ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meta: Edi Rama, i shantazhuar nga Berisha

Shko poshtė

27122008

Mesazh 

Meta: Edi Rama, i shantazhuar nga Berisha Empty Meta: Edi Rama, i shantazhuar nga Berisha




Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, reagoi ashpėr pas votimit me konsensus nė Komisionin e Ligjeve tė projekt-draftit pėr Prokurorinė e Pėrgjithshme. Ai tha se ligji i rėndėsishėm po kalon me nxitim, dhe se Rama ndjehet i shantazhuar. Meta theksoi se ka qenė vetė kryetari i PS qė ka deklaruar se nuk ka reformė nė drejtėsi me Berishėn.
“Tė gjithė ju e mbani mend kryetarin e Partisė Socialiste, njė ditė pas miratimit tė Kodit Zgjedhor nė parlament, ku u shpreh qartė se reformat nė drejtėsi nuk do t’i bėjmė mė me Berishėn, se Berisha nuk synon pavarėsinė e drejtėsisė, po se do t’i bėnte, kur tė vinte e majta nė pushtet pas zgjedhjeve. Me tė drejtė tė gjithė sot mund tė pyesim se ēfarė ka ndodhur qė Partia Socialiste ėshtė bėrė palė me Berishėn nė pėrpjekjen e tij finale, pėrmes kėtij ligji pėr tė kontrolluar dhe uzurpuar edhe Prokurorinė e Pėrgjithshme? Pėr Lėvizjen Socialiste pėr Integrim, pėrgjigjja ėshtė e qartė: Projektligji i Berishės pėr Prokurorinė i kontestuar nga vetė Prokuroria dhe Shoqata e Prokurorėve nuk ėshtė gjė tjetėr, por njė kėmbim i turpshėm pėr miratimin nga ana e Berishės tė Kodit Zgjedhor, pa pėrmirėsuar standardet e administrimit”, - tha Meta.
Ai deklaroi se nuk ka ndėrmend tė bashkojė votat me PD pėr Kodin Zgjedhor, nėse kėsaj i druhet Rama. “Ndaj, unė dua t’i jap kėtė mesazh zotit Edi Rama, kryetarit tė Partisė Socialiste: Nė rast se ndjehesh i shantazhuar nga Sali Berisha me kėrcėnimin, se ai ditėn e hėnė mund tė bashkojė votat me LSI, nė mėnyrė qė t’i japė LSI pėrfaqėsimin nė administrimin e zgjedhjeve, qė i takon pėr shkak tė votės sė shqiptarėve dhe jo pėr shkak tė dėshirės sė LSI, duhet tė jesh i bindur se Lėvizja Socialiste pėr Integrim nuk do ta bėnte kurrė njė gjė tė tillė, pėr shkak tė integritetit tė saj tė lartė moral dhe njėkohėsisht pėr shkak tė asaj qė ka kėrkuar qė nė fillim, qė Kodi tė ketė njė gjithėpėrfshirje dhe konsensus maksimal. Ndaj, nė rast se ky ėshtė i vetmi shantazh qė Sali Berisha bėn mbi ty, ti duhet tė jesh i sigurt qė votat e LSI nuk bashkohen me ato tė Sali Berishės, qė LSI tė marrė komisionerin tė hėnėn, por as ti dhe partia jote nuk duhet t’i jepni Prokurorinė e Pėrgjithshme Sali Berishės! I dhatė Kushtetutėn, i keni dhėnė gjithė ato institucione kushtetuese, tani po i jepni edhe Prokurorinė, e cila jo vetėm do ta ndihmojė atė pėr tė fshehur dhe pėr tė mbuluar tė gjitha aferat dhe krimet e qeverisjes sė tij, por njėkohėsisht po e jepni qė ta pėrdorė kundėr jush, se kundėr nesh nuk ka se ēfarė bėn Sali Berisha, as sot, as nesėr dhe as nė jetė tė jetėve. Nė rast, se pastaj, ka gjėra tė tjera pėrveē Kodit qė ju detyrojnė t’i nėnshtroheni Sali Berishės dhe tė mos mbani premtimin qė bėtė para popullit shqiptar dhe para elektoratit tuaj, njė ditė pas miratimit tė Kodit, se reformat nė drejtėsi nuk do t’i bėni me Berishėn, por do t’i bėni pasi e majta tė fitojė zgjedhjet nė qershorin e ardhshėm”, - tha Meta.
SOT
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37555
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Meta: Edi Rama, i shantazhuar nga Berisha :: Komentet

avatar

Mesazh Sat Dec 27, 2008 12:48 pm nga Iliriada Portal

Sollaku vlerėson ligjin


Tashmė thjesht avokat, ish-Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, nga studio e tij ligjore nė kryeqytet jep komentet tij lidhur me draft-ligjin mė tė debatueshėm nė radhėt e politikės, por dhe tė prokuroreve, projektligjin pėr prokurorinė.
Njohės i mirė i funksionimit tė prokurorisė si drejtues i tij qė nga viti 2001 deri nė 2007, Theodhori Sollaku vlerėson se drafti final i qeverisė ka mjaft ndryshime nga varianti i paraqitur disa javė dhe se ai i ka reflektuar vėrejtjet e misioneve ndėrkombėtare qė asistojnė prokurorinė dhe Ministrinė e Drejtėsisė.
“Presioni ndaj Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr pezullimin e tij nga detyra ėshtė hequr. Ligji ėshtė i standardeve evropiane dhe nuk mund tė thuash se qeveria vendos nėn thundrėn e saj prokurorinė”, - u shpreh Sollaku.
Ish-Prokurori i Pėrgjithshėm, i shkarkuar nga Kuvendi i Shqipėrisė me votat e mazhorancės sė sotme, dy herė, i mbrojtur herėn e parė nga ish-presidenti Moisiu qė nuk dekretoi shkarkimin dhe i shkarkuar herėn e dytė pas insistimit tė mazhorancės, nga presidentit Topi, jep dhe njė vlerėsim tjetėr pėr nenin e shumėdiskutuar, atė tė raportimit nė Kuvend nga ministri i Drejtėsisė pėr Prokurorinė.
Zoti Sollaku jep njė vlerėsim dhe pėr nenin 36 tė ligjit nė fuqi qė ėshtė hequr nė draftin aktual dhe qė komentohet si heqja e imunitetit tė prokurorit dhe thotė se ajo qė quhet imuniteti i prokurorit ėshtė mbrojtja e prokurorit nga prokurori dhe qė sipas tij ėshtė nonsens. Kjo dispozitė, sipas tij, nuk i jep mbrojtje tė veēantė prokurorit nga qytetari i thjeshtė dhe se kėtė moment e zgjidh Kodi i Procedurės Penale.
Dhe nė fund por jo pėr nga rėndėsia, ish-Prokurori i Pėrgjithshėm, qė pason njė sėrė prokurorėsh nė vend qė nga ‘91, tė shkarkuar pėr arsye pothuajse politike, nėnvizon se nė Shqipėri nuk e ka fajin ligji, por vullneti i mazhorancave politike pėr ta deformuar atė gjatė zbatimit ose, mė keq akoma, pėr ta shkelur atė dhe frika e moszbatimit tė ligjit nuk duhet tė kthehet nė argument kundėr ligjit.
top-channel.tv

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat Dec 27, 2008 6:41 pm nga ilda

edhe kush berisha i ben shantazh rames ncncncncnncnc silent

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Sun Dec 28, 2008 2:54 am nga shqiptari

ati i kno presioni nvesh nat per nat se ashtu e ka hallin ...........

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi