ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teatrot operistikė italianė “rrėmbejnė” yjet shqiptarė

Shko poshtė

16012008

Mesazh 

Teatrot operistikė italianė “rrėmbejnė” yjet shqiptarė Empty Teatrot operistikė italianė “rrėmbejnė” yjet shqiptarė




Saturday, 12 January 2008
Artistėt operistikė shqiptarė duket se kanė filluar qė tė rrėmbejnė sukseset nė skenat evropiane qė nė ditėt e para tė vitit 2008. Njė nga vendet, i cili ka marrė ajkėn e artistėve operistikė shqiptarė ėshtė vendi fqinj Italia, i cili sezonin artistik operistik tė tij e ka hapur me artistėt mė tė mirė shqiptarė, tė cilėt me zėrin e tyre brilant janė bėrė edhe pėrcjellės tė artit shqiptar nė vende tė tjera. Nė mbrėmjen e ditės sė nesėrme sopranoja e parė e Teatrit tė Operės dhe Baletit Eva Golemi sė bashku me njė ndėr tenorėt mė tė talentuar shqiptar Armando Kllogjerido tė ngjiten nė skenėn e qytetit tė Leēes nė Itali ku do tė interpretojnė pėrkrah artistėve italianė nė operėn “Toska”. Para koncertit sopranoja e njohur nė njė prononcim dhėnė pėr gazetėn “Sot” u shpreh se ndihej e lumtur qė do tė interpretonte rolin e Toskės nė shfaqjen operistike me tė njėjtin emėr, dhe ndėrkohė ajo po pėrgatitej pėr shfaqjet qė do tė startojnė nė skenėn shqiptare, por pa harruar edhe skenat evropiane.“Unė dhe tenori Armando Kllogjeri kemi njė koncert ditėn e hėnė nė Leēe tė Italisė me operėn “Toska” dhe pastaj do tė kthehemi po me operėn “Toska” dhe Violetėn nė sezonin artistik qė sapo ka nisur. Por, nė datėn 18 janar do tė interpretoj nė galanė e Teatrit tė Operės dhe Baletit. Gjatė vitit 2008, pėrveē projekteve me Teatrin e Operės dhe Baletit, nė muajt mars unė do tė jem pjesė e njė turneu ku do tė jem nė disa qytete tė Italisė si nė: Milano me “Al’rzianet e Ēiliea” nė kėtė opera unė do tė interpretoj rolin e Vivetės. Pas kėtyre vjen opera “Don Karlosi” e Verdit ku unė do tė luaj rolin e Elizabetės. Pas kėtyre nė Kroaci kam pėrsėri “Toskėn”, mė pas nė Napoli “Traviatėn” si dhe shumė projekte tė tjera. Por, ndėrkohė qė do tė jem pjesė e pandarė nė veprat qė do tė vendosen nė Teatrin e Operės dhe Baletit”- u shpreh sopranoja. Por, nė kėtė sukses nuk ngelet mė pas edhe tenori Armando Kllogjeri, i cili ka interpretuar me shumė sukses nė skenėn shqiptare, por edhe nė atė botėrore, i cili do tė interpretojė mes tė tjerave edhe njė arie tė famshme franceze. Mė tej gjatė fjalės sė saj sopranoja shton se nė kėto bashkėpunime, pėrveēse krijimit tė njė marrėdhėnie tė ngrohtė mes kolegėsh shumė e rėndėsishme ėshtė edhe eksperienca. “Ėshtė shumė e rėndėsishme tė kesh sa mė shumė kontakte, jo vetėm me regjisorė, por edhe me kolegė tė teatrove tė tjera, tė shkollave tė ndryshme nga kjo e jona, pasi gjithmonė ka diēka pėr tė mėsuar. Gjithēka ėshtė eksperiencė, dhe secili ka sjelljen e tij artistike. Mbi tė gjitha duhet tė mėsosh tė dish tė kesh marrėdhėnie tė ngrohtė nė skenė, pasi nė tė kundėrt publiku do tė qėndrojė larg, dhe pėr ne, shpėrblimi i madh janė duartrokitjet dhe ajo ēka arrijmė tė pėrcjellim te tė tjerėt”- sqaron sopranoja. Viti 2007 ka qenė tejet intensiv pėr sopranon Golemi, jo vetėm nė skenėn tonė tė operės, por edhe pėrtej. Nisi me “Buterfly” pėr tė vijuar me “Traviatėn” qė e vuri nė skenė Massimo Ranieri. Pas njė audicioni nė Milano, ishte nė njė turne, ku interpretoi Violeten nė operėn “Traviata”. Nga Italia nė Gjermani, Angli, Francė, Danimarkė, Zvicėr. Plot 11 shfaqje nė rolin e Violetės nė skena tė huaja, duke mos llogaritur shfaqjet ne skenėn e TOB-it. Pėr tė vijuar mandej me Rozalindėn, te “Lakuriqi i Natės”, e pėr ta pėrfunduar nė galanė e fundvitit, qė ishte edhe balloja e madhe vjeneze, qė po synon tė kthehet nė njė traditė edhe nė Tiranė. Por, nė skenėn e italiane ka disa ditė qė po interpreton nė mėnyrė tė suksesshme edhe tenori tjetėr shqiptar Josif Gjipali dhe pikėrisht nė Gjenova tė Italisė. Tenori Josif Gjipali interpreton nė operėn "Manon Lescaut" qė hapi sezonin operistik nė Gjenovė, e cila njihet si historia e kalorėsit De Grieux dhe Manon Lescaut ku rolin e kalorėsit De Grieux e interpreton tenori shqiptar. Nė kėtė vepėr operistike ėshtė respektuar epoka si nė skenografi, ashtu edhe nė kostume. Manon interpretohet nga Micaela Carosi qė dy vjet mė parė fitoi ēmimin "Abbiati" tė kritikės muzikore italiane, Lescaut nga Gabriele Viviani, Geronte nga Carlo Lepore, etj. Nė Torino nė 1 shkurt 1893, triumfi i "Manon Lescaut" u bė suksesi i parė i vėrtetė dhe bekimi i Giacomo Puēinit. Trajtimi i historisė ėshtė kompleks pasi duhet tė kalosh situata tė ndryshme pėr tė arritur nė fundin tragjik. Ndėrsa muzika ndjek dashurinė e dy tė rinjve, studentit Renato (Josif Gjipali) dhe 18-vjeēares Manon, qė ishte nisur pėr nė njė manastir. Vepra ka arie tė mrekullueshme si nė momentet e dėshpėrimit, ashtu dhe nė ato tė trishtimit. Vepra do tė ngjitet nė skenė deri nė datėn 20 janar. Roli i radhės pėr tenorin shqiptar ėshtė ai i Rikardos nė "Njė ballo me maska" nė muajin mars nė Marsejė. Nė skenėn shqiptare opera “Toska” u interpretua nė vitin 2002 me dirigjent grekun Viron Fidexhi me pjesėmarrjen e solistėve tė orkestrės sė TOB. Kjo vepėr operistike nė atė vit u vendos nė skenėn shqiptare edhe falė bashkėpunimit me Institutin Italian tė Kulturės nė vendin tonė, i cili mundėsoi edhe ardhjen e tenorit tė famshėm italian Alifio Grasi. Por, nė role tė tjera nė kėtė kohė interpretuan edhe emra tė tjerė tė njohur si: Edit Mihali me rolin e Florias, Gjergj Sulioti, Ylber Gjini etj, tė cilėt nėn regjinė e Nikolin Gurakuqit sollėn nė skenėn shqiptare njė rifreskim tė kėsaj shfaqjeje operistike.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi