ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Duka konfirmon Ari Han: Eshte 100 per qind i sigurt

Shko poshtė

18022009

Mesazh 

Duka konfirmon Ari Han: Eshte 100 per qind i sigurt Empty Duka konfirmon Ari Han: Eshte 100 per qind i sigurt




Duka konfirmon Ari Han: Eshte 100 per qind i sigurt


Ari Han do tė vazhdojė punėn me Kombėtaren shqiptare deri nė fund tė eliminatoreve tė Botėrorit 2010. Pozitat e trajnerit nė krye tė stolit kuqezi janė konfirmuar nga presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, gjatė vizitės nė Prishtinė, pėr festėn e pavarėsisė. Deklarata erdhi gjatė miqėsores ndėrmjet kampionėve tė Kosovės, FC Prishtina, dhe kampionėve tė Shqipėrisė, Dinamos, e cila u mbyll nė barazim 1-1. Kreu i futbollit nė vendin tonė bėri tė ditur se pavarėsisht zhgėnjimit pėr rezultatin 0-0 nė Maltė, ndaj teknikut holandez nuk do tė merren masa. 60-vjeēari nuk do tė shkarkohet, edhe pse gjashtė pikėt e plota kundėr skuadrės mė tė dobėt tė Grupit 1 pretendoheshin dhe nuk ishin tė pamundura. Duka deklaroi: “E ardhmja e trajnerit Han? Ai ėshtė 100 pėr qind i sigurt nė punėn e tij. Barazimi pa gola nė fushėn e Maltės nuk i ka ndryshuar pozitat e trajnerit nė krye tė Kombėtares”. Kjo ishte pėrgjigjja e prerė e kreut tė FSHF-sė, pėr ata qė kėrkojnė “kokėn” e trajnerit. Zhgėnjimi pėr pikėn nė “Ta‘ Qali” ėshtė i madh, ndėrkohė qė shije tė keqe kanė lėnė edhe zgjedhjet taktike tė trajnerit. Han thirri nė skuadėr katėr sulmues, ndėrkohė qė vazhdoi tė luante vetėm me njė lojtar nė repartin ofensiv. Mė 11 shkurt ai mbrojti me fanatizėm barazimin, nuk rrezikoi qė tė kėrkonte tri pikėt e plota, por mbi tė gjitha nuk u paraqit i kthjellėt dhe tė kryente zėvendėsime tė pakuptimta (si ai i Vangjelit me Lilėn, kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojė dhe mund tė aktivizonte njė sulmues). Ndeshja me Maltėn padyshim qė do tė ndikojė nė momentin kur kontrata do tė skadojė, por deri nė atė kohė Han nuk lėviz. Kjo edhe sepse nė rast tė shkarkimit tė trajnerit, Federata ėshtė e detyruar t‘i paguajė paratė e parashikuara nė kontratė (rroga fikse e holandezit ėshtė 200 mijė euro, por nuk mungon klauzola pėr shpėrblime financiare pėr ēdo pikė tė marrė). Njė veprim i tillė do tė ishte “vetėvrasje” financiare, pasi do tė paguheshin dy rroga, ajo e trajnerit tė larguar dhe ajo e drejtuesit tė ri tė skuadrės.

Mė tej, nė prononcimin e tij, Duka uroi popullin e Kosovės pėr 1-vjetorin e pavarėsisė, ndėrkohė qė preku edhe ēėshtjen e njohjes ndėrkombėtare pėr futbollin e shtetit mė tė ri evropian. “Unė i uroj popullit kosovar festėn e pavarėsisė. Ėshtė njė datė e rėndėsishme dhe pėr mua ėshtė kėnaqėsi qė ndodhem kėtu me rastin e 1-vjetorit. Uroj qė vitet nė vazhdim tė jenė tė mbara pėr shqiptarėt dhe futbollin kosovar”, vazhdoi kreu i FSHF-sė. “Besoj se pranimi i Federatės sė Kosovės do tė ndodhė pasi Kosova tė jetė pjesė e OKB-sė. Ky ėshtė njė kusht pėr tė qenė anėtar i UEFA-s, por ky rregull nuk parashikohet nga statuti i FIFA-s. Aty pranohen si anėtare ato vende qė njihen nga komuniteti ndėrkombėtar, mirėpo nuk ėshtė pėrcaktuar nga sa pėr qind e shteteve”. FIFA ka 207 anėtarė, nga tė cilat vetėm 55 e njohin shtetin e Kosovės.

Burimi: Gazeta Shqip
avatar
ilda

Numri i postimeve : 3423
Reputation : 16
Points : 28767
Registration date : 19/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Duka konfirmon Ari Han: Eshte 100 per qind i sigurt :: Komentet

avatar

Mesazh Wed Feb 18, 2009 10:15 pm nga ilda

si mos e konfirmoj Duka, Ari Han!!! ...kush e di ēa pazaresh ka aty ne mes ...sa ka ardh Ari Han ne fakt vetem fitore kemi korr ...bohhh dhe me malten barazim ....po kur ka mbet puna sportit ne dore Dukes ...ta shfrytezoj Duka dhe ne maximum...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Feb 18, 2009 10:17 pm nga neni 55

barazimi ne malt dukej ashiqare qe ishte i qellimshem ........

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi