ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gramoz, 70 plumba mbi 17-vjeēarin pėr t’i ndalur arratinė nė maj tė vitit ‘90

Shko poshtė

27102008

Mesazh 

Gramoz, 70 plumba mbi 17-vjeēarin pėr t’i ndalur arratinė nė maj tė vitit ‘90 Empty Gramoz, 70 plumba mbi 17-vjeēarin pėr t’i ndalur arratinė nė maj tė vitit ‘90




AFRIM IMAJ

“Nė fillim u dėgjua njė “Ndal!” i kumbushėm, pastaj disa tė tilla rrjesht “Ndal!”, “Ndal!”. Mbajtėm kėmbėt. Na u duk sikur na u mbajt fryma. Ashtu siē ishim u hodhėm pas njė guri aty pranė. Kthyem shpinėn andej nga erdhi zėri urdhėrues. Ndodhi ajo qė i frigoheshim. Ėndrra pėr tė ikur matanė merrte fund kėtu. Vetėm pak hapa larg vijės sė kufirit. Pėr njė moment provuam tė ēoheshim, po ishte e pamundur. Breshėritė e para ja befėn sakaq. I pari ra nė tokė Sokoli. Unė vrapova pėr t’u futur nė njė gėrmushė. Dėgjova “Of”-in e tij dhe breshėritė e tjera qė ndezėn malin. Ndjeva njė cėmbim tė lehtė nė kėmbėn e majtė. Pastaj njė kėrcitje nė gjurin tjetėr. Rashė pėrdhe e mbylla sytė pėr mos tė vrojtuar atė qė do tė ndodhte mė tej. Po edhe kėshtu nuk mund tė rrija gjatė. Nė errėsirėn pėrreth shquhej njė dritė e fortė. Pas saj silueta e komandantit tė njėsitit qė ecte nė drejtim tė trupit tė Sokolit me njė prozhektor nė dorė. Me sa duket e kishte shquar vendin ku ra. Mbajti kėmbėt aty dhe u pėrkul paksa mbi trupin e tij. I rrėmbeu egėrsisht flokėt e gjatė dhe i ktheu fytyrėn nga vetja. Pastaj filloi ta godasė me kėmbė sa kishte fuqi nė sy, nė ballė, nė faqe duke shqiptuar urrejtshėm “kriminel”, “spiun”, “zagar”. Si nxorri dufin me viktimėn, ua bėri me shėnjė ushtarėve qė kishte nė krahė pėr ta ēuar te posta e kufirit. Ēfarė ndodhi mė tej nuk munda ta ndjek, se mbeta pa ndjenja. Kur u pėrmenda e pashė veten nė dhomat e izolimit tė Degės sė Brendshme. Aty mora vesh se Sokolin e kishin vrarė. Vet kisha marrė dy plagė. Hataja kishte ndodhur nė pak ēaste, kur muzgu i mbrėmjes sė 23 majit ’90 i avitej faqeve tė Gramozit…”
I ėshtė kthyer e rikthyer disa herė kėsaj historie rrėnqethėse Besim Qosja, 37-vjeēari nga Goskova e Korēės, qė e deshi fati t’i shpėtonte rastėsisht vdekjes nga pėrballja e asaj dite me forcat e kufirit. Nė kujtesėn e tij gjithēka ėshtė fiksuar deri nė detaje sikur tė ketė ndodhur dje. Ēastet fatale madje i ka ende nė sy. Ishte nisur fshehtaz me shokun e fėminisė, i ndezur nga ėndrra pėr mė shumė liri dhe kishte rėnė nė kurthin e vdekjes nė shpatullat e Gramozit. Ngjarja do tė merrte jehonė menjėherė. Njerėzit e regjimit do ta shfrytėzonin si njė rast ideal pėr tė paralajmėruar gjithkėnd qė do t’i futej njė aventure tė tillė. Tė tjerėt, do ta lotonin nėn zė si njė tragjedi makabre. Vrulli i zhvillimeve tė mėpastajme do ta spostnonte disi nė periferinė e memorjes kolektive dramėn e asaj mbrėmje. Pėr 18 vjet pas kėsaj, ajo do tė destinohej pėr tė mbetur brenda gardhit tė shtėpive tė varfėra tė dy protagonistėve fatkeq. Aty plagėt e plumbave pa shpirt vazhdojnė tė dhėmbin. Mjafton qė tė trokasėsh paksa…
Rrėfimi i nėnės sė Sokolit
Shtėpia e Sokol Likės, 17-vjeēarit tė vrarė nė Gramoz mbrėmjen e 23 majit ‘90, diku nė skaj tė fshatit Goskovė, i ngjan njė banese tė rrėnuar qė herė tė duket shtėpi e herė kasolle. Nė mirėseardhjen e nėnė Hėnės, tė zonjės sė shtėpisė, dallohet njė lloj meraku qė nuk i ka kushtet e duhura pėr tė rehatuar mysafirėt. Megjithatė avitet paksa brenda e na nxjerr nė korridor karriket pėr tė na servirur mė vonė kafen e mikpritjes. Pastaj fillon tė rrėfejė qetė qetė me njė zė tė hollė. Hera herės e ndalon bisedėn e futet rishtaz nė banesė, pėr t’u marrė me fėmijėt e vegjėl tė djalit tjetėr, qė ka ndėrruar jetė nė njė aksident automobilistik para disa kohėsh. Kur bie fjala pėr Sokolin, plaka kėrruset nė shpatulla e ngashėrehet nė shpirt. Sakaq nxjerr njė shami pėr tė fshirė lotėt dhe nis pėr tė treguar ēfarė kujton nga dita kur ėshtė ndarė pėr herė tė fundit me tė...
“E nisa nė mėngjes nė punė. I mbėshtolla njė copė bukė me djathė e ja vura nėn sqetull. Ikte pėrditė nė Vinēan. Merrte jonxhė me karrocė. Ishim keq nga gjendja e na ndihomte. Sa kishte mbushur 17 vjeē. Atė ditė nuk u kthye mė. E pritėm deri vonė. Kur do flinim shkova e pyeta shokėt e tij njė nga njė. Mė thanė se nuk e kishin parė. Mė ngriu gjaku. Zemra sikur mė ndjente diēka tė keqe. Nuk kisha as plakun nė shtėpi. Kishte shkuar nė Korēė. Deri nė tė zbardhur nuk vura gjumė nė sy. Nė tė gdhirė, komshiu kėtu, Telua, na tha se Koli ishte sėmurė. E pyeta nga se, po ai rrinte si i ngrirė. Ētė bėja. U nisa pėr nė Korēė duke qarė. E gjej plakun me njė polic atje. Ēfarė kėrkon?, mė pyeti. Kėshtu kėshtu, i thashė unė duke i folur pėr Kolin. Mos u shqetėso, ma bėri dhe mė kapi pėr krahu. Dukej i tronditur e me zor pėrmbahej. Si duket i kishin treguar pėr ngjarjen e Gramozit. Ato ēaste kėmbėngulte pėr tė mė nisur nė shtėpi. Jo, jo, e refuzova unė. Do shkoj te Koli, ku ėshtė Koli. Ik, mė tha, se ėshtė nė Ersekė. Nė Ersekė, aty do shkoj, ju pėrgjigja e vendosur. Po ata nuk mė lanė. Mė hipėn nė autobusin e linjės dhe erdha nė shtėpi. Gjėma do mė gjente aty. Gjėma e zezė qė mė mbylli derėn! Sa isha ulur nė kuzhinė, kur u hap porta pa trokitur. U ēova me vrap nė kėmbė. Kur ē’tė shikoj. Dy djemtė e tjerė sillnin Kolin mbėshtjellė nė njė batanije gjithė gjak. Mu errėn sytė. Rashė nė tokė. Nuk e di sa ndenja ashtu. Pastaj u ēova prap. Si e marrė u hodha mbi trupin e tij duke qarė. Mos, nėnė, ma bėnin djemtė. Nuk duhet tė na dėgjojnė. Ēka ndodhur? Kush e vrau? I pyeta pa vetdije. “Ėshtė vrarė nė Gramoz. E vranė ushtarėt nė kufi. Deshi tė ikte matanė.” Shpjeguan djemtė nėn zė duke mė kujtuar tė mos bėja zhurmė. Se ishte njė vrasje tjetėr kjo. Njė vrasje nga ato qė quheshin tradhti. Shteti e partia nuk tė linte t’i qaje. Tė ndalonte me urdhėr bile. Mė keq, ku tė shkonte. Eh Koli nėnės! Iku pa mė thėnė njė fjalė. Mblodhėm veten e bėmė mortin. Njė mort qė nuk do t’ja doja as hasmit. Kėshtu biro…”
Rrėfimi i tė vėllait, Flamurit
“Atė ditė qė u vra Koli unė isha nė zbor. Bėnim qitje me pushkė. Si tani e kam nė sy. Qėllonim nė tabelat e veshura me portretet e Hitlerit, Breshnjevit, Titos. Plumbat duhej tė shkonin nė fytyrat e tyre. Ishte njė zakon i hershėm ky. Kush qėllonte nė qendėr, afėr syve, gojės e ballit, merrte fletėnderi e medalje. Mora goxha pikė atė ditė. Tek futesha nė bunker pėr ushtrimin e fundit, dikush mė urdhėroi tė shkoja nė komandė. Ashtu bėra. Aty mė thanė se duhej tė shkoja nė shtėpi. Mė pėrqasėn diēka pėr fatin e Sokolit, po si nėpėr mjergull. Diēka rreth tė vėrtetės e mėsova nė Korēė. Ata qė mė pritėn ishin porositur tė mė nisnin nė Ersekė. Do tė merrja trupin e tij. Unė e di si u pėrmbajta. U nisa. I dėrrmuar i tėri. Njė mal mė peshonte mbi supe. Ende nė vesh mė gjėmonte jehona e krismave tė poligonit. Zhurma e tyre hera herės mė sillte para fytyrat e zhgarravitura me plumba. I mbledhur njė grusht nė sediljen e autobuzit, mendja mė shkonte te Koli. Ētė kishte ndodhur me tė? Aty pėr aty rikujtoja ato qė mė kishin thėnė nė Korēė: “Ėshtė vrarė nė kufi. Deshi tė ikte nė Greqi nga Gramozi.” Mė qartė se kaq, nuk kishte ku tė vinte. E pabesueshme. Mė dukej vetja si nė ėndėrr. Doja tė ishte vėrtetė e tillė. Por jo. E keqja kishte ndodhur. Kur unė merrja nė shenjė fytyrėn e Hitlerit, kufitarėt e Gramozit qėllonin mbi tim vėlla! Tmerri vet…”
Flamur Lika, vėllai i madh i Sokolit, 17-vjeēarit tė masakruar nė Gramoz, kėtu ndalon paksa pėr t’ju kthyer pjesės tjetėr tė kujtimeve tė asaj dite makabre. Me tė mbėrritur nė Ersekė, ėshtė takuar me Pėllumbin, vėllain tjetėr dhe, tė dy bashkė, kanė shkuar, sipas porosisė nė Degėn e Punėve tė Brendshme. Pėrjetimet nga ēastet aty kanė qenė dramatike. Gjithsesi, ai gjen forcė pėr ta shtjelluar ngjarjen deri nė fund…
“Te porta na priti kapteri i shėrbimit. Sa u sqaruam me tė, na u kthye pėrbuzshėm. “Ku vini me duar nė xhepa. Dasėm ka kėtu. Ėshtė kufomė e duhet diēka me e mbajt.” E kuptuam pėrse e kishte fjalėn dhe shkuam e morėm njė batanije. U kthyem pėrsėri. Kėtė radhė ai na shoqėroi te njė qeli nė fund tė koridorit. Si hapi derėn, na tregoi trupin e Sokolit nė qoshe tė saj. Hodhėm sytė aty. Dukej si njė masė e errėt e shkapėrdyer nga tė gjitha anėt. Pėr njė ēast na u prenė gjunjėt. Pastaj bėmė pėr andej. I pari zgjati hapat Pėllumbi. Nuk u pėrmbajt dot dhe shpėrtheu nė dėnesė. Pas tij unė. Njė psherėtimė e thellė mė doli pa vetdije. Kapteri qė na ndiqte sy e vesh turfulloi rrėmbyshėm “Shpejt, shpejt, se kemi punė!”. Ishte i egėr e i prerė nė atė qė thoshte. Ju bindėm pa hezituar. Mbėshtollėm trupin e Sokolit me batanije dhe dolėm. Mė tej nuk mbaj mend si kemi mbėrritur nė shtėpi…”
Rrėfimi i Ylberit, shokut tė ngushtė
“Varrimi i Sokolit ishte njė mort pa mort. Rasti i tij e pėrjashtonte kujėn e lotėt. Se ishte vrarė nė kufi, si tradhtar. Si i tillė humbiste edhe kėtė tė drejtė njerėzore. Kodi i diktaturės me njė gur vriste dy zogj. Terrorizonte opinionin pėr ta mbajtur larg akteve tė tilla dhe fshihte gjurmėt e vrasjeve nė kufi, kur ligji tashmė i parashikonte vetėm si kundėrvajtje penale. Gjithsesi, nė varrimin e Sokolit u mblodhėm njė grusht njerėzish. Shumėkush u gjend aty fshehtas. Pėrcjellja duhej bėrė detyrimisht nė heshtje, pa ceremoni. Diku nė periferi tė varrezave e kallėm pa zė e bujė. Sė paku i mbeti njė varr, me emrin e tij. Pak vėrtetė, po njė lloj privilegji pėr njė rast tė tillė. Se tė vrarėt mė herėt nė Gramoz, nė kufi, e kishin humbur kėtė tė drejtė. Kishin ikur nė botėn tjetėr pa lėn shėnjė e nishan...”
Njeriu qė flet ėshtė njė nga shokėt e ngushtė tė Sokolit. Ylber Sejdarasi e quajnė dhe aktualisht bėn detyrėn e kryeplakut tė fshatit. Lajmin pėr vrasjen e tij e ka mėsuar nė dyqanin ku punonte dhe ka brofur menjėherė nė shtėpinė ku bėhej morti. Ėshtė gjendur aty ndėr tė parėt. Ishte momenti kur xhenazen sa e kishin sjell. Rrėfimi i Ylberit pėr ēastet pas kėsaj ėshtė tronditės e rrėnqethės...
“M’u errėn sytė kur pashė trupin e Sokolit. Ishte bėrė shoshė nga plumbat. Mbi 70 tė tillė i kishin pėrshkruar gjoksin, shpatullat, kėmbėt, qafėn. Fytyra i kishte humbur poshtė njė shtrese tė errėt qė dukej si graso me njė pėrzierje gjaku e balte. Mbi tė dallohej gjurma e njė kėpuce ushtrake. Me sa duket ata qė e kishin vrarė nuk ishin mjaftuar me breshėritė e plumbave, po e kishin qėlluar edhe me shkelm, si pėr tė lėnė vulėn e krimit. Njė pamje makabre. Mbaj mend nėnė Hėnėn, qė hera herės binte pa ndjenja mbi trupin e pajetė tė tė birit...”
vijon nesėr...

Tė pathėnat e vrasjeve nė kufi nė verėn e ‘90

Tradhtarė tė vrarė, tė plagosur e tė kapur nė kufi! Pranvera e 90-tės ballafaqonte regjimin me njė realitet tė papritur. Troditja sė pari ndihej nė rrethet kufitare, mandej nė Tiranė. Nė krye tė herės raportet e Degės sė Punėve tė Brendshme tė Ersekės pėr qendrėn nėnvizonin dyzinėn e rasteve tė tentativės pėr t’u arratisur. Kėtė radhė nuk bėhej fjalė pėr raste sporadike, po pėr njė fushatė tė tėrė. Emrat e viktimave dhe atyre qė kapeshin duke kaluar kufirin, zinin radhė tė tėra nė kėtė komunikim zyrtar. Ajo qė ndodhte, tashmė nuk mund tė fshihej. Gramosi mėsymej dita ditės nga dhjetėra tė rinj. Ngjarjet pėrthyheshin nė raporte kritike tė shoqėruara me rekomandime pėr eprorėt e lartė. “Po na ikin. Ti vrasim! Ndryshe situata del jashtė kontrollit”. Nė logjikėn e kohės kjo do tė thoshte qėndresė stoike ndaj presionit borgjezo-revizionist pėr tė hapur Shqipėrinė(!). Nė gėrhamat e fundit, mbretėrimi komunist pėrpiqej t’u tregonte vendin atyre qė dilnin kundra diktatit tė tij. Dyndja drejt kufijve, nuk shfaqej thjeshtė si njė plagė, po shumė mė tepėr se kaq. Shpagimi nė kėtė rast shfaqej si njė sfidė, pėrmbushja e sė cilės kėrkonte zjarrin e armėve luftarake. Breshėritė e tyre nuk do tė kursenin askėnd. Madje as 15-vjeēarėt qė morėn rrugėn drejt zonės kufitare me mėndjelehtėsinė e njė lodre fėmijėsh. Ngjarja e mbrėmjes sė 23 majit ’90, nė afėrsi tė postės sė kufirit tė Starjes, ku mbeti i vrarė 17-vjeēari Sokol Lika e u palgos Besim Qosja ėshtė vetėm njėra prej kėtyre tragjedive. Dokumentet e rezervuara “tepėr sekret” tė degės sė Punėve tė Brendshme tė Ersekės pėrmbajnė me dhjetėra e dhjetėra emra tė vrarėsh nė hapėsirėn kohore pranverė-verė ‘90. Tė inkurajuar nga lėvizja antikomuniste nė Evropėn Lindore, mjaft fatkeq do provonin tė kalonin kufrin me ėndrrėn e vetme pėr njė jetė mė tė mirė, por do tė mbeteshin viktima tė njė terrori tė pashoq.


Dekreti cinik i Ramiz Alisė

Ka qenė fillimi i majit tė vitit ’90, kur Presidenti komunist Ramiz Alia dekretoi ligjin pėr vlerėsimin e krimit tė arratisjes nga vepėr penale kundėr shtetit, nė kalim tė paligjshėm tė kufirit. Ndryshimi parakuptonte mos pėrdorimin e armėve pėr shkelėsit e kufirit. Qė kėtej e tutje pėr ta nuk do tė kishte plumba, por pak muaj burg. Po kjo nuk ndodhi nė asnjė rast. Dekreti cinik i Ramiz Alisė, mbeti i destinuar vetėm pėr konsum politik. Askush nuk e ēoi te njerėzit qė pėrgjigjeshin pėr zbatimin e tij. Pėrkundrazi, tek ta, aty nė postat e kufirit shtoheshin dyzinat e kontrollorėve me thirrjet pėr t’i treguar vendin ēdo shkelėsi. Mesazhi i tyre ishte i hapur: Askush mos tė mbėrrinte i gjallė nė tokėn e huaj! Apeli pėr tė shtrėnguar radhėt e vigjilecėn nė kėtė rast, nėnkuptonte rreptėsi e plumba ndaj shkelėsve. Vetėm nė zonėn kufitare tė Kolonjės gjatė verės sė vitit 90 janė vrarė mbi 30 tė tillė. Njė pjesė e tyre madje pa paralajmėrim.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Gramoz, 70 plumba mbi 17-vjeēarin pėr t’i ndalur arratinė nė maj tė vitit ‘90 :: Komentet

shqiptar e bir shqiptari

Mesazh Mon Oct 27, 2008 6:04 pm nga shqiptar e bir shqiptari

Kam degjuar se Ramiz Alia kishte shperndar nje qarkore te fshehte neper te gjitha komandat kufitare ku urdheronte qe te qelloheshin te gjithe ata qe do guxonin te kalonin kufirin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi