Nderkombetaret vjedhin 400 milione euro
Faqja 1 e 1
20122008
Nderkombetaret vjedhin 400 milione euro
Raporti i fshehur dhe i perpiluar prej dy grupeve te pavarura te Bashkimit Evropian dhe Kombeve te Bashkuara, arrijne ne perfundimin se nderkombetaret ne Kosove kane vjedhur 400 milione euro. Shifrat e medha te te ardhurave te cilat ishin te destinuara per sektorin energjetik, nuk kane shkuar drejt qellimit te kesaj sasie parash, por kane shkuar ne xhepat e nderkombetare. Nga nje raport i fshehte i perpiluar prej dy grupeve te pavarura hetimore nga BE dhe KB, qe e ka ne dispozicion gazeta gjermane "Die Uelt", del se ne Kosove korrupsioni dhe mashtrimi permes tendereve jane te perditshme. Vendi i cili po kalon nje periudhe te veshtire ekonomike, pervec kesaj vuan dhe pasojat e korrupsionit ne nivelet me te larta institucionale. Raporti konstaton se parate e tatimpaguesve evropiane jane vjedhur, sidomos nga nderkombetaret. Nje grup i perbashket hetimor nga Autoriteti i BE kunder Korrupsionit dhe Mashtrimit, i perbere edhe nga hetues te Kombeve te Bashkuara dhe Policia Financiare e Italise ka hulumtuar 50 raste te dyshuara per korrupsion dhe mashtrim parash. Ne dymbedhjete raste eshte deshmuar veprimtari kriminale, thuhet ne raportin e fshehte te ketij grupi hetimor, raport ky qe i ka rene ne dore gazetes gjermane "Die Uelt". Ne 27 raste jane konstatuar parregullsi te procedurave dhe shkelje te rregullave te Kombeve te Bashkuara. 2.3 miliarde euro te tatimpaguesve evropiane jane derdhur ne rindertimin e Kosoves qe nga viti 1999. Kjo do te thote se BE-ja ne Kosove ka investuar me shume para se ne cdo vend tjeter, jashte Bashkimit Evropian. Deri ne vitin 2011, BE do te derdhe ne Kosove edhe nje miliarde euro te tjera. Sipas ketyre raporteve nje pjese e madhe e parave ka humbur kanaleve te erreta. "Kombet e Bashkuara kane lejuar korrupsionin dhe mashtrimin. Miliona tatimpagues nga vende te Bashkimit Evropian jane vjedhur pa gjurme, kurse fajtoret shetisin te lire", citon "Die Uelt", zedhenesen e Komisionit per Kontrollin e Buxhetit te Parlamentit Evropian, Ingre Gressle. Brukseli nuk guxon te lejoje edhe me tej qe te ndodhe kjo. Kosova ne shkurt ka shpallur pavaresine, e cila eshte njohur nga 22 vende te BE. Qe nga viti 1999 ne Kosove ka qene e vendosur administrata e OKB-se - UNMIK. Mirepo, gjate ketyre viteve vazhdimisht ka ndodhur keqperdorimi i parase. Te pakten jane vjedhur 400 milione euro, qe nga viti 1999. Sipas raportit keqperdorim dhe vjedhje jane bere edhe me rastin e rindertimit dhe investimeve ne Aeroportin e Prishtines.
KOHA JONE
KOHA JONE
Nderkombetaret vjedhin 400 milione euro :: Komentet
Prandaj e mbajn peng kosoven kta. Nja 14-15 vjet nen UMNIK tani e ka rradhen EULEX.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi