Te perndjekurit, 16 mije dorezojne dosjen
Faqja 1 e 1
25122008
Te perndjekurit, 16 mije dorezojne dosjen
E Enjte, 25 Dhjetor 2008
Nga 100 mije te persekutuar qe pritesh te plotesonin dokumentacionin, vetem 16 mije kane mundur te dorezojne dosjen. Kjo u pohua si nga Tanush Kaso, kryetari i Shoqates se ish te burgosurve politik dhe nga Lulzim Lelcaj, drejtori juridik i Juridik i Kuvendit. Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ligjin e demshperblimit te persekutuarve politike, por nuk mori asnje vendim. Nderkohe afati i dorezimit te kerkeses perfundon ne 31 dhjetor te ketij viti. Por, burokracite kane qene te shumta. Nje familje i eshte dashur te dorezoje dhe deri 33 certifikata, keshtu nje pjese e mire e te persekutuarve e ka patur te pamundur te plotesoje dosjen.
Nenet e kushtetutes
Sipas shoqates se ish te burgosurve politik dhe ish te internuarve, ky ligj shkel nenin 44 dhe neni 18 te kushtetutes dhe nje sere te drejtash te fituara nga ligje te meparshme. Pervecse, papajtueshmerise me Kushtetuten, sepse shkel te drejtat e njeriut, ky ligj nuk eshte ne perputhje me asnje dokument nderkombetar e kryesisht me rezoluten e Asamblese se Keshillit te Evropes
Drejtori juridik i Kuvendit Lulzim Lelcaj u shpreh se ne kete ligj nuk ka asnje shkelje kushtetuese, pasi ligjet e viteve para dhjetor 1991 jane te ndryshme me ato te sotme dhe neni 44 i kushtetutes parashikon rastet kur personat jane demtuar nga shkelja e ligjeve te sotme. "Ketu nuk kemi asnje shkelje ligji", u shpreh Lelcaj. Por, ndersa anetaret e gjykates e pyeten nese ky ligj e zgjidh perfundimisht problemin apo do te kete ligje te tjera, ai u shpreh se ky ligj nuk e zgjidh problemin, me pas mund te kete zgjidhje te tjera, por ky eshte ligji me i mire i mundshem qe zgjidh ceshtjet ekonomike dhe sociale te kesaj shtrese.
Ligjet e tjera qe shkelen
"Keshtu, kategoria e te semureve psikik per shkak te perndjekjes ne kete ligj eshte futur ne kategorine e atyre qe kane humbur jeten, te cilet do te demshperblehen ne fund, pasi prej tyre do te perfitojne familjaret. Nderkohe qe ne statusin e te perndjekurve, keta persona jane nje kategori e vecante", shpjegon Kaso. Nje tjeter mangesi eshte ceshtja e personave te arrestuar per motive politike dhe te vdekur gjate hetuesise, ne qelite e sigurimit nga torturat cnjerezore, si dhe atyre qe kane vdekur ne burgjet dhe kampet e punes se detyruar nga keqtrajtimi, uria, vetevrasja dhe vrasja. Te vdekurit ne hetuesi nuk arriten te denoheshin me vendim gjyqi si te tille familjaret e tyre nuk perfitojne. Nderkohe sipas Kasos jane 2 800 te pushkatuar pa gjyq te cilet e humbasin kete te drejte nga 4 mije te pushkatuar qe jane gjithsej. Kete shifer e ka pohuar dhe Simon Miraka, Drejtori i Institutit te te Perndjekurve Politike qe varet nga Kryeministria. Shoqatat jane dhe kunder nenit 6 te ligjit, sipas te cilit te persekutuarit qe kane perfituar me pare nga privatizimet dhe letrat me vlere, duhet t'ju zbritet kjo vlere nga demshperblimi. Por, gjykata u shpreh se nuk ishte dakord me kete kundershti, pavaresisht argumenteve te dhena nga shoqatat, duke quajtur te drejte vetem ceshtjen e perfitimit te nje shtepie, e cila nuk duhet te zbritet si vlere nga demshperblimi, pasi te gjithe familjet shqiptare e privatizuan banesen e tyre pas viteve 90, ndersa te perndjekurit nuk kishin shtepi. Ne shumicen e rasteve vendimi i gjyqit eshte marre nje vite dhe me teper pas arrestimit dhe koha e paraburgimit me kete ligj nuk njihet per demshperblim. Nje tjeter nen qe shkelet eshte kategorizimi per te internuarit. Ata qe jane internuar para vitit 1954 dhe kane qene te rrethuar me tela me gjemba perfitojne 1 mije leke per cdo dite.
Masat e demshperblimit
Sipas ligjit qe pritet te zbatohet ne fillim te ketij viti demshperblimi eshte 2 mije leke dita e burgut, per te pushkatuarit kjo mase merret per 8 vite dhe per kohen e internimit do te jepet nje pension, masa e te cilit ende nuk eshte vendosur, pasi skema e shperndarjes dhe kriteret do te vendosen me nje vendim tjeter te Keshillit te Ministrave. Keto masa jane sa gjysma e mases qe perfitojne sot te demtuarit nga nje vendim i gabuar i gjykates. Kjo mase eshte 5 mije leke per dite burgu.
Nje jave me pare seanca shtyhet
Kerkesa e ish-te perndjekurve nisi te merret ne shqyrtim nje jave me pare nga kjo gjykate, por per mungese te subjektit te interesuar, Kuvendit te Shqiperise dhe Keshillit te Ministrave ajo u shty. Edhe dje, perseri Keshilli i Ministrave nuk kishte derguar asnje perfaqesues, megjithate trupi gjykues vendosi qe shqyrtimi i ligjit te fillonte.
Koha jona
shqiptari- Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 30935
Registration date : 04/01/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi