Ngritja e akuzes, valle ka prova?
Faqja 1 e 1
12022009
Ngritja e akuzes, valle ka prova?
A ka prova sot Prokuroria e Pergjithshme, qe te vertetoje se ish-funksionari me i larte i Ministrise se Mbrojtjes Fatmir Mediu, te jete pergjegjesi kryesor ne ate cka ndodhi ne 15 mars te vitit te shkuar?
Eshte pikerisht pyetja qe as ne si gazetare, madje as vete avokatet qe kane marre persiper te mbrojne Mediun, nuk dine te pergjigjen. Nga i gjithe ky kalvar veprimesh procedurale ajo qe ben pershtypje eshte "ndeshkimi" kolektiv qe i behet te gjithe ish-zyrtareve te ministrise.
Si per cudi, mesojme se flete-thirrja per t'u paraqitur ne prokurori eshte leshuar nga prokurori Sokol Stojani diten e diele, duke e bere me shume propagande mediatike, kete veprim kolektiv.
Vetem pak dite pas ngjarjes, kur kryeprokurorja Ina Rama doli ne nje konference se bashku me vartesit qe hetojne ceshtjen ne fjale, ajo aludoi se Fatmir Mediu eshte mik me Mihal Deliorgjin, pronarin e firmes Alb Demil dhe per kete kerkoi heqjen e imunitetit me qellim hetimin.
Sot ne asnje rresht te akt-akuzes, sipas avokatit te tij mbrojtes dhe ky nje ish-prokuror i njohur, nuk thuhej qe Mediu te jete i hetuar si bashkepunetor i Deliorgjit. Akuza ndaj tij eshte bere edhe me e sofistikuar, duke i shtuar akuzes se mosbashkepunimit me Shtabin e Pergjithshem, Mediu i eshte shmangur dhe taksave te shtetit shqiptar ne nje vlere prej 4 mije dollare.
Ende nuk dihet nese Mediu, dikur i akuzuar se s'ka bashkepunuar me Shtabin e Pergjithshem, sot akuzohet per shperdorim detyre ne bashkepunim, do te jete nje akuze e pakontestueshme neser ne procesin gjyqesor, por nje gje eshte fakt, shperthimi i frikshem i Gerdecit do te klasifikohet ende si nje veprim qe nuk mban firmen e nje ushtaraku.
Marre nga Tv Klan

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi