ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gusht 1997, kur luftohej pėr dosjet e spiunėve

Shko poshtė

14122008

Mesazh 

Gusht 1997, kur luftohej pėr dosjet e spiunėve Empty Gusht 1997, kur luftohej pėr dosjet e spiunėve




Arben Rrozhani
Debatet nė Kuvend pėr shkarkimin e Hajri Mezinit dhe zėvendėsimin e tij me Nafiz Bezhanin
Historitė me “spiunė” janė rikthyer disa herė nė Parlamentin e Shqipėrisė. Shumė politikanė nuk arritėn tė futeshin aty, mė se njė dekadė mė parė, vetėm, pėr histori dosjesh, disa tė vėrteta dhe shumė tė tjera tė sajuara pėr tė ndėshkuar politikisht kundėrshtarėt. Dosjet janė sėrish nė skenė dhe nesėr nė seancė plenare do tė debatohet po pėr dosjet, spiunėt, figurat e pastra dhe tė pėrlyera, njė lloj si mė se 11 vite mė parė, kur nė Kuvend hiqej Hajri Mezini si Kryetar i Komisionit tė Verifikimit tė Figurave dhe nė vend tė tij zgjidhej Nafiz Bezhani. Debatet e sotme janė po ato qė bėheshin nė gusht 1997, dhe shumė prej diskutuesve janė edhe sot tė pranishėm nė atė Kuvend, ku siē thotė deputeti Majko, ka shumė spiunė.
Seanca e pasdites, e hėnė 18 gusht 1997
Ferdinand Xhaferri- Mė vjen keq se e marr pėr herė tė parė fjalėn nė kėtė legjislaturė dhe e filloj me vėrejtje. Mua nuk mė duket fare serioze qė tė gjitha materialet, qė i kam parė me vėmendje tė dokumentuara kėtu, kanė njė ndryshim tė rendit tė ditės. Edhe sot 30 minuta pėrpara u nda materiali qė pėrcakton rendin e ditėstė seancės dhe pikat kryesore pėr disa ndryshime qoftė pėr ligjin “pėr gjenocidin”, edhe “Pėr kontrollin e figurės zyrtare” eliminohen dhe kalohet nė emėrimin e Kryetarit tė Komisionit tė Verifikimit tė Figurave.

Unė mendoj se do tė ishte mė e drejtė qė ēėshtja tė trajtohej nė bllok, pra tė merrej njėherė me infrastrukturėn, pra mė pėrmbajtjen e kėtij ligji, sepse Kryetari punon nė zbatim tė kėtij ligji dhe pastaj tė diskutohej vendosja e njerėzve. Dhe kjo logjikė pasurohet edhe me faktin se lė disa nėnkuptime qė nuk kemi dėshirė t’i paragjykojmė.

Kur nė rendin e ditės nuk thuhet asnjė fjalė dhe sot shmangen nga rendi i ditės pėr t’u marrė me njė ēėshtje qė nuk ėshtė shprehur kėtu. Kur mendoj qė radha i takon tė bėhen ndryshimet nė ligj, siē propozohet, dhe ēdo njeri do tė shprehė komentin e tij dhe pastaj tė vendoset pėr kreun e kėtij komisioni qė do tė ndėrtojė veprimtarinė e tij, nė bazė tė kėtij projektligji qė do tė miratohet…
Pandeli Majko- …Unė mendoj se nuk pėrbėn ndonjė shqetėsim ideja se duhet miratuar ligji nje herė apo ndryshimi nė ligj dhe pastaj duhet miratuar komisioni i pėrshtatshėm dhe drejtuesi i tij. Nė fund tė fundit, kjo, PD-sė nuk i bėn ndonjė gjė, sepse ne po miratojmė komisionin me ligjin, ashtu siē e ka miratuar Partia Demokratike.

Ndryshimet i ka miratuar tani mė opozita e djeshme, ose mė saktė pozita e sotme, kėshtu qė politikisht mendoj qė PD-ja nuk duhet tė ndihet e shqetėsuar apo e anashkaluar nė kėtė ēėshtje. I propozoj kryesisė qė debatit tanimė t’i arrijmė mė nė fund dhe tė kalojmė nė miratimin e Kryetarit tė ri tė Komisionit tė Figurės Zyrtare dhe tė Personave tė tjerė.
Skėnder Gjinushi- …Komisioni, i cili funksionon prej 5 vjetėsh, nuk ka tė bėjė me ndryshimet ligjore, sepse ai funksionon, pavarėsisht nėse ndryshohet ose jo ligji. Kėshtu qė, procedojmė me ēėshtjen e parė, qė ėshtė zgjedhja e Kryetarit tė ri tė Komisionit tė Kontrollit dhe Verifikimit tė Figurave.
Pandeli Majko- …Sikur e dini, kontrolli i figurės sė zyrtarėve dhe personave tė tjerė qė lindi me mbrojtjen e shtetit demokratik, nė bazė tė ligjit nr.8043, datė 30.11.1995, nė ndryshimet e bėra me ligjin 8220, datė 13.5.97, bėhet nga njė Komision Shtetėror. Kryetari i kėtij komisioni shtetėror ėshtė aktualisht zoti Hajri Mezini. Praktika e punės sė derisotme e kėtij komisioni, ka treguar se jo nė pak raste janė mbajtur qėndrime qė nuk kanė qenė nė pėrputhje me dokumentacionin dhe tė dhėnat qė ka mbledhur ky komision.

Nė kėto konkluzione mbėrrijmė duke pasur parasysh faktin se Gjykata e Kasacionit, si nė prag tė zgjedhjeve tė 26 majit 1996, ashtu dhe nė zgjedhjet pėr Kuvendin Popullor tė 29 qershorit 1997, shumė vendime tė kėtij komisioni i ka gjetur jo tė drejta, tė pabazuara, pra jo objektive dhe i ka anuluar ato. Nė rrethana tė tilla, duke pasur parasysh dhe nenin 4 tė ligjit nr. 8043, datė 30.11.95, i cili nėpėrmjet tė tjerash pėrcakton se Kryetari i kėtij komisioni caktohet dhe hiqet nga Kuvendi Popullor, propozojmė heqjen e zotit Hajri Mezini.

Bazuar nė nenin 4 tė ligjit nr. 8043, datė 30.11.95 “Pėr kontrollin e figurės sė zyrtarėve dhe personave tė tjerė qė lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik, ju propozojmė si Kryetar i Komisionit Shtetėror pėr Verifikimin, pėrshkueshmėrinė e fakteve pėr personat qė i nėnshtrohen zbatimit tė kėtij ligji, tė caktohet zoti Nafiz Bezhani nė vend tė zotit Hajri Mezini, pėr tė cilin me kėrkesėn qė ju keni dėrguar tė parashtrojmė arsyet e heqjes sė tij…(Mė poshtė lexohet jetėshkrimi i tij)…
Jemin Gjana- Zoti Kryetar, kėtu u shprehėn shumė kolegė qė ēėshtja ėshtė pak e nxituar, por ajo qė e bėn akoma mė tė pajustifikueshme, ėshtė ajo, qė e gjithė sa u lexua nga zoti Majko, unė e disponoj normalisht, sepse e ka disponuar Kryetari i Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike qė ka marrė pjesė nė mbledhjen e kryesisė javėn qė shkoi, por asnjė nga kolegėt deputetė nuk disponon asnjė nga kėto materiale.

Kėshtu qė mua mė duket se ėshtė njė mungesė serioziteti nė diskutim. E fusim nė rendin e ditės pa qenė e futur nė materiale, dakord ėshtė njė harresė e sekretarisė, por tė diskutojmė pa pasur pėrpara asnjė nga kėto materiale, as kurrikulumin e atij qė propozohet, as motivet e atij pse shkarkohet, as argumentimet e tjera shtesė. Kjo mua mė duket se nuk ėshtė serioze. Kjo tregon, nė qoftė se mazhoranca ka njė megalomania tė tillė, mund t’i bėjė gjėrat sepse ka kartonin, kjo ėshtė ēėshtje tjetėr, por kėshtu nuk mund tė bėhet.
Skėnder Gjinushi- Zoti Gjana, unė jam i detyruar tė jap sqarimet e mėposhtme. Kjo ėshtė futur nė rend tė ditės qė javėn qė shkoi dhe ju nuk kishit ardhur akoma nė Parlament si Grup Parlamentar kur ishte propozuar njė gjė e tillė. Me ardhjen e grupit tė Partisė Demokratike, zoti Pollo ngriti pikėrisht kėto pretendime, madje desh tė dinte CV-nė e Nafiz Bezhanit. Atėherė i kemi thėnė qė gjithkush ka tė drejtė tė propozojė, propozimet le tė depozitohen, madje tė jenė edhe tė argumentuara.

Pėr kėtė gjė u la edhe njė takim midis krerėve tė grupeve. Edhe unė e kam marrė vesh nga zoti Pollo tė nesėrmen qė disponohej mė nė fund CV-ja e Nafiz Bezhanit dhe qė grupi Socialist dhe Socialdemokrat kishte depozituar kėtė propozim sė bashku me tė dhėnat pėrkatėse. Dhe kjo ka ndodhur tė enjten e kaluar, zoti Pollo qė nuk ėshtė nė sallė si Kryetar i grupit tuaj, ėshtė nė dijeni tė plotė tė kėtij propozimi, sė bashku me dokumentet qė paraqiten sot nė seancė plenare.

Rrjedhimisht, ne si kryesi nuk kishim pse ta zvarrisim mė tej futjen e saj nė program, gjė qė u rishqyrtua prapė sot dhe kur pėrfaqėsuesi juaj, zoti Vejsiu ėshtė nė dijeni tė kėsaj dhe, nė qoftė se ju ende nuk e keni pėrpara grupit materialin pėrkatės, zoti Pollo duhet tė pėrgjigjet pėr kėtė. Me grupin ai shqyrton propozimet qė kanė ardhur, ai ėshtė qė tė vėrė nė dijeni grupin pėr propozimet e bėra.
Ferdinand Xhaferri- Zoti Kryetar, kėtu nuk ėshtė ēėshtja pėr tė paragjykuar, sikurse e kemi plotėsisht tė qartė qė brenda kuadrit ligjor ekzistues, Parlamenti, me shumicė votash e ka tė hapur, ekzistojnė hapėsirat qė tė zėvendėsohet Kryetari i Komisionit, kjo ėshtė njėra ēėshtje dhe e kuptojmė.

Problemi shtrohet qė pėrgatitja e procedurave tė punės pėr tė konkluduar realisht atė qė thuhet shpesh nga drejtuesit e pozitės sė sotme pėr njė frymė integrimi dhe bashkėjetese, pra pėrgatitja e procedurave tė punės qė tė jemi tė informuar. Kryetari i Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike nuk pėrgatit procedurat e punės.

Unė kam kontrolluar me vėmendje tė gjitha materialet dhe sot unė kam marrė mesazhin qė tė vij nė seancė parlamentare i pėrgatitur pėr tė diskutuar pėr dy projektligje qė ju m’i keni dhėnė nė rend tė ditės dhe i kam tė shkruara, kurse Kryetari i Grupit Parlamentar tė pozitės thotė qė ne duam tė zėvendėsojmė filanin pėr kėto arsye.

Nuk mendoj se kjo ėshtė fryma qė duhet tė ekzistojė, pėr sa i takon bashkėpunimit nė Parlament. Ju lutem, duhet tė na kuptoni, nuk ka asgjė pėr tė na paragjykuar. Thashė edhe njėherė, hapėsirat ligjore janė hapėsira ligjore, vendimi qė do tė marrė shumica parlamentare ėshtė vendim qė do tė marrė shumica parlamentare, kurse procedurat e punės ngelen procedura pune.
Skėnder Gjinushi- …Ligji nuk obligon asnjė lloj procedure dhe nė tėrėsi ne e kemi debatuar kėtė edhe nė raste tė tjera. Nė pėrgjithėsi, nė tėrė nomenklaturėn qė zgjidhet nga Kuvendi Popullor, nuk ka procedurė ligjore tė obligueshme, pra nuk tregohet ku bėhet propozimi, ku depozitohet, megjithatė ne e vumė njė obligim, thamė: Kushdo qė do tė propozojė, tė sjellė me shkrim dhe ua servir edhe grupeve tė tjera. Kėtė e arritėm, e realizuam mė tej, pastaj vėmė kushte tė tjera, sepse kėshtu do tė shkelja ligjin si kryesi, bashkė me zotin Namik.
Pandeli Majko- Unė nuk dua tė keqkuptohem me kolegėt e mi tė opozitės. Kėtu problemi mua mė duket i qartė. Nuk bėhet fjalė pėr asnjė mungesė partneriteti apo integrimi. Zyrtarisht, Kryetarit tė Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike i janė paraqitur tė gjitha ato ēfarė kam lexuar unė deri tani.

Nė qoftė se deputetėt e Partisė Demokratike ndihen tė fyer qė nuk i kanė marrė tė fotokopjuara tė tria kėto dokumente, tė cilat sapo unė i lexova…Unė mendova qė pėr hir tė njė konsensusi e respekti, t’i lexoja vetė si Kryetar i Grupit Parlamentar dhe nuk ju thashė merrini lexojini se do t’ua fotokopjojmė. Prandaj, zoti Kryetar, mendoj se nuk ka nevojė pėr asnjė ndjenjė keqkuptimi apo fyerjeje, mendoj qė ta kalojmė nė miratim.
(Nė pjesėn e dytė tė debateve pėr zėvendėsimin e Kryetarit tė Komisionit tė Verifikimit tė Figurave, do tė jenė diskutimet pėr shpėrdorimin e mandatit tė Komisionit, nga verifikimi i figurave tė zyrtarėve tė lartė, te shėrbimi i partisė nė pushtet, pėr tė eliminuar kundėrshtarėt politikė. Kundėrshtimet pėr figurėn e avokatit Bezhani, i cili kishte qenė avokat i familjes sė Arben Brocit nė gjyqin pėr masakrėn e 2 prillit 1991)
Shekulli
shqiptari
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 30005
Registration date : 04/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi