ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrembehet vogelushi shqiptar

Shko poshtė

17112008

Mesazh 

Rrembehet vogelushi shqiptar Empty Rrembehet vogelushi shqiptar




Rrembehet vogelushi shqiptar 20081116193612_artikullATHINE - Drame familjare per nje cift emigrantesh shqiptare ne Greqi. Femija i tyre vetem nje vjecar eshte zhdukur ne rrethana te mistershme dhe per rrembimin e tij ka dyshime te forta per nje person me ngjyre, klandestin nga Siria. Burime zyrtare nga Policia e Athines, konfirmuan per agjencine e lajmeve NOA se Mateo Dullia, eshte emri i djalit qe eshte lindur me 28 shtator 2007 nga nje cift emigrantesh me dokumente te rregullta ne Greqi. Mateo u zhduk me date 7 shtator 2007, mbi dy muaj me pare, nga zona e Kukaki, ne Athine. Kerkimet e deridjeshme te familjes Dullia dhe te afermve e miqve te tyre, policise dhe Qendres kombetare greke per femijet e zhdukur dhe dhunuar, kane rezultuar te pasuksesshme.

Rrembimi

Kur nuk kishte bere ende vitin e ardhjes ne kete bote, Mateo u zhduk mistershem duke lene nen pezmatim te thelle familjen dhe miqte e tyre.

Pasditen e 7 shtatorit te ketij viti, femija njembedhjete muajsh Mateo Dullia gjendej prane baneses ne lokalitetin Kukaki. Rreth ores 18.30, ne nje cast qe femija gjendej i vetem, zhduket ne menyre te mistershme. Kur nena konstatoi humbjen e femijes se saj, leshoi alarmin dhe ne vendngjarje u mblodhen fqinjet si dhe kalimtaret. Ne cast atje ka mberritur nje grup hetimor i policise se Athines. Nga deshmite e mbledhura, policia arriti ne perfundimin se nje burre me ngjyre, kishte rrembyer femijen prane shtepise se familjes Dullia, emigrante te rregullt nga Shqiperia. Diten qe u zhduk, vogelushi kishte te veshur, bluze ngjyre portokalli dhe jeshile si dhe pantallona po ashtu ne ngjyre portokalli, ndrysa mbante ne kembe, nje pale kepuce ngjyre bezhe.

I dyshuari

Personi qe identifikohet nga policia si autor i rrembimit te femijes, eshte Hasan Kerim, 34 vjecar nga Siria, emigrant klandestin prej kohesh ne Greqi. Vendbanimi i tij i fundit qe i njihet eshte ne zonen e Glifadhes ne Athine. "Femija eshte rrembyer nga 34-vjecari i identifikuar me emrin Hasan Karim, 34 vjec, shtetas sirian, emigrant i paligjshem ne Greqi", eshte deklarata zyrtare e leshuar nga policia e Athines. "Hasan Kerim eshte i paligjshem ne Greqi. Ai eshte i gjate 167 centimetra dhe ka peshe 60 kilograme", - shtoi policia e kryeqytetit grek e cila theksoi se po investigon intensivisht per ngjarjen qe ka sjelle trishtim te thelle ne familjen Dullia.

Kerkimet

Ne perpjekje per te ndihmuar ne gjetjen e femijes, agjencia e lajmeve NOA, se ciles i erdhi sinjalizimi per apel ndihme, ben kerkese publike dhe bashkohet me thirrjen e familjareve dhe autoriteteve greke per te gjetur te voglin. Cilido person i cili mendon se ka te dhena per vendndodhjen e femijes, mund te shkruaje ne info@newsofalbania.net, nderkohe te telefonoje menjehere ne numrin SOS 1056 qe eshte nje linje e cila funksionon brenda Greqise, apo ne numrin tjeter, 0030 210 7609554.



Kush eshte Mateo

Vogelushi qe tani duhet te jete 13 muajsh, Mateo Dullia, eshte 70 centimetra i gjate dhe peshonte diten e humbjes, dhjete kilograme, ai ka floke ne ngjyre geshtenje te hapur kurse ngjyren e syve e ka te gjelber.



Te dhenat:

Emri

Mateo

Mbiemri

Dullia

Vitlindja

28/9/2007

Ngjyra e flokeve

Geshtenje e hapur

Ngjyra e syve

Te gjelber

Pesha

Dhjete kilograme



Dita e zhdukjes

07/09/2008

Mbante veshur:

Bluze ngjyre portokalli dhe jeshile

Pantallona ngjyre portokalli

Kepuce ngjyre bezhe

Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Rrembehet vogelushi shqiptar :: Komentet

shqiptari

Mesazh Mon Nov 17, 2008 6:42 pm nga shqiptari

Uroj qe vogelushi te gendet sa me pare dhe uroj qe te jete shendosh e mire.

Edituar pėr herė tė fundit nga shqiptari nė Tue Nov 18, 2008 10:49 am, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gear

Mesazh Mon Nov 17, 2008 11:57 pm nga gear

Nuk mund te imagjinoj dhimbjen e prinderve, bashkohem me urimin e shqiptarit , I uroj da gjejne sa me shpejte vogelushin e vogel...

urime urime urime......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Nov 18, 2008 11:50 am nga Iliriada Portal

Le te mendojme me te miren, qe vogelushi eshte shendosh e mire, dhe le te lutemi qe ai te gjendet sa me pare dhe te dergohet prane prinderve te tij.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Tue Nov 18, 2008 2:36 pm nga ADMIN

Nuk mund ta imagjinoj qendrimin e prinderve te tij ne kete rast ,vertete le te lutemi per vogelushin qe te jete shendosh dhe mire dhe kthim te shpejte ne familje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Tue Nov 18, 2008 3:32 pm nga Drini

Edhe une lutem me ju qe Mateo i vogel te gjendet sa me pare dhe shendosh e mire.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Nov 18, 2008 3:39 pm nga ilda

shpresoj t gjendet sa me shpejte dhe te jete mire .......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Nov 18, 2008 5:57 pm nga emigranti

Kto lloj njerezish qe trazojn jeten e foshnjeve duhen varur. I lutem edhe un zotit qe ky femij te jete shendosh e mire dhe uroj qe ta gjejne sa me pare. Uroj qe te mos degjojme me per lajme te tille rrenqethese.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu Nov 20, 2008 2:40 am nga ADMIN

Dyshimet e nėnės shqiptare: Mateon mund ta kenė shitur
Historia e vogėlushit dhe rrėfimi pėr rrėmbimin nė Greqi


Vogėlushi 13 muajsh,
Mateo Dullia, nuk dihet
nėse ėshtė gjallė apo
ka vdekur. Nėna e tij,
Albana Dullia, ka shumė frikė se
fėmija i saj, nė rastin mė tė mirė
ėshtė shitur nga grupe mafiozėsh
dhe nė rastin mė tė keq, mund tė
mos jetojė mė. Dyshimet e trishta
i hedh mamaja e vogėlushit. Nė
njė intervistė ekskluzive, dhėnė
dje pėr agjencinė e lajmeve NOA,
29-vjeēarja Albana Dullia, tregon
gjithēka pėr ngjarjen qė i ka ndryshuar
jetėn, pėr 72 ditėt plot
ankth qė po pėrjeton, pas zhdukjes
tė djalit tė saj, qė mė datė 7
shtator kur humbi, ishte vetėm
njėmbėdhjetė muajsh.
Albana, duke shprehur keqardhjen
pėr humbjen e vogėlushit
tuaj, ne bashkohemi me dhimbjen
dhe pėrpjekjet tuaja pėr
gjetjen e tij. A mund tė kujtoni
cilat ishin raportet tuaja me
autorin e dyshuar tė rrėmbimit,
Hasan Kerim.
Pikė sė pari, ai nuk ėshtė i
dyshuari, por autori i vėrtetė
i rrėmbimit. Personi nė fjalė
kishte krijuar njohje me mua, e
cila arriti deri nė njė bashkėjetesė,
ku toleranca ime dhe dėshira
pėr ta ndihmuar u shfrytėzuan
shumė keq. Unė e kam njohur
kėtė person rreth tre vjet mė
parė kėtu nė Athinė. Jetoj kėtu
me familjen time, nėnėn, vėllain
dhe pjesėtarė tė tjerė. Njė
mbrėmje ne shkuam nė njė
lokal ku kishte muzikė orientale.
Atje jam njohur me kėngėtarin,
i cili ishte Hasan Kerim. Ky
person ishte njė emigrant nga
Siria, qė siē mėsova mė vonė,
ishte pa dokumente nė Greqi.
Ne u njohėm bashkė dhe ndjeva
njė dėshirė tė brendshme pėr
ta ndihmuar atė. Ai ishte pa
shtėpi dhe shpejt mbeti dhe pa
punė, ndėrsa unė nė njė gjendje
normale, me shtėpi e familje.
Vendosa tė marr njė shtėpi me
qira, nė emrin tim, sepse ai nuk
mund tė merrte banesė pasi
ishte klandestin dhe nisėm tė
jetojmė sė bashku.
Gjatė kėsaj periudhe, ai punonte?
Jo. Unė, bashkė me nėnėn
time kam njė dyqan me aksesorė
rrobash dhe nė mė tė shumtėn e
kohės ai rrinte me ne. Kjo zgjati
pėr mė pak se njė vit dhe raporti
mes nesh ishte normal. Pikėrisht
kur unė mbeta shtatzėnė, ndryshoi
gjithēka.
Ēfarė ndodhi?
Ishte e tmerrshme. Ai nisi tė
mė konsideronte si tokėn e tij,
karakteri i ndryshoi tėrėsisht, u
bė i vrazhdė, fėmijėn refuzonte
ta mbanim. Kėmbėnguli shumė
herė qė fėmijėn ta abortoja,
arriti deri atje sa tė mė thoshte,
nuk e dua, nuk ėshtė imi etj. Unė
refuzova me bindje qė ta dėshtoja
fėmijėn tim tė parė. Ishte njė
dhuratė nga Zoti dhe duhet ta
nxirrja nė jetė. Por ai u bė edhe
mė i keq dhe ndėrsa isha nė muajt
e parė tė shtatzėnisė, u zhduk
nga shtėpia. Qė atėherė nuk ishte
bėrė mė i gjallė.
Kur u rishfaq Hasan Kerim?
Kur ai u zhduk, jeta ime ndryshoi
dhe unė isha e qetė. Pata
njė shtatzėni normale dhe solla
nė jetė djalin tim, krijesėn e parė,
qė mori emrin Mateo. Sė bashku
me familjen time kemi bėrė gjithēka
qė djalit tė mos i mungojė
kurrgjė dhe tė rritet normalisht.
Ishte data 7 shtator, pra para
72 ditėsh, kur ndodhi ajo qė mė
shkatėrroi jetėn. Unė gjendesha
nė shtėpi dhe u bėra prĆØ e njė
kurthi nė tė cilin rashė, sėrish
nga zemėrgjerėsia, mirėbesimi
im. Pra, ndodhesha nė shtėpi me
djalin tim Mateon, qė ende nuk
i kishte mbushur njėmbėdhjetė
muaj. Befas shfaqet personi nė
fjalė, qė nuk dua t‘ia pėrmend
emrin. Kishte njė pamje dhe
sjellje krejt tė ndryshme. Por nuk
e kuptova qė ishte vetėm pjesė
e planit. Ai nisi tė pėrgjėrohej
se kishte ndryshuar, se donte
qė tė rikthehej dhe se donte tė
ishim njė familje. Nuk mund ta
besoja, ndaj i thashė se kjo gjė
nuk bėhej. Atėherė pėrdori njė
variant tjetėr. Nė rregull mė tha,
dalim nga kėtu, bėjmė njė xhiro
qė t‘i blej njė dhuratė fėmijės
tim, kaq tė drejtė e kam mė tha.
Megjithėse me hezitim tė fortė,
pranova, duke besuar pėr njė
ēast se ai vėrtet ishte i pėrmalluar
pėr fėmijėn qė nuk e kishte parė
kurrė. U gėnjeva. Mora fėmijėn
nė krahė dhe dolėm nga shtėpia
kėtu nė Kukaki ku jetoj dhe pėrballė
nė trotuar nisėm tė ecnim.
Ndėrsa ecnim, mė thotė: Ma jep
fėmijėn tė shkojmė nė periptero
(kioskė) t‘i blej biskota. I them jo
se ka ngrėnė dhe i blej biskota
tė posaēme pėr bebe. Ndėrsa
ecnim dhe pak metra, sėrish mė
thotė, nė rregull mė lėr ta mbaj
pak nė krahė, vetėm pak metra.
Ai ēast ishte fatal pėr mua sepse
pranova nė heshtje. Kėtu ndodhi
e tmerrshmja. Ai e mori Mateon
nga kraharori im dhe e mbajti nė
krahė, duke ecur pak mė pėrpara,
ndėrsa fėmija ishte nga unė.
Kishin kaluar vetėm pak metra
kur po afrohej njė kryqėzim, nė
tė cilin vijon njė rrugė tejet e gjatė.
Ai befas vrapoi me shpejtėsi,
duke i kthyer kokėn djalit qė tė
mos mė shihte dhe zhduket sa
hap e mbyll sytė, megjithėse unė
mė kot renda duke vrapuar.
Kur ndodhi kjo, ju a patė
tė kishte ndonjė person tjetėr
pėrreth?
Ajo qė dėgjova ishte njė zhurmė
motori, qė mė bėn tė besoj
se ai po ndihmohej nga persona
tė tjerė, sepse u zhduk shumė
shpejt.
Ēfarė bėtė pas kėsaj?
Kam ulėritur me tė madhe.
Nuk arrija ta besoja. Aty u mblodhėn
shumė njerėz, lajmėrova
dhe policinė.
Ju ka ndihmuar policia
greke?
Jashtė mase. Ata kanė punuar
shumė dhe me ē‘mė thonė,
vazhdojnė tė punojnė, por gjithsesi
djali im nuk ėshtė gjetur dhe
unė nuk e di nėse ai ėshtė gjallė
apo jo.
A keni ju dyshime pėr fatin e
djalit tuaj?
Mateo lindi pa baba. Ai e
braktisi dhe nuk ishte kurrė aty,
pėr asgjė. Unė jam e qartė. Ky
person u rishfaq me njė qėllim tė
caktuar: pėr tė rrėmbyer fėmijėn
tim, vetėm pėr qėllime tė kėqija.
Kam shumė frikė se ai person
ėshtė zhytur nė krim. Kemi dyshime
tė forta se djali mund tė jetė
shitur, dyshoj te lidhja e tij me
njė grup mafiozėsh qė merren
me trafikim tė bebeve dhe kam
shumė frikė nėse im bir jeton
mė apo jo.
A ka dyshime gjithsesi se fėmija
mund tė ketė pėrfunduar
nė Siri?
Policia e ka hedhur si dyshim
edhe kėtė mundėsi. Kjo pėr
faktin se ai person nuk kishte
asnjė leje qėndrimi, pa punė, pa
shtėpi. Sigurisht qė mund tė jetė
larguar, me apo pa fėmijėn tim,
pėr nė Siri.
Sensibilizimi nė mediat greke
ka qenė, madje vazhdon tė jetė i
madh. A keni pasur ju kontakte
me ta dhe a jua kanė shtrirė
dorėn pėr ndihmė?
Jo. Kontakte kam dashur tė
kem, por nuk mė ėshtė ofruar
ndihmė. Nė tė vėrtetė kam dashur
shumė, por shteti im, nuk ka denjuar
qoftė dhe duke mė mbėshtetur
emocionalisht dhe pse jo, tė
kėrkojė nxitje tė pėrpjekjeve pėr
tė mėsuar fatin e djalit tim. Nė tė
kundėrt, jam mbėshtetur shumė
psikologjikisht nga "To hamogjelo
tu pedhiu" (Buzėqeshja e
fėmijės), njė qendėr pėr rastet e
fėmijėve tė humbur.
Po me ambasadėn e Greqisė
nė Siri a keni pasur kontakte?
Po. Ne jemi lidhur me ta dhe
kanė deklaruar se po bėjnė pėrpjekje
pėr tė zbuluar diēka, por
deri tani nuk na kanė dhėnė asnjė
informacion.
Cili ėshtė apeli qė do tė donit
tė drejtonit?
Kam njė thirrje tė fortė pėr tė
gjithė ata njerėz qė mund tė dinė
diēka pėr fatin e Mateos tim. I
lutem tė mė ndihmojnė, duke treguar
ēdo gjė qė mund tė dinė pėr
tė. U drejtohem veēanėrisht atyre
personave qė e njihnin dhe kishin
shoqėri me atė person qė kur unė
u kam kėrkuar tė mė tregojnė ku
u zhduk, pasi rrėmbeu fėmijėn,
kanė ngurruar duke mbledhur
buzėt. Por i bėj njė apel shtetit tim
qė tė jetė prezent nė kėtė ngjarje.
Shteti im nuk gjendet asgjėkund,
ndaj dua qė tė mė ndihmojė nė
kėtė tmerr qė na ka kapluar kėtu
nė kurbet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu Nov 20, 2008 5:58 am nga ADMIN

vertete nje tragjedi por shume e komplikuar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

interesanti

Mesazh Fri Nov 21, 2008 1:04 am nga interesanti

Shum mendjeleht kjo e ema e femis. Megjithate me vjen shum keq per te.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi