ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjak dhe myk mbi mozaik

Shko poshtė

15012008

Mesazh 

Gjak dhe myk mbi mozaik Empty Gjak dhe myk mbi mozaik




Sipas autorėve, deri aty nga mesi i shekullit tė kaluar shqiptarėt nuk kanė pasur fare femra. As nėna, as motra, as bija, as kushėrira, as tė dashura. Dhe rrjedhimisht as seksin nuk e kanė ditur ēfarė ishte. Erdh’ u a mėsoi ai proletari nė mes me xhaketėn supit. Nga mesi i shekullit tė kaluar e tėhu, po. Prej atėhere kemi femra. Kemi tri femra. Tė vetmet ndėr gjithsej trembėdhjetė personazhet-simbole tė historisė…

Edison Ypi

Njė babi rreth 50 vjeē me tė bijėn nja 15 vjeēe para Muzeut Kombėtar;

- Cilėt janė ata xhaxhat atje lart o babi?!

- Paske nisur nga interesimet o ēapkėnia e babit! Po ku tė vajtėn sytė tek ata vrromat xhanėm ?! Po! Do tė tregoj njė herė e mirė pėr kėtė pėshtirosje estetike, historike, patriotike, tė pashembullt, tė cilėn un’ vet’ sa herė e shoh pėr tė vjellė mė vjen; Ja bija ime, ja pocaqia me ngjyra ndėrtuar me pllakėza, ku vetėm 1% e Historisė 3000 vjeēare tė Shqipėrisė zė 70 % tė sipėrfaqes! Nga Perėndimi errėsira! Drita dhe perspektiva, tė gjitha nga Lindja! Gjithė botės drejtuar armėt! Perėndimit, shigjetat dhe ushtat! Lindjes, pushkėt dhe granatat! Ngadhėnjimtarėt e bardhė marshojnė drejt Jugut, Afrikės sė zezė. Shih si duket e gjitha si shpėrthim, si yxhym! Trembėdhjetė! Dhjetė meshkuj, tre femra. Asnjė normal! Tė gjithė tė ēartallosur tė armatosur! Asnjė gjurmė besimi, pėrdėllimi, meditimi, vetėpėrmbajtjeje, ose thjesht qetėsie njerėzore! Meshkujt, ata qė tė turbullojnė ty, ai i dyti nga e djathta, ai hermafroditi me pushkėn drejt, ishte njė bushtėr qė s’dinte tė bėnte asgjė tjetėr veēse tė llapte lart-e-poshtė dhe prandaj i thoshin “Revolucionari”. Kurva revolucionare sot ėshtė nė krye tė njė OJF-je dhe vjedh miliona. Budallai me mustaqe me grushtin lart me granatė nė brez, ishte njė fshatar gdhė, aq gdhė sa s’ta rrėfej dot, se duhet tė nis tani e tė mbaroj dimrin tjetėr. Tjetri, ai me mustaqe dhe flamur, ishte njėri tė cilit i thoshin “proletar”, pra njė cop’ mish, njė tul, njė i pa shpirt, njė dallamango, si i tėrė ky mozaik. “Proletari”, ishte njė qen-bir-qeni qė s’dinte tė bėnte asnjė punė, veēse tė llapte dhe tė thurte intriga tė ulėta. Edhe dallamangua ka qenė i armatosur me njė libėr tė kuq tė cilin ia hoqėn kur ti sapo kishe lindur. Ky “proletari” qė e quante veten “klasė nė fuqi”, u thoshte vajzave; “O bushtra, mos pėrdorni pampersa mikroborgjeze, pėrdorni lecka proletare”. Dhe ai zgėrdhihej, dhe ato heshtnin. Me atė rilindasin me papion qė mban nė dorė njė letėr tė cilėn ia kanė mbledhur tub qė t’i ngjajė tytės sė pushkės, njė herė na gjeti belaja. Njė kushėririt tonė i rrėshqiti goja u tha disa miqve se ai rilindasi besonte Perėndinė. Mbledhje pas mbledhje, e the, po si e the, po kur e the, po kujt ia the, ke lakra nė kokė, ke mbeturina tė rrezikshme. Ti shpirti i babit nuk e njeh atė kushėri se ta kemi mbajtur fshehur kur nė njė nga ato mbledhjet i ndali sė rrahuri zemra ulur nė karrige tek e kritikonin. Po atėherė, xhaxhain e njė mikeshės time qė ishte historian, e internuan. E di pse ? Sepse u ngatėrrua me atė ilirin me hark dhe shtizė, atė nė cep nga e majta pranė atij kokėlakrės qė nuk ngjan fare si shqiptar por si viking. Edhe xhaxhai i mikeshės, njėlloj si kushėriri yt qė nuk e njohe kurrė, vajti tha diku se ilirėt nuk rrjedhin nga pellazgėt. Kaq deshėn akademikėt mjekėrbardhėt shpirtnxirėt, dhe e kallėzuan dhe erdhėn i vunė hekurat. A do ta dish edhe diēka o perria e babit ?! Kjo qė sheh ti kėtu nuk ėshtė veēse njė e turpshme Pasaportė Ēmendurie Kombėtare pėr tė cilėn ca tuhafė po thonė ta lemė aty ku ėshtė qė tė dėshmojmė Historinė, qė tė kenė ē’tė fotografojnė turistėt! Pra, tė vinė turistėt para kėsaj vrrome me ēapaēulė tė thonė; O Perėndi ē’tė kemi bėrė qė na solle tė shpenzojmė paratė nė vendin e budallenjve vrasės! Mėsoje; Qėllimisht nuk e fusin brenda Muzeut tė qeshim ne dhe turistėt, por e mbajnė jashtė qė tė qajmė edhe ne edhe turistėt. Pėr tė vetmet arsye; Tė mos bllokohen ata pėrrenjtė e pa dukshėm brenda kokės sė shqiptarėve nė mėnyrė qė, pėrmes tyre, pėr interesa tė ndyra klanore imediate, ende tė mundėsohet qarkullimi i llumrave propagandistikė tė sė kaluarės kriminale. E tėra pėrmes masturbimeve tė pafundme reciproke nėpėr ceremonira kujtim-dhe-lot-ndjellėse tė kufomave gjoja “artistike” qė sot qelbin ekranet me erė gjak dhe myk. Pėrmes shfaqjes nėpėr ekrane tė filmave me italianė qesharakė dhe gjermanė budallenj. Duke bėrė sikur nuk dinė, sikur nuk kuptojnė, se krimi komunist tė cilit ata sot i bėjnė hosana’, ishte mė i zi, mė gjakatar, mė kriminal se tė gjitha fashizmat dhe nazizmat bashkė. Me sfonde zyrash ku, si pa dashur, nė mur rri varur portreti i diktatorit etj., etj. Dhe janė pikėrisht ata tė filmave, ceremonive, qokave, ekspozitave, teatrove dhe krejt xhinsi i tyre, ata qė po thonė se nuk duhet hequr, ndėrkohė qė edhe vetė e dinė mirė se ka plot raste qė vet’ autorėt gjenialė kanė grisur dhe grisin me duart e veta kryevepra dhe nuk ka asnjė rast kur mediokrit tė prekin plehrat e veta tė cilat i quajnė tė gjitha kryevepra. Dhe unė, o bija ime, nuk kam qenė gjithmonė si jam katandisur! Kur isha i ri beqar isha i bukur. Njė nga ato kurvat komuniste qė sheh kėtu lart nė kėtė pėrdhosje, njėra tė cilėn unė s’e pėrfillja, bėri njė intrigė kundėr meje lidhur me atė kushėririn gjuhėrrėshqitės tė cilit i pushoi zemra ulur nė karrige. Dhe ajo u bė sebep qė nuk munda tė marr pėr grua atė qė mė deshte xhani mua, por, nga halli, mora atė e cila pėr kėta pėrbindėshat kėtu ka simpati, atė tarallaqen, mamin tėnd. Kjo ėshtė arsyeja qė ti sot duke mos qenė Bijė Pasioni nuk je dhe aq e bukur. Po mos u mėrzit, se, s’po di si tė ta them, kohėt nuk mund t’i ketė njerėzit mė tė bukur se veten. Mė kuptove besoj.

Aty pranė, njė mami me tė birin adoleshent;

- Mami, cilat janė ato tetat atje?!

- Ta kallxon mami cilat janė ato tetat, ty o qefli i tetave tė muzeumeve, refuzues i dhjetave tė mėsimeve. Ja, tre femra, tė tria me pushkė ndėr duar! Ajo nga e djathta, o xhan’i mamit, ishte njė urruspie zborriste e pėrjetshme, aq telendare sa s’bėn ta dish sepse ēekuilibrohesh mendėrisht pėr gjith’ jetėn. Ajo katundarja qė e mban pushkėn poshtė, ishte dhe ėshtė thjesht njė care. Kjo nė mes, qė duket aq e pafajshme, ishte aq edepsėze sa njė tė tillė nuk do ta gjesh dot nė asnjė film e nė asnjė libėr tėrė jetėn. Para ca kohėsh, njė xhaxhi, tekstin e tė cilit mami yt e ka shumė qejf, shkroi pėr kėtė soc-llurbėn aty lart; “Pafuqia dhe paturpėsia, dhuna dhe pėrulja, padituria dhe padrejtėsia, frikacakllėku dhe burracakllėku njerėzor, janė tė gjitha atje. Sipas autorėve, deri aty nga mesi i shekullit tė kaluar shqiptarėt nuk kanė pasur fare femra. As nėna, as motra, as bija, as kushėrira, as tė dashura. Dhe rrjedhimisht as seksin nuk e kanė ditur ēfarė ishte. Erdh’ u a mėsoi ai proletari nė mes me xhaketėn supit. Nga mesi i shekullit tė kaluar e tėhu, po. Prej atėhere kemi femra. Kemi tri femra. Tė vetmet ndėr gjithsej trembėdhjetė personazhet-simbole tė historisė. Rrėqethje antiestetike unikale; Shpėrpjesėtimi i kohės ngėrē - Ainshtainian. Katėr femra, tetė meshkuj - ndėrlikim Darvinian. Burra me mustaqe, gra me pushkė - problem Frojdian. Proletar vetėm njė, kazmė e lopatė asnjė - hall Marksist. I therur asnjė - pisk Stalinist. Sa kohė ka qė rri varur atje ajo paēavure? Aty tek rreth pesėmbėdhjetė milionė minuta!”. Kuptove xhan’i mamit ?! Edhe diēka dhe s’tė bezdis mė se e shoh qė t’u bė koka shkėmb si e atij me grushtin lart; Po tė mos ishte ai proletari i gėrrditshėm nė qendėr, i cili, meqėnėse mė kishte qejf vet, mu’ pėr kėtė sajoi njė intrigė tė ulėt, unė nuk do isha martuar me babin tėnd, atė budallanė me brirė qė vjen kėtu e loton sepse kjo pamje i pėlqen, por me njė tjetėr qė i thoshin “me biografi tė keqe”, dhe ti biri im, nuk do ishe kaq i pa qartė sa tė mė pyesje pėr kėto spiridhiēkat kėtu, por do ishe mė i fisėm, mė i bukur, mė shtatlartė dhe koka nuk do tė kishte dalė me qoshe. Prandaj unė pėr tėrė kėtė pocaqi’ e kam njė mendim. Eshtė krim qė rrezaton aq ligėsi sa bėn tė dridhet dhe tė rrėqethet gjithēka. Jo vetėm super tė ndjeshmit, shqiptarėt nervozė nga natyra, ata qė gjith’ kohėn fėrfėllojnė vetvetiu si fije bari, ata fantaziozėt aq tė djegur pėr tė udhėtuar, lundruar dhe fluturuar, saqė shtėpitė gjigande po i bėjnė si tragete dhe aeroplanė, por edhe pllakat e bulevardit i rrėqeth, i lėviz, i shkul kjo ligėsi! Ky mallkim i kohės kur tė bije nė dashuri ishte njėlloj sikur tė tė ndodhte njė fatkeqėsi. Ky pisllėk qė ndot mė tepėr se tė gjitha petroliferat dhe tė gjithė centralet bėrthamore sė bashku. Ky shėmtim i pa emėr tė cilin ca guakė e quajnė “Art”. Kjo mėnxyrė! Kjo vrromė!

Mund ta ndotni, ta pėrdhosni ose ta zhgarravisni. Dhe ashtu, tė ndotur, tė pėrdhosur apo tė zhgarravitur, me shekuj aty ta lini. Por mė e mira, pėr aq arsye sa kjo llahtari pllakėza ka, ėshtė - ta hiqni!
toni
toni

Numri i postimeve : 225
Reputation : 0
Points : 29783
Registration date : 10/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Gjak dhe myk mbi mozaik :: Komentet

flutura

Mesazh Tue Jan 15, 2008 9:03 pm nga flutura

Laughing Laughing Laughing Laughing Sad Sad Sad Sad Sad Sad Laughing Laughing Laughing Laughing Laughing Sad Sad Sad Jo o Edison Ypi nuk besoj se dikush tjeter do ta analizonte me sakte. Laughing Laughing Laughing Sad Sad Sad Laughing Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Jan 15, 2008 9:09 pm nga emigranti

Pa koment;

“Proletari”, ishte njė qen-bir-qeni qė s’dinte tė bėnte asnjė punė, veēse tė llapte dhe tė thurte intriga tė ulėta. Edhe dallamangua ka qenė i armatosur me njė libėr tė kuq tė cilin ia hoqėn kur ti sapo kishe lindur. Ky “proletari” qė e quante veten “klasė nė fuqi”, u thoshte vajzave; “O bushtra, mos pėrdorni pampersa mikroborgjeze, pėrdorni lecka proletare”. Dhe ai zgėrdhihej, dhe ato heshtnin. Laughing Laughing Embarassed Embarassed Embarassed

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

mira

Mesazh Wed Jan 16, 2008 4:08 pm nga mira

Mozaiku eshte nje veper e ndertuar me qellime demagogjike dhe ideologjike, pra ai nuk ka asnje vlere artistike dhe as historike prandaj duhet te ishte hequr me kohe.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Jan 18, 2008 3:04 pm nga Iliriada Portal

Gjak dhe myk mbi mozaik Mozaiku

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Jan 27, 2008 3:13 pm nga Iliriada Portal

“Tė dashuruar pas vetes, si Narcizi”



Letėr e nėnshkruar, Ariana Hasani
27-01-2008


Qė Shqipėria ėshtė vendi i paradokseve, kjo tashmė ėshtė e vėrtetuar. Ėshtė vėrtetuar me diskutimin pėr heqjen e yllit nga flamuri, pėr datėn e saktė tė ēlirimit tė vendit nga nazizmi, ose siē u shprehen shpesh atė kohė, se kur ėshtė larguar gjermani i fundit nga vendi ynė, me diskutimin pėr ndryshimin e emrave tė rrugėve apo institucioneve etj., etj.

Kjo ėshtė arsyeja qė ne jemi tė pėrgatitur dhe kemi fituar njėfarė imuniteti ndaj paradokseve e nuk na bėn pikė pėrshtypjeje. Sė fundmi, dikush hodhi idenė pėr heqjen e mozaikut nė fasadėn kryesore tė Muzeut Kombėtar. Perse?! Se nuk pasqyron realitetin.!!! E nėse fillimisht u duk si njė fjalė e lėshuar nė tym, thjesht “sa pėr t’u gjendur Kola nė punė!”, (se edhe ne tė Muzeut Kombėtar punojmė pėr partinė dhe nuk rrimė kot!) ajo mblodhi rreth vetes nė diskutim, si njė gur i lėshuar nė ujė, rrathė qė vijnė duke u rritur politikanėsh, historianėsh, intelektualėsh tė shoqėrisė civile e artistėsh.

Njė ditė dėgjova edhe autorin e veprės i cili pėr ta shpėtuar atė ( sigurisht qė i dhemb) arsyetonte me faktin qė ēdo pllakėz e vogėl ėshtė e ngurtėsuar nė beton e ėshtė shumė e vėshtirė pėr t’u shkulur ai mozaik. Me vete mendova: “Ku nuk ju shkon mendja! Vetėm pėr tė prishur!”. E mendjendriturit, tė cilėve u shkoi ndėrmend kjo gjė, do tė kenė menduar dhe do tė kenė nė kokė edhe versionin se ēfarė duhet tė vendosin nė vend tė tij. Sigurisht, do tė zgjedhin e do ta bėjnė fakt vetė se tashmė Shqipėrinė e konsiderojnė si ēifligun e tyre e tė gjithėve ne, si argatė qė duhet tė dėgjojmė se ēfarė urdhėrojnė ata.
Por, duke dashur tė pasqyrojnė realisht Shqipėrinė, tė mos harrojnė pa i lėnė njė vend kryesor viteve qė nga “’91 e sidomos 1997, ku gjithė populli i vetė-armatosur shkroi nė histori njė faqe tė zezė, pamje tė sė cilės transmetohen nė tė gjithė botėn sa herė qė bie fjala pėr vendin tonė e qė sigurisht na bėn tė skuqemi. E pikėrisht ajo luftė, ishte produkt i politikės sė “pseudopolitikanėve” tanė tė nderuar, qė pėr fatin e keq tonin, ndonėse ato ditė u zhdukėn, sot i kemi prapė nė majat e pushtetit. Pra ata kanė mjaft se ēfarė tė vendosin nė mozaik pėr 17 vjet “dhjerokraci” e ndofta, si kapacitete qė janė, mund tė krenohen me to.
Pėr diēka i lutemi Zotit: Si tė dashuruar qė janė pas vetes, si Narcizi, ishalla nuk i thotė mendja tė skalisin fytyrat e tyre nė ndonjė cep tė mozaikut, pėr t’i pėrjetėsuar, se do i hapin punė popullit pėrsėri nė 2009, pėr t’ua prishur! S’ke ē’i bėn, vetė na kanė mėsuar. Qysh nė vitin 1991 vetėm prishim, prishim, prishim...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Fri Feb 01, 2008 11:21 am nga ILIRI

Pse nuk duhet prishur mozaiku i Muzeut Kombėtar

Nga Robert Permeti

Marr shkas nga diskutimi i hapur pėr problemin e mozaikut tė vendosur te fasada e Muzeut Kombėtar, i cili ndodhet para alternativės qė tė prishet si simbol i komunizmit, apo jo. Nė kohėn qė po jetojmė, kur kemi rreth 20 vjet qė po zvarritemi nėpėr demokraci e pėr demokraci, ka ardhur koha qė tė rishohim veten tonė se ku po na ēon nė tė vėrtetė demokracia dhe se ēfarė duhet tė bėjmė konkretisht me mbeturinat e komunizmit.
Nėqoftėse emisioni i drejtuar nga R.Papa nuk do tė pėrshkohej nga mediokriteti i kėtij lloj gazetari, them se do tė isha dakord qind pėr qind me drejtorin e Muzeut Kombėtar. Por, duke ndjekur bisedėn, krijova mendimin se z.Beqir ka tė drejtė nė esencė, por mendoj se problemi nuk ėshtė kapur nga brirėt, pėr arsyet qė mendoj t`i trajtoj mė poshtė.
Kam krijuar bindjen se ne kėto rreth 20 vjet demokraci po aplikojmė nė mėnyrė shumė shembullore “teoritė e hazretit Lenin”, kur derėziu hodhi idenė e tė ecurit “njė hap para e dy hapa prapa”. Dikur, nė shkollat dhe kurset e partisė, ky lloj filozofimi u mor shumė seriozisht si gjenialitet, por pėr fat tė keq demokracia nuk i pranon kėto lloj filozofish tė stilit tė tė ecurit si gafore. Kemi rreth 20 vjet qė jemi shqepur sė prishuri e shkatėrruari uzina, kombinate, fabrika, diga, hidrocentrale, termocentrale e sa e sa tė tjera dhe tani ngelet radha tė prishim edhe mozaikun si kurban i komunizmit. Pėr ta prishur nuk duhen mė shumė se tri sekonda kohė dhe nja 200 lekė tė vjetra eksploziv C4 dhe me kaq problemi ėshtė i zgjidhshėm. Konkluzioni: “Ne pėrsėri renditemi ndėr shtetet e rralla tė botės, qė nė ambientet e veta ka vetėm njė Skėnderbe me shpatė nė dorė dhe heronjtė e Vigut nė Shkodėr, qė presin e pėrcjellin refugjatė”.
Mozaiku ka njė problem thelbėsor tė cilin e kemi qė tė gjithė ne shqiptarėt nė thelbin tonė: “kemi lindur dhe jemi rritur nė diktaturė” dhe kuptohet qė kjo ėshtė njė fatkeqėsi kombėtare qė na u imponua dhe jo se kėshtu deshėm. Prindėrit tanė luftuan me armė nė dorė, duke sakrifikuar rininė e tyre me idealin e viteve 40 pėr njė Shqipėri demokratike, duke mos e pasur fare idenė se ēfarė tradhtie do tė pėsonte kauza e tyre nga etja pėr pushtet e kastės diktatoriale qė do tė formohej mė pas. Kuptohet qė kėtė fatkeqėsi e ka dhe e mbart edhe mozaiku nė fjalė. Kush mund tė mendonte atėherė qė mozaiku tė ishte modern si me artet pamore tė sotme, d.m.th., tė mbushej me femra me minifunde e me gjokset si azgane, apo tė kishte simbolin e lirisė sė mendimit me rangullinat bide WC, brekė, kanotiera etj., qė shpesh i shohim nėpėr bienalet e arteve pamore shqiptare, tė organizuara nė Galerinė Kombėtare tė Arteve. Cili krijues apo pushtetar, gazetar apo ministėr, skulptor apo arkitekt, trim apo frikacak, i zgjuar apo budalla do ta merrte iniciativėn pėr tė bėrė art tė lirė e demokratik? Cili nga kėta trimat e sotėm e ka thėnė fjalėn e vet dje, qoftė edhe nė biseda me zė tė ulėt? Pra, mozaiku ėshtė dėshmi e njė periudhe makabre, qė mbart gjithė gjynahet e kohės qė ne jetuam. Si i tillė ai duhet tė qėndrojė po atje. Mos e haroni kurrė parullėn e atyre viteve: “Armiku mė i rrezikshėm ėshtė ai qė harrohet”. Enveri kėtė parullė e pėlqente, sepse kishte parasysh armiqtė e tij dhe nuk e mendonte kurrė qė ai me shokėt e tij tė Byrosė Politike do tė ishin armiku mė i rrezikshėm i kėtij populli. Ai kurrė nuk duhet harruar.
. . . .
Nė Berlin ka fasada tė tėra me mozaikė tė periudhės sė diktaturės qė asnjėri nuk mendon t`i shkatėrrojė, por i ruajnė si dėshmi tė njė periudhe konkrete, qė e jetoi njė popull i tėrė dhe qė nuk duhet harruar kurrsesi.
Kam pasur rastin tė shoh pallatin e Duēes nė Itali. Aty asgjė nuk ėshtė prekur, qoftė edhe gardhi rrethues. Duhet tė kujtojmė se italianėt e varėn me kokė poshtė nė mes tė sheshit diktatorin e tyre, kurse ne diktaturės i numėruam vetėm kafet e harxhuara d.m.th., i rruajtėm leshtė dhe tashti, meqė s’kemi se ē’t`i bėjmė qullit, kemi filluar t`i fryjmė kosit.
Nėqoftėse ne duhet tė prishim, siē kemi prishur deri mė sot, normalisht puna duhet tė nisė nga prishja e Universitetit Shtetėror tė Tiranės, Akademisė sė Arteve, stadiumin “Qemal Stafa”, Kryeministrinė, ,inistritė etj., sepse nė kompleks urbanistik ato formojnė stemėn e fashizmit. Por, a kemi ne kurajė pėr njė gjė tė tillė dhe a do tė quhej kjo njė normalitet logjik? Pushtetarėt tanė ēdo ditė pėrballen me rojat e Gardės sė Republikės, qė aksidentalisht quhet e tillė, sepse nė fakt ajo ėshtė garda e pushtetarėve tė djeshėm e tė sotėm. Ushtarėt e veshur me uniformat e kuqe e me spaleta sllave nuk janė asgjė mė shumė se simbole apo simbolucka tė sė djeshmes sė errėt dhe pushtetarėt tanė kalojnė duke iu buzėqeshur tė kėnaqur ēdo mėngjes apo drekė kėtyre simboleve tė rishfaqura pėr tė na kujtuar se komunizmi ėshtė pėrherė prezent.
Tė shtrosh ēėshtjen pėr prishjen e njė vepre arti, edhe nėqoftėse ky ėshtė mendim i komunitetit artistik, mendoj se llogaritė duhen bėrė mbi baza logjike.
Nuk mund tė flasė pėr vlerat artistike apo pėr antivlera Robert Papa qė ka mbaruar shkollėn pėr veterinari apo agronomi dhe qė nuk lė rast nė emisionet e tij pėr tė na kujtuar se, kur ka qenė ai nė Amerikė, apo kur ka parė nė Amerikė, apo kur nė Amerikė ........ Kur ai na pėrmend shpesh faktin se ai ka qenė nė Amerikė, nuk e keni idenė sesi ndihemi ne qė nuk e kemi parė Amerikėn. Sa madhėshtor ėshtė fakti qė veterineri apo agronomi i djeshėn, sot kthehet nga Amerika jo mė si agronom por si njė gjeni, qė s`e ka pėr gjė t’ia presi fjalėn nė mes sa herė t`i teket studiuesit historian e me grada shkencore, tė mirėnjohur e tė respektuar, ndėrkohė edhe drejtor i njė institucioni shumė tė respektuar.
Nėqoftėse nuk do tė mė pėlqente logjika e tė mėsipėrmve, mendoj se nuk duhet abuzuar edhe me idenė qė i kėrkohet autorit pėr tė folur pėr vlerat e mozaikut nė fjalė. Piktori Vilson Kilica jam i bindur se do tė ndihej ngushtė prej modestisė pėrpara kėsaj kėrkese, ashtu siē jam i bindur se mozaiku ėshtė njė arritje artistike qė nuk mund tė marrė pėrsipėr sot pėr sot qė tė quhet kryevepėr dhe si e tillė, ajo me modesti quhet vepėr e realizuar, nė vitet kur asnjė shqiptar nuk kishte kurajė tė belbėzonte. Sot qė kemi parė mozaikėt e Vatikanit, mund tė kemi pretendime edhe pėr mė tepėr, por diktatura veē tė tjerash kish edhe kufizimet e saj. Jo tė gjithė krijuesit mund tė dilnin jashtė shtetit pėr tė parė. Pra, krijuesit e asaj kohe nuk i kishin hapėsirat nė dispozicion, sepse ekzistonte shprehja “Kufiri ėshtė deri te thana”. Nuk duhet harruar se piktori Kilica ka pasur nė dispozicion vetėm njė faqe pėr tė shprehur idenė e tij, ndryshe nga gazetat qė dalin me mijėra faqe apo historianėt qė kanė nė dispozicion vėllime tė tėra pėr tė shprehur idetė e tyre dhe, nė kėto kushte, mozaiku nuk i ka mundėsitė qė tė shprehė gjithēka dhe tė sqarojė ēdo gjė, aq mė tepėr tė plotėsojė kėrkesat e tė gjithėve. Mozaiku i muzeut ka njė zgjidhje kompozicionale mė njė ide pėrgjithėsuese mbėshtetur nė traditat e popullit tonė pėr liri e prosperitet, qė asnjėri s’mund tė thotė se ėshtė huazim sllav, grek apo nga Burkina Faso. Pra, nė thelb, mozaiku ka karakter tė theksuar shqiptar, gjė qė kemi shumė nevojė qė ta dimė nė ēdo ēast se jemi shqiptarė, sepse kam idenė qė ka shumė nga ne qė e kanė harruar se janė tė tillė. Karakteri kombėtar e monumental i saj ėshtė shprehur rrjedhshėm nėpėrmjet vlerave estetike qė justifikon dhe pėrkon me gjuhėn simbolike tė figurave tė zgjedhura. Zgjidhja kompozicionale, nė raport me idenė qė autori trajton nė tė, janė njė tėrėsi unike dhe qė nė gjuhė artistike krijon njė ambient emocional, si nė kohėn kur u bė, ashtu edhe nė ditėt tona, qė tė ngacmon dhe nuk tė lė qė tė jesh indiferent, arsye kjo qė edhe po nxit diskutimin masiv tė saj. Koloriti i zgjedhur i pėrshtatet nė tėrėsi teknikės sė pėrzgjedhur (mozaik) dhe krijon njė fasadė koloristike me jo pak emocione. Ka kaluar atėherė nė sitėn e njė sėrė komisionesh artistike, tė cilat nė atė kohė e kanė vlerėsuar edhe me ēmim tė parė. Por, nuk ėshtė thelbėsore vlerėsimi me ēmim tė parė, thelbėsor ėshtė fakti i qytetarisė qė ka fituar ky mozaik qė nga e kaluara e deri mė sot. Ai ėshtė bėrė pjesė e prezantimit bukur tė kryeqytetit tonė.
Si i tillė, atij nuk mund t`i mohohen vlerat artistike dhe mbi tė gjitha nuk mund tė njehėsohet apo tė trajtohet kurrė si studim historik. Kjo nuk do tė thotė qė ndokush nėpėr intervistat e marra nėpėr rrugė nga personat qė dalin tė bėjnė pazarin apo qė kanė ardhur nė Tiranė pėr tė shitur qepė apo kunguj tė prononcohen dhe tė shajnė apo tė mburrin urbanistikėn e Tiranės apo edhe pėr mė tepėr njė vepėr arti tė Tiranės. Akoma vazhdohet me logjikėn e zėrit tė masės si dikur. Lėre fshatarin tė rrisė kunguj e qepė dhe mos i kėrko tė analizojė veprat e artit. Pėr hir tė emisioneve, mos e mbushni ekranin me opinione nga tė pashkolluarit pėr tė gjykuar tė shkolluarit e pėr mė tepėr tė talentuarit. Janė bėrė gjyqe e burgje nga artistė, vetėm e vetėm se “Zėri i masės” bėnte vlerėsimin dhe gjykimin e veprave tė artit tė artistėve, nė vend qė masės t’i kėrkohej llogari pse nuk mbillnin qepėt dhe kungujt qė populli tė mos arrinte tė hante edhe fletėt e qepės nga uria. U harruan internimet e vitet e burgut tė Osekut, Gjergos, Trebeshinės,Velos, Lubonjės etj. Vetėm tė mendosh se mund tė bėhet diskutim masiv nga kushdo i problemeve qė nuk janė tė tė gjithėve, tė irriton. Nė Shqipėri duhet tė heqė dorė gomari pėr tė bėrė punėn e kalit, nėqoftėse duam tė ardhme.
Tiranės, si edhe qyteteve tė tjera, i mungojnė shumė veprat e artit nė publik, prandaj mendoj qė ato duhet tė shtohen dhe jo tė prishet edhe kjo e vetmja dhe e rrallė qė sot pėr sot kemi. Nuk mendoj se ne mund tė bėhemi si Roma, Firence etj., por kjo nuk na jep tė drejtėn qė tė triumfojė mendimi primitiv pėr tė prishur edhe ato pak gjėra qė kemi. Ky diskutim pėr mozaikun nė fjalė mendoj se duhet tė nxisė jo prishjen e tij, por vendosjen e njė sėrė veprash tė tjera arti pėrreth fasadave tė kėtij muzeu. Veprat e artit qė do tė mund tė vendoseshin pėrreth muzeut, duhet tė jenė cilėsisht shumė herė mė tė bukura sesa mozaiku nė fjalė, sepse sot ekzistojnė tė tjera mundėsi, por dhe kjo, nėqoftėse mund tė arrihet, sepse tani pėr tani ėshtė thjesht njė llaf goje. Kur tė arrihet qė muzeu tė kthehet nė njė tėrėsi apo kompleks i kulturės sė vėrtetė artistike me pėrmbajtje historike, atėherė ne nuk kemi pėr tė pasur mė frikė nga njė vepėr e realizuar nė diktaturė. Nė kuadrin e njė kompleksi tė tėrė me vepra arti, jam i bindur se po ky mozaik ka pėr tė mbajtur tė freskėt nė memorien e popullit tonė, faktin e hidhur se popujt janė gjithmonė tė kėrcėnuar nga diktaturat. Dhe ne shqiptarėt kemi shumė nevojė qė dikush tė na e kujtojė pikėrisht kėtė gjė. Dhe kjo ėshtė vlera qė sot pėr sot edhe pėr tė nesėrmen, mbart kjo vepėr arti, nė thelbin e vet.
Mendimi im ėshtė qė kjo vepėr arti tė mos preket, edhe pėr faktin se diktatura nuk jetoi se u bė ky mozaik, por pėr faktin e hidhur dhe pėr fatkeqėsinė kombėtare qė bashkėpunėtorėt e komunizmit si dje, edhe sot, u mbollėn dhe janė kudo, nė politikė dhe pushtet, nė biznes e nė art. T`i veshėsh mozaikut mantelin e simbolit tė diktaturės, do tė thotė qė t`i shėrbesh neodiktaturės, sepse po tėrhiqet vėmendja nga mjegullnaja e dosjeve tė bashkėpuntorėve tė ex Sigurimit tė Shtetit dhe po krijohet imazhi se, po tė pastrojmė Tiranėn nga mozaiku, komunizmi mori fund edhe te ne. Jam mė se i bindur se po tė ishte kėshtu, autori Kilica do tė kishte bėrė hara-kiri, mjafton qė njerėzit tė mos jetonin nė varfėri e me asistenca, tė kishin mė shumė drita e ujė, mė pak krime e mė pak korrupsion, Por ja qė nuk ėshtė kėshtu,dhe vetė autori jeton si gjithė shqiptarėt e tjerė, pa ujė, drita etj.
Korrupsioni galopant i transportuar nga pinjollėt e komunizmit po e varfėron e shkatėrron kėtė vend prej vitesh, ky ėshtė njė fakt qė do t`ia vlente tė sakrifikohej pėr t`u shkatėrruar. Janė kėto simbolet e vėrteta tė diktaturės “bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit”, mė tė rrezikshėm se vetė shefat e tyre, qė nė fund tė fundit kanė qenė njerėz me funksione organike legale. Janė kėta bashkėpunėtorė qė pėr ēudinė tonė, edhe pse me pseudonime tė ekspozuara, kanė nxjerrė nė pension shefat e tyre dhe vetė kanė zėnė majat. Ish-spiuni i vogėl e sot deputet, ish-bashkėpunėtorja zonjushkė e sot deputete. “Kam qenė i vogėl”, - thotė njėri. “Kam qenė e re”, - thotė tjetra, por asnjėherė nuk pranojnė se kanė qenė bashkėpunėtorė gjer nė kėrthizė dhe qė kanė shkatėrruar jetė njerėzish qė nė bark tė nėnės. Dhe kėta flasin pėr demokraci e pėr luftė kundėr simboleve tė komunizmit. Dhe tė gjithė dėgjojmė dhe nuk kėrkojmė masivisht pėr t`i qėruar kėto plehra, jo nga parlamenti dhe pushteti, por edhe pėr t`i distancuar nga shoqėra aktive, si infeksione qė mbajnė erė. E them kėtė, sepse mendoj se kėta lloj ish-bashkėpunėtorėsh, deputetė apo qeveritarė tė djeshėm apo tė sotėm, pengojnė dhe sabotojnė rivendosjen e prestigjit tė nėpėrkėmbur tė ish-tė dėnuarve politikė, sabotojnė me anė tė korrupsionit demokracinė e vėrtetė shqiptare. Kėta janė simbolet e vėrtetė tė komunizmit qė duhen shembur. Ky ėshtė problemi aktual i shoqėrisė shqiptare, pėr tė cilin ne nuk duhet kurrė tė qėndrojmė indiferentė.
Shoqėria shqiptare, jeta politike, qeveritė e njėpasnjėshme kanė nevojė tė pėrditshme qė tė demokratizohen, sė pari duke u pastruar nga simbolet e vėrteta tė komunizmit dhe jo nga imazhet propagandistike tė tij, ndryshe, shumė shpejt njė ditė do tė zgjohemi tė befasuar nė neodiktaturė, por do tė jetė vonė. Nuk duhet tė harrojmė kurrė takimin me pjesėmarrėsit nė demonstratat e studentėve tė ish-presidentit tė fundit tė diktaturės, qė sot e quan veten me shumė cinizėm “ish-presidenti i parė i demokracisė shqiptare”. Tė gjithė pjesėmarrėsit nė takim, pa pėrjashtim, antishqiptari Ramiz i ka vendosur nė majat e politikės dhe tė qeverisjes sė vendit dhe po bėhen rreth njėzet vjet qė nuk spostohen, por mbeten gjithmonė tė njėjtėt, po ata, si atėhere nė sallėn e mbledhjes me dhjetoristat, ashtu siē bėri dje Enveri me shpurėn e tij dhe karrierėn e vet.
Lufta e vėrtetė pėr demokraci ėshtė lufta pėr mirėqenie e prosperitet. Por kėtė nuk mund dhe as qė e duan ta realizojnė ish-pinjollėt e diktaturės, tė cilėt sot janė fuqizuar ekonomikisht duke u vėrtitur prej vitesh nėpėr oboret e pushtetit, pavarėsisht nga flamurėt partiakė qė ngrenė. Gjithmon qėndron nė hije si sfond antishqiptari mė famėkeq, Ramiz Alia, qė nė vitet `90 u mor me simbolet e Enverit dhe tani, me djallėzi nėpėrmjet pinjollėve tė tij, bėn sikur Shqipėria vuan nga mozaiku i Muzeut Kombėtar. Ne duhet tė kuptojmė pėrfundimisht se pėrpara nuk ecet duke shkatėrruar, por vetėm duke ndėrtuar, nėqoftėse duam tė ndėrtojmė tė ardhme. Nisma pėr tė shkatėrruar njė vepėr arti nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė tymnajė, nga e cila populli nuk pėrfiton asgjė veē pėrtypjes nė heshtje tė shijes sė hidhur tė ish-diktaturės, qė kėrkon tė rikthejė neodiktaturėn. Shkatėrrimi ėshtė simbol e vepėr e barbarėve dhe nė gjuhėn shqipe dhe ndėrkombėtare quhet barbarizėm.


* Piktor

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi