ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama: "Berisha, sekretar i komunizmit", Bogdani: "Kristaqi firmosi ekzekutime"

Shko poshtė

18122008

Mesazh 

Rama: "Berisha, sekretar i komunizmit", Bogdani: "Kristaqi firmosi ekzekutime" Empty Rama: "Berisha, sekretar i komunizmit", Bogdani: "Kristaqi firmosi ekzekutime"




yetari i PS-sė reagon pas deklaratave tė kryeministrit pėr lidhjet familjare tė tij me Byronė Politike tė PPSH
Rama: "Berisha, sekretar i komunizmit", Bogdani: "Kristaqi firmosi ekzekutime" Rama-ediTurp me libėr shtėpie. Kėshtu i ėshtė pėrgjigjur Edi Rama kryeministrit Berisha, njė ditė pas debateve nė Parlament pėr ligjin e dosjeve. "Unė jam kėtu pėr t'i thėnė Sali Berishės se si djali i njė nėne duhet tė tė vijė njė herė turp, si burri i njė gruaje duhet tė tė vijė dy herė turp, si babai i dy fėmijėve duhet tė tė vijė dhjetė herė turp, si gjyshi i nipave e mbesave tė tua duhet tė tė vijė njėqind herė turp dhe si kryeministri i tė gjithė shqiptarėve e shqiptareve qė tė shohin e dėgjojnė kur dhunon traditėn familjare e kodin etik tė tyre, duhet tė tė vijė njėmijė herė turp"-tha Rama dhe mė tej i ka kujtuar se ai ka qenė sekretar partie. "Sali Berishės duhet t'i vijė turp nga shfaqja e shėmtuar e dyfytyrėsisė qė dha mbrėmė sepse teksa fliste pėr plagėt e komunizmit e kishte mendjen tek lulet e korrupsionit, teksa ngrinte zėrin pėr krimet politike tė partisė sė tij tė vjetėr, e kishte hallin tek krimet ekonomike tė partisė sė tij tė re,
teksa akuzonte duke ngritur gishtin shokėt e tij tė dikurshėm nė shėrbim tė diktaturės sė proletariatit,
e kishte merakun tek gishti i ngritur nga organi i sotėm i akuzės nė adresė tė qeverisė sė tij"-deklaroi Rama nė pėrgjigje tė akuzave tė Berishės pėr lidhje me diktaturėn, pasi ėshtė bir i anėtari tė Komitetit Qendror dhe nip i njė anėtari tė Byrosė Politike tė PPSH.
Sipas Ramės janė tė panumėrta arsyet pse Berishės duhet t’i vijė turp, si shkelės dhe dhunues i familjes, por mbi tė gjitha pėr rolin e mbrojtėsit tė zjarrtė tė tė pėrndjekurve nga diktatura komuniste, pėr tė cilėt nuk ka dhėnė asnjė qindarkė. Ndėrkohė qė nė emėr tė tė pėrndjekurve, ka thėnė Rama, ai shkeli Kushtetutėn vetėm e vetėm pėr tė shkatėrruar njė pushtet gjyqėsor qė po heton qeverinė e tij, ėshtė kryeministri qė ka njė sekser serb, i cili, i vetėm,ka bėrė me korrupsion nė 3 vjetėt e kėsaj qeverisjeje, aq para sa do tė duheshin pėr tė dėmshpėrblyer 3 milionė e 375 mijė ditė burgu politik ose 6 milionė e 750 mijė ditė internimi. Ai ka theksuar se mbrėmė shqiptarėt e shqiptaret patėn rastin tė shohin sekretarin e djeshėm tė partisė sė Enver Hoxhės dhe kryeministrin e sotėm tė vendit, komunistin e vjetėr dhe demokratin e flaktė Sali Berisha, nė njėrėn prej shfaqjeve mė tė shėmtuara tė politikės sė vjetėr tė dyfytyrėsisė. Nuk ėshtė hera e parė qė Sali Berisha prek tė vdekurit e tė gjallėt e familjes sė tij, - tha Rama, duke shtuar kur kam marrė pėrsipėr tė udhėheq betejėn pėr ta larguar nga skena politike kėtė monument tė dyfytyrėsisė sė politikės sė vjetėr tė 17 vjetėve tranzicion, i ka marrė parasysh tė gjitha. Kreu i socialistėve ka kujtuar edhe njėherė se qėllimi i Berishės nuk ėshtė dėnimi i diktaturės sė komunizmit, po mbrojtja e diktaturės sė korrupsionit.

******************************************************
PD: Rama tė kėrkojė falje pėr firmėn e tė atit pėr ekzekutimet

PD e ka sulmuar sėrish Ramėn nga selia blu duke publikuar emrat e disa intelektualėve tė dėnuar nga regjimi me firmėn e tė atit dhe tė dajos sė tij. "Kryeministri fton zotin Rama tė gjejė kurajė dhe tė shkėputet nga mbrojtja e lidhjeve tė tija tė vjetra, sepse kjo do ta ndihmojė tė shikojė pėrpara."- thuhet nė deklaratėn e Gerti Bogdanit, zėdhėnės i PD. Nė njoftim thuhet gjithashtu se, " Pasi tėrhoqi grupin parlamentar nga debati pėr ligjin e pastėrtisė sė figurave, Rama doli pėrpara shqiptarėve pėr tė bėrė sulmin e radhės ndaj Kryeministrit. Kryeministri ka respekt pėr tė ekzekuarit e regjimit dhe familjarėt e tyre, Kryeministri ka respektin mė tė madh edhe pėr tė vėrtetėn, e cila tmerron Edi Ramėn. Nė diskutimin e tij Kryeministri theksoi se Rama po pengon Partinė Socialiste dhe po e rendit atė krahas Partisė Socialiste Serbe dhe Partisė Radikale Serbe, si tre parti qė nuk e pranojnė lustracionin. Rama e bėn kėtė vetėm e vetėm pėr tė mbrojtur lidhjet e tij me tė kaluarėn e zezė tė tij. Nė rast se zoti Rama do tė faktojė tė kundėrtėn, duhet tu kėrkojė tė falur shqiptareve, pėr firmėn qė ati i tij, si anėtar i Presidiumit tė Kuvendit Popullor ka vendosur pėr ekzekutimin e intelektualėve tė shquar Avzi Nela, Vilson Blloshmi, Gazmend Leka dhe dhjetėra e dhjetėra tė tjerė. Zoti Rama duhet tu kėrkojė tė falur shqiptareve per dhjetėra e dhjetėra bij dhe baballare tė cilėt u ekzekutuan nga ekspertiza e pseudointelektualit Spiro Koleka. Zoti Rama e di mirė se kryeministri Berisha nuk bėn pėrgjegjės djalin pėr tė atin, por Rama, nuk pranon lustracionin dhe fakton se mė shumė se gjithēka mbron tė shkuarėn e familjes sė tij."
SOT
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi