ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Akuzat si spiune, dėshmia e Luēie Kolės nė hetuesi

Shko poshtė

23012009

Mesazh 

Akuzat si spiune, dėshmia e Luēie Kolės nė hetuesi Empty Akuzat si spiune, dėshmia e Luēie Kolės nė hetuesi




Historia e familjes Kola dhe e fabrikimit tė akuzave, sipas rrėfimit tė Luēije Kolės, mė 25 janar 1949
Nė pjesėn e dytė tė dosjes pėr historinė tragjike tė pėrndjekjes sė shtetasve shqiptarė qė nė fillim tė instalimit tė regjimit komunist nė Shqipėri, vijon rrėfimi i Luēije Kolės pėr kthimin e familjes sė saj nė Shqipėri dhe persekutimin qė iu bė asaj vetėm ngaqė fliste frėngjisht dhe shoqėrohej me tė huajt e paktė qė kishin mbetur pas ēlirimit tė vendit nga pushtuesit nazistė.
"Babai im ka ikur nga Shqipėria qysh nė moshėn 11 vjeē dhe ėshtė vendosur nė Podgoricė tė Jugosllavisė. Aty ėshtė martuar dhe nga kjo martesė lindėn fėmijėt e tij, prej tė cilėve jemi sot gjallė pesė (Luēija ka lindur nė Podgoricė nė vitin 1921). Nė Podgoricė, babai im punonte tregtinė e hekurit.

Mbasi humbi nė tregti, nė vitin 1929-1930, sė bashku me tėrė familjen shkoi mė Francė dhe u vendos nė qytetin Combrovois (Seine). Atje, babai bashkė me tė dy motrat e mėdha, filluan tė punojnė me copė nė shtėpi pėr njė fabrikė kėpucėsh.

Nga kjo punė mbahej familja dhe na jepej mundėsia mua dhe dy fėmijėve tė tjerė tė vazhdonim shkollėn. Mė pas, mbasi motrat e mėdha u martuan, u detyrova tė lė shkollėn pėrgjysmė dhe tė hyj ēirake tek njė parukier. Kjo ka qenė rreth vitit 1937.

Nė vitin 1939, kur Franca pėrzuri shumė tė huaj, na u desh tė largoheshim dhe ne. Unė jam kthyer nga Franca 10 muaj pėrpara se tė kthehej familja, nė mėnyrė qė tė zija njė herė punė vetė dhe tė rregulloja shtėpinė, mbasi kėtu nė Shqipėri nuk kishim asgjė. Me ardhjen time nė Shkodėr, hyra nė punė tek Rrok Sereqi, berber.

Me ardhjen e familjes time nė Shqipėri, baba qėndronte pa punė dhe banonim nė shtėpinė e Mill Drenushit, i cili kishte njė kafe dhe automobila.

Ky, duke parė gjendjen tonė tė keqe, na ndihmoi duke na dhėnė mundėsi materiale qė tė hapnim njė dyqan saloni pėr permanent, me konditė qė unė t'i jepja njė tė tretėn e fitimit, deri sa t'i paguaja shumėn qė ai kishte shpenzuar pėr kėtė dyqan. Unė nė dyqan punoja me motrėn time Ana Kola, ndėrsa vėllai i vogėl vazhdonte shkollėn. Me qė nė dyqan fitoja mirė, edhe jeta ekonomike filloi tė na pėrmirėsohesh.

Ardhja e okupacionit gjerman mė ka gjetur nė Shkodėr, nė punė tek Rrok Sereqi. Ardhjen e okupacionit italian, unė nuk e kam pritur mirė. Rrethi miqėsor qė unė kam patur ka qenė: Viti Shahini nga Korēa, Angjelina Koliqi, Pina Gjoni, Dilomena Pistuli.

Lėvizjen Nacionalēlirimtare nuk e kam ndihmuar, por kurrė nuk kam qenė ndonjėherė kundėr. Me rrethin shoqėror qė unė kisha, nuk jam marrė asndonjėherė me politikė. Ardhja e okupacionit gjerman mė ka gjetur po me tė njėjtin profesion nė qytetin e Shkodrės.

Ardhjen e okupacionit gjerman unė e kam pritur me frikė. Deri nė ēlirimin e Shqipėrisė, unė nuk jam marrė me politikė. Ēlirimi i Shqipėrisė mė ka gjetur nė Shkodėr, unė e kam pritur mirė.

Nė mbrėmjet qė bėheshin nė atė kohė, jam shoqėruar me Filip Jakovėn, i cili vinte shpeshherė me na marrė nė shtėpi. Nė ballo kam kėrcyer dy-tri herė me tė misionit anglez dhe nė kėrcim e sipėr jemi takuar. Motra ime (Ana Kola), pėr arsye se kėrcente me anglezė, ėshtė arrestuar, por me interesimin e Filip Jakovės, mbas 21 ditėsh ėshtė liruar.

Kam njohur vetėm klientėt qė njihnin vetėm gjuhėn frėngjisht. Nė Shkodėr kam njohur Koēo Dilon, tė cilin ma ka prezantuar Filipi. Ky kishte profesion nėpunės dhe tash ndodhet nė burg.

Mbasi na u prishėn veglat te dyqani im, shkova nė Tiranė pėr tė gjetur ndonjė aparat tjetėr. Nė dhjetorin e vitit 1945, erdha vetėm dhe fillova punėn nė sallonin "Vllazėn Kraja". Klientėt e mi ishin njerėz tė legatave tė huaja.

Njė nga klientėt e mi, ka qenė edhe Miss Neelli dhe Xhana Simon. Kam patur njė rast kur njė grua hyri nė dyqan me bukė misri nė dorė dhe Miss Neelli mė tha qė, nė vendin tonė, misrin ua japim pulave dhe njerėzit hanė bukė tė bardhė.

Unė iu pėrgjigja se ballkanasit preferojnė bukėn e misrit dhe se ndėr vendet tuaja, buka ėshtė e pakėt si konseguencė e luftės.

Njė ditė tjetėr, nė kohėn kur kalonin manifestuesit pėr punė vullnetare, Miss Neelli mė tha mua qė shkojnė kėta me vullnet, apo janė tė detyruar? Unė i thashė se kėta janė vullnetarė.

Ndėr klientėt e mi, kam pasur edhe Frida Sadetinin, e bija e Marta Dodės. Mbas disa kohėsh, Frida mė ftoi nė shtėpinė e saj dhe meqė nuk kishim ujė nė shtėpi, ajo mė lejoi qė tė mbushja ujė nė shtėpinė e saj, mbasi ishim komshinj.

Neve diskutonim thjesht ēėshtje familjare dhe muhabet vajzash, muhabet modash pėr anglezėt, amerikanėt dhe francezėt. Kurrė ndonjėherė nuk kemi biseduar ndonjė ēėshtje politike. Njė herė, kur kam qenė pėr vizitė tek Frida, kanė ardhur edhe dy ēupa, emrat e tė cilave nuk i di.

Unė menjėherė iu largova mbasi nuk i njihja. Nė shtėpinė e Fridės, ajo mė ka prezantuar me Konsullin Francez, nė kohėn kur ky po dilte nga shtėpia. Nė shtėpinė e Fridės, jam njohur me nėnėn e saj, Marta Doda. Me kėtė takohesha rrallė, se kjo ka qenė e sėmurė.
Nė kohėn kur unė kam shkuar pėr tė mbushur ujė tek Frida, jam takuar me togerin francez, Pjerson.

Me kėtė jam takuar edhe njė herė tjetėr, kur po shkoja pėr tė blerė qofte nė njė dyqan. Ai aty mė ofroi njė gotė aperitiv. Nė kėtė takim nuk kam biseduar ndonjė ēėshtje politike, por kemi biseduar rreth fejesės qė ai kishte bėrė. Mbas kėsaj, nuk kam folur mė me togerin Pjerson.

Kam njohur Agostin Bonatin nė Legatėn Franceze. Kur kam shkuar pėr t'u interesuar pėr ēėshtjen e motrave tė mia qė ishin martuar dhe banonin nė Francė. Me Bonatin jam takuar edhe nė rastin kur jam takuar dhe me toger Pjerson.

Nė shtėpinė e Fridės kam parė shpeshherė tė hyjė Bonati, por kurrė unė nuk jam takuar me tė. Frida nuk mė ka folur ndonjėherė pėr Agostin Bonatin pėr ēėshtje politike, vetėm mė ka thėnė se Agostini pinte shumė.

Nė Legatėn Franceze nuk njihja kėrkėnd, pėrveē Bonatit. Me tė shoqen e ministrit jam njohur nė dyqanin tim, kur ka ardhur si kliente. Ajo ishte zėmėruar me mua, pėr arsye se gjoja nuk i shėrbeja mirė.

Mbas kėsaj kohe, unė nuk jam takuar mė me tė.

Kemi bėrė shėtitje familjare. Nė kėto shėtitje merrnin pjesė Kolė Xhuxha familjarisht, familja Gini, Mikel Gulz. Kam qenė nė plazhin e Durrėsit tre-katėr herė me shokun tim Gaqo Flloqi, me motrėn dhe kushėrirėn e tij.

Nė Plazhin e Durrėsit, nuk jam takuar ndonjėherė me njerėzit e UNRA-s ose tė Legatės Franceze. Nė mars-prill tė vitit 1945, nė kohėn kur unė po shkoja nė kishė, rrugės mė ndaloi njė burrė i panjohur, i cili mė dorėzoi njė letėr pėr mua personalisht dhe njė pėr UNRA-n.

Kėto dy letra i dėrgonte Marta Saraēi pėr mua dhe njė pėr vėllanė e saj, i cili punonte nė UNRA. Letrat, qė tė dyja ishin tė hapura dhe nuk kishin asnjė pėrmbajtje politike. Nė letrėn qė mė dėrgonte mua Marjeta Saraēi, mė lutej qė letrėn e dytė t'ia dėrgoja tek vėllai i saj nė UNRA.

Njė muaj para se tė arrestohesha unė, fillova tė mėsoja gjuhėn anglishte me njė libėr "Frėngjisht-Anglisht". Mėsimin e anglishtes qė unė bėja, nuk kisha ndonjė qėllim politik. Unė nuk kam shkuar ndonjėherė tek UNRA dhe as qė mė ka ardhur ndonjėherė nė shtėpinė time ndonjė anglez, amerikan apo francez, qoftė pėr ēėshtje private apo politike.

Fotografinė e njė anglezi qė quhet David, e kam pasur qė kur isha me punė nė Shkodėr. Kėtė fotografi ma ka dhėnė anglezi David nė mbrėmjen e vallėzimit, qė u bė mė rastin e ēlirimit tė Shqipėrisė. Anglezi David, nuk mė dha vetėm mua fotografinė e tij, por u dha edhe tė tjerėve, si Filip Jakovės...e tė tjerėve, qė nuk ua di emrat. "...Unė jo vetėm qė nuk kam qenė nė shėrbim tė informacionit francez, por as qė kam patur dijeni mbi kėtė ēėshtje.

Me Legatėn Franceze unė kurrė nuk kam patur tė bėj, vetėm me rastin kur jam interesuar pėr motrat e mia, tė cilat janė martuar nė Francė. Me kėshilltarin e Legatės Franceze Guyz, nuk kam pasur asnjė lidhje me karakter politik, ekonomik ose shoqėror.

Jam prezantuar me Gizin nė shtėpinė e Frida Sadetinit ku banonte, jam salutuar dy-tri herė, por kurrė nuk kam biseduar ose tė kem patur shoqėri. Me Agostin Bonatin jam njohur atėherė kur kam shkuar pėr t'u interesuar pėr motrat e mia. Me Agostin Bonatin, nuk kam patur asnjė lidhje ose shoqėri...".

Deklaratat e Luēijes nėn torturat e hetuesve

"...Pėr herėn e parė jam njohur me Miss Neelyn, pėrpara 8 muajve. Miss Neely mė kėrkonte informata tė ndryshme dhe unė, Luēije Kola, i jepja vazhdimisht informata, tė cilat nuk ishin nė tė mirėn e pushtetit, por kundra pushtetit..."

"...Miss Neely-it i jam treguar e pakėnaqur duke i thėnė se jam nė gjendje tė keqe ekonomike. Nė Shqipėri nuk ka barna, i kam thėnė se do tė hapen rrugėt pėr t'u larguar nga Shqipėria, i kam thėnė se edhe qeveria e sotme lufton shumė dhe jam katolike.
Miss Neely, duke m'u mbėshtetur nė kėto pakėnaqėsirat e mia, filloi tė marrė prej meje informata me karakter tė ndryshėm..."
26.2.1948

"... Nė sallonin tim vinte dhe njė vajzė... qė punonte nė Radio Tirana. Kjo fjalosej me njė grua nga tė UNRA-s nė gjuhėn anglishte dhe se unė Luēija i kam folur qė nė sallonin tim tė mos bisedonte nė gjuhėn anglisht. Kur unė i thashė Vitores, ajo mė tha se kam biseduar pėr vuajtjet e mia qė kam kaluar nė Itali.

Qėllimi qė unė ndaloja qė tė mos flisnin nė sallonin tim qoftė anglisht ose ēfarėdo lloj gjuhe tjetėr qė flisnin gratė e UNRA-s, unė Luēija nuk dėshiroja tė bisedohej, mbasi njė bisedė me to, ishte, sipas mendimit tim, pėr kundra pushtetit dhe se nuk doja qė tė bija nė sy pėr keq karshi pushtetit, mbasi isha njė vajzė qė shikoja punėn e qė tė siguroja tė ardhurat e familjes...".
4, 3. 1948

"...Frida Sadetinin (Doda) e kam njohur...kur ka ardhur nė sallonin tim pėr tė bėrė flokėt. Aty jemi takuar duke folur frėngjisht. Mė vonė kam shkuar nė njė shtėpi afėr Legatės Franceze, ku aty afėr vinte edhe Frida Doda...Frida mė thotė qė tė vija edhe nga shtėpia e saj.

Qysh atėherė fillova tė vija vazhdimisht. Me Fridėn bisedonim si vajza pėr modėn, etj. Nė shtėpinė e saj vinte Giz (sekretari ose Konsulli francez), me tė cilin kishin miqėsi tė vjetėr. Por Gizi mė kishte thėnė se nėna e Fridės e njihte shumė kohė pėrpara. Gizi kishte lindur nė Shkodėr, mbasi si gjuhėn shqip e dinte shumė mirė.

Kam parė qė tė vinin dy gra nga tė Legatės Amerikane, tė cilat vinin shumė dendur. Kur unė i pyeta pėrse vinin, Frida mė thotė se kėrkojnė antika, tė cilat i kanė blerė si kostume kombėtare, etj. Unė, Luēija, di me siguri qė Frida shkonte shpesh nė misionin francez, si nė darka tė ndryshme, ashtu dhe herė tė tjera, mbasi kishte miqėsi tė ngushtė nė misionin francez.

Gjithashtu di, qė, kur nėna e Fridės hyri nė burg, nga Legata Franceze, Fridės, i vinin ushqime tė ndryshme pėr nėnėn e saj.

(Deklaratat e dhėna nėn presion, dhunė fizike e psikologjike, mė vonė u mohuan nga Luēije Kola)

Agustin Bonati pėr Luēije Kolėn- 19.1. 1949

"...Megjithėse z. Henri Guys mė kishte thėnė nė Legatėn Franceze, se zonjusha Luēije Kola ishte njė informatore e tij, unė i jam rezervuar asaj ndėr bisedime, mbasi edhe nuk kishte siguri se unė e njihja...Rezervimi i im ishte se, kur i ia kam deklaruar edhe z. Guys, se unė zonjushė Kola Luēijan e konsideroja si njeri qė kishte tė bėnte me lėvizjen.

Akuzat pėr pjesėtarėt e grupit tė tė ashtuquajturve bashkėpunėtorė tė spiunazhit francez

"Agostin Bonati rekrutoi edhe Jusuf Vrionin"


29. 12. 1950... Observacion i Kėshillit tė Gjykatės sė Lartė Ushtarake:

"...I pandehuri Agostin Bonati ėshtė vėnė nė shėrbim tė spiunazhit Francez dhe, me detyrėn e Kryeagjentit, ka rekrutuar edhe tė pandehurit e tjerė, duke i vėnė nė shėrbim tė Legatės Franceze pėr veprimtari spiunazhi, nė dėm tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė.

I pandehuri Agostin Bonati ėshtė i predispozuar tė hyjė nė shėrbim tė spiunazhit tė huaj, mbasi edhe nė tė kaluarėn, para okupacionit fashist tė vėndit t'onė, kishte punuar nė K.T.A.M. me tė huaj (anglezė) dhe ka pasur lidhje, duke qenė nė shoqėrinė "Tenis Klub".

Nė kėto rrethana, pas ēlirimit tė Shqipėrisė, kur vijnė misionet e huaja anglo-amerikane, ėshtė njė nga tė parėt qė bie nė kontakt me ta, por veēanėrisht me ndėrmjetėsinė e nipit tė tij Vili Briot, njihet mė fort me anėtarėt e Misionit Ushtarak Francez dhe merret nė shėrbim si pėrkthyes pranė misionit prej toger Lombardit.

Ndėrsa punonte si pėrkthyes nė Misionin Francez, mė 20 qershor 1945, Toger Lombardi, zėvendėsshef i atij misioni, i propozoi tė rekrutohej informator, me qėllim qė tė mblidhte informata tė ndryshme me karakter ekonomik, politik dhe ushtarak.

Mbasi jep herė pas here informata tė tilla, fiton besimin e Misionit Ushtarak Francez dhe caktohet Krye-agjent, duke u udhėzuar qė tė formonte rrjetin informativ me elementė tė tjerė tė pėrshtatshėm pėr t'i shėrbyer Spiunazhit Francez.

I pandehuri Agostin Bonati e pranon menjėherė me vullnet tė mirė dhe rekruton nė fillim tė pandehurin Skėnder Konicėn, Skėnder Shkupin, Agop Kahanaxhianin, Jusuf Vrionin, Adem Pilkun, Kosta Meksin, Simon Raskun etj. Me ndėrmjetėsinė, mė vonė, tė pjesėtarėve tė Legatės Franceze, ishin rekrutuar agjentė tė tjerė, si Lush Pogu; me anėn e Blanche Fiche, nė vitin 1946, Helena Beēa, prej ministrisė franceze.

Ėshtė e provuar nė Gjykatėn e Faktit se, tė pandehurit Skėnder Konica, Skėnder Shkupi, Jusuf Vrioni, Kosta Meksi, Agop Kanaxhian, Adem Pilku, Simon Rasku e Gjon Cefa, me anėn e tė pandehurit Agostin Bonati, janė vėnė nė shėrbim tė Spiunazhit Francez dhe pėr shėrbimet e kryera prej tyre nė favor tė kėtij spiunazhi, si nė dhėnien herė pas here t'informatave me karakter ekonomik, politik dhe ushtarak, janė shpėrblyer me tė holla nga Misioni Francez me anė tė pandehurit Agostin Bonatit.

Nga kėta tė pandehur, mė aktiv ka qenė Skėnder Konica, i cili ka marrė nėn vartėsinė e tij njė pjesė nga tė pandehurit dhe nga persona tė tjerė qė nuk i janė referuar Gjykatės sė Faktit pėr gjykim.

Nė gjykatėn e faktit ėshtė provuar gjithashtu, se tė pandehurat Luēije Kola dhe Helena Beēa, janė rekrutuar spiune nga vetė personeli i Misionit Francez (mė vonė Legata) dhe u kanė shėrbyer me koshiencė si informatore, nė dėm tė organizimit shtetėror tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė.

Ndėrsa tė pandehurit Padėr Gjadri, Gulielm Rasku dhe Gjysh Shkreli, nė mėnyrė tė ndryshme janė vėnė nė shėrbim tė Spiunazhit Francez dhe kundrejt shpėrblimit nė tė holla, kanė dhėnė herė pas here informata tė ndryshme mbi vendin tonė, duke dėmtuar Republikėn Popullor tė Shqipėrisė.

Ndėrsa pėr tė pandehurin Lush Pogu, para Gjykatės sė Faktit ka dalė e provuar fajėsia e tij pėr vėnien nė shėrbim tė spiunazhit tė huaj me ndėrmjetėsinė e zonjės Fiche (franceze). Dhe vetė e kaluara e tij ka qenė nė pozita tė atilla, qė u ka shėrbyer tė huajve nė dėm tė popullit.

Nga sa u parashtrua mė lart, rrėzohen pretendimet e tė pandehurve rekuruesa, pse mohimi i tyre nė gjyq, ashtu siē pretendojnė edhe nė rekurs, nuk i shkarkon nga pėrgjegjėsia penale pėr fajet e kryera, me tė drejtė Gjykata e Faktit e ka konsideruar tė provuar fajėsinė e tyre nė bazė tė deponimeve dhe atribuimeve tė Agostin Bonatit, Skėnder Konicės, Skėnder Shkupit etj., deponimet e bėra nė hetuesi dhe tė verifikuara po nga ata nė vitin 1949. Vendimi i Gjykatės sė Faktit, nuk paraqet ndonjė tė metė ligjore.

Prandaj, pėr kėto arsye dhe nė bazė tė Nenit 19 dhe 28 t'Urdhėresės sė Ministrisė sė Drejtėsisė mbi disa norma procedurale nė lidhje me nenin 7 tė ligjit mbi gjykatat ushtarake, Kėshilli, bashkėrisht, VENDOSI:

Ligjėrimin e vendimit tė Gjykatės Ushtarake tė Tiranės, Nr. 301 datė 8. 7. 1950 qė pėrmban dėnimin me vdekje tė Agostin Bonatit dhe me humbjen e pėrhershme tė tė drejtave civile....".

Agostin Bonati, fjala e fundit para ekzekutimit
Me interes ėshtė botimi i pėrmbajtjes sė plotė tė procesverbalit tė mbajtur pas ekzekutimit tė Agostin Bonatit nga skuadra e pushkatimit qė zbatoi vendimin e Gjykatės sė Lartė Ushtarake, pas refuzimit qė Presidiumi i Kuvendit Popullor i bėri kėrkesės pėr faljen e jetės sė Agostin Bonacit; njė nga procesverbalet e rrallė tė gjendur nė dosjet arkivore pėrkatėse.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Akuzat si spiune, dėshmia e Luēie Kolės nė hetuesi :: Komentet

ILIRI

Mesazh Fri Jan 23, 2009 3:03 pm nga ILIRI

Proces-Verbal

Sonte, nė datėn 22/XII/1950, unė kapiten i II-tė ..... ......, ndihmės Prokuror Ushtarak i ......., duke pasur prezent Kapiten i I-rė ..... .... Zv Shef i Degės P.Brėndėshme tė ........, dhe Kapiten I-rė ..... ..... Drejtor i Burgut tė ........ dhe duke parė vendimin e Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė, i cili aprovon Vendimin e Gjykatės Naltė Ushtarake pėr ndėshkimin me vdekje tė tė quajturit Agostin Bonati, i biri i Nikollės dhe i Virgjinisė, vjeē 44, i martuar, me njė fėmijė, i pa dėnuar, lindur nė Shkodėr dhe banues nė Tiranė, me arsim tė lartė, ish nėpunės nė Legatėn Franceze, arrestuar nė datėn 12/ 9/ 1947, pėr fajin e spiunazhit nė dėm tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe refuzon kėrkesėn e tė pandehurit pėr falje, nė orėn 23.45, morėm nga burgu tė dėnuarin, tė cilin mbasi e dėrguam nė vendin e caktuar nga Dega e P. tė Brėndėshme pėr ekzekutim dhe pasi i lexova atij dispozivitetin e vendimit tė Gjykatės sė Lartė dhe mbasi i komunikova atij refuzimin pėr falje nga ana e Presidiumit, i kėrkova se cila ishte dėshira dhe fjala e tij e fundit.

I dėnuar kėshtu deklaroi:

"Falėnderoj Komandantin qė mė ka falur jetėn nė vjetin 1947, dhe qė mė ka dhanė mundėsi me u takue me djalin nė vjetin 1948 dhe gjatė seancave tė gjyqit. Atij i uroj njė jetė tė lumtur plot me dafina. I betohem nė kėto ēaste mė kritike tė jetės time se, unė, i nėnshkruari Agostin Bonati, nuk kam qenė dhe kam mejtuar me qenė njė tradhtar i vėndit tim ose spiun i ndonjė shteti tė huaj.

Kam qenė njė nėnpunės i bindur dhe i ndershėm. I lutem atij qė tė urdhėrojė qė tė mos merret aspak parasysh procesi im qė ėshtė tanė shpifje dhe gėnjeshtra tė sugjeruara dhe tė pėrforcueme prej meje nė vjetin 1948, nėn vuajtje morale, psihike dhe trupore.

Kam pasė dėshirė dhe i kam shkruar njė letėr me anė tė Drejtorisė sė Burgut qė tė mė akordonte njė audiencė pėr t'i dhėnė skjarime rreth akuzės sė padrejtė qė mė asht bamun nga ana e autoritetit pėrkatės.

I lutem gjithashtu si Kryetar Shteti qė asht, tė mėshirojė familjen time dhe, mundėsisht, tė urdhėrojė me anėn e Gjykatės sė Naltė Ushtarake, Gjykatėn Ushtarake tė Tiranės, pezullimin e atyre pak plaēkave qė asht jetesa e djalit tim.

Gruas s'ime, ju lutem zotni Prokuror, t'i transmetoni tė mbramen porosi t'imen, djalin.
Tė gjithė atyre qė kam bashkė akuzue u kėrkoj tė falun, ashtu sikurse unė, fali dy akuzuesit e mij, emrat e tė cilėve, janė nė procesin e vitit 1949, se pėrmbajtje e tė cilit, nė bazė tė ballafaqimit qė na asht ba, duket qė asht gėnjeshtėr.
Rroftė Komandanti Gjeneral Armate, Enver Hoxha.
Rroftė Shqiprija

Lejohem tė shtoj falėnderimet e mija Drejtorisė sė Burgut dhe personelit tė saj tė emruar ē'prej vjetit 1949 e tutje.
Faleminderit".

Lirisht, nė orėn 24, plotoni i ekzekutonjėsit qėllon mbi tė dėnuarin. Mbasi konstatuem vdekjen e tij, urdhėruem varrimin.

DREJTORI i BURGUT TĖ ........
Kapiten I-rė (..... .....)
ZV/KRYET. DEGĖS P.BRĖNDĖSHME tė ........
Kapiten I-rė ( ...... .... )
ND/ PROKURORI
Kapiten II-tė ( ..... ....... ) Firma

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Fri Jan 23, 2009 8:14 pm nga shqiptari

mjer kush binte ne dore te sigurimit te shtetit....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi