ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trakte ne qytet: Te shkarkohet Vasil Bollano

Shko poshtė

25122008

Mesazh 

Trakte ne qytet: Te shkarkohet Vasil Bollano Empty Trakte ne qytet: Te shkarkohet Vasil Bollano




Trakte ne qytet: Te shkarkohet Vasil Bollano 20081225040009_artikull Blerim Kore

Gjirokaster- Persona te paidentifikuar kane ngjitur ne mure mengjesin e djeshem thirrje publike ku kerkohet shkarkimi i kryebashkiakut te Himares dhe kreut te "Omonias", Vasil Bollano. Qytetaret e Gjirokastres kane vene re fleta te formatit A4 te ngjitura ne mure dhe te shtypura me kompjuter, shume prane godinave dhe shesheve publike, deri tek vendet ku ngjiten lajmerimet per vdekje. Policia deklaroi se ishte vene ne dijeni te ketij fakti dhe se nisi hetimet per te zbuluar autoret e ngjarjes. Per nje tjeter proteste nacionaliste te zhvilluar ne fshatin Toc te Tepelenes kunder Vasil Bollanos dhe prefektit Spiro Ksera, gjenden ne gjyq dy te rinj per tubim te paligjshem.

"Eja o vella... Eja o moter..... Eja o at..... Eja o nene....", niste thirrja drejtuar qytetareve te Gjirokastres, qe kerkonte mbledhjen per te kundershtuar ofendimin, perbuzjen, poshterimin, "nga ata qe shesin edhe shpirtin per t'u bere sherbetor i djallit ...". Me tej permendej Himara dhe Shqiperia, nderi dhe krenaria, duke lene te kuptohej se teksti ne forme trakti ishte kunder kryebashkiakut te Himares, Vasil Bollano. "Ejani per ate qe e kemi mbrojtur me gjak nder shekuj, me ate gjak qe eshte dhe mbetet KUQ E ZI", thuhej me tej ne thirrjen publike. Ndersa kerkohej reagimi kunder ketyre ofendimeve, duke i thene mjaft deklaratave te Bollanos per autonomine e Vorio Epirit, behej thirrje edhe per te firmosur peticionin e shkarkimit te zyrtarit vendor. "Firmosni peticionin per shkarkimin e Vasil Bollanos, per vrasesin e Himares, vrasesin e shqiptarise!", perfundonte letra e ngjitur kudo ne rruget e Gjirokastres. Vetem pak dite me pare ishin 17 shoqata ne Fier qe i bene peticion pushtetit qendror qe te shkarkonte nga detyra dhe te denonte Bollanon per kerkesat e bera ne lidhje me anetaresimin e Shqiperise ne BE dhe minoritetin.

Policia

Drejtoria e Policise se Gjirokastres ka nisur nje hetim te vecante ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ne qytet. Gjate dites se djeshme persona dhe subjekte ende te paidentifikuara shperndane thirrje ne te cilen iu kerkohej qytetareve qe te firmosnin peticionin per shkarkimin e kryebashkiakut te Himares, Vasil Bollano. Ne oret e pasdites, drejtori i policise, Arben Hysenaj, ka deklaruar per "Koha Jone", se sektori i Krimeve te Renda eshte ngarkuar me hetimin e kesaj ngjarje. "Specialistet e Krimeve te Renda ne policine e Gjirokastres kane mbledhur ne cilesine e provave materiale disa prej thirrjeve te shperndara, nderkohe qe vazhdojne hetimet per identifikimin e personave qe kane shperndare dhe ngjitur ne rruget dhe sheshet publike te qytetit keto thirrje", tha kryepolici Hysenaj. Sipas tij, i takon organeve te drejtesise te percaktojne nese nje ngjarje e tille perben veper penale dhe nese eshte e denueshme.

Kristaq Mele: Kerkohet destabilizim

"Mendoj se thirrje te tilla jane te mbushura me nacionalizem te tejskajshem. Nese Bollano eshte apo jo fajtor, duhet ta thote drejtesia dhe jo fletushkat e ngjitura ne rruge. Personalisht mendoj se personat qe shperndajne keto thirrje kerkojne destabilizim dhe demtimin e frymes se bashkepunimit mes Shqiperise dhe Greqise".

Ardian Miho: Bollano duhej shkarkuar

"Une personalisht do ta firmosja kete peticion. Mendoj se Bollano vazhdimisht ka bere thirrje kunder shqiptarise. Me kohe instancat e qeverise shqiptare duhet te kishin nderhyre per shkarkimin e tij. Mendoj se hartuesit e kesaj thirrje kane te drejte, pasi ka ardhur koha qe Bollano te largohet se bashku me kerkesat e tij shoviniste".

Avokati shtyn gjyqin e Bollanos

Vlore- Shtyhet per te dyten here gjyqi ndaj kryebashkiakut te Himares, Vasil Bollano, i cili akuzohet per shkuljen e tabelave ne gjuhen shqipe. Shkak per moszhvillimin e seances ne Gjykaten e Vlores ka qene kerkesa e pales mbrojtese, qe pretendoi te njihet e aktin e ekspertimit. Pas kerkeses se avokatit mbrojtes, Petraq Curri, per ndryshim te eksperteve, ka ardhur edhe kerkesa per te njohur demet. Gjyqtari Shkelzen Selimi dhe akuza e perfaqesuar nga Sokol Malaj, nuk kane kundershtuar kerkesen, duke i dhene kohe Currit te studioje aktet e ekspertimit dhe caktuan si date per seance 8 janarin e vitit te ardhshem. Bollano akuzohet per shperdorim detyre, pas denoncimit te KLSH-se per tabelat e hequra ne aksin Qeparo-Llogara, te vleresuara si dem ekonomik.

O.H.
Koha Jone
shqiptari
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 30930
Registration date : 04/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Trakte ne qytet: Te shkarkohet Vasil Bollano :: Komentet

bulqizaku

Mesazh Thu Dec 25, 2008 8:34 pm nga bulqizaku

hala se hoqen ket h........

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi