ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ari Han qetesohet perpara Maltes

Shko poshtė

24012009

Mesazh 

Ari Han qetesohet perpara Maltes Empty Ari Han qetesohet perpara Maltes




Ari Han qetesohet perpara Maltes


Edhe pse nė letėr sfida me Maltėn cilėsohet e thjeshtė, trajneri Ari Han i kishte tė gjitha arsyet pėrse tė shqetėsohej. Formės sė dobėt tė sulmuesve (Bogdani, Kapllani e Berisha, tė cilėt kanė probleme nė skuadrat respektive), i ishin shtuar edhe dėmtimet e shumė lojtarėve titullarė. Por, tashmė drejtuesi i stolit kuqezi mund tė marrė frymė lehtėsisht: pėrveē kapitenit Altin Lala qė nuk do tė mund tė rikuperohet nė kohė pėr takimin e 11 shkurtit nė La Valeta, lojtarėt e tjerė do tė jenė nė dispozicion tė skuadrės. Lorik Cana ėshtė rehabilituar nga dėmtimi nė gju dhe mė 8 shkurt pritet tė zhvillojė ndeshjen e parė pėr vitin 2009 me Olimpikun e Marsejės. Sipas burimeve pranė klubit francez, 25-vjeēari do tė jetė rregullisht nė fushė kundėr Bordosė, e vlefshme pėr javėn e 23-tė tė Ligės 1. Rikthimi i Canės vjen nė momentin mė tė pėrshtatshėm, sepse vetėm tri ditė mė pas ai do tė zėrė vendin e tij nė mesfushėn e Kombėtares, pėr sfidėn me Maltėn nė Grupin 1 eliminator tė Botėrorit 2010. “Pas problemeve nė gju, Lorik Cana mund tė marrė pjesė nė seancat stėrvitore, por pėr momentin nuk ėshtė ende nė gjendje qė tė vazhdojė pėrgatitjet me pjesėn tjetėr tė grupit”, thekson faqja zyrtare e marsejezėve. “Objektivi i lojtarit ėshtė qė tė jetė nė formėn optimale pėr takimin e 8 shkurtit kundėr Bordosė, gjithsesi kjo do tė varet nga rehabilitimi. Stafi mjekėsor i klubit ka bėrė tė ditur se do t‘i japė ‘dritė jeshile‘ mesfushorit vetėm nėse ai ėshtė nė 100 pėr qind, pėrndryshe nuk do tė rrezikohet qė situata tė pėrkeqėsohet”. Edhe pse fillimisht dėmtimi i zv/kapitenit kuqezi dukej i lehtė, ai nuk aktivizohet me ekipin prej afro njė muaji.

Lajme pozitive vijnė edhe nga Qipro, ku Arjan Beqaj ka rifilluar stėrvitjet me Anorthosis. Klubi kampion nė ishullin e Afėrditės bėri tė ditur se portieri kuqezi ėshtė rehabilituar plotėsisht dhe ka filluar stėrvitjen pėr pėrballjen e 25 janarit me Omonian, nė javėn e 19-tė tė kampionatit. “Gardiani” ka qėndruar jashtė fushave tė lojės prej afro njė muaji e gjysmė, pėr shkak tė njė dėmtimi nė gju, nė sfidėn e Ligės sė Kampioneve me Interin, nė fillim tė nėntorit 2008. Problemi dukej se ishte hedhur pas shpine vetėm pas disa javėsh, por Beqaj u dėmtua sėrish nė fillim tė dhjetorit, nė sfidėn me grekėt e Panathinaikosit. Portieri shqiptar ka qenė njė prej lojtarėve mė tė mirė tė Anorthosisit gjatė pjesėmarrjes historike nė aktivitetin mė prestigjioz pėr klube nė Evropė.

Burimi: Gazeta Shqip
avatar
ilda

Numri i postimeve : 3423
Reputation : 16
Points : 28767
Registration date : 19/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Ari Han qetesohet perpara Maltes :: Komentet

shqiptari

Mesazh Sat Jan 24, 2009 12:09 am nga shqiptari

ishalla fitojne se gjynah te humbin me malten.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi