ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD i rikthehet militanteve

Shko poshtė

26012008

Mesazh 

PD i rikthehet militanteve Empty PD i rikthehet militanteve




PD i rikthehet militanteve

Fatjona Mejdini
E Shtune, 26 Janar 2008

Drejtuesit e Partise Demokratike, qe me nisjen e muajit janar, i jane drejtuar bazes se tyre neper te gjithe Shqiperine. Pas 2 vitesh e gjysme pushtet te demokrateve, ky tur, qe pritet te zgjate deri ne fund te ketij viti, kerkon te riafroje drejtuesit e partise me zgjedhesit, qe ne vitin 2005 e sollen mazhorancen aktuale ne pushtet. Po keshtu, duket se keto udhetime drejt bazes se perfaqesuesve te larte te PD-se po iu sherbejne atyre edhe per te marre opinionet e akumuluara nga baza per menyren e funksionimit te qeverisjes “Berisha”. Por, ne kohen qe pas pak muajsh priten edhe ndryshimet e radhes ne qeveri, perfaqesuesit e PD-se me ane te ketij turi ne baze po japin mesazhin se mbeshtetesit e kesaj partie meritojne te perfaqesohen me shume ne kabinetin qeverises. Cka mendohet se mund te perkthehet pas tre muajsh, kur pritet te startojne dhe ndryshimet ne kabinetin qeveritar, me nje perfaqesim me te larte te PD, partise me te madhe ne pushtet, ne qeverisjen e vendit. E shoqeruar kjo dhe me ngushtimin e hapesirave per aleatet ne qeverisje, veprim ky ndoshta i diktuar dhe nga afrimi i momentit te zgjedhjeve te pergjithshme, ku joshja e militanteve ne kete fund-mandati mund te perkthehet ne vota me shume per PD.

Me aktive javet e fundit ne takimet me simpatizante te PD-se neper rrethe kane qene dy nenkryetaret e partise, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, po keshtu dhe sekretari i Pergjithshem, Ritvan Bode. Por, ka qene Topalli, ajo qe ka mbajtur numrin me te madh te takimeve me simpatizante te PD-se, ne Mirdite, Shkoder, Malesi te Madhe, Fier e Korce. Ato qe mund te evidentohen fare lehte ne takimet qe nenkryetarja Topalli ka zhvilluar me bazen ne keto zona, jane deklaratat, sipas te cilave militantet e kesaj partie meritojne me shume edhe per faktin e thjeshte se ata jane vete PD-ja.

Jo pak i angazhuar ne takime gjate muajit janar ka qene edhe Presidenti Bamir Topi, ish-nenkryetar i PD-se. Ndonese Topi per shkak te rolit qe ka si kreu i shtetit nuk mund te zhvilloje takime te vecanta me militantet e PD-se, ai ka zgjedhur qe ne fillim te vitit te mbledhe pjesen derrmuese te deputeteve te Grupit parlamentar te PD-se. Ne nje dreke te shtruar vetem per ta, pak jave me pare, Presidenti Topi ka festuar per ore te tera nen shoqerine e deputeteve te PD-se ne nje restorant ne bregdetin e Durresit, festen e Vitit te Ri, sic u shpreh dhe vete kreu i shtetit. Nderkohe qe, drejt bazes do zbrese edhe kreu i qeverise, Berisha, si dhe per here te pare dhe zv.ministrat, mjaft prej tyre tekniciene.



Topalli ne.....

Korce

“Ne themel te punes dhe prioriteteve te mazhorances qendrojne respekti ndaj anetareve dhe militanteve te partise, ne qender dhe ne baze. Busull e misionit tone mbeten premtimet ndaj te gjithe shqiptareve, si dhe detyrimet qe ne te gjithe kemi ndaj votuesve dhe mbeshtetesve tane, ne cdo komune dhe bashki te Shqiperise”.

Mirdite

“Militantet e partise jane aseti me i rendesishem i partise, ata jane vete partia. Askush nuk mund te guxoje t’i harroje militantet e PD-se, ndaj edhe mirenjohja dhe mendimi im eshte tek ata ne radhe te pare, sepse ata jane Partia Demokratike”.

Shkoder

“Forca dhe shpirti juaj kane bere qe te ecim perpara e te kerkojme qeverisje me sistem vlerash. Qytetaret e Shkodres na kane dhene votat e tyre per kater legjislatura radhazi. Besoj thellesisht ne shpirt se mbeshtetja e militanteve eshte vete jeta e PD-se, suksesi i punes sone”.

Malesi te Madhe

“Jemi perpjekur qe besimin tuaj ta kemi udherrefyesin e punes sone te perditshme. Me rritjen e te ardhurave ne buxhet kemi arritur te levrojme me shume fonde per bashkite e komunat, qe do te thote me shume projekte te rendesishme”.

Topi per dreken

“Kesaj dreke i kane dhene nje natyre te caktuar politike, ne baze te interesave. Nisi si nje dreke e vogel. Nuk ka asnje lloj interesi qe une te demonstroj ne menyre meskine qe ka pasur te beje me makinacione politike”.
emigranti
emigranti

Numri i postimeve : 878
Reputation : 5
Points : 30383
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

PD i rikthehet militanteve :: Komentet

lola

Mesazh Sat Jan 26, 2008 7:46 pm nga lola

Asgje nuk so te ndryshoje. Per PD militantet jane numeror topi per tu perdorur kur eshte e nevojshme. Kjo eshte dhe aresyeja qe PD ka ardhur ne pushtet si nje zgjedhje nga halli, jo si e vetmja alternative e ndryshimit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi