ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frutat, alarmi i fundit

Shko poshtė

16022009

Mesazh 

Frutat, alarmi i fundit Empty Frutat, alarmi i fundit




"Njė mollė nė ditė nuk mjafton mė"
Dimė qė ka veti freskuese dhe qetėsuese, ndėrsa ėshtė thesar i vėrtetė proteinash, sasie tė madhe uji, sheqernash tė llojeve tė ndryshme, kripėrash minerale dhe vitaminash. Konsiderohet si fruti qė u jep energji indeve dhe ndihmon pėr tė mbajtur fizikun nė formė tė mirė, pasi ėshtė shumė i pasur me fibra qė mbajnė tė ulėt nivelin e kolesterolit nė gjak. Ėshtė fruti mė i dashur pėr diabetikėt, ndėrsa na ndihmon tė largojmė stresin kur jemi tė lodhur. Parandalon sėmundjet kardiovaskulare dhe kancerin, falė prezencės sė madhe tė antioksiduesve. Por "tė mirat" e saj nuk mbarojnė kėtu. Pėr shkak tė cilėsive pozitive, ka filluar tė pėrdoret gjerėsisht nė produktet kozmetike, duke garantuar vetėm kujdes dhe mbrojtje pėr lėkurėn. Po ashtu siguron 20 pėr qind tė fibrave pėr tė cilat kemi nevojė ēdo ditė. Jo mė kot thuhej: "Njė mollė nė ditė mban mjekun larg nesh". Por tani shprehja ka ndryshuar. Sipas njė studimi anglez, sot duhen tė paktėn 20 mollė nė ditė pėr t‘u dhėnė vlerat e duhura ushqyese tė rriturve dhe fėmijėve. Plot katėr herė mė shumė se sasia e kėshilluar nga dieta mesdhetare, e promovuar nga qeveritė pėr tė luftuar obezitetin dhe sėmundjet kardiake, si pasojė e yndyrave tė larta, sheqernave dhe proteinave shtazore. Njė shumėfishim i jashtėzakonshėm dhe i papritur, nga 5 nė 20, qė ka provokuar shumė diskutime, polemika dhe dyshime. Nė shumė vende evropiane, katėr qytetarė nė dhjetė tė tillė nuk hanė asnjė frut ose perime nė ditė, ndėrsa nė dhjetė vitet e fundit konsumi i produkteve tė tilla ka rėnė me 20 pėr qind, duke e ēuar shifrėn nė 359 kilogramė pėr familje brenda vitit. Situata vazhdon tė pėrkeqėsohet, pasi sot dihet qė njerėzit preferojnė mė shumė ēokollatat apo kekėt nė vend tė frutave tė freskėta pas ngrėnies. E njėjta gjė ndodh edhe me perimet, vendin e tė cilave e kanė zėnė produktet e konservuara. Nė fakt, ai qė dha alarmin nė Britaninė e Madhe, duke kėshilluar njė "overdozė" tė tillė vitaminash, ishte dietologu i njohur Dale Pinnock, i cili tha nėpėrmjet faqeve tė "Daily Express": "Rekomandimi pėr tė ngrėnė rreth 5 fruta dhe perime nė ditė ėshtė dhėnė 40 vjet mė parė, kur terreni ishte mė i pasur me vitamina dhe minerale. Sot, pėr shkak tė kultivimeve intensive dhe ndotjes sė madhe tė ambientit, frutat e freskėta dhe perimet nuk pėrmbajnė mė tė njėjtėn sasi substancash ushqyese si dikur. Pėr kėtė arsye duhet rritur nė mėnyrė drastike konsumi". Pikėrisht ky pohim ka ēuar nė shpėrthimin e replikave tė ndryshme. Njerėzit qė janė pro produkteve biologjike mbrojnė teorinė se toka e shfrytėzuar, agjentėt kimikė dhe klima e ndotur bėjnė qė tė prodhohen produkte me mė pak vitamina, por ka edhe nga ata qė e hedhin poshtė kėtė teori. "Kėto pohime nuk bazohen nė argumente shkencore dhe neve nuk na rezulton tė ketė ndryshime tė vlerave ushqyese tė produkteve, megjithatė ēdo gjė duhet me karar, 20 porcione janė njė ēmenduri. Mė mirė pak, por me cilėsi, prodhime vendase dhe tė sezonit", thotė profesor Karlo Kanella, docent nė universitetin "La Sapienza", si dhe president i institutit kombėtar pėr kėrkimet mbi ushqimin dhe ushqyerjen nė Itali. "Nė shumė vende tė Evropės do tė ishte njė mrekulli nėse do tė arrinim t‘i bėnim fėmijėt dhe tė rriturit tė hanin tė paktėn 5 porcione nė ditė fruta dhe perime, qė bėjnė pjesė te nevojat, nė vend qė tė pėrqendrohen tek lėngjet artificiale tė frutave apo te hamburgerėt. Po humbim traditat tona dhe kjo ėshtė e rrezikshme. Nga zhvillimi i fshatrave, kaluam tek ai industrial, pėr tė mbėrritur mė pas te globalizimi dhe rezultatet u panė nė tavolinė dhe te mjeku", komenton ai.

Dhjetė vjet mė parė kanė qenė shumė tė pakėt nė numėr njerėzit qė nuk vendosnin kurrė nė tavolina fruta dhe perime, ndėrsa tani numri i tyre ėshtė shtuar ndjeshėm, me efektin e njė numri tė pakontrolluar tė obezitetit mes tė rinjve, sidomos mes atyre mė tė prirur pėr pije tė gazuara, ushqime tė konservuara dhe patate tė skuqura. "Pothuajse nė tė gjithė Evropėn ėshtė bėrė si rregull qė nėpėr shkolla tė shpėrndahen falas fruta, duke shpresuar qė tė ndryshojnė zakonet e vjetra qė dėmtojnė shėndetin", thotė profesori qė nuk harron tė japė njė kėshillė: pėr tė marrė vitalin e nevojshėm pėr trupin, gjatė ditės duhet tė konsumojmė prodhime tė sezonit, aq mė mirė biologjike, ashtu siē bėn sot njė pjesė e mirė e popullsisė nė botė. Sipas studimeve tė shumta tė kryera deri mė sot, pėrfundimisht janė konsideruar si ushqime shumė tė shėndetshme dhe me veti mbrojtėse nė organizėm: lakra, domatja, brokoli, kungulli, fasulja jeshile, karota, jeshillėqet, agrumet, hudhra, qepa, selinoja, bizelja, speci, patatja, sallatori, majdanozi dhe erėzat e aromatiket. Pastaj fasulja, manaferra, veza, pjepri, shalqiri, boronica, gėshtenja dhe portokalli. Dhe pėr tė pėrfunduar: ēaji, kosi, frutat e detit, molusqet, peshqit dhe vaji i ullirit.


Harta e shėndetit


Grupi i bardhė: nė kėtė grup bėjnė pjesė hudhrat, qepėt, kopra, lakrat, kėrpudhat, qepujkat, mollėt dhe dardhat, qė pėrmbajnė kuercetinė, antioksidues tė fuqishėm, vitamina dhe kripėra minerale. Kanė veti antioksiduese.

Grupi blu nė lejla: kėtu bėjnė pjesė patėllxhanėt, radhiqet, fiqtė, frutat e pyllit, kumbullat, rrushi i zi, qė pėrmbajnė substanca tė rėndėsishme pėr shikimin, strukturėn e kapilarėve tė gjakut dhe funksionin urinar.

Grupi e verdhė nė portokalli: bėjnė pjesė karotat, specat, kungujt, kajsitė, portokajtė, hurmat, limonėt, mandarinat, pjeprat, nespullat, pjeshkat, qitrot, qė pėrmbajnė beta-karoten, flavonoide, vitaminė C. Kanė veti antioksiduese. Vitamina C ndėrhyn nė biosintezėn e kolagjenit.

Grupi jeshil: kėtu bėjnė pjesė borziloku, karēofi, kungujt e vegjėl, ullinjtė, kivit, rrushi, majdanozi, spinaqi, sallatat jeshile, ēikoret, kastravecėt, brokolit, hithrat, qė pėrmbajnė klorofil dhe karotenoidė. Ndihmojnė nė parandalimin e disa llojeve tė kancerit, nė punėn e zemrės dhe sistemit nervor, si dhe nė thithjen e kalciumit, fosforit, kaliumit dhe natriumit.

Grupi i kuq: kėtu pėrfshihen domatet, portokajtė e kuq, qershitė, luleshtrydhet, rrepat, panxharėt, shalqinjtė. Pėrmbajnė njė sasi shumė tė madhe antioksiduesish. Domatet janė burimi mė i rėndėsishėm i likopenit, qė parandalon shumė lloje sėmundjesh, mes tė cilave edhe kancerin e prostatės te meshkujt.




Somario


Shporta jeshile


86 euro

Shpenzon mesatarisht nė muaj njė familje evropiane pėr fruta dhe perime



Kėshilla mjekėsore

Njė familje duhet tė konsumojė ēdo muaj 25 kilogramė fruta dhe 10-15 kilogramė perime


Konsumi


73 evropianė nė 100 kanė ngrėnė tė paktėn njė herė nė ditė njė frut


Vlerat ushqyese

Ato janė burimi kryesor i vitaminės C dhe E, acideve organike, kripėrave minerale e lėndėve qė u japin atyre shije tė kėndshme. Kripėrat minerale qė ato pėrmbajnė, sikurse janė kripėrat e kalciumit, fosforit dhe hekurit, janė tė domosdoshme pėr veprimtarinė jetėsore, ndėrsa lėndėt qė i japin shijen, ngjyrėn dhe aromėn, nxisin oreksin dhe ndihmojnė nė pėrvetėsimin e proteinave tė mishit e peshkut.


Konsumi i frutave dhe perimeve nė BE


Tė dhėnat, pėr kilogramėt e konsumuar gjatė njė viti


Greqia 481 kg

Italia 359 kg

Spanja 342 kg

Franca 298 kg

Gjermania 298 kg

Britania e Madhe 200 kg
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi