushtetin e ri popullor”. Sidoqoftė, kritika ishte profesioniste dhe kjo duket nga shkrimet nė gazetat “Politika” dhe “Gllas” tė Beogradit. Edhe oferta pėr dy opera tė tjera pėr njė vit mė vonė tregon pėr vlerėsimin qė i bėnė asaj nė Beograd. Pėr mė tepėr mbi kėtė temė flet vetė kritika e cila gjendet e botuar nė librin “Tefta Tashko Koēo dhe koha e saj”, Dituria, 2000.
Atėherė, pse nuk e ndihmuan Teftėn dhe nuk e vlerėsuan siē i takonte? Pushteti i kishte premtuar asaj mbėshtetje…
E pėrmenda pak me parė se edhe pse i ishte premtuar mbėshtetje, qoftė nga Enver Hoxha apo nga Sejfulla Malėshova, duket se parimet pėr t’u vlerėsuar “sipas zotėsisė” nuk do tė ishin kriteret e pushtetit tė ri. Por veē kritereve tė reja ideologjike qė po instaloheshin, ajo mė e mundueshmja do tė ishte heshtja. Heshtja - ėshtė njė nga format qė ėshtė pėrdorur nė periudha tė ndryshme kur nuk duhej qė tė kryhej diēka. Por ajo heshtje e 1946 nė rastin konkret kur Tefta i njihte personalisht tė dy personazhet e letrės sė saj, ishte e njė natyre tjetėr, e frikshme, nėnshtruese dhe sigurisht mosvlerėsuese. Disa muaj mė vonė, nė maj tė 1946, nė dy artikuj gazetash shqiptare do tė shkruhej se Tefta Tashko Koēo vazhdonte tė ishte pro repertorit dhe programeve perėndimore tė Shkollės sė Muzikės dhe jo atyre tė reja sovjetike.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Tefta Tashko Koēo :: Komentet

ILIRI

Mesazh Sat Oct 25, 2008 7:25 pm nga ILIRI

Nė Beograd asokohe, ndodhej dhe Mitrush Kuteli, me tė cilin vite mė vonė ju keni zhvilluar shumė biseda rreth Teftės. Si njiheshin ata tė dy, dhe ē’kujtonte Kuteli, pėr ditėt e Teftės nė Beograd?
Kur sapo isha kthyer nga Bashkimi Sovjetik me 1961, mė thanė tė takoja nė Operan e Tiranės (sot Akademia e Arteve) njė zotėri qė dėshironte tė mė njihte. Iu afrova, mė dha dorėn, mė tha emrin e tij dhe bisedėn e nisi me shumė tė qeshur. Ishte nė shoqėrinė e njė tjetri dhe pas prezantimit u mjaftua tė thoshte se donte te mė takonte nė shtėpinė e tij nė Tiranė. Mė shpjegoi ku ndodhej shtėpia dhe nisa t’i shkoj rregullisht, shumė rregullisht. Unė nuk kisha bėrė tė njėzetat dhe kjo marrėdhėnie me Mitrushin do tė pėrbėnte njė moment krejt tė ndryshėm tė jetės sime tė deriatėhershme. Qė nė takimin e parė e tė shkurtėr nė Opera, Mitrushi mė tha se donte tė shkruante njė “Evokim” pėr Teftėn. Nuk dija ē’ėshtė evokim, por mė vonė mėsova nė shtėpinė e tij se ishte fjala pėr tė shkruar mbi mbresat kur ajo erdhi nė Beograd pėr tė kėnduar por qė do tė pėrfshinin edhe njė periudhė tė mėparshme. Mė tha qė ai kishte punuar nė Beograd gjatė kohės qė Tefta erdhi atje pėr shfaqjet e saj. Gjithashtu mė tregoi me shumė qetėsi edhe pėr ngjarjet e tij personale, pėr periudhėn kur u dėnua me punė tė detyrueshme nė Maliq pėr faktin se nuk aprovoi propozimin pėr lidhjen monetare me Jugosllavinė. Shpjegimi ishte shumė interesant sepse ma rrėfente sikur lexonte ndonjė tregim, me njė ton tė qetė dhe me pauzat e nevojshme pėr ta pėrtypur atė pėr sa thoshte. Mė shpjegoi dhe se si fati e ndihmoi qė shpėtoi nga ai ferr kur u prishėn marrėdhėniet me Jugosllavinė. Shtėpia e tij dhe rrėfimet e tij me fusnin nė njė botė krejt tjetėr. Njė botė jashtė realitetit tė ditės. Interesi qė unė tregoja pėr rrėfimet e tij e bėri Mitrushin tė ishte gjithmonė e mė i hapur ndaj meje dhe ndjeja sikur ai donte t’i rrėfehej dikuj pėr ato shumė gjėra qė ai dinte. Mbase unė isha njeriu mė i pėrshtatshėm nga qė nuk kisha me kė t’i bisedoja ato qė ai tregonte, por dhe qė isha bir’i njė mikes sė tij qė tani nuk rronte mė. Midis tė tjerash nisi tė mė flasė edhe pėr shkrimtarėt shqiptarė, pėr prirjen e re qe kish marrė letėrsia. Ndante natyrėn njerėzore nga vlera e shkrimtarit si krijues. Pėrmendte emra konkretė qė filani ėshtė shkrimtar i mirė por njeri jo aq i mire, ndėrsa tjetri as natyrėn dhe as aftėsinė nuk e kishte nė nivelin e kėnaqshėm. Fillova dhe unė te kuptoj qė bota e shkrimtareve ishte me komplekse se sa ato qė ata shkruanin.
Nuk kaluan as dy vjet nga kjo letėr dhe Tefta Tashko “u mposht” nga sėmundja e rėndė. Ajo nuk mundi tė ēonte nė fund ėndrrat dhe ambiciet qė kishte nė fushėn profesionale, por njėkohėsisht nuk jetoi as kohėn e rėndė qė do tė vinte mė pas.
Duke marrė shembull intelektualėt e asaj kohe, tė cilėt patėn tė ardhme tragjike, a mund tė bėjmė njė analizė logjike se si do tė ishte e ardhmja e saj nėse do tė jetonte?
E kam tė vėshtire tė parashikoj. Por duke iu referuar kolegėve tė saj artistė them se edhe Tefta do kishte mbyllur gojėn ashtu si tė tjerėt. Diktatura nisi tė bėhej gjithmonė e mė e fortė. Gjithsesi, mė mirė t’i referohemi realitetit tė asaj kohe. Ndėrkohė qė diskutojmė pėr letrėn e Teftės dhe marrėdhėniet me krye-pushtetarėt, sėmundja e saj pėrparonte dhe pėr njė vit tė tėrė ajo u shtrua nė spital, nė fakt nė maternitet qė konsiderohej si spitali mė i mirė pėr tu kuruar.
Menjėherė pas Luftės, shtypi dhe propaganda po pėrpiqej tė krijonte njė bosht tė ri ideor tė portretit tė saj…pse dhe si ndodhi kjo?
Janė jo tė pakta rastet kur pas vdekjes, artisti, por jo vetėm artisti, mund te trajtohet sipas pushtetit apo ideologjisė nė fuqi, duke e ngritur e mbivlerėsuar njeriun apo duke e denigruar atė. Mund qė njeriu/artist tė ketė qenė pak i zoti dhe tė jetė propaganduar si tepėr i zoti, apo mund tė ketė qenė vėrtet i veēantė por qė vlerat e tij, pėr njėrėn apo tjetrėn arsye, nuk duhet tė dilnin nė pah. Nė Shqipėri ka pasur shumė raste tė tilla, madje shumė tė tilla ka dhe sot.
Mė duhet tė them se nė dekadėn e parė pas vdekjes sė Teftės, por dhe vetė funerali i saj kaloi gati pa u ndjerė. Njė kortezh i thjeshtė pėrpara Teatrit Popullor dhe kaq. Kur boshti kombėtar nė ideologji po ngrihej nė kult, kėngėt popullore tė Teftės qe ajo kishte regjistruar nė kohėn e Zogut dhe gjatė Luftės, morėn pėrparėsi tė paparė. Rasti i saj u bė gati simbol i nacionalizmit. Kishin filluar tė shkruheshin tregime e kujtime pėr tė, tė bėhej ndonjė portret nė pikturė e skulpturė, tė bėhej edhe ndonjė dokumentar dhe ky ishte momenti qė, sipas meje, heshtja fatale e 1945 tė prishej dhe qė udhėheqėsi tė shprehte ato qė dėshironte mbi personin e Teftės, por duke vėnė pėrbri saj edhe “paudhėsitė politike” qė kishte bėrė i vėllai i saj, Koēo Tashko. Letra/pamflet e udhėheqėsit mė 1978 krahas hyjnizimit tė Teftės do tė denigronte deri nė palcė Koēon, veprimtaria e tė cilit ishte ajo e komunistit idealist perėndimor tė viteve ’30 tė shekullit tė XX. Sot mund te flasėsh si tė duash pėr “veprimtarinė pėrēarėse” tė Koēos nė fillimet e themelimit te Partisė Komuniste. Ajo qė unė njoh pėr tė ishte karakteri i fortė prej njeriu qė e merrte ndoshta fuqinė edhe nga veprimtaria e ethshme e rilindėsve tė diasporės, ndėrsa sigurinė e merrte nga kultura qė kishte fituar falė shkollimit dhe edukimit tė tij nė ShBA. Portreti i tij ėshtė rruga e njė patrioti revolucionar shqiptar, deri nė fanatizėm, qė pas studimeve nė Harvard vjen si i dėrguar i shoqėrisė “Vatra” nė Shqipėri, si koleg e bashkėpunėtor i Nolit nė vitet ‘20, si i dėrguar i Kominternit nė vitet ‘30, pėr t’u stabilizuar pėrfundimisht nė Shqipėri, nė vendin qė ai shpresonte dhe dėshironte qė njė ditė tė bėhej. Nė fund tė viteve ’50, nga biseda intime do ta njihja pėr sė afėrmi si njė anti-Stalinist tė rebeluar ndėrkaq qė nė Shqipėri vazhdonin nostalgjitė pėr Stalinin. Nė fakt, nostalgjitė pėr periudha e sisteme tė kaluara ka qenė fenomen qė hasej dendur ndėr shqiptarė. Ėshtė e vėrtetė qė shumė politikanė idealistė e pėsuan, Koēoja nuk qe i vetmi, por denigrimi qe iu bė atij nga Enver Hoxha me shkrime e konferenca ka qenė i paparė. Asnjė tjetėr nuk ėshtė pėrfolur e sharė nga ai dhe bashkėpunėtorėt e tij mė shumė se Koēoja. Cili tė ishte shkaku i tėrė atij revanshi ndaj tij, pėr mua edhe sot ende ka mbetur mister.
Si ishte jeta e artistes gjatė ditėve tė fundit tė jetės sė saj? Ēfarė dėshmish ruani nga kjo periudhė?
Miqtė dhe tė afėrmit e Teftės mė kanė treguar episode tė trishta tė vuajtjeve tė saj nė shtrat. As djalin nuk pranonte ta vizitonte qė ta shihte si ishte tretur. Asaj energjie tė pashtershme qė kishte pasur nė jetė po i vinte fundi. La, pėr fat tė mire, zėrin e saj tė regjistruar ne pllaka gramafoni, la pėrshtypjet e shumta tė kritikės muzikore mbi artin interpretues tė saj, la nė mbresat e kolegėve dhe bashkėkohėsve tė saj bashkėpunimin dhe marrėdhėniet qė pati me ta, la dhe tė dashurit e saj qė sa mė shumė kohė kalon, aq mė tepėr e ēmojnė pėr atė qė ka bėrė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi