ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bogdani-Lacio, kushtet e sulmuesit prishin akordin

Shko poshtė

24012009

Mesazh 

Bogdani-Lacio, kushtet e sulmuesit prishin akordin Empty Bogdani-Lacio, kushtet e sulmuesit prishin akordin




Bogdani-Lacio, kushtet e sulmuesit prishin akordin

Bie edhe pista Lacio pėr Erjon Bogdanin. Shkak janė bėrė kushtet qė sulmuesi i Kombėtares pretendonte pėr transferimin nė kryeqytetin italian. Edhe pse ishte menduar qė 31-vjeēari tė kalonte te bardhekaltėrit si pjesė e shkėmbimit me Makinuan e Inzagin, tė cilėt do tė luanin me Kievon pėr gjashtė muajt e ardhshėm, marrėveshja nuk u realizua. Bogdani kėrkonte qė te Lacio t‘i siguronin rrogė tė njėjtė me atė qė pėrfiton nė Verona dhe t‘i garantoheshin hapėsira aktivizimi nga trajneri Delio Rosi. “Nėse Lazio pranon kushtet qė kam kėrkuar, atėherė mund tė transferohem atje. Sė pari, pretendoj qė paga ime tė mos jetė mė e ulėt sesa te Kievo dhe po ashtu kėrkoj garanci se do tė kem hapėsira pėr t‘u aktivizuar, madje edhe nė ndeshjet e mėdha”, ishin fjalėt e sulmuesi kuqezi. Megjithatė, kėrkesat ishin tė pamundura tė realizoheshin: pėr ēėshtjen e rrogės, klubi lacial ndjek njė politikė me pak shpenzime, ndėrsa aktivizimi i shpeshtė i Bogdanit do tė ishte i pamundur, pasi nė repartin ofensiv luajnė Roki, Pandev dhe Zarate. Kjo ėshtė arsyeja se pėrse klubi bardhekaltėr hoqi dorė nga Bogdani dhe vendosi tė blinte argjentinasin Gaston Andres Havier Ēelerino. Tekniku Rosi kėrkonte me ngulm afrimin e njė sulmuesi me peshė, i cili tė ishte dominues nė lojėn ajrore. Pasi ka parė, sė bashku me menaxherin e skuadrės, Igli Tare, “dvd”-tė e ndeshjeve ku ėshtė aktivizuar 22-vjeēari, drejtuesi i stolit u bind pėr kualitetet e tij. Pėr Ēelerino, Lacio do tė paguajė afro 2.5 milionė euro. Duket u kthyer te Bogdani, pas rėnies sė opsioneve Roma e Lacio, pėr sulmuesin vazhdojnė tė interesohen edhe shumė ekipe tė tjera. Bolonja, Rexhina e Palermo nė Serinė A, Salernitana e Leēe nė “B”, Padova nė Ligėn Pro (Seria C1) dhe francezėt e Grenobėl. Por “Er-Bomber” thekson: “Kievon nuk do ta ndėrroja me asnjė ekip tjetėr, tė nivelit mesatar nė Itali dhe aq mė tepėr me ekip tė Serisė B. Luaj nė kėtė kampionat prej tetė vjetėsh dhe ndoshta ka ardhur koha pėr tė provuar veten nė njė skuadėr tė madhe italiane”.

Burimi: Gazeta Shqip
avatar
ilda

Numri i postimeve : 3423
Reputation : 16
Points : 28767
Registration date : 19/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi