ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vasili: Dosjet e korrupsionit per Ramen, ne drejtesi

Shko poshtė

05122008

Mesazh 

Vasili: Dosjet e korrupsionit per Ramen, ne drejtesi Empty Vasili: Dosjet e korrupsionit per Ramen, ne drejtesi




Bisedoi: Jakin Marena
Sekretari i pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili shprehet me se i sigurt ne fitoren e partise se tij ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2009. Madje, duke qene me se i bindur ne fitoren e LSI, Vasili ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" shprehet se ajo do te qeverise pa PS-ne. Madje tregohet shume indiferent ne lidhje me nje qeverisje te majte me Ramen kryeminister. Nga ana tjeter, ai nuk ka lene menjane akuzat ndaj Rames, teksa eshte shprehur se dosjet e tij te korrupsionit disponohen nga drejtesia, por dhe nga bashkepunetoret e afert te tij si dhe nga Berisha. I cili, sipas tij, duhet t'i lere podiumet dhe t'i depozitoje ne organet e drejtesise. Por nga ana tjeter, Vasili eshte shprehur dhe njehere ne lidhje me nevojen e reflektimit te PD dhe PS per Kodin e ri Zgjedhor, pas kthimit te tij ne Kuvend. Vasili ka pohuar se do te jene gjithnje ne mbrojtje te votes se lire te shqiptareve, dhe se duke permendur kompanite qe do kontraktohen, ai ka nenvizuar faktin e berjes transparente te te gjitha shpenzimeve, perkunder mungeses se kesaj transparence nga dy partite e medha, te cilat sipas tij, ende nuk kane zbardhur shpenzimet e fushates se zgjedhjeve te shkuara. Nderkohe qe ne lidhje me mundesine e nje daljeje te perbashket mes Rames dhe Nanos diten e hapjes se fushates elektorale, e sheh shume larg, teksa perdor shprehjen e Berluskonit, qe Rama t'i coje te fala Nanos.



Presidenti Topi ktheu ne Kuvend Kodin Zgjedhor, per te rishikuar mosperputhjen Kushtetuese per dekretimin e zgjedhjeve. Mendoni se mund te perfitoni, per te implementuar propozimet tuaja ne Kod?

Mos miratimi nga Presidenti Topi i Kodit Zgjedhor, per arsye te dhunimit te Kushtetutes nga ana e Kodit te miratuar nga PD dhe PS, eshte nje veprim korrekt dhe ne respekt te rolit te tij si garant i Kushtetutes. Ky rikthim i Kodit ne Kuvend, mendoj se eshte nje kohe e re ne dispozicion te PD dhe PS per te reflektuar si pergjegjeset kryesore dhe te vetme per prishjen e standardeve te zgjedhjeve dhe komprometimit te interesave te vendit me Kodin Zgjedhor te miratuar prej tyre. Kjo kohe nese perdoret duke vene ne radhe te pare interesat e vendit mbi ato partiake, pra realizimit te zgjedhjeve brenda standardeve, ne vend te zgjedhjeve qe jane kontestuar pa nisur ende, do te ishte nje mundesi e re per PD dhe PS, qe te lehtesonin sadopak pozicionin shume te renduar dhe te kompromentuar te tyre, qe pas shkaterrimit te Kushtetutes ne 21 prill dhe me pas me Kodin e ri Zgjedhor, te miratuar ne menyre te turpshme prej tyre, ne kundershtim te plote me rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe duke ricikluar ne menyren me te keqe "Megadushkun" dhe destabilitetin disavjecar dhe kushtetues qe ai ka prodhuar.

Ne rast se dy partite e medha, serish nuk pranojne te leshojne pe, per komisionet zgjedhore, cili do jete qendrimi juaj i metejshem?

S'eshte aspak nje surprize per ne, nje qendrim i tille. Ne jemi plotesisht te pergatitur per kete, dhe kemi shume te qarte strategjine per realizimin e objektivit tone per te fituar zgjedhjet e 2009. Te humburit e medhenj nga kjo ceshtje jane PD dhe PS sepse pergjegjesite e tyre po rendohen dita dites jo vetem perpara shqiptareve qe i kane identifikuar ato si forca regresive dhe manipuluese, por aq me shume qe edhe Brukseli eshte shprehur qarte se cdo gje fillon nga zgjedhjet e lira, dhe ato jane guri i proves per te ardhmen e Shqiperise.

Ėshte vene re nje ashpersim i akuzave ne drejtim te kryetarit socialist Rama. Madje dhe per korrupsion. Mendoni se ekzistojne mundesite e nje marreveshje te fundit per fitoren e se majtes ne zgjedhje?

Akuzat per korrupsion ndaj Rames kane qene te vazhdueshme dhe qartesisht te artikuluara ne vite ne publik, por edhe ne forma te tjera qe disponohen edhe nga drejtesia shqiptare edhe nga mjaft pjesetare te lidershipit aktual te afert te tij. Keshtu qe nuk shoh asgje te vecante nga ashpersimi hipokrit dhe mediatik PD, e cila duket haptas qe i ben sherbim nje strategjie, te nje gjoja sulmi ndaj Rames. Nese PD do te ishte e sinqerte ne deklarimet e saj do te duhej t'i largohej podiumeve mediatike dhe t'i drejtohej drejtesise, per ta thene atje fjalen e saj. Por me sa duket aferat e perbashketa te PD dhe Berishes me Ramen, ia kane zene gojen asaj.

Po ne rast se PS, pas zgjedhjeve ka nevoje per votat e LSI per te bere qeverine, cilat do te jene kushtet per nje bashkeqeverisje te se majtes?

LSI dhe aleanca e saj kane vetem nje objektiv, fitoren e zgjedhjeve dhe per kete arsye ju keni nje kah te gabuar te pyetjes suaj.

Do ta pranonit Ramen kryeminister, apo nje figure tjeter nga PS, si kusht per te hyre ne koalicion?

Jua thashe dhe me lart e kemi objektiv te vetem fitoren e zgjedhjeve, objektiv qe pas greves se urise dhe sensibilitetit qe ajo krijoi eshte pa asnje diskutim nje realitet i pakthyeshem.

Sa do te ndikonte ne rezultat vota e "dobishme" per dy partite e medha, tendence e cila duket se po stimulohet nga Rama e Berisha?

Ėshte nje muhabet shume i vjeter dhe nje strategji provinciale demodé, te cilen shqiptaret e kane refuzuar prej vitesh. Une e mirekuptoj hallin e madh qe kane ata qe e artikulojne kete dhe sikletin e tyre qe jane te detyruar te vihen ne nje pozicion kaq qesharak nga kryetaret e tyre, e te shperdorohen ne menyre te pandreqshme prej tyre per ate te shkrete vend ne listat e mbyllura, qe u ngjajne borderove te ndermarrjeve dhe ku keta kryetare, jane shnderruar tashme ne drejtore partish. Te vazhdosh nje teori te tille do te thote qarte qe PD dhe PS pohojne panikun dhe krizen e brendshme te listave te mbyllura, kane pranuar humbjen e tyre dhe kane pranuar gjithashtu haptas edhe fuqine e rritjen e pandalshme te LSI dhe aleances se saj.

Mendoni se LSI do t'i fitoje zgjedhjet?

S`kam asnje dyshim per kete.

E imagjinoni Nanon perkrah Rames ne hapjen e fushates elektorale te 2009?

Perpara cdo gjeje Rama duhet t'i coje Nanos te falat e z.Berluskoni, per te mos e detyruar ne te kundert aleatin e tij, z.Berisha, qe ta beje ai kete, sic ka premtuar.

Si do ta ruani voten, perderisa kontraktimi i kompanive dhe vezhguesit e pavarur kane shume shpenzime?

Do ta ruajme voten fale mijera te rinjve dhe anetareve shume te motivuar te LSI, motivimin e te cileve ju keni pasur qindra raste ta shihni si dhe te mbeshtetjes teknike dhe politike te kompanive te specializuara per kete ceshtje. Per sa i takon vezhguesve te huaj, LSI ka shume miq ne Evrope, te cilet e duan ate dhe e shohin si alternativen me te mire dhe me atdhetare per Shqiperine, te cilet jane te gatshem te vihen ne dispozicion te ruajtjes se standardeve te zgjedhjeve, qe sigurojne nje demokraci te vertete dhe te qendrueshme. Do te jemi transparente me publikun per veprimet tona, duke dhene edhe per kete nje shembull tjeter nga ai PD dhe PS, te cilet kane akoma te pazbardhur shpenzimet e fushatave te kaluara te tyre dhe atyre qe vazhdojne te bejne sot e kesaj dite, duke shperdoruar ne menyre te frikshme fonde qeveritare dhe bashkiake.
Koha jona
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Vasili: Dosjet e korrupsionit per Ramen, ne drejtesi :: Komentet

anonymus

Mesazh Fri Dec 05, 2008 1:48 pm nga anonymus

Tani qe u prish me Ramen u kujtua LSI se Rama eshte hajdut?
Nese neser i rregullojne punet atehere ku do i ēojne kto deklarata? Jo se me vjen keq per Ramen por kjo lloj hipokrizie eshte e pakaperdishme. Kjo tregon se ky i integrimit nuk ka ndonje ndryshim te madh me kte te bashkise Tiranes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Dec 05, 2008 4:20 pm nga lali

anonymus tani e zbulove ti kte gje cheers

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi